Romani “I huaj”, absurdi dhe ekzistencializmi.

Romani “I huaj” e shkruar nga autori Albert Camus, fitues i cmimit Nobel ne letersi te vitit 1957. Albert Camus konsiderohet nga shumica si nje filozof ekzistencialist, por ai vete nuk e quante veten as filozof dhe as ekzistencialist por thjesht nje artist me prirje mendimtari. Ai parapelqente te shkruante cikle rreth nje argumenti te caktuar duke u shkruar ese, romane dhe drama. Romani qe po trajtojme ben pjese ne ciklin e Absurdit bashke me esen “Miti i Sizifit” dhe dhe dramen “Kaligula”.
Cfare eshte absurdi si koncept filozofik dhe si lind?
Absurdi eshte nje koncept filozofik qe Albert Camus me shume se te tjere ka ditur ta artikuloj dhe ta beje te qendrueshme. Absurdi lind atehere kur njeriu i cili eshte i mbushur me pyetje te medha per te cilat kerkon pergjigje, ndeshet me heshtjen e pafund te kozmosit. Ai eshte i vetem, pa Zot dhe i lire per t’i zgjidhur vete ankthet te jetes. Njeriu vet ka nje vetdije qe aspiron te pafundmen dhe te rroke kuptimin e thelle te gjerave, por eshte i kufizuar fizikisht dhe i detyruar te perballet me vdekjen. Keshtu cdo gje e humbet kuptimin, dhe lind vuajtja, manifestim i absurdit.

Eshte e veshtire ta perkufizosh absurdin, pasi ne rradhe te pare absurdi eshte ndjeshmeri. Ekzistencializmi shkon pertej modes e te qenurit te tille qe shpertheu ne vitet e pasluftes ku te rinjte me nje pertaci te madhe mendore e gjenin kete si nje strehe a maske per t’u dhene pergjigje pyetjeve te medha me fjali te mesuara permendsh si “ Jeta eshte e pakuptimt...” pa artikuluar dhe pa kerkuar thelbin e tyre. Kjo filozofi i ka rrenjet e saj qe te Pascal, me pesimizmin e tij, me pas u zhvillua nga Kierkegaard dhe Schopenhauer si kunderpergjigje ndaj filozofise hegeliane, do te zhvillohet Friedrich Nietzsche me pas nga filozofi gjerman Martin Heidegger, nga Jean-Paul Sartre dhe Simone de Beauvoir. Kjo filozofi do te ndikoi edhe te shkrimtar si Dostoyevski, Franz Kafka, Becekett dhe te vete Camus.

Ne romain “I huaj” absurdi vendoset ne mes te shoqerise. Personazhi kryesor, Mersoi, i cili jeton ne Algjeri ne kohen kur ajo ishte ende koloni franceze dhe eshte nje punetor i thjesht i nje agjencie, eshte edhe rrefyesi i ngjarjeve ne roman. Ngjarjet nisin me nje telegram qe Mersoi merre nga azili ku ndodhei nena e tij, telegrami shkruan: “Nena vdiq. Varrimi neser. Ngushellime te sinqerta.” Me keto lloji fjalish, si te telegramit, eshte i shkruar gjithe romani, pa perdorim figurash sitilistike. Mersoi thjesht rrefen ngjarjet dhe ndodhite njera pas tjetres pa futur ne mes arsyet e veprimeve te tij qe te ndikoje te lexuesi. Ky eshte sinqeriteti qe perfaqeson menyren e qasjes qe Mersoi ka ndaj jetes, si nje spektator, ai vetem i peson ndodhit. Ai nuk do te qaj dhe do te refuzoje te shohi trupin e se emes, diten tjeter do te shkoj me te dashuren e tij ne plazh e do te shohi nje film komik. Te gjitha keto veprime dhe menyra sesi tregohen e shfaqin qarte karakterin e Mersoit, si personifikimi i njeriut qe ka rrokur absurdin e jetes qe ka lindur nga perballja e tij me vdekjen, ai eshte i huaj ne bote, nuk vepron me paramendime, dhe nuk e merre pergjegjesin per veprimet e tij, por i duhet te mbaje pergjegjesi per vrasjen. Ai do ta dekurajoje mikun e tij nga kryerja e vrasjes duke i marre revolverin, por me te njejten arme do ta kryeje vet vrasjen, me nje ndjesi sikur ishte Dielli i forte qe i binte ne sy qe e shkrehu kembezen dhe jo ai. Mersoi do te cohet ne gjyq , dhe aty do te ndihet me i huaj se kurre, me gjykates qe do ta konsiderojne si nje njeri me nje zemer te lige duke u bazuar edhe te ate qe kishte bere kur nena e tij vdiq dhe nga menyra se si nuk mbrohej ne gjyq, e denojne me vdekje. Edhe vdekjen e tij qe pritet te vije ai e perjeton si nje i huaj, sikur arsyet per te cilat e denojne nuk i perkasin, por gjithashtu ketu perballet me heshtjen dhe mosperfilljen e botes dhe kupton se ka qene gjithnje i lumtur. I lumutur per cfare? I lumtur pas qenia e tij dhe jeta qe bente dhe po bente ishin ne harmoni te plote.

Ky roman pervec absurdit, ngre pyetjen nese jane ne te vertete organet e drejtesise, institucione per rehabilitimin e njerezve apo vegla per ta shtypur e azgjesuar njeriun? Ne e njohim Merson si fajtor por jo per arsyet qe paraqiten dhe ne ate mase per t’i dhene denimin me vdekje. Autori ka marre nje nga mijra rastet ku jeta kositet. Romani “I huaj”eshte nje proteste e madhe kundra vdekjes.
“Ne jemi te denuar per te qene te lire”- ka thene Jean-Paul Sartre dhe duhet te marrim te gjitha pergjegjesite per ate cka bejme, por me denimin me vdekje njeriut i mohoet e drejta dhe liria e tij me e madhe, ajo per te jetuar.I huaji-A.Camus.jpeg
 
Top