Rrëfimet tuaja: 20 gjeste emocionuese që mësuesit kanë bërë për nxënësit

Vajza

NocturnalMoron
Staf në FV.AL
Rrëfimet tuaja: 20 gjeste emocionuese që mësuesit kanë bërë për nxënësit

SHKRUAR NGA ANABEL




Rrëfimet tuaja: 20 gjeste emocionuese që mësuesit kanë

1. Në 9-vjeçare, mësuesi më dha shtypshkronjën e tij që unë të shkruaja poezi.


2. Më shkruante gjithmonë nëpër ese “Ndiqe ëndrrën”. Sot unë kam botuar dy libra.

3. Isha në vit të dytë në universitet dhe isha shtatzënë. Pedagogia më dhuroi një kostum për bebin.

4. Mësuesja e fillores më uron ditëlindjen çdo vit. Jam 24 vjeç.


5. Zyshë Bahria kujdesej çdo mëngjes që të pija qumështin, sepse kisha probleme me shëndetin.

6. Nuk më mori lekët e kursit, sepse e dinte që i kisha prindërit të papunë.

7. Po ikja në shtëpi dhe isha lagur nga shiu. Më pa, më ndaloi dhe më dha xhupin e saj.

8. Më dha lekët për në ekskursion, pasi thashë në klasë që nuk mundem të vij.

9. Merrte ushqim nga shtëpia për një nxënës që nuk kishte para të blinte ushqim.

10. Më dha lekët për të paguar fustanin e maturës, sepse e dinte që nuk kisha mundësi ekonomike.

11. Në vitin 1997, nisi lufta mes bandave në lagje dhe më mori në shtëpinë e saj mes krismave.

12. Na ka shpërndarë kartolina për fundvit, të punuara nga ajo vetë.

13. Kur kishim ditëlindjen, na nxirrte para klasës në mënyrë që e gjithë klasa të na këndonte këngën.

14. Më ka thënë “nëse do të kisha djalë, do të doja të ishte si ti”.

15. Në klasë të parë, pata një aksident dhe m’u desh të qëndroja tre muaj në shtëpi. Kur shkova në shkollë, shokët e mi i kishin mbaruar shkronjat. Mësuesja më ngriti në dërrasë dhe më dha të shkruaja një fjali të thjeshtë dhe më thoshte me zë të ulët shkronjat që nuk gjeja dot. Kur mbarova, më dha një arush, sepse e kishte si çmim për të gjithë nxënësit që shkruanin fjalitë pa gabime. Sot jam e diplomuar dhe arushin e vendos gjithmonë pranë diplomave, si trofeun tim të parë.

16. Mësuesi në gjimnaz na tha që do të na ofronte falas një udhëtim me klasën. E bëri që 3 nxënës që nuk kishin mundësi të paguanin, të mos ndiheshin keq. Normalisht që ne të tjerët paguam, ndërsa për tre nxënësit pagoi ai edhe pse kishte ekonomi mesatare. Por ata nuk e morën vesh kurrë.

17. Në klasën e tetë, u largova në Itali dhe mësuesja ime e muzikës, kur kuptoi se mund të luaja shumë mirë në tastierë, më pyeti si ishte e mundur. I tregova që kisha studiuar 8 vite piano, por nuk munda ta vazhdoja më sepse u largova nga Shqipëria dhe isha regjistruar në një shkollë jo për muzikë. Më pyeti nëse kisha dëshirë ta vazhdoja. I thashë po. Më shpjegoi që kishte mbaruar për piano dhe çdo ditë, për 1 vit rresht, më jepte kurse falas pas mësimit. Më siguroi edhe një vend ku të mund të studioja pasditeve. Pas një viti, më gjithë mundimin e saj, më regjistroi në konkurs për konservator. Pagoi për mua çdo taksë dhe më shoqëroi në konkurs. Pasi fitova, më regjistroi që të ndiqja studimet me një maestro të moshuar që kish qenë pedagogu i saj. Sa herë e kujtoj, mendoj që jam njeriu më me fat në botë që Zoti më solli një njeri të tillë dhe e dua shumë.

18. Mami im, çdo ditë pas mësimit, merrte 2 vëllezër të vegjël në shtëpi dhe i mësonte, pasi nuk dinin shqip. Ata kishin lindur jashtë dhe për arsye dokumentash i kishin kthyer. Ata edhe sot e thërrasin “mësuese”.

19. Bëri gjithë klasën të duartrokasë për mua për një ese. Ishte shumë motivuese. Isha 16 vjeç dhe e turbulluar. Që pas atij momenti, nuk i lashë mëkurrë orët e mësimit.

20. Mami im, kur ishte mësuese, për një vit rresht merrte në shtëpi pas mësimit një nxënësin e vet, të cilit i vdiq mami dhe i ati nuk kishte ku ta linte. Ai djali sot është 32 vjeç dhe i sjell lule çdo 7 Mars. Vjet e ftoi edhe në dasmë.
 

DeliriumMind

Deliricous is off 👋
U emocionova ❤

Kam pasur plot qe vetem mesues nuk ishin... por kam pasur dhe plot te tjere (domethene per mua ishin shum sepse vlenin sa per njeqind) qe me kan dhan force, kurajo por dhe dashuri sikur te isha bija tyre me plot kuptimin e fjales bije.

Nje prej tyre... 💔 sapo mori vesh qe isha shtatzane, kerkoi numrin tim te ca shqiptare te lidhur me familjen time qe tme uronte.
Nuk e prisja... pas gjith ktyre vitesh akoma interesohet per mu. Mesuesja ime e gjuhes italiane te klases te gjasht...

Un isha me e gjat se ajo... ajo e vogel dhe bjonde, me zbuste me nje fjale te embel. Kurse klases i uleriste eger. Me mbante ne hater, kot te them jo.
Heren e pare qe na dha per detyre te shkruanim nje faqe ditari, mbaj mend qe nderkoh qe po e lexonte, me therriti te tavolina dhe me ze te ulet me kerkoi te shkruaja akoma. Un nuk mbaj mend cfare kisha shkruajtur por me siguri dicka plot urrejtje dhe ankth...
Pas heres te dyt, me kerkoi prap dhe me tha: "cdo her qe do ndihesh keq, shkruaje dhimbjen dikur dhe te siguroj qe do te lehtesohet shpirti."
Kurr sja harrova fjalet.
Dhe eshte e vertet...

Zihej me mamin tim dhe i thonte: ku merr vesh ti. Un Adelen do e marr nshpi. Do ja prezantoj nipit tim do i fejoj bashk. Mos e sha gocen, ti thjesht nuk e kupton dhe sdo ta pranosh boten e saj
Ahhahahaajaha
Sa te shajtme ka henger ❤
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Edhe mu me kan dasht shum 🤣🤣 mbaj mend aty te vitet 90 pat ardh nji shoqat suedese pat sjell ndihma canta lapsa me shum ngjyra per te gjith shkollen ,un I shkreti nga gezimi kcej siper bankes 🤣🤣 ajo u thye ne mes kam kalu gjith vitin me bank te thyme sa u habitsha babammm per tok tan klasa tu qesh.Se gati qesh tu harru skam aspak respekt per shum mesues te para viteve 90
 

DeliriumMind

Deliricous is off 👋
Nje tjeter, i gjimnazit viti I dyt❤
- me thuaj gjith ankesat qe ke per gocen time
- ankesa?! Ne fakt kam. Si è ke rritur?
- plot sakrifica dhe kurr nuk u be njeri.
Ai ngrys vetllat... dhe me shikon mu drejt per drejt ne sy qe bej nje buzqeshje te sforcuar.
- un doja te beja komplimenta
- po tallesh apo cfare?
- jo, vertet. Ajo i jep leksione shokeve gjat orarit te fiskultures dhe pushimit qe mos te ngelin ne klas. I kalon pergjigjet e provimeve dhe une bej sikur nuk shikoj sepse ajo prap si prap do e gjente menyren per ta bere edhe sikur un ta denoja. Eshte e vetmja femer mes 30 cunash dhe i mbaj prej balls.

❤ idealist. Kontroversial. Jasht rregullave dhe nje forc e natyres. Besonte dhe vazhdon te besoj te shkollimi.
 

DeliriumMind

Deliricous is off 👋
Edhe mu me kan dasht shum 🤣🤣 mbaj mend aty te vitet 90 pat ardh nji shoqat suedese pat sjell ndihma canta lapsa me shum ngjyra per te gjith shkollen ,un I shkreti nga gezimi kcej siper bankes 🤣🤣 ajo u thye ne mes kam kalu gjith vitin me bank te thyme sa u habitsha babammm per tok tan klasa tu qesh.Se gati qesh tu harru skam aspak respekt per shum mesues te para viteve 90
🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣
Kurse un I thyja sepse i kapja i perplasja kur kisha nerva ahahaa ( ne shqiperi)

Ne itali kisha fiksim dyert... badabum me shkelma 🤦‍♀️
Kur e mendoj se sa e but dhe jam qullos sot, sme besohet.
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣
Kurse un I thyja sepse i kapja i perplasja kur kisha nerva ahahaa ( ne shqiperi)

Ne itali kisha fiksim dyert... badabum me shkelma 🤦‍♀️
Kur e mendoj se sa e but dhe jam qullos sot, sme besohet.
Ke lan sherret po ke fillu letersin sa shkrun moj njiri 🤣🤣
 

DeliriumMind

Deliricous is off 👋
Kam pas njonin ne vit te tret te gjimnazit.
Ishte si bud spencer.
Hynte ne klas dhe na shante.
...
Para se tna shpjegonte, shkruante ne tabel ushtrime ne lidhje me ate qe duhet te na mesonte 🤣🤣🤣🤣🤣
Pastaj thonte:ju jeni budallenj... pse te humb koh duke folur? Shkoni korrni grurin. Aty e keni librin. Lexojeni

ahahahahhaha
Dhe pastaj shkonte ja 10 her brenda nje ore me henger mceftas te dhoma (sgabuzzino) qe ishte te klasa ( un fbi hahahah)

Kur patem takim me prindrit, i thot mamit tim:"goca eshte inteligjente por nuk aplikohet"... "ulet kembkryq ne provim dhe as nuk e hap fare provimin. E sposton te cepi bankes dhe limon thonjt dhe pastaj ven maniqyr"

🤣🤣🤣🤣

😡
- po ti kur do fillosh te besh leksion dhe mos te hash panine mceftas?

Spo te them se si u acaru mami im dhe sa nerva kisha un ahbananaanahahah

Qe ate dit jemi bo shok ❤ me therriste te tavolina vet dhe me shpjegonte leksionin vetem mu 🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

Dhe un me pas ja shpjegoja klases si capo classe qe isha.

🤦‍♀️🤷‍♀️
 

Endrra

VIP
' turperimi" para shkolles se mesme dhe 8 vjecare ..
Ne kl te 7 .. me zgjodhen si nxenese e dalluar per te nderuar deshmoret tek lapidari.
Nje mesuese nga zona ime qe kish ardh ate vit , i pershperit mesues Xhemalit ( cben ajo atje ?!.. ka xhaxhain ne amerik).
Natyrisht me ulen mes gjith shkolles a thu se isha kriminele.
Mesuesja jep mesim edhe sot .
Skam asnje sodisfaksion per mesueset aso kohe .. shumica skishin edukaten minimale..
Mbaj mend kur hanin buk me gjalpe ne pushim ne dimer ... ndersa shume nxenes nuk ngopnim barkun me buk .
Nderkohe po keta urdheroheshin te mblidhnin thalbat e ullinjve qe peshtynin mesueset .
Apo kur bertisnin si histerike ca mesuese fiskulture .
Duke na ulur ne vajzave me fjale te ndryshme e per vete kishin vajt nga 40 vjec pa martuar.
Pervec nendrejtorit te shkolles qe me jepte hakun dhe me motivonte ne letersi .. smaj mend qe te me ket motivuar mesues/ mesuese ... si nxenese e urte dhe e disciplinuar nuk ka pas kush nevoje te merret me mua shume... pra kane ber detyren.
 

DeliriumMind

Deliricous is off 👋
' turperimi" para shkolles se mesme dhe 8 vjecare ..
Ne kl te 7 .. me zgjodhen si nxenese e dalluar per te nderuar deshmoret tek lapidari.
Nje mesuese nga zona ime qe kish ardh ate vit , i pershperit mesues Xhemalit ( cben ajo atje ?!.. ka xhaxhain ne amerik).
Natyrisht me ulen mes gjith shkolles a thu se isha kriminele.
Mesuesja jep mesim edhe sot .
Skam asnje sodisfaksion per mesueset aso kohe .. shumica skishin edukaten minimale..
Mbaj mend kur hanin buk me gjalpe ne pushim ne dimer ... ndersa shume nxenes nuk ngopnim barkun me buk .
Nderkohe po keta urdheroheshin te mblidhnin thalbat e ullinjve qe peshtynin mesueset .
Apo kur bertisnin si histerike ca mesuese fiskulture .
Duke na ulur ne vajzave me fjale te ndryshme e per vete kishin vajt nga 40 vjec pa martuar.
Pervec nendrejtorit te shkolles qe me jepte hakun dhe me motivonte ne letersi .. smaj mend qe te me ket motivuar mesues/ mesuese ... si nxenese e urte dhe e disciplinuar nuk ka pas kush nevoje te merret me mua shume... pra kane ber detyren.


Un kater vit shkoll kam bo ne shqiperi dhe nuk kam asnje kujtim pozitiv nga mesueset.
Me pelqente njera vetem sepse ishte e vetmja ne gjith shkollen qe rrifte mes klases personin qe vitin me pas, desh me la vdekur!
Me detyronte te ulesha ne bank me te, me ate kafsh qe vinte ne shkoll me thik dhe arme dhe shkonte kercenonte nje goc te klasa tjeter (i binin te fiket cdo here... imagjino traumen).
As drejtori skishte byth me nderhy.
Ne klas te katert qe ajo iku ne tirare, mu lut me lot ne sy nje shoqe me 2 bishtaleca te verdha qe te ulesha me te sepse kishte frik ate njeri (ai do ulej mbrapa). Nuk munda ti them jo dhe pse kisha vertet shum frik sepse ai me kishte fiksim dhe cfare nuk bente per tme provokuar.. dhe kam duruar me shum se nje ore pa hap goj dhe pse ngacmonte deri kur ma ka kercit fort me vizoren prej druri ne kok. Hapu dheeeeeee
Klasa e tmerruar, shoqja i uleriste mesueses duke qajt, un... rifillova te marr perseri frym pasi me kishte perplas pertok. Sme kan ikur shenjat ne fyt prej ditesh...
Dhe jo vetem kaq.
Po kjo mesuese, eshte mcefur kur ka ardh mami i ktit fenomeni sepse pas asajt qe me ndodhi, kishin ardhur gjith prindrit e tjere te nesermen (jasht te oborri. Un sdija gje. Me therriten cunat e klases per te me thene qe ishin nga ana ime. Qe nuk isha vetem... u habita. Sepse dhe un I rrifja te gjith cunat e klases) dhe 2 prej prinderve ja kishit fut me shpull ktit cunit.
Natyrisht, un isha teper krenare per tu mcefur dhe pse klasa dridhej dhe me thonin te futesha posht bankes. Ajo 120 kg ndoshta... 3 burra qe e mbanin me zor qe mos te hynte te klasa. Drejtori ruante mamin tim sepse ka qen duke e vra.
Hyri, me ka shajt ku ska mo, kam henger shpulla ne surrat pa ul asnje sekond hunden, me ka terheq nga bishtaleci por hic... akoma me keq me temperamentin qe kisha. Isha e acaruar ne kulm sepse me shante mamin dhe i pergjigjesha nderkoh qe me dilnin edhe qurrat nga lotet qe nuk frenoja dot🤦‍♀️
Iku ajo, shajta keq mesuesen, tentuan te me afrohen shoket por kam ulerit aq fort dhe kam perplas banken aq shum, sa qe nuk mbaj me mend gje pervec se jam ul te cepi klases deri sa mbaruan leksionet.
Ps: gjall jemi. Por mu me valon akoma gjaku kur mendoj qe kurr nuk u hakmarra. Qe kurr babi im nuk e morì vesh(nuk jetonte me neve ato vite). Dhe akoma me keq, pse keto persona qe donin te na vrisnin, me kerkuan falje pasi pyeten per mbiemrin tim.
Cdo gje u arkivua. Ky trimi me dilte perpara dhe me thonte "pse sme do ti mu"
Nderroja rrug mes bankave dhe ai me peshtyente perdit mu te e imja.


Pastaj me thon: pse je kaq e eger.

Nuk mbaj mend asgje tjeter pozitive 🤦‍♀️
 
Top