• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Sahit Prizreni, sot në tapetin olimpik

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sahit Prizrenit, duke qenë se është sportisti i fundit në konkurrim për kuqezinjtë tanë, duket se i ka rënë mbi supe një përgjegjësi më e madhe nga ajo që meriton të ketë. Por meqë shpresa vdes e fundit, edhe shqiptarët janë të etur për të marrë të parën medalje në Lojërat Olimpike. E kësisoj i kanë varur shpresat tek sportisti më i mirë i ekipit tonë olimpik, flamurmbajtësi Sahit Prizreni, edhe pse ky i fundit vjen në sfidën më të vështirë të vitit pas një dëmtimi në gju.

Sipas informacionit që vjen nga fshati olimpik, Sahit Prizreni është rikuperuar plotësisht dhe në takimin e tij, sot, në orën 10.10 me orën e Pekinit (ora 4.10 me orën tonë) do të jetë në formën e tij më optimale. Prej disa ditësh, Prizreni ka vijuar stërvitjen sipas programit, për të qenë i gatshëm për sfidën e sotme.
Sportisti i mundjes së lirë në peshën 60 kg, Sahit Prizreni, mbetet kështu shpresa e fundit kuqezi për të hyrë në zonën e medaljeve olimpike. Sportisti që është renditur i treti në botë në Kampionatin Botëror të Mundjes, që u zhvillua vitin e kaluar në Baku të Azerbajxhanit, synon t'i sjellë Shqipërisë medaljen e parë olimpike, qoftë atë të bronztë. "Të gjithë kemi shpresën e madhe se Prizreni do të ketë një ditë të mirë sot dhe do të arrijë të tregojë vlerat e veta në tapetin olimpik.

Por Sahitin duhet ta ndihmojë pak edhe fati që të mund të hyjë në zonën e medaljeve. Ashtu si Elis Guri e humbi këtë shans sepse ishte i pafat, ashtu mund të humbasë edhe Prizreni,"shprehet shefi i misionit, Fidel Ylli. Delegacioni shqiptar e ka vënë shpresën e fundit në flamurtarin e delegacionit olimpik, Sahit Prizreni. Për rikuperimin e dëmtimit dy javë më parë, delegacioni shqiptar ftoi posaçërisht një mjek nga Kanadaja, duke përdorur mjekësinë kineze.
Në takimin e parë eliminator, shorti i kanë vënë përballë një rival të barabartë, për sa u përket rezultateve të dy viteve të fundit. Në fakt, rivali i tij i parë, përfaqësuesi i Taxhikistanit, Bazar Bazargurujev, është shpallur ashtu si dhe Sahit Prizreni fituesi i medaljes së dytë të bronztë, që jepet në sportin e mundjes në peshën 60 kg pikërisht në kampionatin botëror që u zhvillua vitin e kaluar në Baku të Azerbajxhanit.

Ai mban gjithashtu edhe titullin kampion i kësaj peshe për Azinë. Vetë sportisti shqiptar nuk është përballur asnjëherë me Bazargurujevin në asnjë përfaqësim ndërkombëtar dhe ky i sotmi është përballja e tyre e parë. Në kampionatin botëror shorti nuk i përballi mes tyre, por i ngjiti në të njëjtin pod, atë të fituesit të medaljes së bronztë. Por duke parashikuar të gjitha mundësitë që ka Sahit Prizreni, nëse sportisti kuqezi arrin të fitojë ndeshjen e parë me Bazargurujevin, ai është ndër pretendentët kryesorë për të hyrë në zonën e medaljeve. Shekulli
 
Last edited by a moderator:

angel boy

cun i veshtire
sberi gje as said prizreni:grusht3::grusht3::grusht3::grusht3::brrr:brrr
 

xhebrail

Mangup me Licenc
haver Akoma nuk ka garuar ky tipi
 

angel boy

cun i veshtire
ne kete peshe sapo fitoi rusi batirov
 

xhebrail

Mangup me Licenc
garoi re..tani ne moment un po shoh finalen e peshes 60 kg

Haver me vjen keq...
une paskam qen ne gabim..

A e fitoj te pakten ndonje raund
 

angel boy

cun i veshtire
Haver me vjen keq...
une paskam qen ne gabim..

A e fitoj te pakten ndonje raund

me duket se shkoi deri tek 1/8 mesa degjova ne koment,,se per ta pare ne gare nuk e pash se ishte ne 3 e gys me oren e shqiperise...
unper vete pash vetem gjysmefinalet dhe finalen ,,ku nuk ishte said prizreni
 

xhebrail

Mangup me Licenc
me duket se shkoi deri tek 1/8 mesa degjova ne koment,,se per ta pare ne gare nuk e pash se ishte ne 3 e gys me oren e shqiperise...
unper vete pash vetem gjysmefinalet dhe finalen ,,ku nuk ishte said prizreni

Sa keq as edhe nje medalje olimpike qe 30 vjet
 

angel boy

cun i veshtire
Sa keq as edhe nje medalje olimpike qe 30 vjet


eh ca ti besh....fat i keq...
ne fakt keta te stafit u justifikuan se saidi ishte i demtuar ne gju...
 

xhebrail

Mangup me Licenc
eh ca ti besh....fat i keq...
ne fakt keta te stafit u justifikuan se saidi ishte i demtuar ne gju...

Khu qfare zdralave ...
Me te gjitha mundesijat mundohen te shfajesohen ...
 

angel boy

cun i veshtire
Khu qfare zdralave ...
Me te gjitha mundesijat mundohen te shfajesohen ...


jo vetem per mundesat por per te gjith sportistet tane ne kete olimpiade kemi nxjerre vec justifikime..pffff ne kaq i kemi mundesite dhe pik....ne vend qe te ulim koken dhe te punojme merremi me llafe dhe justifikime koti
 

xhebrail

Mangup me Licenc
Mundesijat jan kaq...
Duhet ta dime se naper olimpiada shkojne me te miret..

Paramendoo perfundon e 70 ne qitje edhe pale i thote vetes nenkampione hahahhaa...

Si vjen turp me shku ne olimpiad edhe me perfundu si eshte me se keqi...


Shteti shqiptar duhet te beje investime nese doo qe ne te ardhmen te ngritet ndonjehere flamuri olimpik naper olimpiad..
 

angel boy

cun i veshtire
Mundesijat jan kaq...
Duhet ta dime se naper olimpiada shkojne me te miret..

Paramendoo perfundon e 70 ne qitje edhe pale i thote vetes nenkampione hahahhaa...

Si vjen turp me shku ne olimpiad edhe me perfundu si eshte me se keqi...


Shteti shqiptar duhet te beje investime nese doo qe ne te ardhmen te ngritet ndonjehere flamuri olimpik naper olimpiad..

po normlae ore se talentet te jesh i sigurt qe nuk na mungojne..thjesht i mungon vemendja e shtetit
 
Private conversations
Help Users
    Top