• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Sa para mund të kaloni në kufirin shqiptar pa i deklaruar? Si të shmangni bllokimin e tyre

Sa para mund të kaloni në kufirin shqiptar pa i deklaruar? Si të shmangni bllokimin e tyre
1579189497143.png

Muajt e fundit, Policia Kufitare ka publikuar disa raste të përsëritura të sekuestrimit të parave në kufirin shqiptar për shkak se mbajtësit e tyre nuk i kishin deklaruar.
Por çfarë parashikon ligji dhe sa para mund të kalohen në kufi pa pasur nevojën e deklarimit?

Bazuar në ndryshimet e ligjit të vitit 2008, Administrata Doganore njofton të gjithë personat të cilët hyjnë në/ose largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë, se janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 mijë euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse, raporton SCAN.
Deklarimi kryhet pranë zyrave të Administratës Doganore, në Pikën e Kalimit Kufitar, hyrje apo dalje.
Deklarimi kryhet nëpërmjet formularit për raportimin e transportit të vlerave në kufi (RTVK) i cili plotësohet online pranë zyrave doganore në Pikat e Kalimit Kufitar.
Deklarimi i rremë apo i pasaktë apo mos deklarimi, bazuar në ligjin e mësipërm, neni 17/1, Administrata Doganore ka të drejtën e vendosjes së gjobës.
Kur konstatohet mosdeklarimi ose deklarimi i rremë, paralelisht me vendosjen e gjobës nga Administrata Doganore, trajtimi i rastit bëhet sipas dispozitave të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.
Gjobat për mosdeklarim apo deklarim të rremë janë si më poshtë:
a) për shumat nga 10 000 – 19 999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 20 000 (njëzet mijë) lekë për herën e parë, 10 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 30 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera;

b) për shumat nga 20 000 – 49 999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 40 000(dyzet mijë) lekë për herën e parë, 20 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 40 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera;
c) për shumat mbi 50 000 euro ose kundërvlera e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë për herën e parë, 30 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 50 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera.

“KUJDES! Paraqituni pranë Autoriteve Doganore për të plotësuar formularin për raportimin e transportit të vlerave në kufi (RTVK) duke paraqitur dokumente plotësuese që justifikojnë burimin e të ardhurave që deklaroni.
Udhëtarët duhet të kenë parasysh se deklarimi kryhet:
-Përpara kontrollit të pasaportës nga autoritetet e Policisë dhe Autoritetet e Sigurisë. Nuk ka rëndësi mënyra e udhëtimit tuaj (me avion, anije, makinë, motorr, biçikletë, këmbë).
-Nuk ka rëndësi ku ju i mbani vlerat monetare: në çantën e dorës, në bagazhe, në mjetin që udhëtoni.
-Edhe nëse mjetet monetare nuk janë në pronësinë tuaj.
Në faqen zyrtare të doganave shqiptare evidentohet se nuk paguhet taksë për plotësimin formularit të deklarimit të vlerave monetare (RTVK).
Gjithsesi, rruga më e këshillueshme për të transferuar para drejt Shqipërisë mbeten kanalet zyrtare; sistemi bankar apo institucionet financiare të tjera të licencuara për këtë shërbim./ SCAN
©Copyright Gazeta SHQIP
 
Private conversations
Help Users
    Top