• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Rreziku i rikthimit të vizave

legjenda

Tetova

Eurodeputetja Tanja Fajon deklaron se nuk përbën rrezik rikthimi i vizave në zonën Schengen, por rritja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë sipas saj ka krijuar probleme shqetësuese. Ndaj Fajon kërkon nga qeveria që të marrë masa.

TCH: A përbëjnë shqiptarët me të vërtetë rrezik për azil në Schengen, në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit?

Tanja Fajon, raportuese për vizat, PE
: Nuk do të thosha se përbën rrezik sot, por ajo që dimë me siguri janë të dhënat e reja për azilkërkuesit shqiptarë në zonën Schengen, të ardhur më së shumti në Gjermani, që kanë pësuar rritje shqetësuese. Këtë vit po shohim një rritje që është domethënëse, ndaj do të doja të lajmëroja autoritetet vendase që shpresoj se po punojnë për të bërë gjithçka në mënyrë që mos të përballemi me situatën kur një vend anëtar kërkon pezullim të përkohshëm të regjimit të lirë, pa viza. Në Shkurt pamë një rritje prej më shumë se 100% krahasuar me Janarin. Sigurisht, po të shohim numrat e azilkërkuesve, nuk janë shifra kaq të mëdha, por janë shqetësuese. Shqiptarët më së shumti po kërkojnë azil në Gjermani, në Zvicër ose Britani të Madhe dhe tashmë në Bashkimin Europian, ne kemi një mekanizëm që do t'u mundësojë vendeve anëtare të rivendosin vizat. E unë nuk dua të shoh që të ndodhë kështu.

TCH: Kur bazohemi në raportin javor të vendeve anëtare ndaj FRONTEX, shohim dhe krahasime në mijra përqind. A mjafton kjo për Gjermaninë që t'i kërkojë Komisionit të zbatojë këtë mekanizëm pezullues me Shqipërinë?

Tanja
: Çdo vend anëtar mund të kërkojë rivendosjen e vizave për këdo nga vendet që përfiton sot nga regjimi i lirë. Kështu që ky rrezik ekziston, por nuk do të lëshoja alarmin. E rëndësishme është që Tirana, politikanët dhe autoritetet përgjegjëse, të punojë ngushtë me Brukselin dhe të bëjë vërtet gjithçka çfarë është e nevojshme në mënyrë që njerëzit të jenë në dijeni se ata nuk duhet udhëtojnë e të abuzojnë me rregullat. Ata nuk mund të kërkojnë punë. Sigurisht ka një numër njerëzish, të cilëve u justifikohet azili. Por në shumicën e rasteve, njerëzit kthehen forcërisht në atdhe e humbasin të drejtën e udhëtimit, duke vënë në rrezik të gjithë vendin. Për këtë arsye është e rëndësishme të parandalohen këto abuzime, dhe të sigurohemi të gjithë sepse ajo që shohim sot është dhe rritja e numrit të emigrantëve ilegal që dalin nga Shqipëria, dhe kjo kërkon vëmendje. Ajo që është e domosdoshme është që Tirana po bën gjithçka në bashkëpunim me Brukselin, sipas autoriteteve respektive, për të garantuar kufijtë, sigurinë e dokumentave e që të mos shohim se njerëzit abuzojnë me rregullat. Siç e thashë, ne jemi në një situatë të vështirë në Europë dhe e kemi këtë mekanizëm që vende si Gjermania do mund të kërkonin të hynte në fuqi. Por, e reja është se Gjermania javën e kaluar konfirmoi se do të listojë Ballkanin tek grupi i vendeve me origjinë të sigurt. Kjo do të shkurtojë kohën për procedurat e azilit, me shpresën se do të çojë drejt një situate ku më pak njerëz do të thyenin rregullat, apo më pak persona do të tentonin të abuzonin me sistemin.

TCH: Me ndryshimet në rregullore, çfarë procedure ndiqet më pas nëse përdoret ky mekanizëm?

Tanja
: Kur një apo disa vende anëtare vërejnë se ka probleme, një rritje të menjëhershme të azilkërkuesve, ata njoftojnë Komisionin dhe mund të kërkojnë për vlerësim. Sigurisht që Komisioni do të dërgojë ekspertët për të bërë vlerësimin dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, ata mund të arrijnë konsensusin, pa ndryshuar legjislacionin e pa e diskutuar fare me Parlamentin Europian, që brenda pak javësh të rivendosen vizat për Shqipërinë, apo këdo tjetër vend. Kjo është e mundur dhe tjetra që dua të përmend është se e gjithë paketa për regjimin e lirë të vizave dhe reciprocitetin është para Gjykatës së Drejtësisë së BE. Komisioni vendosi ta sfidojë para gjykatës këtë paketë për shkak të pjesës së reciprocitetit dhe abuzimit me aktet ligjore. Gjithsesi, ky mekanizm është në fuqi, edhe pse nuk kemi një vendim të prerë nga Gjykata.

Përgatiti Arta Tozaj

/ Top Channel
 
Katil

Antarë i Respektuar
Prralla
 
Tomka

Anëtar i ri
Une mendoj qe para se ti kerkoje qeverise shqiptare te marre masa (gje e cila sdiskutohet qe duhet ta beje), ti kerkoje llogari gjermanise cjane kto thirrje me autoporlant qe kerkojne mbi 1 milion puntor nga vendet e ballkanit?

Po i more ajken ktyre vendeve, mjek, mesues, inxhinjer, arkitekt etj cfare te ardhme kane kto vende kur i ke marre trurin? Dhe po ta shihni trendin e viteve te fundit nuk largohen ato me gjendje te dobet ekonomike, por po ikin ato me profesione dhe pune te mira ne shqiperi.

Po vazhdoi kshu e shpopulluan kte vend.
 
Daisy

Anëtar i Respektuar

Ballkani nuk eshte vetem Shqiperia
Tjeter gje eshte qe nga Shqiperia po ikin me shumice!
Pse mendon ti qe Po te ishte me
Mire ne shqiperi ai doktori do iki ne gjermani?
Hell no
Nuk bejne alamet jete ne gjermani jo
 
jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Te na le rinine qe po sdudjon ne shqiperi eu pastaj te ankohet per azilkerkuset...
E nese do te sapo diplomuaret le te marre edhe azilkerkuset se nuk le njeri shtepin e vet per sport!!
 
Tomka

Anëtar i ri
Ballkani nuk eshte vetem Shqiperia
Tjeter gje eshte qe nga Shqiperia po ikin me shumice!
Pse mendon ti qe Po te ishte me
Mire ne shqiperi ai doktori do iki ne gjermani?
Hell no
Nuk bejne alamet jete ne gjermani jo
Se kam fare ke pjesa ikjes, le te ikin nqf se shteti nuk i ofron 3 gjerat baze : Arsim, Siguri, Shendetesi.

Por mu sme pelqe politika qe ndjekin vendet e BE karshi ballkanit, dhe kte problem nuk e ka vetem Shqiperia, por e kane pothuajse gjithe vendet e ballkanit. Duam 1 milion puntor thote gjermani, o burra shqiptaret me 300 eur nxhep dhe bileten e autobuzit te prere dhe me vrap ne gjermani sepse kapaciteti intelektual aq eshte ktu ke ne. Kur shkon ne gjermani e kupton qe gjermanet kerkojne profesione te kualifikuara 🤔. Cfare te bej? Te kthehem ne shqiperi punen qe kisha e lashe, ato 2 lek qe kisha mbledh i shpenzova rruges, kshu qe po ja fus nje azil dhe dali ku te dali. Pastaj del gjermani dhe thote po na mbysin azilantet, normal qe do te mbysin sepse autoporlanti ka 5 vjet qe vetem puntor kerkon.

Ps. Doktorat ne gjermani paguhen mire, marrin deri 7 mije eur ne muaj. Por kjo per nje pjese qe kane formimin e duhur ska fare rendesi, pjesa me e madhe e ajkes nese do e quanim kshu ikin per te ardhmen e femijve, ashu sic sakrifikuan prinderit e tu per ty, sepse te ishte per ta edhe ne shqiperi jam i sigurte qe do ja dilnin te benin nje jete normale.
 
Kur gjermania Ben thirrje dhe kerkon punetore kaq apo aq nga vendet e ballkanit.
Nuk eshte aq e thjeshte te ikin me kete lloj rruge!
Mesa di une duhet nje kontrate pune pervec asaj
Duhet at least Level A in German po flas per puntoret e thjeshte pa per doctor u need more than that....
Dhe nese iken me kontrate pune shanci te kerkosh azil eshte zero!
Gjermania u be kohe qe nuk mban azilkerkues.

Pastaj po te kishin punen e mir ashtu sic je ti :p
Nuk ju bie mendja per gjermani sepse
ATA qe Kane te ardhura ne shqiperi, ne gjermani ikin vetem per nje weekend.

Dhe ajo pjesa e Ajkes nese ikin per te ardhmen e femijeve mua nuk me duken pa kapacitet intelektual
Gjithmone nese e mendojne keshtu.

Ps. Im ate me profession ka qene doktor.
Ktej ka bere pune te rendomta nga me
Te ndryshmet.
 
Ka ndryshu tani.
Nga 1 marsi nje shqiptar mund te shkoje ne gjermani dhe mund t'aplikoje tek zyra punes pa pas nevoje per kontrate, mjafton te provoje kualifikimin e profesionit dhe fiton kontraten e punes aty ku ata kane nevoje.

Ndersa ajo e gjuhes level A eshte e sakte, duhet.

Per pjesen e kapacitetit ndahen ne dy kategori:

Ato qe kane nje profesion te kualifikuar dhe nje pune te mire paguar ne shqiperi, por qe per te ardhmen e femijve sakrifikojne te emigrojne me kontrata pune te rregullta.

Dhe ata qe jane te vetdijshem qe kualifikime profesioni nuk kane, dhe qe azilin nuk e fitojne dot, por qe kane degjuar që në me pak se 6 muaj ste kthejne dot deri sa te shqyrtohet ceshtja azilit, dhe nderkohe ne kto 6 muaj do perfitojne ushqim falas dhe 300 eur ne muaj ne varesi te pjestarve te familjes. Kjo nuk eshte sakrifice per te ardhmen e femijve, kjo eshte ti marresh nqafe femijet dhe veten.
 
Mesa di une tani as 6 muaj nuk te mbajne, direkt ne bisht te avionit.

Pastaj kushtet neper azile Jan cop cop
Sinqerisht sot te rrish neper kampe ku rrine azilkerkuesit eshte vertet sakrifice e madhe!
 
Top