Roma – Juventus, sonte sfida më e rëndësishme e Serisë A

cent

...Lontano
Roma dhe Juventusi, dy kryesuesit e Serisë A, do të përballen sonte në “Olimpico”, në atë që është quajtur ndeshja më e rëndësishme e këtyre 25 javëve kampionat.
romajuve-620x353.jpg
Edhe pse luan në transfertë bardhezinjtë do të kërkojnë të thellojnë diferencën me romakët, ndjekësit e tyre më të afërt në tabelën e renditjes.

Kampionët në fuqi kanë një avantazh prej 9 pikësh nga skuadra e Rudi Garsias.

Në një konferencë për mediat italiane, trajneri i Juves Masimiliano Alegri, tha se pavarësisht fatit të saj, nuk do të jetë kjo përballje ajo që do të vendosë për titullin kampion.

“ثshtë një ndeshje shumë e rëndësishme për kampionatin, por jo thelbësore. Do të ketë edhe 13 ndeshje të tjera pas kësaj. Kampionati është ende i gjatë dhe të mos harrojmë që edhe Napoli po afrohet”, tha Alegri.

Më tej ish-trajneri i Milani tha se ndeshje e sotme duhet të jetë një reklamë për futbollin italian dhe duhet të shërbejë për rritjen e imazhit të Serisë A.

“Pas mbrëmjes së të hënës, futbolli italian duhet të tregojë se vazhdon të mbetet në nivele të larta. Europa dhe bota duhet të na gjykojnë pozitivisht duke u nisur nga ajo që do të tregojmë në fushë”, u shpreh trajneri i Juventusit.

Ndryshe mendon trajneri i Romës Rudi Garsia kur është fjala për titullin kampion. Ai tregon se ka hequr dorë prej tij, madje kritikuar veten për entuziazmin dhe sigurinë e treguar në fillim të kampionatit për titullin kampion.

“Fola për titullin për të rritur ambiciet e skuadrës, por u ndëshkova për mendjemadhësinë time. Në lidhje me ndeshjen, nuk e di nëse do të nisemi si të barabartë ndaj Juventusit, por di që objektivi i vetëm për ne është fitorja”, deklaroi Garsia.

Ndeshja do të luhet në orën 20:45 dhe sipas medieve italiane biletat për në stadium janë shituar të gjitha. Kapaciteti i “Olimpico” është 70.624 ulëse.
/Shekulli
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Roma – Juventus, sonte sfida më e rëndësishme e Serisë A

Cent ku je more flori djale, m ka marr malli :)
T pershendes
 
Top