• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Sali Berisha, ky maratonist i madh.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Vështrim/Sali Berisha, ky maratonist i madh
02-07-2009 / OPINION


Të gjithë shqiptarët të cilët ia duan të mirën atdheut dhe kombit, iu gëzuan pa masë fitorës së katërt me radhë të Partisë Demokratike të kryeministrit z. Sali Berisha. Asnjë incident që vlen për t’u veçuar nuk ndodhi gjatë mbajtjes së këtyre zgjedhjeve që është për çdo lavdatë. Ne këto zgjedhje të nivelit kombëtar nuk fitoi vetëm Berisha, por fitoi mbarë bota shqiptare. Kësaj të diele fitoi njeriu që bëri më së shumti për kombin gjatë gjithë historisë me të re kombëtare. Fitoi njeriu i cili më zotësinë e tij të pakrahasueshme në një moment tepër delikat e mori guximin intelektual dhe qytetar për ta rrezuar diktaturën e egër komuniste të Enver Hoxhës. Brenda 20 vitesh, ai bëri mrekullira për kombin e vet. Madhështia e z.Berisha qëndron në forcën maratonike të tij siç thuhet në zhargonin sportiv, moralin dhe dijen që në momentet vendimtare me përkushtim të madh i doli zot Shqipërisë dhe kombit, në kohët e një tranzicioni shumë të vështirë. Ne vitin 1992, ai mundi komunistin e urryer Ramiz Alinë. Ne vitin 1996, mundi neokomunistin Fatos Nano, të cilit shumë iu pa sherri, veçmas në planin politik, sidomos kur ishte në pyetje zgjedhja më e shpejtë e çështjes së Kosovës (takimi shumë i dëmshëm për shqiptarët dhe Kosovën i Nanos me kryekrimenelin e luftës - Millosheviqin në Kretë). Berisha e mundi sërish Nanon në vitin 2005. Dhe tash në vitin 2009, mundi Partinë Socialiste të pareformuar të Edi Ramës.

Pse fitoi Berisha dhe e djathta shqiptare? E para, kryeministri Berisha është me meritori për rrëzimin e diktaturës 50 vjeçare enveriste që ishte mjaft vështirë të bëhet. E dyta, gjatë qeverisjes së tij, Shqipëria arriti të anëtarësohet në NATO që ishte ëndërr e kahmotshme e shqiptarëve. Ardhja e presidentit amerikan Xhorxh Bush në Shqipëri ishte një tjetër arritje e madhe. Presidenti Bush solli në Shqipëri edhe zyrtarizmin e pavarësisë së Kosovës, të pritur për 90 vjet me radhë, që ishte vepra me kapitale për kombin. Natyrisht se edhe kur është fjala te pavarësimi i Kosovës nga Serbia, kontributi i z.Berisha është jashtëzakonisht i madh. Pavarësia e Kosovës nuk erdhi sa ishte Nano në pushtet. Me kujtohet një detaj: Gjatë një vizite të Nanos në Prishtinë, kur pa fije turpi deklaroi para kamerave televizive në takim më presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën se “çështja e Kosovës nuk është çështje formale” si kundëreagim ndaj thënies së presidentit Rugova se “pavarësia është çështje formale”. Garnitura nanoiste gati sa nuk e zhbiu Shqipërinë në vitin 1997 me “revolucionin e vonuar demokratik”. E treta, kryeministri Berisha bëri reforma substanciale gjatë mandatit të tij. Ai i shpalli luftë të hapur krimit të organizuar dhe korrupsionit duke arritur suksese të pamohueshme në këtë drejtim. E katërta, shumë e ngriti mirëqenien e qytetarëve gjatë këtyre viteve, duke rritur shkallën e zhvillimit të ecurive ekonomike. E pesta, e uli shkallën e papunësisë. E gjashta, ndërtimi i magjistralit Morinë-Tiranë-Durrës është një tjetër vepër madhore. Kjo rrugë jo vetëm që bën integrimin ndërrajonal, por e bëri edhe bashkimin kombëtar. Kjo Qeveri kreu edhe shumë punë të tjera gjatë këtij mandati, të cilat nuk janë përmendur me këtë rast. Pra, pas gjithë këtyre arritjeve në secilin plan edhe fitorja e katërt me radhë e kryeministrit Berisha është pritur nga shumica e shqiptarëve. Me fitorën e së dielës të të djathtës karshi të majtës Shqipëria de fakto është pjesë e BE-së. Ky vit edhe ka filluar me fitorët e të djathtës evropiane pjesë e së cilës nga 28 qershori është edhe Shqipëria. Viti 2009 është vit historik për shqiptarët në trojet e tyre etnike. Të gjitha arritjet të cilat i përmendëm më lart janë mrekullirat kombëtare që as në ëndërr nuk kemi mundur t’i paramendojmë se do të realizohen për një kohë kaq të shkurter.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
te gjitha kto,se bashku me ate biografine e shkelqyer, qe hosteli kishte patur miresine ta postonte,me bejn ta shtoj respektin qe kam per kryeministrin sali berisha..:dong:
 

marchigiano

Anëtar i ri
sala ka meriten me te madhe per ate qe beri ne 97, per gerdecin...per ermbysjen e regjimit komunist dhe zevendesimit te tij me nje regjim salist... prandaj un them qe ta bejme hero kombetar ne vend te skenderbeut...
rroft naltmadheria e sales
 

iLirjam

Antar i fv.al
sala ka meriten me te madhe per ate qe beri ne 97, per gerdecin...per ermbysjen e regjimit komunist dhe zevendesimit te tij me nje regjim salist... prandaj un them qe ta bejme hero kombetar ne vend te skenderbeut...
rroft naltmadheria e sales
ne vend te Skenderbeut duhet te harrohet me shpejtesin e RRUFES nga c´do pretendues,,,Berisha Mbetet berisha me te mirat dhe te kqiat qe ka sjellur,,kto jan gjera qe duhet ti vesh ne peshore te pa anshme,,

te mirat ne nje krah,,,dhe te kqiat ne krahun tjeter,,
pa len me nje an qe te kqiat qe "mund" ti ken ardhur shqipris nga berisha,,,nuk kan qen te qellimshme nga ana e ti,,,pra ju duhet te gjykoni me nje gjykim njerzor,,sepse edhe berisha esht njeri,,

pastaj kur flas per te mirat,,duhet mar parasysh se po flitet edhe per te mirat qe i gezon ti si shqiptar apo shqiptare,,,si pasoj e jetes politike te sali berishes,,,

pastaj kur ta shikosh ne mynyr te pa anshme personalitetin e berishes,,,duke peshuar te mirat dhe te kqiat qe kemi prej ti,,hajde ktu dhe me argumento se te kqiat kan qen me te madha se te mirat,,,
per te then diqka te veret,,,kurse kto qe thoni ju esht turp qe ti lexon ndonje njeri qe ju njeh personalisht,,
 

gerrard73

Anëtar i ri
Une mendoj qe duhet t'i japim Cezarit ate qe eshte e Cezarit, dhe Berishes ate qe eshte e Berishes. Berisha natyrisht eshte personazhi me i rendesishem i politikes shqiptare. Me largimin e Nanos nga politika Berisha eshte me i miri dhe me i keqi ne te njejten kohe, eshte unik. Berisha o urrehet o duhet, dhe ka ndare Shqiperine ne mes, por me nje vije horizantale. Nga jugu ne pergjithsi nuk ka pasur shume admirues edhe se 4 vjet me pare fitoi ne Korce Vlore dhe Elbasan. Natyrisht ne veri ka ndertuar nje keshtjelle, sidomos ne Shkoder, ne te gjitha drejtimet.
Berisha ka pothuajse 20 vjet qe eshte ne politike dhe ka meriten kryesore qe arriti te mund Ramen, ate qe konsiderohej si politka e re, e nje brezi te ri. Berisha gjate ketyre viteve ka qenje nje personazh i diskutueshem. Por nuk mund te mohohet se ka ndryshuar shume, sidomos gjate ketyre 4 viteve te fundit. Eshte pjekur politikisht pak a shume si e gjith politika shqiptare. Nuk mund te themi se ç'do gje eshte per meriten e tije por natyrisht qe ka nje merite shume te madhe. Duhet pranuar se ishte Berisha ne 1992 qe beri kerkesen qe Shqiperia te jete pjese e NATO-s, ndonse me pak vones, por jo rastesisht ishte ai qe futi Shqiperine ne NATO
Te qeveris edhe 4 vite te tjere per mendimin tim do te ishte pak e tepert, kur hyri ne politike, ne Amerik ishte presidenti Bush baba, ndersa sot eshte presidenti Obama, dhe nderkohe kane ikur edhe dy president te tjere(Klinton, Bush junior) qe kane qendruar secili nga 8 vjet. Me pak fjale do t'i afrohej edhe Enver Hoxhes.
Eshte shume e mundur qe edhe kesaje radhe do te kete rastin te krijoje edhe nje qeveri tjeter, dhe nuk do te jete e lehte qe te qeverisin, po te largohej sot, do te mbahej mend me shume per gjera pozitive se sa negative, dhe ndoshta do te kishim ndryshimin e nje epoke, dhe hyrjen ne nje epoke te re. Mbylljen e periudhes se tranzicionit dhe fillimin e nje epoke tjeter, te epokes se reformave te verteta per afrimin ne familjen e madhe europiane. Nuk mund te hyme ne Europe nese nuk kemi dalur akoma nga tranzicioni.
 

iLirjam

Antar i fv.al
gerrard desha vetem te them se ne nje shoqeri demokratike ku politikani vjen ne deytr me anen e votes se lir,,,nuk esht e teper prania e ti ne politik,,,amarika dhe presidenti nuk mund te krahasohen me shqiperin dhe me partit politike,berisha esht kryetar i nje partie kurse obama dhe bushi jan antar partish,,ne amerik gjenerata qe formoj partit e para politike ka koh qe ka vdekur,,,kurse ne shqipri partit politike erdhen ne jet vetem pas shembjes se diktatures,,,kemi vetem 18 vjet,,,dhe kryetaret e ktyre partive natyrisht qe do jen ne skenen politike persa populli ti votoj dhe persa koh kryesia e partis te jet e kenqur me ecurin,,,
 

Aum

Anëtar i ri
urime urime te gjithve fitorja e shqipetarit me te madh qe egziston zotri Sali Berisha . :dong::kercim: e gjith Kosova iu ka gezuar shumm fitores se saliut .
 

redi-

Anëtar i Respektuar
U-R-I-M-E
Kjo eshte ajo qe duhet te bejne politkanet,jo si Gramoz Ruci i cili deshironte te kthente 97 ne Shqiperi. Urime Sali Berishes!Urime Ilir Metes dhe Urime gjith Shqiptareve
_________________________________________________________________________
by Redi
 

Brosway

Anëtar i ri
Redi
O prish mendimi tashi
Sali berisha, eshte nje budalla si gjith kto politikanet e tjere,por ne na duket se eshte budalla,ai per veten e tij, eshte super 1 i mencur,ai gjith farefisin e tij e rregulloj, ndersa une edhe ti pa asnjegje.Shkruj per te pastaj.
 

oli-inter

Antarë
sali berisha do nxjerr ne pension edhe edi ramen pastaj do ike nga pushteti.

me tosin e mbajti fjalen ilirin e mori me vete ndersa edvin ramen po e plak para kohe.
 
Top