Sezon historik në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija feston titullin, Struga për herë të parë në Europë

MB-SHKENDIJA-KAMPION_frame_0-1100x620.jpg

Shkëndija festoi edhe zyrtarisht titullin në Maqedoninë e Veriut. Skuadra shqiptare nga Tetova e mbylli sezonin me barazimin 1-1 përballë Shkupit, por çështja e titullit ishte mbyllur prej muajit prill. Ky ishte titulli i katërt në historinë e kuqezinjve, që në vitet e fundit kanë dominuar.

Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka mori medaljet e fituesit dhe ngriti trofeun, i cili ishte i treti në katër vitet e fundit.

Së bashku me Shkëndijën, festë kishte edhe për tifo-grupin Ballistët, me ekipin dhe tifozët që pushtuan rrugët e Tetovës.

Historik pas këtij sezoni në Maqedoninë e Veriut është fakti se në kupat e Europës do të luajnë vetëm ekipet shqiptare. Treshja plotësohet nga FC Shkupi dhe Struga, e cila do të luajë për herë të parë në arenën ndërkombëtare.

A2news.com
 
Top