• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Sekretet e një Babamali (për pelegrinët që vizitojnë këto ditë Tomorrin)

Ju ftoj ta lexoni!!!


Nga Sazan Guri



Mali i Tomorit është formuar së paku 65 milionë vite më parë dhe rri e qendron, ashtu si e shohim apo e prekim sot, prej të paktën 5-6 milionë viteve, shumë më parë se njeriu të shfaqej mbi dhè. Mali është ndërtuar nga sedimente gëlqerore, sot të kthyer në shkëmbinj të gjithëfarëllojshëm dhe shumë të përdorshëm në nevoja të njeriut.

Ky mal prodhon dy lumenj të fuqishëm: Osumin dhe Devollin. Prej gjeologëve austriakë më 1917 është thënë se ky Mal ka brenda një liqen shumë të madh, prej nga dalin 100 burime uji. Por më e saktë, lidhur me 100 burimet ujore të këtij Mali mbetet referenca prej gjeografit të lashtësisë Plinit (Plinius), për të cilin thuhet se i ka numëruar këto burime rreth e qark Tomorrit.

Një nga burimet e çuditshme është ai i Sulovës, kanioni i Sotirës (tepër i thellë e i mahnitshëm), pastaj ndesh burimin e Lubeshës me ujë të ftohtë si akull, pastaj të del para burimi i Vitalenit që gjendet në krye të Tomorrit, ndërkohë që ndodhet edhe një tjetër burim me emrin “Konti”, e plot burime të tjera, por mbi të gjithë është burimi çudibërës, që ne nga ky ‘çik vend’ e quajmë “Burimi i Kuçedrës”.

Mali që s’fle…

Kur i qasesh nga krahinat përreth (Kavajë, Berat, Kuçovë, Elbasan, Gramsh, Përmet), Tomorri të shfaqet sa majtas e sa djathtas, aq tutje e kaq tëhu, herë i plotë e herë i fshehur, më saktë i madhërishëm, jo për nga lartësia, se syresh të tjerë (Korabi, Jezerca) e lënë pas, por për nga madhështia, befasia, kthjelltësia që së toku e bëjnë të magjepshëm dhe i japin emrin Mal i të Mirave/Mali i Tomorrit.

Mali që s’fle, sipas poetit të asaj ane Pasho اela “gdhihet, pa u gdhirë”.

Po flasim për një Mal, që mbart në faqe të vet mijra hektarë me ah e lis, po aq me çajra shërim bërëse si sherebela, një mal që zinte vend në një krahinë, e cila Plutarkut para kërdive romake ishte: “një vend, ku gjithçka ishte me buri (bollëk)”

Mbi të gjitha, po flasim per nje mal që me shpellat e veta strehoi njeriun e racës parake europiane dhe bëri që njerëzimi i sotëm, pikërisht homo sapiens sapiensi, pas ftohjes së fundit (racat e tjera njerëzore si neandertali e astrolopiteku nuk mbijetuan dot) të ngjizte jetën nga e para.

Studiusi italian, njohës i mirë i pellazgjisë dhe i Dodonës pellazgjike Enzo Gatti, thotë se fatthënësit ose priftërinjtë që rrinin në këtë mal ishin ekspertë astronomë. Ata ndërtuan “porta” nga ku vëzhgonin qiellin. Parashikonin ndikimin e yjeve, kuptonin ciklet e hënës, ciklet menstruale të grave, baticat dhe zbaticat. Studionin galaktikat, kometat dhe mjegullat dhe i faleshin yllit “Sirio”.

Ata kishin aftësi, veç të tjerave të vendosnin kontakte midis të gjallëve dhe të vdekurve, ishin në gjendje të shkrinin kufijtë realë midis dy botëve dhe konsideroheshin më të zotët nga gjithë të tjerët. Ishin këta priftërinj që sipas historianit Libius u mësuan barinjve të mbjellin drithëra dhe të linin lëndët e lisave.

Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë, e se betimi për Baba Tomorrin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill ose Kur’an.

Në të vërtetë, askush nuk bën be të rreme për Tomorrin. Shumë vet e kanë aq frikë sa s’mund t’i përmendin as emrin, por e zënë me gojë, duke thënë vetem Ai, edhe bëjnë be “për atë اukë”.

Një konsull francez në Janinë, Zhyl Dëgran, pasi e kishte vizituar dy herë radhazi, shkruan më 1901, fillimisht mbi thashethemet e bestytnitë, mandej mbi “takimin” me lisin e “shenjtë”:

“…Mjerë ai që do ta godiste drurin me vegël hekuri; goditja do t’i kthehej mbi vete; kush do t’i binte në qafë, nuk i kishte të gjata ditët; ka një rojë përbrenda që vigjëlon mbi thesarin. A do të mundem vallë të shtije në dorë gjethe nga të tijat… Për shkak të një dukurie të çuditshme, vërejtja dy muaj më vonë, se fletët e atij druri, përndryshe fare të shëndetshme, vijnë e gjelbërohen kur gjethi i lisave të tjerë zë e zverdhet…

Ata besojnë se atje në Mal është një zog, aq i shpejt sa s’kapet me dorë, edhe thonë se në majë është një mollë e shejntë, por vetëm ata me zemër të pastër mund ta këpusin, por deri më sot nuk është gjetur njeri. Sipas gojëdhënave, nëse një grua nuk mundet të lind femijë, ajo mund të hajë një kokër prej kësaj molle, dhe barra mund të ngjizet…”

Disa thonë se kjo ndodhet në luginën midis dy çukave, disa të tjerë thonë se ndodhet në grykën e një shpelle, që është përmbi një shkëmb ku nuk hypet dot, e ca syresh të tjerë të thonë se gjindet ndërmjet katundeve Bargulas e Kapinovë.

Disa citime për Tomorrin

Kristoforidhi qysh para Naimit e اajupit pohon se: “te mali i Tomorrit rri Zoti, rri i madhi i jetës. I qofshim falë atij Zoti. Hieja e ati na mbuloftë e na ruajtë”.

Më vonë, اajupi shkruan: “Baba Tomorr, Kish’e Shqipërisë / Mal i lartë, fron i perëndisë / Tek ti vinë njerëzit qëmoti /për të mësuar se ç’urdhëron Zoti”.

Ali Asllani, e cilëson Baba kur thekson: Shenjtërinë e vendit tonë nuk e ka edhe vend tjetër. ثshtë këtu Baba Tomorri kryefroni yt i vjetër.

Evelat Celebiu në vitin 1670, kur vizitoi Beratin ka shkruar:

“Në këtë mal vijnë dijetarë dhe specialistë frëng e zotëri të tjerë, të cilët mbledhin me mijëra barna mjeksore. Me këto shërojnë të sëmurët në vëndet e veta. Këto maja janë rezervuar për shejtorët, por edhe për njerëz të mirë që kanë guxuar të ngjiten gjer atje”.

Ish konsulli grek në Berat më 1910 Emanuelis Rikakis që ka studiuar rrënojat thoshte se Oresti, i cili vrau nënën e tij u fsheh në rrethinat e Tomorrit.

N.Frashëri, duke iu referuar Herodotit thekson se: Herodoti në Tomorr – qëmoti, atje rrinte Zoti.

Gojëdhëna thotë: kur të vijë dita e shkatërrimit të botës do të shpëtojnë vetëm ata që janë brenda rrezes së gjashtë orëve me këmbë nga اuka e bukur në rrethinat e Tomorrit.

Të vjetrit thonë se ‘Kur të pyet mali i Tomorit, a je mirë thuaj se jam mirë që të të kthehet me të vërtet mirë’.

Banorët e atjeshëm thonë se: ‘Mali ushtron e gjëmon herë pas here’.

Pse pikërisht mbi këtë Mal…

Priftërijtë ose fatthënësit, sipas historianëve të lashtë, quheshin Tomuri. Fatthënat e tyre quheshin Tomure, ndërsa vetë mali quhej Tomures. Ka prej atyre që besojnë se në anglisht, e nesërmja quhet tomorrow, sepse tregon çfarë të sjellë fati, e thëna apo tomurat. Fjalë kjo e marrë qysh nga koha, kur keltët qendronin bashkë me pellazgët, galët, baskët, 4500-5000 vjet para krishtit, ende pa u shkëputur nga njeri- tjetri.

Nëse ulemi në matje më të shkurtëra, pra në qindrat e kilometrave dhe të masim njëqind e njëmbëdhjetë kilometër në trekëndësh, del se pikat që ndërlidhen në këtë matje, janë ato pika që të gjitha konsiderohen si të shenjta nga popullata, paçka se disa prej tyre i ka mbuluar injoranca dhe presin të dalin në pah. p.sh. nga Kulmaku deri në Krujë ka 111km dhe nga Kulmaku në Janinë ka po ashtu 111 kilometra, që s’janë gjë tjetër, vecse distanca në vite drite të planetëve në qiell.

Duke u bazuar në shenja e gojëdhëna, të cilat trashëgohen brez pas brezi, matjet në “google earth”, japin të dhëna si: Shenja e “hapit të Zotit” (gjurmës), që gjendet në fshatin KULMAK në Tomorr, ku e njëjta gjurmë gjendet edhe në fshatin SALCATIK në Krujë – ku falej Gj. Kastrioti dhe gjurma tjetër gjendet diku ne Artë – Janinë – Prevezë.

Të treja gjurmët krijojnë trekëndëshin me dy brinjë të barabartë, të cilët kanë të njëjtën largësi të barabartë me KULMAK – SALCATIK. Këto quhen “gjurmët e zotit”. Ajo që vlen të theksohet me këtë rast është se: asgjë nuk është e rastësishme në ndërtimin e planetit tonë dhe në relacionin shpirtëror e material të kësaj matrikse me njerëzit.

Ky Mal, që sipas studimeve të NASA-s sot, ofruar një gravitet apo forcë rëndese për tokën si planet më vete, ndoshta për densitetin e shkëmbinjëve që ai mbart, ndoshta për volumin dhe thellësinë e shkëmbinjëve që ai ka, etj.

Mos u habit i dashur lexues, por një gjeolog kupton dhe mund të bëjë lidhje të kësi gjerave. Këto që bota sot i zbulon me shkencë, njeriu parak i ka zbuluar qëmoti me metodat e veta. Për 3000 vjet (nga viti 12,000 deri në 9000 vjet para krishtit) para ilirët studiuan galaktikat, ligjet e natyrës.

Pse pikërisht mbi këtë Mal vendosën faltoren e parë të njerëzimit, kur male të tjerë në Iliri, Epir apo Egje nuk mungonin?

Shkëmb i gjakosur apo njerëz të marrosur?

Gjithsesi, Tomorri dhe Dodona flenë ende në dhè.

Shkencëtari i njohur francez Sharl Pikar (1882-1965) e ngriti aq sa mundi më 1943, zërin e vet, duke na thënë se: “Dodona, e vetmja qendër… së cilës nuk i është kushtuar ende një gërmim shterrues…”

Asnjë prej akademikëve tanë ose asnjë prej shtetarëve tanë nuk kujtohen që të paktën të kryejnë detyrën.

Pse lihet tërësisht në harresë një zbulim aq i madh e i rëndësishëm për historinë e lashtë, le të themi të Greqisë dhe të krejt Europës? Ndoshta sepse ata e dinë që Dodona dhe Tomorri janë pazgjidhmërisht të lidhur me historinë e para-shqiptarëve, që nuk është aspak histori greke?

Kuptoj pse Helenët nuk e donin, as Tomorin e as Dodonën. Sepse historia duhet të fillojë me ta duke patur Olimpin dhe Delfin. Kuptoj pse Romakët e anashkaluan, sepse iu duhesh të shkruanin historinë nga e para. Kuptoj pse Bizanti orthodoks nuk e donte, për shkak të kodeve të paracaktuara për shqiptarët nëpërmjet Dodonës, ndaj edhe e la në harresë. Kuptoj pse Turkomani nuk të linte të gërmoje, për shkak se dilte artifakti shqiponjë në emblemën e flamurit shqiptar. Ndaj është lënë puna merrëmime deri në pesë përqind të thellësisë, aq sa del shtresë e civilizimeve të sipërmendura.

Por, ajo që nuk kuptoj dot është sesi një grup i madh peligrinësh, çdo 20-25 gusht, populli i rretheve të Tomorrit dhe besimtarëve bektashinj nga gjithë Shqipëria ngjiten në Kulmak dhe në Majën e اukës për të bërë kurbanet e zakonshme.

Dhe venë në këtë trevë, jo për hatër të Baba Tomorrit, që iu ka hapur portën për të paktën 10,000 vjet, qysh kur dolën nga shpellat e Vlushës, por për hatër të… Abaz –Aliut. Nuk kuptoj dot si mund këta njerëz “modern” të besojnë se aty ndodhet varri i Ali Aliut, dhe jo varri i Zeusit.

Gjithe këtë pelegrinazh e bëjnë në emër të trimit martir të Qerebelasë, dhe jo të të Madhit të gjithë dynjasë. Kur rri e dëgjon ciceron të krahinës apo të muzeut që jetën e këtij Mali e lidhin me gjurmë të kalit të një fakiri luftëtar, i ardhur nga Irani në vitet pas 1600, – kupton pse i madhi Sami Frashëri thoshte: Shpesh, ky popull, – – nuk di se çka nën këmbët e veta.

Vazhdoj gjene të mos i kuptoj këta pelegrinë (skrapallinj e mendjellinj) që nuk dinë pse shkojnë, dhe në vend se të bëjnë kurban një apo dy desh si të parët tanë, therrin e shqyejnë mbi 4500 të tillë, me demek zengjinë të rinj.

Nuk kuptoj dot se në vend se të marrim urim dhe bekim nga fëshfërimat e Lisit, venë e lëshojnë mallkim, duke prerë e sterosur drurët e këtij Mali.

Një plak i urtë takon një grup shefash të policisë së zonës përreth Tomorrit dhe i pyet se ku po shkoni o djema, me që njihte njërin prej tyre. Atje xhaxha të therim ndonjë dash. Po pse për të therur vihet atje – iu gjegj xhaxhai. Kur të therni delen apo dashin, shikojeni sesi ajo do të kthejë kokën, si për t’u falur Majës së Tomorrit (اuka), duke i kërkuar ndihmë për mëkatet tuaja…

Këta njerëz kanë harruar arsyen e të parëve të vet që ngjiteshin në Tomorr më 15 gusht dhe jo më 20-25 gusht. Ngjiteshin në këtë Mal për të festuar, jo festën prej 400 vjetëve të Abaz Alisë, por për festën prej 12,000 vjetëve të Tomorr pellazgjisë.

Mund të theksojmë se ziarreti apo festa e zajreve e yshyreve organizohesh e bëhesh ndër pellazgët apo selët (suliotët e sotëm) e kësaj krahine nga data 07-15 gusht, me kulm diku aty nga data 10 gusht. Prej ketej u mor nga kristianët dhe u emblemua si festa e shën Marisë më 15 Gusht. Synitët bektashinj për ta bëtë të tyren e çuan më 20 deri 25 gusht. Po t’i pyesësh këta të fundit, se çfarë është kjo festë nuk të thonë gjë. Po mirë ata, po ky popull, aq memorje të vockël na paska? Kjo është se ç’është.

Për datën 15 gusht si festë e Tomorrit e thotë prerazi edhe i madhi Ekrem Bej Vlora në librin me titull “Aus Berat und vom Tomorr” (nga Berati në Tomorr e kthim), i cili e cilëson si ditë, ku të krishterët i ngjiten malit për t’u falur Shën Mërisë.

Nuk kuptoj dot, sesi këta pelegrinë harrojnë atë çfarë thuhet me shumicë në librat e historisë e të gjeografisë, se njerëzit ngjiteshin në këtë mal, jo për ha ha ha e tra la la, por për të respektuar kodet që iu ishin ngarkuar këtij Mali dhe tempullit të vet. Njerëzit ngjiteshin në majë të malit në kujtim të kohës së tërheqjes së ujërave, nëpërmjet së çarës së malit, pas përmbytjes së madhe.

D.m.th. nëse ti o njeri do të tallesh me ujrat e lumenjve, të deteve dhe oqeanëve, dhe nëse ato fryhen, si nga gabimet e tua apo kapriciot e natyrës, është ky BabaMal, siç e poeton kaq ëmbël poeti ynë i madh, Xh. Spahiu që kokën të shpëton.

Përfundim

Sot, ne mund të mblidhemi si djem të ushqyer e të bekuar me ujin e këtij mali. Mund të mblidhemi si prindër për të përcjellë dertet e këtij mali, por mbi të gjitha mblidhemi si misionarë për të çuar në vend të shenjtat e këtij mali.

Mali i Tomorrit së bashku me hien e lënë të Dodonës që në supe mbart, nuk është i sotshëm, e as i djeshëm, e as i kohës së historisë së shkruar, por Mal shumë para historisë, që me shpellat e veta (Vlusha), mbas i gjeti vend pëllumbave dhe ariut, futi dhe mbrujti njeriun.

Ai është baza e historisë së njeriut parak pellazg apo Europian, ai është themel i jetës në tokë, kult i ngjizjes së shpirtit të njeriut shqiptar.



Sazan Guri

Gazeta Dita
 
Top