S’duhet të shqetësohemi nga fenomeni Trump

Henri Kisinger: Ja pse s’duhet të shqetësohemi nga fenomeni Trump dhe kaosi i rendit të ri botëror


Në një rrëfim të gjatë për “The Atlantic”, Henri Kisinger flet për kaosin që mbizotëron aktualisht në rendin botëror, sfidat e presidencës së Donald Trump, shpresat për një detantë në marrëdhëniet SHBA-Rusi si dhe për krizën e identitetit që po kalon kontinenti evropian

A jeni i befasuar nga fitorja e Donald Trumpit?

Henry Kissinger: Mendoja qe do te fitonte Hillary.

اfarë do te thote kjo per rolin e Amerikes ne bote?

Mund te na mundesoje te vendosim nje koherence, mes politikes sone te jashtme, dhe situates tone te brendshme. Eshte e qarte se ka nje hendek mes perceptimit qe ka publiku mbi rolin e politikes se jashtme te SHBA, dhe perceptimit qe ka elita. Mendoj se presidenti i ri ka nje shans per te pajtuar te dy perceptimet. Ai ka nje shans, por varet nga ai nëse do ta rrokë.

Ndiheni më mirë per aftesine e Trumpit, apo seriozitetin e tij?

Duhet te pushojme se debatuari kete gje. Ai eshte presidenti i zgjedhur. Duhet t’i japim nje mundesi qe te zhvilloje fliozofine e tij.

A do ta ndihmoni?

Nuk do te shkoj tek ai, por kjo ka qene qasja ime ndaj çdo presidenti qe kur u largova nga detyra. Nese ai me kerkon ta takoj, do ta bëj.

Cili eshte shqetesimi juaj me i madh per stabilitetin global, pas ketyre zgjedhjeve?

Qe vendet e tjera do te reagojne te tronditura. Thene kjo, do te doja ta mbaja te hapur mundesine, që te shfaqen dialogje te tjere. Nese Trumpi i thote popullit amerikan: “Kjo eshte filozofia ime e politikes se jashtme”, dhe disa prej politikave te tij nuk jane identike me politikat tona te meparshme, por ndajne me to objektivat baze, atehere vazhdimesia eshte e mundshme.

Si do te reagojë Kina?

Kam besim se reagimi i Kines do te jete studimi i opsioneve qe ajo ka. Por dyshoj qe ky do te jete edhe reagimi i Rusise.

A mendoni se Trumpi eshte nje apologjet i Putinit?

Jo. Mendoj se ai ra ne nje retorike te caktuar, per shkak se Putini tha fjale te mira per te – taktikisht – dhe ai ndjeu se duhej te pergjigjej.

Nuk mendoni se marrëdhenia e tyre eshte e parapërgatitur?

Jo.

Pra, ne afat të shkurtër, nuk ka shans qe Rusia te përfitoje nga situata?

Ka me shume gjasë qe Putini te prese e te shohe se si do te zhvillohet situata. Rusia dhe SHBA nderveprojne ne fusha, ku asnjera nuk kontrollon te gjithe elementet, si Ukraina dhe Siria. Eshte e mundur qe disa pjesemares ne ata konflikte mund te ndihen me te lire per te ndermarre disa veprime te caktuara. Putini, pastaj, do te prese te shohe se cilet jane opsionet e tij.

Pra ka njëfarë mundesie per me shume paqendrueshmeri…

Une do te doja te beja nje deklarate te pergjithshme: Une mendoj se politika e jashtme e shumicës se botes ka qene pezull përgjate gjashte deri nëntë muajve te fundit, ne pritje te rezultatit te zgjedhjeve tona. Ata thjeshte kane pare ne, teksa kalonim neper nje revolucion te brendshem. Do te duan ta studiojne per njefare kohe. Por ne nje pike, ngjarjet do te lejojne domosdoshmerine e marrjes se vendimeve. I vetmi perjashtim ndaj ketij rregulli do te jete grupet joshteterore: ata mund te kene nje stimul per te provokuar nje reagim te Amerikes, qe do te demtonte pozicionin tone global.

Rreziku nga ISIS eshte me serioz tani?

Grupet joshteterore mund te vleresojne qe Trumpi do te reagoje ndaj nje sulmi terrorist, ne nje menyre qe i shkon per shtat qellimit te tyre.

Si do te reagoje Irani?

Irani ndoshta do te konkludoje – me te drejte – se marreveshja berthamore eshte me e brishte tani, se sa ishte, por ai do te shfaqe nje vendosmeri te madhe, edhe perballe presionit, nderkohe qe studion Trumpin. Askush nuk di shume per politiken e tij te jashtme, keshtu qe te gjithe do te hyjne ne nje periudhe studimi te saj. Ne fakt, nje “furi studimi” eshte term me i sakte.

Perse mendoni se ndodhi kjo?

Fenomeni Trump eshte ne pjesen me te madhe nje reagim i Amerikes se Mesme, ndaj sulmeve kunder vlerave te saj, prej komuniteteve intelektuale dhe akademike. Ka edhe arsye te tjera, por kjo eshte nje prej me te rendesishmeve.

Si do e keshillonit Trumpin, qe te paraqitet para botes?

Se pari, te demonstroje se eshte ne krye te sfidave te njohura. Se dyti, te demonstroje se po reflekton mbi natyren e evoluimit te tyre. Nje president ka nje pergjegjesi per te ofruar drejtim, te ciles nuk i shpeton dot: اfare po perpiqemi te arrijme? اfare po perpiqemi te parandalojme? Perse? Per te bere kete, atij i duhet te analizoje dhe te reflektoje…

…Cili eshte mendimi juaj per Donald Trumpin, ne politiken e jashtme?

Ne publik ai flet me shume siguri, por disa prej propozimeve qe ai ka bere do te ndeshin ne pengesa ne implementim. As Kongresi e as Meksika nuk do te financojne ndertimin e murit te tij…

…A mund të “mësosh” Donald Trumpin? A eshte nxenes i mire?

اdo president ne mandatin e pare ka diçka per te mesuar kur merr detyren. Askush nuk mund te jete teresisht i gatshem per krizat e pashmangshme. Eshte ne interesin tone kombetar qe te shpresojme se ai do te mesojë…

…اfare do i keshillonit Presidentit te 45-t?

Presidenti duhet te pyesë: “اfare do te perpiqemi te arrijme, edhe nese do te duhet ta ndjekim te vetem?” dhe “اfarë do te parandalojme, edhe nese do te duhet te luftojme te vetëm?” Përgjigjet ndaj ketyre pyetjeve jane aspektet e domosdoshem te politikes sone te jashtme, qe duhet te formojne bazen e vendimeve tona strategjike. Bota eshte ne kaos. Ne shume pjese te botes po ndodhin trazira themelore, njekohesisht, shumica e te cilave qeverisen prej interesave te ndare. Keshtu qe, ne jemi perballe dy problemeve: se pari, si të reduktojme kaosin global; se dyti, si te krijojme nje rend global koherent, bazuar ne parime te dakordesuara, qe jane te domosdoshme per funksionimin e te gjithe sistemit.

Krizat gjithmone nderhyjne, perpara se presidentet te gjejne kohe per te krijuar nje rend boteror koherent, apo jo?

Praktikisht, aktoret ne Lindjen e Mesme, Kine, Rusi, dhe deri ne njëfare mase Europe, po perballen me vendime strategjike madhore.

اfare po presin qe te bejne?

Qe te vendosin disa drejtime themelore te politikave te tyre. Kina, per natyren e vendit te saj ne bote. Rusia, per objektivat e konfrontimeve te saj. Europa, per qellimin e saj, nepermjet nje sere zgjedhjesh elektorale. Amerika, per t’i dhene kuptim trazires se saj pas kesaj fushate te gjate. Cilat jane interesat e perhershem te Amerikes?

Do te filloja duke thene se ne duhet te kemi besim tek vetja. Kjo eshte nje kerkese absolute. Nuk mund ta reduktojme politikeberjen tone, ne nje seri vendimesh te paster taktike, apo vetekritikash. Pyetja strategjike themelore eshte: Cila eshte ajo gje qe nuk do ta lejojme, sido qe te ndodhe, sado legjitime te duket?

Per shembull, sikur Vladimir Putini te pushtonte Letonine ne vitin 2017?

Po. Dhe nje pyetje e dyte eshte: çfare po perpiqemi te arrijme? Ne nuk duam qe Europa apo Azia te bien nen dominimin e nje vendi te vetem armiqesor. Ose Lindja e Mesme. Por nese shmangia e kesaj eshte objektivi yne, ne duhet te percaktojme armiqesine. Sipas mendimit qe une kam ne lidhje me Europen, Lindjen e Mesme dhe Azine, nuk eshte ne interesin tone qe ndonje prej tyre te bjere nen dominim.

A po shuhet ideja e jashtezakonshmerise amerikane?

Jo, ideja e jashtezakonshmerise amerikane ekziston ende, por ndjesia e “qytetit te ndritur mbi kodër” po dobësohet…

…اfare shkon keq me Evropen?

Per 400 vjet, historia boterore eshte bere nga evropianet. Shume nga idete e medha me te cilat ne jetojme – qeveria kushtetuese, liria e individit, idete e iluminizmit – origjinen e kane ne Evrope dhe u perhapen, nga Evropa ne te gjithe boten. Tani ky rajon, qe ishte dinamik dhe ndertoi boten, eshte shume i preokupuar me vetveten. Ajo kufizohet kryesisht me ushtrimin e fuqise se bute. Aktualisht, asnje qeveri evropiane nuk ka kapacitet per t’i kerkuar popullit te saj, qe te beje sakrifica ne emer te politikes se jashtme. Nese Evropa nuk rigjen nje pjese te dinamizmit te saj historik,do te kete nje grope te madhe ne sistemin boteror, siç eshte manifestuar deri sot. Ajo qe ka munguar ne Siri eshte Evropa, por strukturat e tyre te brendshme ti tundojne qe te shmangin ceshtjet e veshtira strategjike. Ju mund t’i kerkoni sakrifica popullit tuaj, vetem atehere kur mund t’i paraqisni nje vizion, qe e shpie nga aty ku eshte, drejt nje vendi ku nuk ka qene. Perndryshe, pse duhet ta beje sakrificen?

Perse nuk ka më nje vizion ne Europe?

Ndoshta kane kaluar shume veshtiresi. Ndoshta kane humbur shume. Nese shihni serine e udheheqesve ne Britanine e shekullit 19, Castlereagh, Canning, Disraeli, Gladstone, Salisbury – ata ishin te gjithe burra te rendesishem qe qeverisnin nje shoqeri koherente. Ne Jubileun e Mbretereshes Viktoria ne fund te shekullit 19, per të bene parade 100 anije. Sot e gjithe marina britanike ka vetem nje anije te madhe. Pertej Britanise, BE, pavaresisht eurozones ekonomike, nuk ka qene ne gjendje te bashkohet rreth nje qasje uniforme politike apo strategjike per boten. Duket i pamundur krijimi i nje ushtrie evropiane. Ne fakt, une nuk shoh as edhe nje mekanizem me te cilin kontinenti te mund te zhvilloje nje koncept strategjik. Si i lindur ne Evrope, kete e them me keqardhje dhe shprese se jam duke pershkruar nje interval, jo nje tendence. Renia e Evropes, e cila formoi rendin nderkombetar per shekuj me radhe, do te jete nje humbje e rende.

E konsideroni nje humbje?

Nuk eshte ende humbje, por eshte e habitshme qe shume jave pas Brexit, asnje burreshtetas europian nuk ka artikuluar nje vizion per te ardhmen e Europes. Ata jane kontinenti qe ndertoi boten nderkombetare. Dhe askush nuk eshte ngritur me vizionin e Churchillit. Ata flasin per gjera taktike, nderkohe qe jane duke hequr dore nga thelbi i asaj per te cilen kane luftuar dhe qe kane perfaqesuar gjate historise. Sot, ne menyre standarde thuhet se Europa eshte e dobet, nuk mund te beje politike te jashtme, keshtu qe, me e pakta duhet te kete kohezion ekonomik. Kjo eshte vetem pjeserisht e vertete. Ne fund te Luftes se Dyte, kur Europa ishte e shkaterruar, ata nxorren Adenauerin ne Gjermani dhe Schumanin ne France dhe De Gasperin ne Itali. Ata burra kishin nje vizion. Tani, pasardhesit e tyre rrezikojne ta shnderrojne ate vizion ne nje burokraci.
/e pavarura
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: S’duhet të shqetësohemi nga fenomeni Trump

Nuk e di miku im Laur se vertet do te kete ndonje ndryshim rrenjesor, i vetmi ndryshim eshte qe Tramp tregoi realitetin e vertete, tregoi Ameriken reale ku edhe atje establishment ecen kunder interesave te pergjithshme. Ku shtypi dhe mediat, pervec Obames qe eshte kryesori, ishin humbesit e vertete.

Nje gje, qe sma mbush mendjen asnjeri, me duket e pamundur qe si sondazhistet po ashtu dhe media te mos ta dinin qe Trampi kishte mundesi te fitonte. Dhe vazhdojne dhe sot te bejne sikur kjo fitore ishte e papritur, sikur nuk e dinin.

hajduti
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: S’duhet të shqetësohemi nga fenomeni Trump

Po eshte njeri asgje me shume... thjesht ka marr nje post, i urojm suksese, skemi pse shqetesohemi.. ka shpreh disa here cfare i flen ne zemer, por kjo nuk don te thote asgje... fundi i fundit...do e kryej detyren sic do ja caktojn...
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: S’duhet të shqetësohemi nga fenomeni Trump

Kemi nje jave qe diskutojme fenomeni trump...gruaja trump...femijet trump
Na mbetet te diskutojme edhe me falni po si shkon ne banje fenomeni trump
 

Sirius.

Sapiosexual!
Titulli: S’duhet të shqetësohemi nga fenomeni Trump

Vallai shqetesohem per sa kohe eshte pro rus e pro sllav
 

ricky_ch

******
Titulli: S’duhet të shqetësohemi nga fenomeni Trump

Pse mor të shqetësohemi?
Keni frikë se do të jetë më i keq se të tjerët?!?! :habit:
 

Lauri

Anunnak
Titulli: S’duhet të shqetësohemi nga fenomeni Trump

Nuk e di miku im Laur se vertet do te kete ndonje ndryshim rrenjesor, i vetmi ndryshim eshte qe Tramp tregoi realitetin e vertete, tregoi Ameriken reale ku edhe atje establishment ecen kunder interesave te pergjithshme. Ku shtypi dhe mediat, pervec Obames qe eshte kryesori, ishin humbesit e vertete.

Nje gje, qe sma mbush mendjen asnjeri, me duket e pamundur qe si sondazhistet po ashtu dhe media te mos ta dinin qe Trampi kishte mundesi te fitonte. Dhe vazhdojne dhe sot te bejne sikur kjo fitore ishte e papritur, sikur nuk e dinin.

hajduti

Sipas mendimit tim, jane ne loje ndryshime te ekujlibrit interkontinental. Trump President ne USA eshte leva qe do beje kete ndryshim sipas pozicionit qe ka marre. nqs nuk e heqin qafe(ne nje menyre o tjeter).
 
Last edited by a moderator:

sensuu

sweet
Titulli: S’duhet të shqetësohemi nga fenomeni Trump

se kuptoj pse perhapni "panik" tek njerezit me kete fenomenin trump...cfare e keqe me e madhe mund ti ndodhe me shume Shqiperise,cfare do i beje Trump me keq ketij vendi ?
 
Titulli: S’duhet të shqetësohemi nga fenomeni Trump

Zgjedhja e Trampit president tregon shume per realitetin e botes bashkohore .
 

Lauri

Anunnak
Titulli: S’duhet të shqetësohemi nga fenomeni Trump

Edhe per 6 muaj te tjera nuk do degjoni tjeter te flitet pervecse per Trump. Nqs efekti Trump del jasht kufijve e Amerikes, dua tu shoh ne protesta ne shishin e Tiranes pas Edi Rames.
Keshtuqe merrni fryme thelle sa me shpesh per oksigjenimin e gjakut qe do ju ushqeje trurin.
 
Top