• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Sapo ishte kthyer nga Anglia, djali vret nënën dhe babain në Peshkopi (EMRAT)

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Sapo ishte kthyer nga Anglia, djali vret nënën dhe babain në Peshkopi (EMRAT)



Një ngjarje tepër e rëndë ka tronditur këtë të enjte qytetin e Peshkopisë. Mësohet se një krim i dyfishtë në familje ka ndodhur në një banesë në zonën e “Llixhave”, ku djali i familjes ka vrarë nënë dhe babain.

Ai quhet Qemal Sela dhe është 26-vjeç. Sipas dëshmitarëve djali i çiftit Sela ishte kthyer mbrëmë nga Anglia dhe kishte probleme mendore.

Viktima janë Flamur Sela, 55 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Zeqimete Sela, 50 vjeçe.

Policia ka arrestuar menjëherë djalin dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun që e çoi deri në këtë vendim ekstrem. Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe disa gëzhoja.

Vijon…
g.shqip
 
Top