Rezultat historik kualifikimi për herë të parë i 4peshëngritësve për Lojrat Olimpike

ReNdEx

Interist Forever
V.I.P
slide_takimi_me_peshengritjen_copy_2_691_0.jpg

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Aldo Bumçi prit sot Kombëtaren Shqiptare të Pëshëngritjes pas Rezultateve të arritura në Kampionatin Botëror për të rritur që u mbajt në Paris-Francë në datat 03-13 Nëntor 2011, Kualifikues për "Londër 2012".

Ministri Bumçi uroi sportistët për rezultat dhe e konsideroi arritje të madhe dhe rezultat historik kualifikimin për herë të parë të 4 peshëngritësve për Lojrat Olimpike “Londër 2012”.
MTKRS tha Ministri për rezultatin e arritur në këtë Kampionat Botëror ka mbështetur me një fond shtesë F.SH.P me Shumën 4.5 milion lekë. Gjithashtu Z.Bumçi garantoi dhe siguroi sportistët për mbështetje të plotë financiare, bursa olimpike, si dhe kujdes të veçantë për Peshëngritjen, me qëllim që ky sport elitar të na përfaqësojë me dinjitet në Lojrat Olimpike “Londër 2012”. Ai përgëzoi edhe sportisten Romela Begaj për rezultatin e arritur në këtë botëror.

Ministri i TKRS-së citoi gjithashtu se: “Në rastin e sportistëve femra do të këtë edhe një mundësi tjetër ku ne synojmë kualifikim pasi Aktiviteti tjetër kualifikues është Kampionati Europian për të Rritur/a që do të mbahet në Antalia-Turqi në muajin Prill 2012”.

Rezultatet -FEMRA
Pesha 58kg: Romela Begaj- ne shkeputje ngriti 100kg-Medalje Bronxi; shtytje 113kg-vendi 14-te, dygareshi 213kg-vendi 8-te.

Rezultatet- MESHKUJ

Pesha 69kg:Briken Calja -ne shkeputje ngriti 140kg-vendi16-te;shtytje 172kg-vendi 20-te; dygareshi 312kg-vendi 16-te.

Daniel Godelli-ne shkeputje ngriti 146kg-vendi 6-te;shtytje 165kg-vendi 32-te; dygareshi 311 kg-vendi 20-te (mori pjese i demtuar per te ndihmuar ekipin).
Pesha 77kg:

Hysen Pulaku-ne shkeputje ngriti 153kg-vendi 8-te; shtytje 188 kg-vendi 8-te; dygareshi 341kg-vendi 7-te.

Erkand Qerimaj-ne shkeputje ngriti 152kg-vendi 11-te; shtytje 186 kg-vendi 10-te; dygareshi 338 kg-vendi 11-te.

Pesha 85kg: Ilirjan Suli-ne shkeputje ngriti 163kg-vendi 12-te; shtytje 193kg-vendi 15-te; dygareshi 356kg-vendi 15-te.

Pesha 94kg: Endri Karina-ne shkeputje ngriti 160kg-vendi 23-te; shtytje 195kg-vendi 24-rt; dygareshi 355kg-vendi 20-te.

Në këtë aktivitet u grumbulluam 76 pikë dhe së bashku me 57 pikët e Kampionatit Botëror për të Rritur të vitit 2010 në Antalia-Turqi bëhen 133 pikë duke na renditur në vendin e 17-të dhe u kualifikuan4 sportiste meshkuj për Lojrat Olimpike "Londër 2012".
 
Top