• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës, lihen në burg 5 arrestuarit/ Avokati i Elton Hajrit: Ai ka 3 vite që nuk shkel në resort

Rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës, lihen në burg 5 arrestuarit/ Avokati i Elton Hajrit: Ai ka 3 vite që nuk shkel në resort


Trupi gjykues ka dhënë masën arrest me burg për 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jak Prenga.

1580497252089.png



Për të arrestuarin e 5 Festim Bexhdillin, rëndon dhe akuza e fshehjes dhe asgjësimin e kufomës, ndërsa për Gentian Doci i cili është në kërkim do kërkohet po ashtu arrest me burg.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha pyeti dy nga avokatët e të arrestuarve pas vendimit të gjykatës.

Avokati Sokol Tahiri tha për klientin e tij Elton Hajrin se organi i Akuzës nuk arriti të paraqiste prova për të vetëteuar akuzën se ai ka fshehur viktimën.

“Akuza nuk kishte prova, as filmike madje që ta provojë, vetëm mjeti e fajëson atë, por Elton Hajri ka tre vite që nuk futet aty në resort”, tha avokati.

Jak Prenga u mor peng për shkak të një ngarkese të konsiderueshme kokaine që vëllai i tij kishte mbajtur të fshehtë dhe nuk e kishte dorëzuar në destinacionin ku i kishte caktuar banda ku bënte pjesë.
 

Comments

Top