• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Rilindje edhe për PD-në

WxP

Tech
Arben Rrozhani
-Me përjashtim të Kukësit, që ka mbetur “blu”, harta e Shqipërisë nga skaji verior në atë jugor, nga Lindja në Perëndim është bërë “mavi”. Një fitore e tillë plebishitare, që nuk ishte menduar as në ëndrrat më të bukura të "Rilindjes”, sot është realiteti që vjen dhe konfirmohet pas çdo kutie të numëruar me vota dhe që nesër do të jetë shumica e ardhshme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Koalicioni i majtë i udhëhequr nga aleanca PS-LSI, ia ka arritur synimeve paraelektorale, për të marrë deri në 80 mandate deputetësh dhe ka shumë gjasa që të ketë më shumë. Por në kampin tjetër, llogaritë nuk kanë dalë: PD-ja, ajo që duhet të ishte bërthama dhe boshti i fitores të së djathtës në zgjedhjet e 23 qershorit tashmë është konfirmuar një parti në dekadencë, që në vend të fitores së shumë premtuar nga lideri i saj, ka marrë ndëshkimin shembullor nga populli shqiptar. Nësër nuk është habi, që në karriget e deputetëve të jenë po aq deputetë të PD-së, sa ç’nuk kanë qenë asnjëherë në historinë e PD-së; ndoshta po aq sa pas zgjedhjeve të para pluraliste të marsit 1991, kur ajo hynte si opozita e parë që thyente monopolin e partisë-shtet. Kjo gjendje e mjeruar ku e katandisi PD-në lidershipi i saj punisto-stalinist duhet të jetë edhe hapi i parë i Rilindjes së partisë, që ishte dallëndyshja e parë e pluralizmit në Shqipëri dhe që pas dy dekadash u shndërrua në korbin e miliona shqiptarëve. Dhe kështu duhet kuptuar gjendja e sotme e PD-së së drejtuar nga Sali Berisha dhe njerëzit që ai ngriti dhe promovoi nën hijen dhe stilin e vet. Kur në 2005 ai rierdhi në pushtet, u harruan si me magji të zezat që i kishte sjellë vendit, gjatë zhbërjes së shtetit në vitet 1992-1997, shkatërrimit moral dhe material. Sepse u premtuan duart e pastra dhe çuarja e vendit në Europë; atë mision që PD-ja e 12 dhjetorit 1990 e kishte degdisur në vjedhjen e standardeve të demokracisë prej marsit 1992, rikthimin e partisë-shtet, vjedhjen e 1.2 miliardë dollarëve kursime të shqiptarëve nga piramidat financiare, grabitjen e votave në 26 maj 1996 dhe masakrimin e opozitës në shesh dy ditë më vonë. Pas marrjes së mbi 4000 jetëve njerëzore në trazirat e marsit 1997 dhe situatës kaotike, që nuk i është ndarë vendit pas rënies së shtetit, qeveria e Berishës nuk do të hiqte dorë nga përgjakja e popullit që e kishte votuar, duke e vrarë përditë me keqqeverisjen e që ktheu në 2013-ën, në një popullatë që llogarit bukën e gojës dhe mbush defterët e veresies. I vrau në Gërdec në 15 mars 2008, ndërsa punonin për bukën e gojës dhe i ekzekutoi më 21 janar 2011, ndërsa kërkonin një qeverisje të drejtë dhe të ndershme. Përballë këtij populli ishte një kastë e korruptuar, e zhytur në luks dhe pasuri të pamatshme, që vetëm nesër do të zbulohet, (sigurisht nëse do të ketë hetime serioze anti-korrupsion), e cila harroi se po shfrytëzonte të mirat materiale të vendit, se po grabiste edhe bukën e gojës së qindra mijëra familjeve, të cilave edhe në ditët e fundit të fushatës elektorale, në mënyrën më kriminale iu kërkua që të votonin partinë në pushtet, për të marrë lëmoshën e qeverisë. Përgjegjësit? Sigurisht jo ai elektorat, tashmë minorancë që votoi për PD-në. Ai duhet kërkuar te selia e qeverisë shqiptare, atje ku ishte prej tetë vitesh edhe selia e PD-së. Te Berisha i pari, që pronësoi të gjitha pushtetet, që u bë diktatori i fundit komunist në gjithë ish-Lindjen komuniste të dekadës së parë të shekullit XIX, që mblodhi në një dorë të gjitha fijet e pushtetit, që deri ditën e votimeve nuk diti të garantojë një proces elektoral votimi dhe numërimi pa gjak e pa përpjekje për manipulime. Pastaj me radhë, piramida politike e partisë-shtet, me ministra që mbanin funksione politike dhe që u bënë çifligarët e vendit, spahinjtë që kontrollonin ngastrat e pushtetit ekonomik, deri te kryeparlamentarja që ishte bërë simboli i zi i sekretares politike alla Diktaturë. Prej riformatimit të qeverisë së ardhshme të së majtës, dhe nisjes së qeverisjes së premtuar, vendit i duhet një opozitë serioze dhe e përgjegjshme, që pushteti i ri të mos ndjekë kursin e atyre që po ikin. Dhe këtë nuk mund ta bëjë klani i Berishës që mbajti peng për 23 vite PD-në dhe të djathtën shqiptare, por të rinjtë e PD-së, shpresa dhe imazhi i demokratëve të papërlyer me krimet politiko-ekonomike, të cilët pas një vdekjeje të ngadaltë të partisë së parë opozitare, do t’i japin asaj shansin e Rilindjes.

Shekulli Online
 

Attachments

Top