• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

UPDATE 20:31 - Lojtaret jane duke bere nxemje ne Qemal Stafa per te filluar pas nje ore e 30 minutash thuajse nderprerje te energjise elektrike, pjesen e dyte te ndeshjes Real - Gramozi.
Njoftohet se ne fushe kane dale me ne fund edhe lojtaret e Realit qe kane qene te detyruar te vishen e te zhvishen disa here, nderkohe qe pak minuta para rikthimit te energjise, ata u bene gati te largoheshin.
Ne tribunen VIP eshte edhe vete ministri i Energjetikes. Situata eshte vertet komike, por edhe e turpshme per vendin tone duke patur parasysh jehonen dhe ironine qe do shoqeroje kete lajm neser ne mediat sportive te botes.
Pjesa e pare e ndeshjes perfundoi 1 me 1 me gola te Xhafes dhe Kakase.

********


UPDATE 20:25 - Vijne dritat ne Qemal Stafa por gjendja eshte e turbullt. Ne fushe jane vetem lojtaret e Gramozit, nderkohe qe priten te dalin lojtaret e Realit. Dritat u rikthyen pas 1 ore e 24 minuta.


******

UPDATE 20:07 - Gjendje kaotike ne Qemal Stafa. Gazetari i Shekullit i pranishem ne stadium, njofton se autobusi i Realit ka mberritur para dyerve per te marre lojtaret e huaj, nderkohe qe forca te shumta policie, mbajne turmen e njerezve qe deshiron te dale nga stadiumi, por qe nuk mund te dale pa dale futbollistet.
Temperaturat e ulta ne Tirane e bejne edhe me te veshtire pritjen. Nje lajm ende i pakonfirmuar zyrtarisht thote qe drejtori i stadiumit eshte shkarkuar.

******

UPDATE 19:15 - Nje incident me energjine elektrike duket se e ka bere disi qesharake situaten ne ndeshjen mes Real Madrirdit dhe Gramozit qe po zhvillohet ne Tirane.
Sapo skuadrat kane tentuar te dalin ne fushe per pjesen e dyte nje black-out total e ka zhytur ne erresire stadiumin kryesor te vendit.
Pjesa e dyte duhet te fillonte qe ne oren 19, por ora tani shenon 19 e 28 dhe megjithese OSSH ka nisur nje grup eksterptesh, energjia ende nuk eshte rikthyer



*****

Real Madridi ka zbarkuar rreth orës 12.45 në Tiranë për ndeshjen me Gramozin e Ersekës, që nis në orën 18.00, në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".

Pasi janë sistemuar në hotel "Sheraton" në Tiranë, Krostiano Ronaldo, Kaka dhe trajneri Pelegrini kanë dhënë një konferencë shtypi.

Sikurse duket, Reali i Madridit do të ketë edhe një "axhendë politike" në këtë vizitë në kryeqytetin shqiptar.

Pas drekës, Presidenti i Republikës, B.Topi, do të presë në selinë e presidencës kreun e klubit madrilèn, Florentino Perez, gjë të cilën më pas do ta bëjë në Kryeministri edhe kryeministri i vendit S.Berisha.



1 000 forca sigurie kujdesen për Real Madridin

Në hollin e hotelit ku është akomoduar skuadra e njohur madrilène ka rreth 1000 forca sigurise, që janë të caktuar për të mbikqyrur mbarëvajtjen e qetësisë dhe rehatisë së Realit. Ata janë në dispozicion të cdo nevoje apo kërkese që mund të ketë një lojtar apo anëtar i stafit shoqërues të "galaktikëve". Për më tepër, siguria e hotelit ka punësuar tri kompani "security" për të qenë sa më praën lojtarëve të ekipit të bardhë. Prej dy ditësh më parë, këto forca e kanë inspektuar rregullisht hotelin,nga afër, për t'u siguruar se nuk ka asgjë të pazakontë. Në orën 14:00, kishte rreth pesëdhjetë oficerë të sigurisë në hollin e hotelit. Ata kanë mbikqyrur në afër çdo lojtar, sa herë që ata kanë lëvizur nga dhoma e tyre.




**************************************
SHTYPI I HUAJ:

Udhëtimi i çuditshëm i Real Madrid

Ashish Sharma

Pseudonimin e ka Kupa e Naftës, por Real Madrid duket se do të fitojë një trofe shumë më herët se Barcelona në vitin 2010. Në fakt kjo do të ndodhë në nisje të së mërkurës mbrëma.

Gjigantët spanjollë do nisen për një tur të çuditshëm në Shqipëri, të mërkurën, për të luajtur një ndeshje të vetme për kupën Taçi Oil International.

Ndeshja supozohej se do të luhej gjatë pushimeve dimërore, por nuk ndodhi kështu. Në fakt do të luhet në mesjavë, në mesin e rrugës së La Ligës, pas një javë në të cilën Los Blancos panë Barcelonën që të shkëputej me pesë pikë në krye, pas humbjes së Realit me Athletic Bilbao.

Prandaj ka nga ata që vënë në pikëpyetje vendimin për të luajtur një ndeshje miqësore në këtë kohë. Por ndeshja do të sjellë shumën e pabesueshme prej dy milionë eurosh në arkën e klubit, vetëm për 90 minuta pjesëmarrje. Ndeshja është organizuar nga Rezart Taçi, pronari multimilioner i kompanisë Taçi Oil, që dëshiron të shohë Real Madridin dhe yjet e këtij ekipi të luajnë në vendlindjen e tij. Real do të ndeshet me një skuadër nga Shqipëria.

Plani i udhëtimit i Madridit është tejet i ngjeshur. Klubi do të largohet nga kryeqyteti spanjoll në orën nëntë të mëngjesit. Ndeshja do të zhvillohet në orën gjashtë pasdite, menjëherë pas kësaj, ekipi do të fluturojë sërish për në Madrid dhe nuk pritet të kthehen në Barajas deri të enjten në mëngjes. Do të ketë një seancë stërvitore po në këtë ditë për tu përgatitur për përplasjen e së dielës në shtëpi, kundër Malagës.

Jo pa shkak, kritikët kanë ngritur zërin për vendimin për të luajtur një ndeshje të tillë në këtë moment. Kritikët e presidentit të klubit, Florentino Perez, që do të shoqërojë ekipin, do ta përdorin këtë si një shembull se si ai merr vendime vetëm për marketing e para, sesa për arsye të vërteta futbollistike.

Pjesë e marrëveshjes është që yjet kryesore të klubit, duhet të jenë aty. Ronaldo, Kaka, Benzema dhe Alonso pritet të jenë në lojë.

Tifozët e Madridit, të cilët nuk do kenë shans të ngjiten pranë radios, apo të kërkojnë çmendurisht në kanale televizive për të parë ndeshjen, pa dyshim që do rrinë me shpresën se asnjë lojtar nuk do dëmtohet.

Por të paktën ndonjë prej fansave sheh dhe anën qesharake të gjithë kësaj, ndërsa thotë: "Barça mund të ketë fituar gjithçka, por ne të paktën do vijmë në shtëpi me Kupën e Naftës!"

Megjithatë, pas asaj humbje kundër Athletic Madrid, edhe një gjë e tillë nuk është krejtësisht e garantuar.

Shekulli

Me falni se eshte nje teme sportive por e vendosa tek aktualiteti nqs duhet levizur, levizeni.
Hahaha vijne yjet dhe nuk kemi nevoje per drita hahaha na tuprperuan qe u befshin lemsh keta debila hahaha
 

G@M3-0V3R

Antar Aktiv
Titulli: Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

nuk e di ca eshte kjo pune, vjen real madrit, kurse dikush ndal dritat ne stadium??? pse duhej te ndodhte kjo??? kush perfitoi??? (gol per realin :p sa po e shkruaja kete)
 

abstraction

Carpe Diem
Titulli: Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

Lan Nam keto idjotet, nuk eshte funny anymore. Lol
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

SHum per te qeshur ,por esht eper te qar ne ket rast turp.
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

na turperuan
viti 2010 pas krishtit ne skemi akoma drita
 
Titulli: Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

Po gjenerator s'kishte aty :p
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

na turperuan
viti 2010 pas krishtit ne skemi akoma drita

E bukura eshte se uje kemi me bollek .Kushedi cfare preteksi do nxjerrin.
 

G@M3-0V3R

Antar Aktiv
Titulli: Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

por ju besoni qe kjo kishte lidhje me mungesen e energjise elektrike????
kete e ka bere dikush me qellim ;)
 

AjSi

...
Titulli: Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

Cfare skandali! U beme gazi i botes..apo nuk ishte ndeshje me nje skuader te nivelit te larte me nje shpure gazetaresh prapa!
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

E bukura eshte se uje kemi me bollek .Kushedi cfare preteksi do nxjerrin.
qe djegur transformatori stadiumit dhe faji binte komplet mbi drejtusit e stad
por ju besoni qe kjo kishte lidhje me mungesen e energjise elektrike????
kete e ka bere dikush me qellim ;)
po as qe behet llaf
Cfare skandali! U beme gazi i botes..apo nuk ishte ndeshje me nje skuader te nivelit te larte me nje shpure gazetaresh prapa!

direkt gazetat spanjolle e nxorren lajmin e turpshem
presidenti realit tha se ishte feste dhe kshu ishte feste shqiptareve :p
 

AjSi

...
Titulli: Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

qe djegur transformatori stadiumit dhe faji binte komplet mbi drejtusit e stad

po as qe behet llaf


direkt gazetat spanjolle e nxorren lajmin e turpshem
presidenti realit tha se ishte feste dhe kshu ishte feste shqiptareve :p

Po normale evi edhe une keshtu do mendoja..se ne u beme gazi botes me kte..apo skemi nam te mire ne shqiptaret ;p
Po sikur smu mbush mendja qe eshte ndonje defet teknik kot me koti..vjen Reali madridit e kta smarrin masa pff se mos i ha njeri kto!
 

Benniii

Anëtar i ri
Titulli: Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

phaaaaaa sa palidhjee.....nncncn.....turpp i madh......jan friksuar te gjith loojtaret e Real Madridit sbesoj qe do te vin me..:A:A :bum:bum:bum
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

Mos e boni tragjike kto gjona kan ndodh edhe ne EURO 2008 e nuk po ndodh tek ne :p haha

kjo eshte diqka e qellimshme per ket jam me se 100 % i sigurt , por edhe kur jan ndal reflektoret ata qe bojn drit , ata per tu ndezur ka qen problem sepse duhet koh dhe nuk dhezen pernjeher .

por sidoqoft perfundoj do doja te ishte barazim ose fitore e gramozit .
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

ca lloj specie qe jemi ne shqiptaret,per t`ardh keq LOL
 

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Titulli: Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

Erdhën dritaaaaaaaaaaaaaat! Urraaaaaaaaaa!

Hajt tani, gëzoni!


Sa është ora?
Tetë e gjysmë!
اuna, edhe gjysmë ore se do ta mbyll stadiumin!
Amon o xhaxhi se jena barazim!
Hajt shpejt pra, oburra se do iki në shtëpi se po mbaron edhe benzina gjeneratorit!
 

Vvetoni

Larguar
Titulli: Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

اfarë nuk ndodhi me ne shqiptaret, i vetmi vend ku eksperimentohet me çdo gjë.:)
 

3R1

rremujaxhije:P
Titulli: Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

ti thua ne q.stafa...po ne qytetet e vogla te shq qe è bere gje normale,jane mesuar te kene drita me orar,si dhe ujin...:(
 

AjSi

...
Titulli: Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

Terri në ndeshjen me Real Madridin, 25 të shoqëruar në polici



TIRANE- Një grup hetimor po heton skandalin e ndërprerjes së energjisë për 85 minuta teksa luhej ndeshja Gramozi- Real Madrid në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë. Policia e kryeqytetit konfirmoi sot se janë shoqëruar 25 persona për tu marrë në pyetje për rrethanat e ngjarjes. Mes të shoqëruarve ishin pjesëtarë të stafit të mirëmbajtjes së stadiumit, por edhe punonjës të OSSH-së.

Grupi hetimor i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore, Ekspertë Kriminalistë dhe Ekspertë të tjerë, i cili po kryen hetimet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Një grup i dyti është dërguar sërish sot , për të larguar cdo dyshim që mund të kemi të bëjmë me një akt të qëllimshëm. Policia ka sekuestruar të gjitha informacionet përkatëse të korrespondencës mbi organizimin e kësaj ndeshjeje.

Pista kryesore e hetimit është ajo e ndërprerjes së energjisë për shkak të një defekti në transformator i ardhur nga mbingarkesa. Vendimi i parë që u mor, menjëherë pas skandalit ishte ai i shkarkimit të drejtorit të stadiumit "Qemal Stafa", Perikli Dhales. Ky i fundit ishte përgjegjësi direkt për atë çfarë ndodhi, duke qenë se mungonte gjeneratori rezervë, i domosdoshëm në rastet kur një ndeshje luhej natën. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Dhales u pa mbrëmë teksa mundohej të sqaronte drejtorin e sporteve në MTKRS Vasil Bici, megjithatë imazhi i Shqipërisë në ato momente e kishte pësuar goditjen.

Presidenti i Realit Florentino Perez, për çudi ka qenë më i qeti në këtë histori. "Nuk ka asnjë problem, gjëra që ndodhin", ka përsëritur mbrëmë ai. Për të nuk ishte hera e parë, pasi Realit i ka ndodhur kjo në vitin 2003, në një ndeshje me Real Sociedad që u ndërpre dhe u riluajt.


Ikja e energjisë ndodhi atërherë kur nga tribuna ndeshja po ndiqej nga ministri i Sporteve Ferdinand Xhaferri dhe ministri i Energjetikes Dritan Prifti dhe ndeshja transmetohej live në Shqipëri dhe Spanjë. Ndeshja rifilloi 85 minuta më vonë pasi erdhi një gjenerator tjetër i marrë nga institucione të tjera.

Ministri i Sporteve Ferdinand Xhaferri hodhi mbrëmë tezën se ikja e dritave në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" mund të jetë bërë me qëllim. Ai pranoi se nuk ka fakte për momentin, por sipas tij, edhe kjo pistë duhet të hetohet. "Nuk kam fakte, por ka shumë arsye përse mund të jetë bërë kjo. Përveç defektit, mund të ketë pasur sabotim apo një heqje e dritave me qëllim" deklaroi mbrëmë Xhaferri.

Edhe Partia Socialiste reagoi mbrëmë ndaj ngjarjes duke fajësuar qeverinë e kryeministrit Berisha për këtë ngjarje e cila e bërë Shqipërinë “gazi i botës”
“Ky njeri që e ka emrin Sali Berisha, jo vetëm që nuk di të nxjerrë qimen nga qulli në çështjet e qeverisjes dhe punëve të shtetit, por paska patur qimen e derrit, duke sjellë fatkeqësi dhe tersllëqe. Sot edhe pse në një ditë festive siç duhet të ishte ndeshja me Real Madridin, na bëri gazin e botës me mungesën e energjisë. Në vend që të menaxhojë dhe ulë kuotat e hidrocentraleve, Sali Berisha sot uli edhe një herë tjetër kuotat e shqiptarëve.”- deklaroi mbrëmë Eduard Shalsi.

Real Madridi mundi 2- 1 Gramozin duke fituar edicionin e tretë të trofeut Taci Oil. Kaka e Benzema shënuan për spanjollët, ndërsa për Gramozin shënoi Daniel Xhafa

Balkweb
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Titulli: Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'

Reali dhe Gramozi shkëlqejnë në errësirë

Pak a shumë kjo është përmbledhja e shtypit të huaj për ndeshjen e djeshme mes Realit (galaktikëve) dhe Gramozit (ersekasve).

Ndeshja e djeshme vendosi një rekord të paparë. Pushimi i ndeshjes zgjati më shumë se vetë ndeshja dhe koha ishte e mjaftueshme si për të dhënë zgjidhje për situatën në të cilën u ndodh “Qemal Stafa” (stadiumi), ashtu edhe për të gjetur shkaqet dhe arsyen e vërtetë të ngjarjes që ndodh vetëm një herë në 1000 vjet.

Paniku i minutave të para në errësirë u shkaktua nga një zonjë, që një natë më parë kishte parë filmin “2012” (që paralajmëron fundin e botës) dhe po thoshte duke belbëzuar se kishte parë një ëndërr sikur fundi i Galaktikës do të fillojë nga Shqipëria. Panikut shumë shpejt ia zuri vendin mendimi racional, për të cilën ne si individë dhe si popull dallohemi sidomos kur përballemi me ngjarje të mëdha.

Pas 30 minutash në errësirë erdhi propozimi i parë: Reali të largohej menjëherë në aeroport dhe meqë pjesa e parë e lojës kishte dalë barazim dhe kupa nuk ndahej dot përgjysmë, duhet të merrte me vete edhe ekipin e Gramozit dhe ta përfundonte pjesën e dytë në Madrid. Propozimi u quajt i mirë, por i vonuar në kohë dhe varianti i dytë ishte që të dyja ekipet të shkonin në Shkodër dhe të luanin në stadiumin e qytetit verior, vetëm një orë larg nga Tirana. Me këtë rast, shpërndaheshin edhe të ardhurat që u mblodhën nga shitja e biletave, si ndihmë ndaj zonave të përmbytura! Ideja e Shkodrës lindi për shkak të gjendjes së rënduar të fushës, në të cilën po zhvillohej ndeshja. Megjithëse ka 10 ditë që në Tiranë nuk ka reshje, fusha e “Qemal Stafës” dukej sikur kishte kulluar gjithë ujin që doli nga kaskada e Drinit.

Por nëse në ato kushte të vështira shumica mendonin për zgjidhjen e problemit, pati edhe tentativa për politizim. Një njeri që thoshte se nuk i interesonte aspak politika tha se e keqja vinte nga moshapja e kutive! Përgjigjja që mori ishte e rrufeshme: “Nuk ka problem, ne tashmë jemi vend anëtar i NATO-s”. Por kulmi i cinizmit arriti me idenë se vetë Taçi ishte i interesuar për këtë skenë, në mënyrë që të anulohej ndeshja për arsye madhore dhe të mos i paguante Realit ato 2.5 milionë euro të qelbura!

Hetimi i zhvilluar gjatë gjithë ditës së djeshme hodhi poshtë zërat shumë të besueshëm fill pas përfundimit të ndeshjes, sikur një punonjës i OSSH–së, që paska mbërritur me një gjenerator gjigant, nuk ka vënë gjeneratorin në punë, por thjesht ka ndezur çelësin e dritave që e paska ulur krejt pa dashje me sup futbollisti i Realit, Gutti, në momentin që të dyja ekipet po dilnin në fushë.
Pista e parë në të cilën u zhvillua hetimi ishte sabotazh në bashkëpunim, për faktin se gjëma ndodhi ndaj një ekipi spanjoll dhe Spanja ka presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

Ekspertiza teknike, e cila është plotësuar edhe me prova nga vendi i ngjarjes, fajëson një mace, e cila ka shkaktuar qarkun e shkurtër! Si provë është vetë trupi i pajetë i maces. Shoqata për mbrojtjen e kafshëve shtëpiake ka protestuar para Prokurorisë së Përgjithshme dhe vetë kryeprokurores Ina Rama, duke thënë se hetimet po bëhen në drejtimin e gabuar. Macja, sipas shoqatës, është viktimë. Ka qenë një mi (brejtës) që kishte ngritur kurthin dhe po krijonte përshtypjen se do të sillej si kamikaz për të shkaktuar qarkun e shkurtër. Macja është hedhur për të kapur/larguar miun dhe ka rënë… në krye të detyrës.

Vetë ekipi i Realit të Madridit është shumë i kënaqur nga incidenti. Presidenti Perez thuhet se ka fërkuar duart dhe lojtarët e kanë dëgjuar të përsërisë se “gjithë punët e mira bëhen në errësirë”. Ekipi i Realit koleksionoi një kupë shumë të rëndësishme dhe... 2.5 milionë euro (pa taksa). Shifra është përgënjeshtruar nga kompania “Taçi Oil”, sepse mesa duket duhet të jetë më e lartë. Vjet ishte Barcelona që i mori gjithë kupat e kampionatet që i dolën përpara. اdo e keqe ka të mirat e veta. Sikundër u pa nga të gjithë, një nga blerjet më të mëdha të Realit, Kaka, u zhbllokua dhe arriti të shënojë një gol ndaj Gramozit. Ky gol ndoshta nuk është goli më i rëndësishëm i Kaka-së, por sigurisht është goli më i paharruar i karrierës së brazilianit. I vetmi i mërzitur nga ekipi i Realit ishte Kristiano Ronaldo, i cili kishte ardhur për të shënuar golin e munguar në “Qemal Stafa” që nga ndeshja me Portugalinë. Por, më keq e ka pësuar sulmuesi Raul, i cili jo vetëm që nuk arriti të shënojë, por i duhet të përballojë edhe furinë e titujve kritikë në Spanjë: “Ky njeri e ka të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës me drita e jo më t’i kërkosh gol në errësirë!” Vetë galaktikët morën një mësim të mirë dhe e kuptuan se Galaktika në të cilën jetojnë është shumë më komplekse. Ajo çfarë është më e rëndësishmja, ekipi i Realit u largua menjëherë nga Tirana dhe lojtarët nuk patën fatin e disa punonjësve të OSSH-së që u mbajtën deri në tre të mëngjesit në ambientet e policisë, duke dhënë shpjegime/leksione se si një mace mund të shkaktojë “qarkun e shkurtër” dhe mund të jetë ajo përgjegjësja e vetme për atë çfarë ndodhi.

Ndeshja, e cila u zhvillua në praninë e 68 gazetarëve të huaj (për zgjedhjet e përgjithshme ishin vetëm 18) konsiderohet si sukses për ekipin e Gramozit dhe një veprim strategjik për të mos rënë nga kategoria superiore.

Ashtu si shkuan punët qeveria do të duhej të kishte ngritur pazarin në katër apo pesë milionë euro për Realin, me lutjen që ndeshja të mos zhvillohej në Tiranë, por le të zhvillohej në një vend mik si Italia.

Sidoqoftë duhet ta konsiderojmë veten me fat, me shumë fat, sepse e keqja e të këqijave nuk ndodhi. Imagjinoni vetëm për një moment sikur Gramozi të kishte… fituar ndeshjen!!!

gazeta-shqip
 
Private conversations
Help Users
    Top