• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Rudina Hajdari perjashtohet nga Partia Demokratike

Hera

Moderatorë

Pas mospranimit të djegies së mandatit si vendim i përbashkët dhe unanim i Partisë Demokratike, deputetja Rudina Hajdari është përjashtuar si anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.

DEKLARATA E SEKRETARIT TE PERGJITHSHEM TE PD, GAZMEND BARDHIT:

Vendimi i Rudina Hajdarit është personal. Mandati është i demokratëve! ثshtë e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kaq mjafton! Në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike.

Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. Beteja dhe amaneti i tij për liri dhe demokraci është sot më aktual se kurrë, kur Shqipëria rrezikohet nga një Qeveri ilegjitime, kriminale dhe e korruptuar. Për këtë amanet të Azem Hajdarit foli Kiri Hajdari në protestën e 5 Marsit, përkrah demokratëve që dorëzuan mandatet e deputetëve.

Sakrifica sublime e Azem Hajdarit nuk do të shkojë dëm. Demokratët dhe qytetarët janë në këmbë për të mbrojtur Lirinë dhe Demokracinë, për të mos lejuar që shqiptarët të qeverisen nga krimi. Ata kanë folur qartë më 16 Shkurt dhe do të flasin edhe më qartë më 16 Mars: Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Koha e Edi Ramës ka mbaruar!
 
Milanisti

Larguar ✌👋
Keto jane ndare parti parti..i vllai shkon ne protesta,motra refuzon te djegi mandatin.Kushedi c'qellime kane ne vete!
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Ne Fakt Shpesh dyshohet qe Azemin ,Rudines ju ja keni vra.
Do kete arsyet e saj perse ajo i ka qendruar keti vendimi.
Ne kirioleksi PD po shkone keq e me keq ne cdo hap,pasi spo gjene mbeshtetjen qe priste nga Nderkombetaret.
E kjo eshte normale, sepse o kiklos i politikes shqiptare ka mesuar nje ves te keq,per te rrezuar pushtetin kthehet gjithnje 20 vjet pas ne forme rruge dhe as pak me nje pjalm social e,politik i duhur sic veprohet ne tere boten.
PRa thjeshte veprohet rendomte per te mbrojtur karriget e tyre.
Kjo eshte ajo cfare nderkombetaret kane konstatuar tash 30 vjet ne Shqiperine tone te mjeruar.
 
Tiku

Leri Minat...
Staf në FV.AL
E ema e saj e kaloi vetingun ?

Kot per kureshtje se s'ka lidhje me temen,
Ku ka vetting qe ta kaloje fatmiren mor cun, nqs ajo e kalon Shqiperia ka deshtuar ne cdo aspekt, them Shqiperia sepse vettingun e kam konsoderuar te deshtuar qe ne 2016 kur u miratua. ;)

Nuk e lidh shume me vettingun e te jemes sesa me faktin qe kjo kerkon te demtoje opoziten per shkak te te kaluares se babait te saj i cili vertet ishte nder themeluesit te PD por mos harrojme qe ishte edhe nder me te sulmuarit nga PD. Mendoj se e ka hakmarrje personale dhe ndoshta nje aspirate per vetveten qe te ngreje nje force politike te re nen flamurin e te atit te saj qe eshte vrare. Do e shohim ne vijim nese do mbetet thjesht nje emer per kete sesion parlamentar apo do evoluoje ne tjeter levizje.
 
Passion

Antarë i Respektuar

Mendon se ka gjasa ta ngreje ?

Nqs po kush mundet ti afrohet ?
 
Passion

Antarë i Respektuar
Do ta grijne. :)

Me nje fjalim te liderit te tyre (doktorit) e kan shpartalluar.

Vetem nje fryme e re ,idesh e breza te rinj nqs i afrohen,atehere shuhen dy gllaberuesit Bash e Ram,.
 
Tiku

Leri Minat...
Staf në FV.AL
Do ta grijne. :)

Me nje fjalim te liderit te tyre (doktorit) e kan shpartalluar.

Vetem nje fryme e re ,idesh e breza te rinj nqs i afrohen,atehere shuhen dy gllaberuesit Bash e Ram,.
Nuk eshte puan tek brezi i ri Passion puna eshte qe duhen njerez me kulture dhe jo medioker duhen njerez qe te mendojne edhe pak per kete vend dhe njerezit e saj dhe jo vetem per xhepin e tyre, duhen njerez qe te kene nje vizion per te ardhmen e ketij vendi dhe deshiren per ta bere kete vend. Me pak fjale duhen njerez me vlera. ;)
 
Help Users
Staff Only

You haven't joined any rooms.

    You haven't joined any rooms.
    Top