Shashka’ e PS-së: Kërkojmë shkarkimin e presidentit për shkelje të Kushtetutës


Një grup deputetësh socialistë ka zyrtarizuar një kërkesë në Kuvend për largimin nga detyra të presidentit Ilir Meta, një kërkesë që kreu i shtetit e ka cilësuar si një shashkë që kërkon të largojë vëmendjen e publikut nga hetimi i krimit zgjedhor.





Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla njoftoi nëpërmjet një konference për shtyp se ditën e premte është institucionalizuar kërkesa e më shumë se ¼ të deuputetëve në Kuvend, të cilët kërkojnë shkarkimin nga detyra të presidentit, Ilir Meta.

“Presidenti i Republikës, pëpara dhe gjatë fushatës zgjedhore ka kryer veprime që bien në kundërshtim me kushtetutën e vendit,” tha Balla.
“Presidenti ka vazhduar të kryejë veprime që bien në kundërshtim me frymën e ligjit dhe kushtetutës,” theksoi Balla, duke shtuar se në një rezolutë të miratuar në vitin 2019, Kuvendi i kishte kërkuar kreut të shtetit të kthehej në binarët e ligjit.
Kërkesa e deputetëve socialistë vjen pas deklaratave të përsëritura të kryesministrit Edi Rama, i cili ka theksuar se mazhoranca që ai udhëheq do ta shkarkojë Ilir Metën nga detyra, për atë që Rama e ka cilësuar si “degjenerim të figurës së presidentit.”
Rama i është referuar një serie deklaratash të bërë nga Meta gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku ai bëntë thirrje që mbështetësit e opozitës të bënin vetëgjyqësi me “sopota, lopata dhe sfurqe” nëse iu tjetërsohej vota.
Këto deklarata të Ilir Metës patën sjellë dhe përplasjen e tij me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila i ka cilësuar thirrjet e kreut të shtetit si të ‘papranueshme”.

Edhe në qoftëse votohet nga parlamenti, vendimi shkarkimit të presidentit do të duhet të konfirmohet si i vlefshëm nga Gjykata Kushtetuese.
Ndërkohë, duke reaguar ndaj deklaratës së Taulant Ballës të dielën, Meta e cilësoi kërkesën e deputetëve për shkarkimin e tij si një shashkë që kërkonte të tërhiqte vëmedjen nga krimet zgjedhore.
“Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund,” ka shkruar Meta në Facebook. “Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore,” shtoi ai.
Në qoftëse formalizohet, kërkesa për shkarkimin e Metës, do ishte e dyta e dorëzuar në parlament nga mazhoranca gjatë mandatit 5-vjeçar të kreut të shtetit.
Në vitin 2017 socialistët avancuan një kërkesë të ngjashme – duke ngritur një komision hetimor, pasi Meta vendosi të anulonte zgjedhjet vendore, një vendim që u injorua nga mazhoranca.

Por në korrik të vitit 2020, deputetët socialistë u tërhoqën nga tentativa e tyre për shkarkimin e Ilir Metës si president, duke votuar formalisht një raport në të cilin argumentonin se Meta kishte shkelur kushtetutën por se shkeljet nuk janë të mjaftueshme për të sjellë shkarkimin e tij.
Ky qëndrim u mbështet në një opinion të Komisionit të Venecias, i cili u vu në lëvizje nga mazhoranca socialiste.
Meta u zgjodh president me votat e Partisë Socialiste në vitin 2017-të, por bashkëjetesa politike e ish-kreut të LSI-së me mazhorancën e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama ka qenë e vështirë dhe me përplasje të vazhdueshme.
Përpara fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, Meta është përplasur me mazhorancën për dekretimin e anëtarëve të qeverisë në vitin 2018 dhe 2019, si dhe procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Këto përplasje u intesifikuan gjatë fushtatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, pas përfshirjes së presdienitit në deklarata me ngjyrim politik për procesin zgjedhor, ku Partia Socialiste u rikonfirmua si mazhorancë qeverisëse.

/Reporter
 
Tashi e djegin apo jo ose shashke apo jo nuk ka rendesi. Se ne fund ajo qe vendos eshte gjykata.
Por mire eshte qe parlamenti (ne fakt gjith politika) te mbaj cik qendrim se na fulliqi fare lool
 
Ata duhet te shkarkohen të gjithë . Por une mendoj që atje janë PËRLYER të gjithë , kështu llafe kanë nuk kanë për të RRËZUAR presidentin?‍♂️?‍♂️?‍♂️???
 
@Lindii pse nuk kandidon per president ,meqe ketij qe kemi dun me e largu ,kam pershtypje se do e besh sh mire punen ?
200.gif
 
Top