• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Rregullat e dhenies dhe heqjes te armeve te zjarrit

WxP

Hidrauliku
Komisariatet e Policise ne rrethe, pajisin me leje per mbajtje arme zjarri dhe te ftohte, vetem personat juridik dhe fizike qe percaktohen ne aktet ligjore e nenligjore te permendura me lart.

Forma dhe permbajtja e lejeve te perhershme dhe atyre provizore, jane sipas modeleve te percaktuara. Ne leje nuk lejohet te behen shtesa e korigjime, ne rast te kundert, ato do te konsiderohen te pavlefshme dhe ndaj personit pergjegjes merren masa per heqjen provizore te lejes se armes deri ne verifikimin e plote te saj nga specialistet perkates.

Ne komisariatetet e policise ne rrethe, per dhenien dhe heqjen e armeve krijohet komisioni i perbere nga Shefi i Komisariatit te Policise- kryetar, Shefi i Policise Kriminale dhe Shefi i Policise Rendit - antare.

Komisioni mblidhet jo me pak se nje here ne muaj dhe kerkesat e paraqitura per dhenien e heqjen e armeve luftarake, sportive dhe te gjahut.

Komisioni i dhenies dhe heqjes se armeve ne komisariatin e policise, gjykon mbi bazen e dokumenteve te gjitha kerkesat e personave te parashikuar ne nenin 7, 11/2 dhe 12 te ligjit Nr.7566, date 25.05.1992 "Per armet", ne ligjin Nr.7604, date 10.09.1992 "Per disa shtesa ne ligjin Nr.7566, date 25.05.1992", neni 7, germa "V", ne ligjin Nr.8388, date 05.08.1998 "Per grumbullimin e armeve dhe municioneve luftarake", neni 16, germa 44 a" dhe "b", ne V.K.M. Nr.275, date 25.06.1992 "Per rregullat e administrimit e kontrollit te armeve per personat fizik e juridik", pika 4, 5 dhe 6.

Ne perfundim te shqyrtimit te kerkesave dhe dokumentave, arma konkrete jepet me leje te posaçme te firmosur nga shefi i komisariatit te policise.

Per drejtuesit dhe ortaket e shoqerive tregtare, vendas a te huaj, vendimi dhe leja firmoset nga Drejtori i Policise se Prefektures ne juridiksionin e te cilit ndodhet komisariati i policise ku ai ka paraqitur kerkesen

Autorizimi per blerje arme gjahu qe i jepet shtetasit pas miratimit ne komision, ka numer protokolli i firmosur nga titullari.

Dokumentat mbi bazen e te cilave gjykon Komisioni jane:

a. Kerkesa me snkrim e personit fizik apo juridik.

b. Deshmia e penalitetit.

c. Raporti mjeksor i neurologut ku percakton aftesine mendore.

d. Vertetimi i gjykates dhe prokurorise.

e. Dokumentin e leshuar nga qendra e punes, ku tregohet detyra apo funksioni qe ne baze te ligjit i takon te pajiset me leje per mbajtje arme.( vetem per rastet e parashikuara, ne nenin 7, germa ``ç `` te ligjit nr.7604, date 10.09.1992).

L اertifikaten personale te gjendjes civile me fotografi.

g. Fotografi me permasat 3x2 cm dy cope.

h. Per personat qe kerkojne leje per blerje arme gjahu edhe vertetimin qe eshte antarsuar ne shoqaten e gjuetarve.

Per punonjesit e MRP, SHISH-it dhe ushtaraket e Ministrise se Mbrojtjes do te kerkohen per t`u shqyrtuar ne komision per paisje me leje per mbajtje arme gjahu keto dokumente:*

a. Kerkesa me shkrim drejtuar Komisariatit te policise ku ka vendbanimin.

b. Shkresa (vertetimi) e personel-organizimit te organit ku ai eshte i inkuadruar organikisht.

c. اertifikata personale e gjendjes civile me fotografi.

d. Fotografi me permasat 3x2cm dy cope
 
Private conversations
Help Users
    Top