Sa shokë ju duhen në jetë?

miqesi1.jpg
Ka shokë që qëndrojnë për periudha fare të shkurtra në jetën tonë, ashtu siç ka të tjerë që qëndrojnë përgjithmonë. Me siguri e keni dëgjuar atë shprehjen që thotë: cilësia mbi sasinë dhe po, pavarësisht se tingëllon klishe është fiks kështu.


Mund t’ju duket e habitshme, por një njeriu në jetë i duhen 4 shokë për të pasur një stil jetese të shëndetshme dhe të suksesshme.

Cilët janë ata?


1.Një mik që të jep siguri

Secili prej nesh ka dyshimet dhe frikërat e veta në jetë, punë apo problemet familjare dhe kemi nevojë për një shokë tek i cili mund të mbështetemi gjatë këtyre momenteve. Eshtë ai të cilit mund t’ja themi të gjitha pa patur ndrojtje apo pa u vënë në siklet.

2.Një shokë me të cilin mund të budallallepsesh gjatë gjithë jetës tënde

Ndonjëherë duhet ta lëmë veten të lirë të dalim nga "kornizat" dhe çfarë ka më bukur sesa një shok me të cilin mund të bësh çmendurira? Eshtë ai lloji i mikut që ta kupton humorin, pranon shakatë e tua të rënda dhe të ndjek pas në çdo telash. Ju as që doni ta mendoni sa e mërzitshme do të ishte jeta pa të.

3.Një mik që të na ndihmojë të qartësojmë mendjen

E kemi fjalën për atë shokun që na jep këshillat e duhura dhe të vërteta kur më shumë kemi nevojë. Eshtë ai që na frymëzon t’i zgjidhim problemet dhe të marrim vendime edhe atëherë kur nuk jemi të qartë me veten. Zakonisht ky lloj njeriu vjen vonë në jetë dhe është shumë i lumtur ta ndajë eksperiencën e tij me ne.

4.Miku që na ndihmon të arrijmë qëllimet dhe objektivat

Studimet thonë se të kesh një shok në punë të ndihmon të jesh më i përfshirë dhe më produktiv. Një njeri i tillë të inkurajon të përfundosh detyrat e ditës me dëshirë dhe të marrësh sfida të reja plot energji.

Duke patur pranë një njeri të tillë, mund të çlironi shumë nga stresi dhe presioni i akumuluar gjatë ditës dhe puna do t’ju duket qejf.

Bonus: Shokun e ngushtë!

Shoku i ngushtë është një pjesëtar i shtuar i familjes, dikush të cilin ti ndan gjithë eksperiencat dhe sekretet. Eshtë ai njeriu i cili do të jetë gjithmonë pranë teje, pavarësisht çdo gjëje.


noa.al
 
Ne jete ju duhen te gjithe. Vetem egoisti thote nuk duhen shoket. Madje dhe ai jo se nuk ka, por kot do me i atribuar vetes cdo gje.

Nuk ka nr te caktuar. Mua me jane gjendur njerez nga te 4 cepet e botes. Ne cdo rast kur kam patur nevoje, dikush ka dale per te me lehtesuar ate hall qe kam pas.

Jam sh falenderuese Zotit per miqte e mire dhe te shumte. Ne Shqiperi pa fund, (por mund ti vecoj gati 5-6 veta qe do bejne cmos per cdo gje) ne 2 -3 shtete tjera sot e kesaj dite mbajme kontakt te vazhdueshem me 3-4 ne cdo vend.

Ndjesi e mrekullueshme kur pas 5 vitesh dikush te shkruan e te thote a ma mbaron dot kete pune se vec te ti kam besim?! Apo kur te duhet dicka dhe pa e mendu i con sms dikujt e sigurte ne pergjigjen e tyre.

Kjo do me thene shoqeri. Kur jep nga vetja per hir te dashurise qe ke per tjetrit. Ndonese me veshtiresi vete, prap e vendos shokun para vetes.


Sa i perket familjes, ato jane shpirti yne. E kane dhe e kemi per detyre e per kenaqesi cdo gje. Domosdo jane shtylla kryesore ku mbeshtetemi.
 
Aq sa fiton besimin e tyre dhe anasjelltas..mik eshte ai se ke besim 100%e shok ke me zan gjat gjith jetes .
 
Ne jeten reale kam 3 mike. :))
Dy nga universiteti.
Nje e kam ketu ne Gr.
Miqet si them,se me beni per fjalesh. ahahahahahahhahaa
 
Top