• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së

Aver

VIP
Komisioni Evropian miraton MSA-në me Kosovën



Komisioni i BE-së miraton MSA - Marrëveshja për Stabilizim-Asociim konsiderohet si thelbësore në raportet e Kosovës me BE-në, si për bashkëpunimin politik, ashtu edhe për shkëmbimin tregtar.

Komisioni Evropian miratoi me (30.04 ) me procedurë të shkruar, tekstin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA)ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.
Me këtë hap, Komisioni Evropian përmbylli procedurën e vet, për t'i hapur rrugë Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian që të pajtohen, para se marrëveshja të hyjë në fuqi. Por para kësaj, marrëveshja duhet të nënshkruhet nga shefja e politikës së jashtme e BE-së, Federica Mogherini dhe qeveria e Kosovës.
Teksti i marrëveshjes së Stabilizim Asoccimin e bën të qartë se Bashkimi Evropian mbetet neutral ndaj statusit të Kosovës dhe nuk paragjykon në asnjë mënyrë qëndrimin e shteteve anëtare ndaj statusit. Në këtë mënyrë thuhet se janë shmangur pengesat që do të mund t'i bënin kësaj marrëveshjeje shtetet anëtare të BE-së që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovën.
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, e vlerësoi lartë miratimin nga ana e Komisionit Evropian të tekstit të marrëveshjes së Stabilizim Asociim për Kosovën. ''Miratimi i sotëm nga Komisioni Evropian shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Tani mbetet që Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian të pajtohen para se marrëveshja të mund të nënshkruhet dhe të hyjë në fuqi në fillimvitin 2016. Kur të hyjë në fuqi MSA-ja do të jetë marrëdhënia e parë kontraktuale ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Një marrëveshje e tillë e fuqishme do të forcojë pozicionin e Kosovës në rrjedhat e përgjithshme të politikës së BE-së për Ballkanin Perëndimor", thotë në një deklaratë për media Samuell Zhbogar.
MSA është marrëveshje gjithëpërfshirëse që mbulon bashkëpunimin në një spektër të gjerë sektorësh si drejtësia, tregtia, arsimi, punësimi, energjia, mjedisi dhe një varg politikash në fusha të tjera. Sipas BE-së, synohet që nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të bëhet gjatë verës, përkatësisht gjatë muajit qershor, ndërsa hyrja në fuqi e saj parashihet për fillimin e vitit që vjen.
MSA me Bashkimin Evropian duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një deklaratë të tij, thotë se Komisioni Evropian miratoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën dhe konfirmoi rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. "Dua t'i përgëzoj qytetarët e Kosovës, partnerët tanë dhe të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces për një punë të mrekullueshme, e cila është dëshmi e qartë e përkushtimit tonë shtetëror dhe vizionit të qartë për të ardhmen. Rruga jonë është trasuar dhe tani duhet t'i përvishemi punës për implementimin e kësaj marrëveshjeje. Do të jetë rrugë e gjatë, por unë jam mëse i sigurt që bashkërisht do t'ia dalim", vlerëson kryetari i kuvendit Kadri Veseli.
Ministri i Integrimeve Evropiane në qeverinë e Kosovës, Bekim Qollaku, në një postim ne rrjetin social thotë se "sipas parashikimeve, nënshkrimi do të ndodhë së shpejti këtë verë, dhe procedurat e pajtimit nga Parlamenti Evropian si dhe ratifikimi në Kuvendin e Kosovës të bëhen shpejt në mënyrë që MSA të hyjë në fuqi më 1 janar 2016".

burimi
 
Redaktimi i fundit:

Marla

Never say never, never say forever!
Titulli: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së

Normal se vetem Kosova ka mbet!

Hajd per hajer i kjoft!
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së

Jaa spo besoj hiq :v
 

Aver

VIP
Titulli: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së

Këshilli i BE-së miraton MSA-në për Kosovën



Sot, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Miratimi i MSA-së në Këshillin e BE-së shënon përfundimin e procesit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe hap rrugë për nënshkrimin e MSA-së me 27 tetor në Strasburg.

MSA parasheh themelimin e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimin Evropian dhe paraqet hapin e parë formal drejt anëtarësimit të plotë në BE.

“Miratimi i sotëm i MSA-së nga Këshilli i BE është moment historik për Kosovën, dhe hap faqen e re drejt qëllimit përfundimtar të anëtarësimit të Kosovës në BE. Të gjitha institucionet kanë punuar jashtëzakonisht shumë për të ardhur në ditën e sotme. Procesi negociator për MSA ka filluar në vitin 2013 dhe dëshiroj të falënderoj të gjitha institucionet shtetërore për punën e tyre gjatë negociimit të MSA-së, si dhe partnerët tonë ndërkombëtar për përkrahjen e ofruar“, tha ministri i Integrimeve, Bekim اollaku.

MSA përmban 597 faqe, në X tituj, VII anekse dhe 5 protokolle.

Ministria për Integrim Evropian ka bërë të gjitha përgatitjet ligjore për nënshkrimin e MSA-së dhe procedimin e mëtutjeshëm për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës/telegrafi.com
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së

Qe dmth. se tash e tutje ne Big Brotherin Europian munden me ardhe mallra me gjysme dogane :p
 

Aver

VIP
Titulli: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së

Kuvendi ratifikoi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit



Me 86 vota për deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
Deputetët votuan edhe pro amendamentit të Komisionit parlamentar për Integrime që të përfshihet në Projektligj fjala Republikë para fjalës ‘Kosovës’.

Në seancë në kohën e votimit nuk ishte e pranishme opozita, me përjashtim të deputetit të Vetëvendosjes, Ilir Deda.

Ministri për Integrime Evropian, Bekim اollaku tha se si rezultat i kësaj marrëveshje fati i Kosovës me BE do të jetë i lidhur më ngushtë. Ai tha se mungesa e partive opozitare e zbeh sot arritjen, por tha se do të jetë koha që do të dëshmojë kush ka pas të drejtë.

Ai tha se kanë zbatuar kritere dhe reforma të shumta, por nga ky moment e tutje reformat do të bëhen me qëllim të qartë.

“Vlerat e BE-së janë vlera që qytetarët e Kosovës i kanë përqafuar me kohë”, tha اollaku.

Ai tha se MSA-ja në çdo aspekt është e ngjashme me marrëveshjet që kanë shkruar vendet e rajonit, por po ashtu tha se rasti i Kosovës është i veçantë, duke ditur se pesë vende të BE-së e nuk e kanë njohur Kosovën.

Ministri اollaku tha se pavarësisht që këto pesë vende nuk e kanë njohur Kosovën, ato kanë treguar konstruktivitet në këtë drejtim.

“Nga këndvështrimi ligjor MSA-ja për Kosovën ka bazë ligjore të njëjtë si me vendet e rajonit. Republika e Kosovës ka marr përsipër përafrimin e legjislacionit të BE-së në këtë fazë dhe fazat tjera”, tha ai. /Telegrafi/
 
Top