• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Sarandë, rihapet muzeu arkeologjik

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sarandë, rihapet muzeu arkeologjik
I mbajtur mbyllur prej më shumë se dhjetë vjetësh, i braktisur në vitin 1997, i mbuluar nga pluhuri dhe harresa, muzeu arkeologjik i Sarandës rizgjohet nga gjumi letargjik.

Për tre muaj ky muze do t’i rikthehet sërish publikut. Ndodhet në qendër të qytetit, aty ku ndodhet edhe mozaiku i vendit bregdetar dhe prej disa ditësh, në të po performohet një pavijon, ku vizitori do të prekë elemente të antikitetit nga Onhezmi në Kaoni e deri te prezantimi i parë që do t’i bëhet monumenteve më arkeologjike të rajonit, me interes për turistët vendas e të huaj. As Prof. Dr. Dhimtër اondi tha për gazetën se është duke u zbatuar një projekt për ta vënë këtë objekt në funksion të promovimit të turizmit. 135 mijë euro është shuma që është venë në dispozicion për restaurimin e këtij muzeu.G shqip
 
Top