• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Sëmundja e Alzheimerit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Sëmundja e Alzheimerit, ose ndryshe siç njihet më shpesh, humbja e kujtesës, lind pas moshës 65-vjeçare. Përqindja e popullsisë që preket në këtë moshë është rreth 10 %. Pas kësaj moshe përqindja e popullsisë që preket rritet 2% çdo vit, për të arritur rreth 50% në moshën 85-vjeçare. Sipas specialistëve, sëmundja ka raste që lind edhe para moshës 65-vjeçare, por këto raste janë të rralla dhe karakterizohen nga histori të veçanta. Psh, pacienti mund të jetë me sindromën Down. Probabiliteti i këtyre pacientëve me Down, për t’u sëmurë edhe me Alzheimer pas moshës 40-vjeçare rritet shumë. Sindroma e Alzheimerit nuk varet nga vendi ku personi jeton. Përqindjet e popullsisë që kap janë të njëjta pothuajse në gjithë botën. Prandaj në Shqipëri këta pacientë janë në proporcion me popullsinë tonë, po aq sa janë në Itali, USA etj.
Simptomat
Simptoma me e njohur e kësaj sëmundjeje është harresa, por simptomat janë të shumta. Zakonisht sëmundja fillon me harresa gjithmonë e më të mëdha, të cilat në fillim kanë karakter minimal dhe me kalimin e kohës bëhen gjithmonë e me shqetësuese. Duhet patur kujdes të mos ngatërrohen harresat normale me ato harresa që përbëjnë sëmundje. Psh është harresë normale të mos mbash mend ku ke parkuar makinën në parkingun e supermarketit, por është një harresë patologjike të kthehesh në shtëpi pa makinë, sepse ke harruar që kishe shkuar me makinë. Të sëmurët me Alzheimer kanë një karakteristikë që e bën më të vështirë diagnostikimin e tyre. Në përgjithësi nuk e pranojnë kurrë se janë sëmurë. Prandaj pacientë të tillë zakonisht vijnë të shoqëruar nga ndonjë familjar. Bëjnë batuta për të zhvlerësuar pse janë në spital dhe i duket e çuditshme sesi psh gruaja, është fiksuar që ai ka probleme. Pra ndihen tërësisht në rregull në vetvete. Vetëm testet e ndryshme (të cilat në Shqipëri me siguri janë në lindje e sipër) mund të nxjerrin në pah deficitin e madh. Simptoma e dytë interesante e kësaj sëmundje është anomia, pra mos gjetja e emrave dhe fjalëve gjatë diskutimeve. Kjo simptomë, në fakt, përbën simptomën e dytë kryesore me të cilën Alzheimeri mund të lindë. Në ato pak raste që sëmundja nuk fillon me harresa, ajo më së shumti fillon me probleme gjuhësore. Sëmundja bën që me kalimin e kohës pacienti të evitojë gjithmonë e më shumë fjalët që nuk i gjen dot dhe të përdorë sinonime dhe përshkrime të gjata për gjëra që kanë fjalën e vetë. Simptoma e tretë është çorientimi kohor dhe hapësinor. Ndodh që kur pyet pacientë si këta në çfarë muaji jemi, mund t’ia fusë kot fare. Simptoma të tjera janë: Humbja e kapacitetit të gjykimit logjik, ndryshime të çuditshme të humorit, ndryshim i personalitetit (këtë e ve re mirë kush ka shume vite që jeton me personin), humbje e dëshirës dhe iniciativës për të bërë shumë gjëra. Nuk duhet ngatërruar me rënien e aktivitetit të moshës së plakur. ثshtë krejt anormale që një i moshuar të humbasë interesin për çdo gjë.
Të gjitha këto simptoma lindin në periudha të ndryshme kohore dhe nuk kanë një prridhë të caktuar kohore. Ajo që është më e vazhdueshme në të gjithë rastet e sëmundjes, është fillimi me harresa, me probleme gjuhësore ose me probleme të detyrave të thjeshta motore (zbërthim i këmishës etj).

Shenjat e semundjes

1-Memoria humbet çdo ditë e më shumë
2-Personi ka probleme gjuhësore (harron fjalët përkatëse dhe përdor të tjera në vend të falës së duhur)
3-Pjesën më të madhe të kohës është konfuz
4- Gjërat e reja i mban mend më shumë vështirësi
5-Mund të ketë konfiguracione (nuk di të bëjë llogaritë)
6-Nuk arrin të shkruajë normal
7-Mezi lexon
8-Ka vështirësi në veshjen e rrobave të trupit
9- Me kalimin e kohës pacienti humbet interesin në gjërat që e rrethojnë dhe bëhet tërësisht konfuz.
10-Mund të ketë dhe alucinacione, probleme me urinimin dhe jashtëqitjen (inkontinencë).
11-Në fund fare pacienti humbet edhe kontrollin e trupit të vetë thuajse në çdo aspekt.
 
Last edited by a moderator:

braziljania

Anëtar i Nderuar
Shkenca ende s’ka zbuluar pse lind sëmundja

Sot akoma nuk dihet pse vjen kjo sëmundje, por, megjithatë janë hedhur hipoteza të ndryshme. Sipas një varianti thuhet që lindja e sëmundjes është gjenetike. Në disa raste Alzheimeri pacientet kanë rezultuar me një mutacion në kromozomin 21. Ky kromozom është dhe ai që shkakton sëmundjen Down, e cila vazhdon me Alzheimer pas moshës 40 vjeç. Shkencëtarët mendojnë se sëmundja mund të jetë edhe virale. Ata mendojnë se virusi hyn nga hundët për të kaluar në receptorët e erës e më pas në bulbet e erës (brenda trurit) e më pas në pjesën më të madhe të trurit. Kjo hipotezë mbështetet në goditjen e disa pjesëve të caktuara të trurit ku shenjat e Alzhiemerit rezultojnë të theksuara gjatë autopsisë neuro anatomike. Hipoteza e aluminit: Në trurin e pacienteve janë gjetur nivele të larta alumini. Gjithashtu disa kripëra alumini të vendosura në koren e trurit të disa kafshëve kanë krijuar matësa neurofibrillare.

Sistemi imunitar prodhon atitrupa për sëmundje

Sipas specialistëve të kësaj fushe, sistemi imunitar në një periudhë të caktuar të jetës fillon të prodhojë antikorpe që shkatërrojnë neuronet që përdorin si neurotrasmetitor acetilcolinen. Zakonisht truri është komplet i izoluar nga substancat që kalojnë në gjak. اdo enë gjaku që shkon në tru vishet me degëzimet e qelizave gliale, të cilat lejojnë kalimin e substancave të caktuara, dhe nuk lenë të kalojnë pjesa më e madhe e substancave dhe agjenteve patogjene. Kjo hipotezë hedh idenë e një kolapsi të barrierës, e cila fillon të mos punojë si më parë, duke lënë të kalojnë agjentë patogjene toksike që vdesin neuronet. Deri me sot nuk ekziston një diagnoze e sigurt. Pothuajse të gjithë doktorët në vendet perëndimore nuk diagnostikojnë asnjë pacient që vuan nga humbja e kujtesës. E vetmja siguri se sëmundja është pikërisht ajo, merret pas vdekjes, me një autopsi të trurit.

Simptomat shfaqen një nga një gjatë viteve

Simptomat e sëmundjes nuk janë akute, por zhvillohen avash-avash me kalimin e kohës. Kjo bën që familjaret mos ta vënë re sëmundjen dhe të justifikojnë çdo gjë me moshën e thyer. Në Shqipëri kur personat arrijnë në dyert e spitalit, sëmundja do jetë shumë më e avancuar. Për një diagnostikim të mirë duhet parë historia e familjes, nëse ka raste të tjera. Një faktor tjetër i rëndësishëm janë bioimazhet. Në Shqipëri këto kanë hyrë vetëm vitet e fundit. Zakonisht truri i këtyre pacienteve mund të jetë pak i atrofizuar dhe kjo duket me rezonancë manjetike. Kjo metodë e tregon trurin shumë qartë.

85 % e të moshuarve vuajnë nga skleroza

Rreth 85 për qind e gjashtëdhjetëvjeçarëve në të gjithë botën vuan nga humbja e kujtesës. Kjo përbën një nivel epidemiologjik shumë të lartë. Sistemet shëndetësore të vendeve perëndimore kanë humbje shumë të mëdha prej kësaj sëmundjeje. Ndërkohë që sipas specialistëve rreth moshës 40-vjeçare nisin të shfaqen simptomat e para të humbjes së kujtesës. Simptomat vijnë si rezultat i dëmtimit të qelizave nervore, të cilat ngadalësojnë përcjelljen e sinjalit për në tru dhe anasjelltas. Jo pak, por 11 simptoma janë karakteristika për të gjithë pacientët që vuajnë nga humbja e kujtesës. Kryesisht ato kanë të bëjnë me ngatërrimin e emrave, me vështirësi në lexim, personi bëhet konfuz, si dhe nuk arrin të shkruajë normalisht. Ndërkohë që 2 për qind e popullsisë çdo vit preket nga sëmundja e humbjes së kujtesës. Kohët e fundit kjo sëmundje është bërë tepër shqetësuese dhe kjo lidhet me rritjen e moshës mesatare të popullsisë. Në vendin tonë, pjesa më e madhe e pacientëve janë femra.



Marre nga: Sëmundja e Alzheimerit, ose ndryshe siç njihet më shpesh, humbja e kujtesës, lind pas moshës 65-vjeçare. Përqindja e popullsisë që preket në këtë moshë është rreth 10 %. Pas kësaj moshe përqindja e popullsisë që preket rritet 2% çdo vit, për të arritur rr
Editor Per Veriu Portal: GONNY
 
Eshte shume e keqe dhe e frigshme kjo semundja.......kam pas nje komshi qe ka pas sklerozen dhe qe dilte pa vetedije nga shtepi se e humbte kujtesen dhe bridhte rrugeve, qe ishte nje problem i madhe edhe per familjaret se nuk e din nga shkonte :(
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
ajo fjalia ime ka dhe njete drejte....sepse autosugestjoni ben "mrekulli"
ne disa raste ne menyren pozitive te fjales ne disa raste ne anen negative....

varet nga njeriu...nqs eshte shume i trembur nga nje semundje psh e ter kohen ri me frike, i zbret imuniteti dhe ka me shume rezik per tu semurur...
nje njeri optimist me mendje te mbledhur e ka imunitetin me te lart dhe eshte me i mbrojtur nga semundjet


poashtu optimisti ka me shume shance te mbijetoj nje kanceri se sa pesimisti:(
 

baby-angel

Thpilt
mos u tallni me keto gjera se me vertet jan fatkqesi:(
:) Nuk ishte per tu tallur por thjeshte nje keshille e thene ne forme shakaje sepse eshte e kote te kesh frike per dicka qe nuk mund ta parashikosh.
Njeriun gjate gjithe jetes mund ta zene shume semundje, apo ti ndodhin shume fatkeqesi, imagjino te kesh frike per cdo gje..behesh paranojake..
 
Une kam degjuar qe kush konsumon alkool me teprice eshte i prirur me shume per te harruar gjerat e per mos te mbajtur mend ngjarje te kaluara
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Dy barna shpresëdhënëse kundër alcajmerit

Shkencëtarët mendojnë se dy barna; Dimenon dhe AL-108 mund të ndihmojnë për ngadalësimin sëmundjes së alcajmerit, por ata thonë se për të parë plotësisht dobinë e tyre nevojiten prova të tjera.

Rreth 18 milionë njerëz në botë vuajnë nga alcajmeri, sëmundje vdekjeprurëse që prek trurin, duke sulmuar kujtësën, gjykimin dhe aftësinë e të menduarit. Për alcajmerin nuk ekziston ndonjë mënyrë trajtimi për ndaljen e përparimit të saj. Por shkencëtarët janë plot shpresa rreth dy ilaçeve; Dimebon dhe AL-108. Dimebon, doli fillimimsht në Rusi disa vjet më parë dhe përdorej kundër alergjive. Më vonë pas disa studimeve u vu re se Dimebon ndihmonte pacientët me alcajmer duke penguar përparimin e sëmundjes për rreth 1 vit, ndryshe nga barnat e tjera efekti i të cilave zgjaste jo më shumë se disa muaj.

Ilaçi tjetër, që shkencëtarët shpresojnë se mund t’u vijë në ndihmë të prekurve nga alcajmeri quhet AL-108, që është përdorur për zhbllokimin e hundëve dhe lehtësimin e alergjive. Studimet dhe provat klinike kanë treguar se ku ilaç, ngadalëson përparimin e sëmundjes dhe madje mund të përmirësojë kujtesën e pacientëve. Megjithatë shkencëtarët ende nuk janë të sigurt dhe thonë se prova të tjera nevojiten me të dyja këto ilaçe; Dimenon dhe AL-108.

Gjithashtu studime të shumta rreth alcajmerit tregojnë se kjo sëmundje ndikohet shpesh edhe nga mënyra e jetesës dhe karakteri apo personaliteti. Njerëz në moshë mesatare që janë të pamartuar ose nuk kanë partner mund të jenë më në rrezik për t’u prekur prej alcajmerit. Gjithashtu të menduarit vazhdimisht rreth problemeve personale mund ta ulë rrezikun e prekjes prej alcajmerit, pasi të menduarit e vë trurin në punë. Gjithashtu, veprimtaritë fizike dhe mendore kanë treguar se ndihmojnë për pakësimin e gjasave të zhvillimit të kësaj sëmundjeje./VOA/
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
6 këshilla për të shmangur humbjen e kujtesës

Pas kalimit të moshës 50- 60-vjeçare shfaqen edhe problemet e para me kujtesën dhe me lidhjen mes imazheve e mendimeve. Këto probleme mendore janë në një masë edhe të trashëguara, por mund të ndikojnë edhe një sërë faktorësh. Për të shmangur humbjen e kujtesës dhe për të pasur mendje të freskët studiuesit sjellin gjashtë këshilla praktike për t'u zbatuar.

1- Frekuentoni palestrën

Më tepër se 60 për qind e njerëzve nuk i praktikojnë ushtrimet dhe aktivitetin fizik. Ky është rezultati i publikuar nga qendra Disease Control. Ky veprim është i dëmshëm sepse mungesa e ushtrimit fizik do të shfaqej me pasoja negative për shëndetin. Probleme do të shfaqeshin jo vetëm në mirëqenien fizike, por edhe atë mendore. Palestra dhe aktiviteti fizik bëjnë që organizmi të nxit disa neurone të reja të cilat ndikojnë në pjesë të veçanta të trurit dhe janë përgjegjëse për kujtesën.

2- Përdorni kompjuterin

Mjetet programuese dhe kompjuterët tashmë kanë hyrë në përdorim të gjerë thuajse nga të gjitha grupmoshat. Nga studimet e bëra ka rezultuar se përdorimi i kompjuterit ka ndihmuar shumë persona që kanë kaluar dëmtime të trurit apo probleme me kujtesën. Loja Sudoku ndihmon të mbani të freskët mendjen dhe kujtesën tuaj.

3- Faktorët ushqimorë

Edhe ushqimi dhe dieta e përditshme luan një rol të pazëvendësueshëm në mirëqenien mendore. Studimet kanë treguar se Omega-3, janë përbërës të yndyrshëm të cilët gjenden me bollëk tek farat e lirit, arrat, lajthitë, salmoni, soja dhe shumë ushqime të tjera; janë të njohur jo vetëm si stimulues të gjendjes së humorit por edhe ndihmojnë në përqendrim në punë dhe aktivitete të ndryshme mendore.

4- Konsumoni Acid Folik

Kërkimet e publikuara vitin e kaluar në British Medical Journal, treguan se personat e rritur të moshës nga 50 deri në 70 vjeç, të cilët konsumojnë rreth 800 mg acid folik në ditë për rreth tre vjet, kanë një kujtesë më të freskët dhe nuk rrezikojnë të humbin kujtesën.

5- Konsumoni alkoolin në masën e duhur

Shpesh herë ndjeni që truri juaj është i lodhur, madje një sërë mendimesh sillen turbull në kokën tuaj, atëherë nuk është keq që të pini një gotë pijë alkoolike në masën e duhur. Pas studimeve të bëra më një grup personash mbi moshën 50 vjeç me probleme me kujtesën dhe aftësitë njohëse, rezultoi se ata persona të cilët konsumonin një gotë verë në ditë kanë një progres më të ngadaltë të humbjes së kujtesës në krahasim me ata persona që ishin antialkool. Megjithatë është e këshillueshme të mos kalohet masa në konsumimin e alkoolit sepse përdorimi i tepërt i tij kthehet në faktor rreziku për shëndetin.

6- Relaksohuni

Të gjithë ata persona që gjenden nën ndikimin e theksuar të stresit kanë nevojë për relaks, për të larguar hormonet të cilët shkaktojnë këtë gjendje të padëshiruar. Relaksi është një mënyrë e suksesshme për të menaxhuar dhe shmangur stresin.


Newsweek
 

bella

Anëtar i Nderuar
Gjyshja ime (nga mami) vuan nga kjo sëmundje. Të vjen keq kur e sheh ashtu të përhumbur dhe me sytë që nguliten në fytyrat tona.... dhe më pas sforcimi për të të kujtuar.
ثshtë 84 vjec, dhe ka 2 vjet që vuan nga kjo sëmundje. Sa e herë e shoh më duket e pabesueshme që një grua si ajo e fortë dhe e këndshme, që na tregonte historitë e luftës dhe të vajzërisë së saj, tani është bërë një grusht njeri dhe mezi njeh fëmijët e saj....ose nuk i njeh fare shpesh herë
:(:(
 
Last edited:

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
eshte nje semundje qe nuk fal:(
Eshte tmer te shofesh nje njeri qe e njef qe nje jete te tere mos jet me nje gjendje te konshtientizoj se kush je ti
 
Top