• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Rreziku i të qenët femër e shëndoshë franceze

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Për dekada, imazhi i grave pariziene të holla dhe me elegancë ka qenë standardi themeltar dhe sinonim i stilit. Kjo ka bërë që disa gra të tjera në Francë të ndihen jo rehat dhe të papërshtatshme.



Izabel, (Isabelle), një 50-vjeçare drejtoreshë e një galerie arti në Paris thotë: “C’est simple. Chic plus mince egale succes. (ثshtë e thjeshtë. Shik plus e hollë baras me sukses”.

Ajo po flet për gratë franceze dhe imazhin e tyre.

“Kjo është se si funksionon për gratë këtu”, shpjegon ajo. “Nëse je e shëndoshë, nuk do të marrësh vend pune. Por nëse ke siluetën – shik, ultra e dobët, elegante – pak a shumë ia ke dalë”.

Izabel është një përjashtim shumë i rrallë nga ky rregull – ajo në fakt është goxha e shëndetshme – por, duke qenë e vetëpunësuar, ajo ia del ta kapërcejë problemin. Izabel pëlqen të jetë mbi peshë në një shoqëri që është e fiksuar me elegancën dhe konformitetin.

“Të qenët e shëndoshë më bën mua të ndihem e lirë, megjithëse nuk arrij të gjej kurrë diçka për të veshur nëpër dyqanet e Parisit. E mbaj mend shumë mirë herën e fundit që u përpoqa, pamjen e tmerruar të shitëses. ‘Madam, unë natyrisht nuk kam asgjë këtu për ju’, ulëriti ajo”.

Ajo thotë se çdo grua franceze ndien se ka nevojë të humbë së paku 2 kilogramë dhe se biznesi i dobësimit në vend është i stërmadh. Farmacitë janë përplot me produkte që pretendojnë se sjellin mrekullinë dhe revistat e grave kanë një sasi të pafundme artikujsh me këshilla për dobësim.

Shumica e presionit që gratë franceze ndiejnë për të qenët e shëndoshë vjen nga një shoqëri që ka tolerancë zero ndaj mbipeshës. “Dhjami” është një fjalë turpi, një sharje. ثshtë e vështirë të gjesh mënyrën e duhur për ta thënë atë. Për fat të mirë ka shumë eufemizma të tjera nga mund të zgjedhësh.

Ajo që nuk është e dhjamosur apo e shëndoshë, është e rrumbullakët e fortë, solide, apo me veshje të trasha, një fjalë që përdoret edhe për shtresën e mbulimit të një çokollate, ëmbëlsire apo keku.

Ka një ide të vendosur mbi median që francezët e quajnë “anglo-saksone” se gratë franceze nuk bëhen kurrë të shëndosha. Ata thjesht ndjekin një seri rregullash mistike, nga nëna te vajza, që qeverisin të kujdesurit personal, sjelljen dhe, mbi të gjitha, të ngrënët.

Një dietë e balancuar. Shumë produkte të freskëta. Tri vakte në ditë. Asnjë ushqim shtesë. Ushtrime të rregullta dhe të përshtatshme. Asgjë me tepri.

Kjo është ajo çfarë çdo grua e arsimuar e Perëndimit duhet t’u mësojë fëmijëve të vet – si meshkuj, ashtu edhe femra, – pavarësisht kombësisë.

Megjithëse shumë gra ndjekin këtë regjim për të qëndruar të shëndetshme dhe me trup arsyeshëm të hollë, ne kemi edhe siluetën e hollë fare, për të cilën duhet të arrish gati në uri.

Ka shumë familje të shtresës së mesme në Paris, të cilat ulen në një vakt me zarzavate të përgatitura me avull dhe me një gotë çaj barishtesh në darkë për të shmangur mbipeshën.

“Nuk ka asgjë të mistershme këtu. Natyrisht gratë franceze shtojnë peshë”, thotë Sonia Fertshak (Feertchak), kryeredaktore e L’Encyclo des Filles, një revistë popullore për shëndetin dhe bukurinë për vajzat në moshën e adoleshencës.

“Por fakti është se ato nuk guxojnë dhe disa prej tyre do t’ia nënshtrojnë veten urisë për shkak se kjo shoqëri e konsideron femrën e shëndoshë si një dështim. Gratë e shëndosha shihen si budallaqe. Mendohet se jetët e tyre janë jashtë kontrolli, ato janë të shëmtuara dhe dështake të çuditshme”, shpjegon Sonia.

“Gratë kanë arritur shumë gjëra nga Franca deri tani – ne kemi një zë në politikë, kujdes të mirë për fëmijët, akses në vende pune – por në vend që të fitojmë më shumë vetëbesim, ne jemi gjithnjë e më të fiksuara me peshën dhe formën. Coco Chanel na çliroi ne nga korseja më shumë se 80 vjet më parë – por ne kemi rënë në një korse mendore në vend të saj – një siluetë që supozohet se përbën perfeksionin dhe që është e papërballueshme e shkakton çrregullime të ngrënies e shumë probleme”, shton ajo.

Kudo që dikush hedh sytë në Paris, ajo është atje, femra e idealizuar franceze, duke dalë me klas nga autobusët, nëpër reklama apo stacione metroje; e vogël, elegante dhe shumë e dobët; reklamimi i çdo gjëje nga të brendshmet te buzëkuqi apo sigurimet e makinave, madje edhe ushqimi – akullore apo parfe, madje edhe djathi i pasur franceze gjendet në gojën e saj e mrekullueshme gjysmë të hapur.

“ثshtë absolutisht një tirani”, thotë Marjorie, një 49-vjeçare drejtoreshë ekzekutive, e cila vetë është e hollë si laps. “Tirania e siluetës, e quajmë ne – por është një lloj ëndrre, sepse prezantohet si sukses i plotë. Nuk është si në Britani ku spektaklet televizive kanë gra të të gjitha formave dhe përmasave që bëjnë të gjitha llojet e gjërave. Unë e dashuroj atë të shëndoshën 55-vjeçare që puth burrat në buzë. Këtu nuk e sheh kurrë diçka të tillë”, shton ajo.

Marjorie punon pranë lagjes pariziene të Seint Denis ku ka një popullatë të madhe emigrantësh nga Magrebi. Ajo është e frymëzuar nga ato gra të shëndetshme dhe në mënyrën se si ato ecin.

“Ato janë shumë më tepër femërore sesa shiku ynë parisien”, thotë ajo, “por e vërteta është se nëse duan karrierë në këtë shoqëri, duhet që paraprakisht të dobësohen”.







Eufemizmat franceze për të qenët të shëndoshë

ronde (e rrumbullakët)

robuste (robuste)

forte (e fortë)

solide (solide)

dodu (me pulpë)

rondelette (topolake)

enrobee (me rroba)
G.shqip
 
Titulli: Rreziku i të qenët femër e shëndoshë franceze

E shendoshe eshte edhe moda lol

Tashi une i dua femrat elegante.... Shikoni @Bella e ka kap trendin e kohes lol
 

dangerous

Anëtar
Titulli: Rreziku i të qenët femër e shëndoshë franceze

Ku ka me mire se me bollik mor zot.................. Elegante ?
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: Rreziku i të qenët femër e shëndoshë franceze

Per ate gje qe e perdor un femren e preferoj elegante , se vuj nga shtylla kurrizore dhe mka then doktorri mos me ngrejt pesha . megjithate duhet qe cdo njeri te ndihet rehat me ate q i ka dhen zoti , ca i ka ber te holl e pa men ca te shendosh e me men , sti jep te gjitha i madhi ;).
 
Top