• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Serbët ekzaltohen: Shqipëria të përjashtohet

Aver

VIP
Serbët ekzaltohen: Shqipëria të përjashtohet



Një deklaratë e presidentit të Federatës të Futbollit Armen ka bërë që serbët të ekzaltohen nga mundësia kinse Shqipëria mund të përjashtohet nga Kampionati Evropian.
Mediat serbe shkruajnë sot se ka filluar hetimi për shitjen e ndeshjes me Armeninë të cilën e fitoi Shqipëria dhe ku e siguroi kualifikimin për Euro 2016.

Mediat serbe po bëjnë presion që hetimet të marrin hov që tani dhe ‘dallaveret’ sipas tyre të dal në pah në mënyrë që Shqipëria të përjashtohet nga Euro 2016.

Ruben Hayrapetyan në një konferencë për shtyp tha se disa lojtarë armenë e kanë shitur ndeshjen me Shqipërinë dhe se shpejt do ti gjejnë se kush janë ata/telegrafi.com
 

Tomka

Anëtar i ri
Titulli: Serbët ekzaltohen: Shqipëria të përjashtohet

Uefa e konfirmoi dje qe nuk do nisim asnje hetim per kte ndeshje sepse nuk kemi te dhena apo dyshime qe mund t'jete ndeshje e trukuar. Serbet normal qe do flasin per aq kohe sa media jone e dhjere i jep rendesi dekleratave te presidentit t'federates armene. Per mendimin tim mediat tona cdo deklerate e cilido qe hedh hipoteza mbi nje trukim te mundshem ne fitoren e Shqiperise ne armeni duhet ta shperfillin totalisht duke mos i dhene hapesire neper media vizive apo te shkruara.
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Serbët ekzaltohen: Shqipëria të përjashtohet

Serbet si perhere vazhdojne me idiotesite e tyre . Edhe nese ndeshja do ishte futur nen hetim , do hetoheshin lojtaret e Armenise per shitje ndeshjeje dhe ata do denoheshin ,por cfaj ka Shqiperia qe nje lojtar nuk deshiron te impenjohet si duhet ?! Po serbet genjehen me nje pike uji dhe kujtojne se u mbush liqeni .
 

Aver

VIP
Titulli: Serbët ekzaltohen: Shqipëria të përjashtohet

Mediat ate pune e kane, duan lajme, klikime, kliente etj.


Ajo qe me ben pershtypje me keto kualifikime eshte se Shqiperia i boni lomsh gjitha federatat dhe trajneret e kombetareve qe i kishte ne grup. Ju ka dal kapuq me menge kesaj radhe. Lol
 

Aver

VIP
Titulli: Serbët ekzaltohen: Shqipëria të përjashtohet

Lojtarët e Armenisë i përgjigjen presidentit të Federatës: Nuk e shitëm ndeshjen me Shqipërinë!




Lojtarët e Kombëtares së Armenisë shkruan një letër të hapur, në përgjigje të presidentit të Federatës, që i akuzonte për tradhti kombëtare, pasi kishin shitur ndeshjen me Shqipërinë, shkruan Lapsi.al.

Ruben Hayrapetyan, bëri një akuzë të rëndë pak ditë më parë në drejtim të futbollistëve të Armenisë. Ai tha se ata e shitën ndeshjen me Shqipërinë.

Letra është nënshkruar nga 9 futbollistë, mes të cilëve edhe ylli i Borusia Dortmund, Henrik Mkhitaryan, ata mohojnë se e kanë shitur ndeshjen me Shqipërinë.

Sipas futbollistëve të Armenisë, të gjitha komentet dhe lajmet për shitje ndeshjesh, janë false/zeri.info
 

Tomka

Anëtar i ri
Titulli: Serbët ekzaltohen: Shqipëria të përjashtohet

U bo Armenia si me qene Italia qe ska hum noiher 0-3 n'fushe t'vet lol.
 
Top