• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shëndet i mirë nga lëngu i gjetheve të qershisë

Hera

Moderatorë
Shëndet i mirë nga lëngu i gjetheve të qershisë

Qershitë kanë një ngjyrë të kuqe deri në vishnje kur ato piqen. Ky frut është goxha i njohur si një burim i shumë vlerave ushqyese.

Në shumë raste qershia përdoret në formën e një çaji bimor.


Gjethet-e-qershise-750x500

Disa nga vlerat që përmban lëngu i gjetheve të qershisë janë vetitë e tij si antioksidant, përmbajtja e vitaminës A, vitaminës C si dhe minerale.

Sipas të dhënave të mbledhura nga AgroWeb.org, më poshtë do të gjeni disa nga vlerat e lëngut të gjethve të qershisë.

Detoksifikues

Trupi i njeriut përmban shumë helme të mbetura nga shpërbërja e ushqimeve apo produkteve të ndryshme.

Këto toksina duhen të pastrohen në mënyrë që trupi të jetë i shëndetshëm dhe të shmangen sëmundje të ndryshme.

Një mënyrë e detoksifikimit është konsumimi i çajrave bimor.

Përbërësit natyral që gjenden në çajin e gejtheve të qershisë bëjnë që procesi i detoksifikimit të ndodhi sa më natyrshëm.

Trajton çekuilibrimet e acidit urik

Ky çaj mund të përdoret dhe si një “ilaç” për trajtimin e acidit urik.

Pasi kjo pije përmban antho-cianin e cila shërben për të ulur nivelin e inflamacionit të kyçeve.

Njerëzit që vuajnë nga dhembja e nyejve, kockave kanë si shkaktarë kryesor një mosbalancim të acidit urik në organizëm.

Qetëson dhimbjet

Një tjetër dobi e çajit të gjetheve të qershisë, sipas të dhënave të AgroWeb,org, është lehtësimi i dhimbjeve.

Nëse ndjeni dhimbje të trupit, përpiquni të pini sa më shumë nga ky çaj.

Do të shihni që dhimbja do të lehtësohet gradualisht. Gjithashtu mbetet një metodë natyrale, që mund të praktikohet nga kushdo, pa pasur efekte anësore.

Një gjumë pa probleme

Kjo pije është e përshtatshme për dikë që ka problem me gjumin.

Kjo ndodh sepse në këtë çaj gjendet melatonina, e cila ndihmon në një gjumë të rehatshëm.

Substanca e përmendur, gjithashtu është efikase për nxitjen e trurit.

Për një lëkurë të bukur

Nëse doni që të keni një lëkurë të shëndetshme, por doni që të jetë diçka jo me shumë kosto, mund të pini këtë çaj bimor.

Antioksidantët që ka fryti i qershisë e ndihmojnë lëkurën tuaj të jetë me e re.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org lëngu ose çaji i gjetheve të qershisë parandalon dhe problemet e lëkurës, siç janë lëkura e thatë, kruajtje ose sëmundje të tjera.

Në fakt, nga informacionet e AgroWeb.org, nëse konsumoni qershi çdo mëngjes parandaloni dhe plakjen e lëkurës.

Një super antioksidant

Antioksidantët janë shumë të nevojshëm për organizmin.

Duke konsumuar ushqime dhe pije të pasur me antioksidantë, është një mënyrë për t’i përftuar në trup.

Një nga pijet është dhe çaji bimor i gjetheve të qershisë.

Pakëson dhimbjet e muskujve

Nëse vuani nga dhembjet e muskujve, apo keni një bllokim të tyre pas palestrës, mund të konsumoni këtë bimë.

Çaji i gjetheve të qershisë ka disa përbërës natyror që lehtësojnë dhimbjet.

Si të përgatisni lëngun e gjetheve të qershisë:

Zieni 250 ml ujë dhe më pas hidhni një lugë çaji me gjethe të thata qershish.

Ziejini së bashku për 3-5 minuta, kullojeni dhe shtoni ëmbëlsuesin e preferuar.

Rekomandohet të konsumohet një herë në ditë.

Kini kujdes!

Lëngu i gjetheve të qershisë e ndihmon organizmin nëse merret në doza të caktuara./AgroWeb.org
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Kot nuk thone je si qershia mbi torte. :)
Pertej ketyre te mirave qe cilson artikulli.
Bishtat e kokerrave te qershive, po ti thash e ti ziesh ne forme caji,jane shume te mira kush ka dhimbje veshkash.
 
Top