• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Rrobat që mbulojnë defektet tona

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Rrobat që mbulojnë defektet tona



Pjesët e trupit që bien më në shumë sy kur veshim rroba të ngushta janë barku, vithet, të pasmet dhe kofshët. Kur bëhet fjalë për linjat, gratë janë të ashpra dhe të pamëshirshme, ndoshta për shkak të fotografive të rregulluara me fotoshop që shohim nëpër revista mode të ndryshme, ose për shkak se nuk arrijmë dot ta pranojmë trupin tonë me linjat që kemi.

Në pamundësi për t’u rregulluar me fotoshop në realitet, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta shohim veten me një sy të mirë dhe të mos e ndëshkojmë për defektet që na ka dhuruar nëna natyrë, por të përdorim sensin kritik atje ku duhet. Në këtë rast dëshpërimi nuk na shërben aspak.
Më e mira për ne është të bëjmë blerjet e duhura. Në përgjithësi çelësi i suksesit është zgjedhja e rrobave që mbulojnë defektet, të na përshtaten dhe të mos na bezdisin. Kjo është një e fshehtë që falë rrobave të lirshme dhe të lehta, vera bëhet më e bukur. Një këshillë e vlefshme do të ishte përdorimi i fustaneve të gjata deri në fund të këmbëve dhe stil hipi. Për një veshje të zakonshme, edhe një bluzë treçerekëshe me mëngë të shkurtra është e përsosur. Po kaq mirë do të dukeshit edhe duke e kombinuar me një palë streçe të ngushta, sheshka dhe një jelek të shkurtër, në mënyrë që të shmangni efektin e këmishës së natës.

Edhe pse pranvera ka nisur e ngrohtë dhe vera është përpara, gardëroba jonë duhet të jetë e përgatitur edhe për ditët me shi. Në një ditë të tillë për shembull, do të ishte mirë të vishnit një këmishë të bardhë me mëngë të gjata, me prerje të ngushtë në mes, një palë pantallona treçerekëshe ose të gjata me penca para, si të meshkujve.

Kryefjala e kësaj stine është ekstravaganca, ndërsa pjesët plotësuese janë ngjyrat që theksojnë pamjen tuaj. ثshtë budallallëk që në plazh të mbani bizhuteri të vërteta, sepse rrezikojnë të prishen, të këputen ose të humbasin. Dhe përveç të tjerash, nuk janë në modë. Të mbash një komplet bizhuterish me gurë kur ke veshur një bluzë dhe një palë pantallona, ose rroba banje, është vërtet pa shije. Prandaj gjatë verës, por sidomos në plazh, këshillohet mbajtja e bizhuve.

Në verë mund të shohësh ngado vajza që mbajnë në qafë varëse plastike shumëngjyrëshe, me forma nga më të çuditshmet dhe me frymëzime gjeometrike nga më të ndryshmet.
E njëjta gjë mund të thuhet për byzylykët dhe vathët, të punuara me materiale të veçanta dhe tonalitete fluoreshente ose mat. Shumë në modë janë edhe bizhutë prej druri, veçanërisht byzylykët, që mund të vendosen tre njëherësh në dorë; nuk mbeten pas byzylykët me fije ngjyra-ngjyra, ku nëpër të kanë edhe ndonjë shkronjë, lule apo detaje të tjera prej ari ose argjendi, që preferohen shumë nga adoleshentet. Mbretëresha mbetet perla, që mund të përdoret në çdo rast dhe çdo ambient.
Mund të kombinohet me rroba të përditshme, por edhe kostume, fustane mbrëmje, pantallona të shkurta, të gjata, etj. Ngjyra e preferuar mbetet ajo gurkali.

g.shqip
 

Daisy

Anëtar i Respektuar
Une mendoj qe te gjithe kemi "defekte".... god knows une jam defekt totally:p
Pse duhet ti mbulojme ato?
Love yourselves people
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Nese deshironi te dukeni me te dobeta tek pjeset e kofsheve ose te fshihni tulin e tepert qe keni ne bel ,mund te vishni xhinse te zeza.Do te dukeni me te gjata dhe me te dobeta,si edhe si mund ti vishni me kepuc me pak tak.
Gjithsesi askush se ka trupin perfekt,askush sesht perfekt nkte jet.
 
Top