• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Selanik, fëmijët shqiptarë marrin në duar Abetaren



Një ditë shumë e bukur sot në Selanik.

Fëmijët e shkollës shqipe morrën në duart e tyre librat e Abetareve dhe Gjuhës Shqipe, dhuruar për ta, nga qytetarë shqiptarë dhe subjekte të ndryshme private.

Fushata që u zhvillua javën e kaluar në rrjetin social Facebook, për grumbullimin e librave të Abetares dhe të Gjuhës Shqipe për fëmijët shqiptarë të shkollave shqipe në Selanik dhe Janica, u finalizua me sukses.

300 libra mbërritën në shkollën e Selanikut dhe mësueset ua shpërndanë ato vogëlushëve dhe nxënësve më të rritur.




Nxënësit ë emocionuar dhe të gëzuar falenderuan në mënyrën e tyre origjinale bashkëmoshatarët e tyre të shkollës "Vatra e dijes" dhe gjithë ata qytetarë që iu përgjigjën thirrjes “Dhuroni një Abetare që fëmijët tanë në vend të huaj të mos e harrojnë gjuhën e nënës!".




Ndihmuan këtë fushatë qytetarë shqiptarë në Shqipëri, por edhe nga SHBA dhe Kanada duke dhënë kontributin e tyre.

Një ndihmë të vecantë dhanë dy shtëpitë botuese “MediaPrint” dhe “Albas”, të cilat ofruan tekstet shkollore, Abetaret dhe librat e Gjuhës Shqipe me cmime të ulëta për qytetarët që dëshironin të ndihmonin, por edhe bazë materiale falas.

Falenderim për kontributin e tyre, agjencive "Benimpeks dhe Ujori", "Mirlind" dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Kjo ngjarje e bukur, gatishmëria dhe bujaria e bashkatdhetarëve tanë, bëri të mundur që në Selanik dhe Janica të vijojë pa probleme edhe një tjetër vit mësimor për përvetësimin sa më të mirë të gjuhës shqipe, në mënyrë që edhe pse të lindur dhe rritur në Greqi, fëmijët ta njohin mirë gjuhën e nënës, historinë dhe kulturën e vendit të tyre.
ballkanweb
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Vendndodhja
SHQIPERIA ETNIKE
Titulli: Selanik, fëmijët shqiptarë marrin në duar Abetaren

Shume, shume gjest domethenes, me vend dhe me vlere. Duhet ti ruajm femijet tane nga asimilimi, i cili fillon me mosnjohjen e gjuhes amtare.
 

Ema1

Antar Aktiv
Titulli: Selanik, fëmijët shqiptarë marrin në duar Abetaren

Nje gjest shume i mire dhe uroj qe ne te gjithe diasporen te ruhet gjuha shqipe tek femijet sa me shume dhe me mundesite e cdo familje.
 
Top