Sharmi i përjetshëm i katedraleve.

Sharmi i përjetshëm i katedraleve, bukurija dhe madhështija e tyre të përjetshme, ngjallin admirim dhe surprizë edhe sot pas disa shekuj nga ndertimi i tyre.
Arkitektura nga të cilat dalin ekzemplarë të mrekullueshëm që ekzistojnë në Itali etj, shprehet përmes monumenteve të formave: gjithçka duhet të ngjallë çudi dhe befasi dhe kjo është e dukshme mbi të gjitha në pjesët e sipërme të mbrendshme që janë gjithmonë shumë të përpunuara dhe të dekoruara.
Në shumë qytete në shekullin XVII, morën një fizionomi të ndryshme; në akset e reja rrugore u krijuan duke shkatërruar lagjet e vjetra mesjetare. Pallatet, sheshet dhe kishat u ndërtuan me një qëllim të fortë skenografik, duke synuar të ngjallnin habi dhe admirim te spektatori.
Në këtë temë do publikojmë disa ambiente të zgjedhura nga katedralet e pallatet më të bukura ku mund të jenë nëper botë ;)

ps. Mos më pyesni se ku ndodhen sepse do më merrnin një kohë extra që të bëj kërkimet. Prandaj shijoni bukurinë pa dikur ku ndodhen :)
ae0f6bc65a3e7f1f95a1eae9ccde58da.jpg

551313c88c68119f36c1827f3fb1253b.jpg

40b55c67ec4f36196f27c8f465950c34.jpg
 
@Soulmind janë të vetmit që kanë qeveris ne shekuj. Edhe mbretëritë ishin nën sundimin e tyre ;) Të vetmit me $$.
Besimi nuk ka lidhje fare me artin si dhunti, pavarsisht që talenti i artistit është shkrirë më sfond religjoz.

Ka si s'ka. "Driving force" ne Art eshte koncepti Laur. Dhe per te arrite ate filozofi apo koncept qe deshiron mund ta sjellesh ne 100 forma kreative. Ana materiale eshte mjeti qe perdoret per te arrit idene tende. Pastaj talenti i artistin sigurisht mund te pikturoje(meqe ke sjelle shume piktura ne shembuj) cdo gje, ama ato panorama ilustrative kishin mesazhe fetare pas tyre. PSe filluan te shkonin vertikalisht lart me vone? Per te simbolizuar arrtijen ne qiell, etj etj. po ti kapesh krejt elementet ti analizosh tek tek te gjitha kishin filozofi te krishtere pas. Dhe s'keni pse ta mohoni, perkundrazi eshte vlere qe duhet ruajtur dhe trumbetuar me te madhe mendoj une. Do thuash ti a do arritej ajo pune po te mungonte "$$" ?! pa $$ asgje nuk arrihet, as sot.

Nejse, meqe keni sjell vetem shembuj nga shtete tjera une po sjelle kishen e Shen Merise ne Berat, mendoj eshte nder me te bukurat ne Shqiperi

interior-of-church-berat-castle-old-town-orthodox-church-albania-R9HF5J.jpg
 
Top