• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

S’do ta besoni numrin e shqiptarëve që nuk flasin asnjë gjuhë të huaj

Hera

Βιβλίο φάγος

S’do ta besoni numrin e shqiptarëve që nuk flasin asnjë gjuhë të huaj


Miti se shqiptarët flasin shumë gjuhë të huaja bie poshtë nga Eurostat. Thuajse 60% e shqiptarëve nuk dinë asnjë gjuhë huaj, një nga përqindjet më të larta në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar.


Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat në lidhje me njohuritë që kanë qytetarët mbi gjuhët e huaja rezultoi se 35% e qytetarëve të BE-së nuk dinë asnjë gjuhë të huaj.
Megjithatë rekordin e mban Turqia, ku sipas Eurostat rreth 82% e popullsisë nuk di asnjë gjuhë tjetër përveç turqishtes. Pas Turqisë renditet Mbretëria e Bashkuar. Sigurisht që anglishtja prej kohësh njihet si një gjuhë internacionale, e folur gjerësisht në shumë vende të botës dhe ky me siguri është shkaku pse britanikët janë bërë “dembelë” për të mësuar gjuhë të huaja.Në vend të tretë renditen rumunët, ku sipas të dhënave në databazën e Eurostat 64% e popullsisë nuk flet asnjë gjuhët të huaj, e ndjekur nga Bosnje dhe Hercegovina me 61%, një diferencë tepër e ngushtë me Shqipërinë.
Ndryshe nga Shqipëria dhe Bosnja, përqindja e njerëzve që nuk flasin asnjë gjuhë të huaj është shumë e ulët në Maqedoni me vetëm 32%, dhe në Serbi me vetëm 21% e popullsisë.

Edhe në Gjermani, vetëm 21% e popullsisë nuk di asnjë gjuhë të huaj.
Nordikët kanë përqindjen më të ulët të popullsisë e cila nuk flet asnjë gjuhë të huaj, e cila varion nga 3% në Suedi, deri në 8% në Finlandë dhe në Norvegji.
Çereku i shqiptarëve flet një gjuhë tjetër përveç amtares
Rreth 26% e Shqiptarëve di të flasë edhe një gjuhë tjetër përveç gjuhës së nënës, kurse gati 11% e popullsisë në vend flet dy gjuhë të huaja, sipas Eurostat. Edhe për njohjen e dy gjuhëve të huaja shqiptarët renditen të pestët ndër vendet e BE-së dhe kandidatëve potencialë, për njohuri të ulëta në gjuhët e huaja.
Ndërsa përqindjen më të lartë e ka Qipro, me 62.2%, pasi është një vend ku fliten dy gjuhë, greke dhe turke, kështu qytetarët atje janë të detyruar të dinë përveç gjuhën amtare edhe gjuhën që flet pjesa tjetër.
Në Bashkimin Europian thuajse 36% e popullsisë njeh vetëm një gjuhë.
Vetëm 3% e popullsisë janë poliglotë
3.2% e popullsisë shqiptarë njohin 3 ose më shumë gjuhë të huaja, ku edhe për këtë kategori shënojnë ndër përqindjet më të ulëta.
Në BE vendet qytetarë e të cilëve flasin 3 ose më shumë gjuhë të huaja janë: Luksemburgu me 51.2%, Finlanda me 44.9%, Norvegjia me 43%. Në të gjithë Bashkimin Europian vetëm 8.4% e qytetarëve njohin më shumë se 3 gjuhë të huaja.

Burimi: Monitor
 
E pra mo, si nuk e mesuam dot një gjuhe te huaj....
 

MasteR

I'm offline
E cproblem ka ?! Ne kemi boll probleme me shqipen...halla i madh gjuha e huaj lol
 

Frank

Kansas City Shuffle.
Sipas asaj qe njoh dhe mendoj une është se raporti mund te jete i sakte.
Ka një disbalance te madhe tek raporti i Shqipetareve qe dine shume gjuhe te huaja dhe atyre qe nuk dine asnje gjuhe te huaj dhe kjo ndikon tek raporti i cili perpilohet ne baze te nr te popullsise dhe gjuheve qe zoterojne secili prej tyre.
 

Desa

Temet Nosce
O jemi o s'jemi. :emoji_laughing: Nejse shaka.
Gjuhët e huaja kanë rëndësi por nuk e shoh problem për atë përqindje të popullatës që nuk i vyen dot.
Personalisht jam ritur me dy gjuhë, maqedonishtja e imponuar që nga klasa e parë. Rusishtja erdhi në klasë të pestë. Kalova në gjuhën angleze në shkollën e mesme. Serbo-kroatishtja nga libra të ndryshëm shtesë gjatë shkollimit. Gjermanishtja si pasojë e mërgimit, poashtu edhe gjuha daneze. Gati të gjitha i kam patur në përdorim si përkthyese në spital. Poliglotizmin ma imponoi jeta, por jo të gjithë kanë nevojë për gjuhë të huaja, mendoj.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Une s'e besoj fare!
Po ku ka shqiptar (qytetar e katundar) qe nuk din italisht iher?!
Vetem nqs mosha 40 e siper benka 60% te vendit. I egzagjeruar me duket si rezultat.
Nejse meqe une flas 6. Do u them ketyre 5 te miat tua japi te tjereve!😋
 

Monique

Staf në FV.AL
Une s'e besoj fare!
Po ku ka shqiptar (qytetar e katundar) qe nuk din italisht iher?!
Vetem nqs mosha 40 e siper benka 60% te vendit. I egzagjeruar me duket si rezultat.
Nejse meqe une flas 6. Do u them ketyre 5 te miat tua japi te tjereve!😋
Ka sa te dush lol

Boll dialekte kemi apo ato nuk llogariten :p
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Rinia duhet te di te pakten anglisht,pasi është nderkombtare si gjuhe dhe ka një perdorim shume te gjere.
është domosdoshmeri qe brezi qe po rritet, te rritet te pakten me disa standarte minimale te asaj cka ne perditshmeri neser pasneser do gjejne perpara ne cdo hap per kerkim pune,dhe thjesht ne një udhtim jashte vendit tyre,qe duhet te komukosh per gjera elmentare,asgje tjeter mos qofte.
As kamarier nuk gjen dot me pune ,pa pas një gjuhe te huaj qe te pakten din te komunikosh lirshem
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Tek ne fatkeqesisht ka shume qe nuk njohin plotesisht germat dhe gjuhen shqipe...e pastaj te mendosh per gjuhe te huaja...
Gjithsesi nuk është ceshtje dembelizmi...thjesht ne si komb si kemi dhene kurr rendesi sa duhet...
Se te mesuarit gjuhe te huaja është kultur me vehte...
Ka disa gjuhe qe i kuptoj mire...dhe kjo është gje e mire sepse te kuptosh një gjuhe është një hap i madhe dhe te lehteson punen per ta mesuar...
Gjuhen greke realisht nuk kam bere as perpjekjen me te vogel per te mesuar qofte edhe 1 fjale te vetme...nuk me terheq...
C'do gjuhe tjeter jam kurioze...kam interes...
Gjuha qe adhuroj aq sa edhe e zgjoha si te preferuar është gjuha italiane...
Dhe qe besoj se është gjuha e pare qe shqiptaret kane mesuar me shpejt...dhe nuj besoj se ka ndonje shqiptar qe te mos kuptoj qofte edhe disa fjale prej saj...
është gjuhe e dashur e bute...ndonse me një gramatik te veshtire...kjo nuk na ka penguar ta mesojme...
 

MrCool

Lost
Ndoshta mund te kete shume shqiptar qe nuk flasin asnje gjuhe te huaj, por me aq sa kam pare, mendoj se jemi populli qe di te flase me shume gjuhe te huaja se shume popuj tjere..

Jetojme bashke me maqedonasit me shekuj dhe te njejtet nuk dijne as një mirdita ta thone..

Kam qene ne Greqi dhe Turqi, mezi gjeje ndonje qe ti thoshte dy fjale ne anglisht.

Qendrova dy jave ne Zvicer dhe France, nuk behet llaf te gjesh dike qe ta kthen ne anglisht.
 
Top