• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Revolucioni i minifundit

eGo0sTyle

System Engineer


Minifundi, historia e veshjes së adoleshenteve që ndryshoi botën. Konsiderohet si fillimi i një rebelimi kulturor mes brezave

Ishte 30 tetor i vitit 1965, kur në Melburn, Australi, modelja e famshme Jean Shrimpton shkoi në hipodromin Flemington Racecourse me rastin e “Victoria Derby”. Kishte veshur një fustan të shkurtër, që i linte zbuluar këmbët për disa dhjetëra centimetra dhe një orë burrash. Përveç kësaj, nuk kishte veshur çorape, as dorashka, as kapele (tre aksesorë të konsideruar detyrim për zonjat tradicionale). Komuniteti australian u skandalizua dhe u indinjua: fishkëllima admirimi nga ana e burrave dhe bërtitje nga gratë në shenjë mosaprovimi. Episodi, që u bë i famshëm si “The Miniskirt Affair” (“اështja e minifundit”), u pasqyrua nga gazetat dhe televizionet e së gjithë botës. Imazhi i modeles së rrethuar nga gra më të moshuara, që e shihnin me përçmim, vinte në pah kontrastin mes modës së vjetër dhe asaj të re. Mini u bë menjëherë simbol i prishjes së një brezi dhe lirisë së re të grave që fituan pas luftës. Ishte fillimi i një revolucioni kulturor, që e arriti kulmin në lëvizjet e vitit 1968.
Manifest identiteti

Minifundi sapo ishte prezantuar nga një stiliste angleze, Mary Quant, dhe po bëhej një prej simboleve të Londrës moderne. Në fakt, Londra ishte epiqendra e një revolucioni që preku të gjitha fushat: veshjet, zakonet seksuale, besimin, politikën, muzikën dhe artin. Dëshira e lirisë dhe e vetëvendosjes shpërtheu mes kulturës së të rinjve, ku gjithçka shprehej përmes manifestimeve. Në atë kohë nisën të krijoheshin grupe si “Beatles” dhe “Rolling Stones” që, përveç muzikës, themeluan edhe një stil gjuhësor dhe veshje inovative. “Muzika dhe moda ecin krah për krah”, thoshte Mary Quant, që jo rastësisht tregonte se kishte krijuar minifundet për t’u dhënë mundësi vajzave të kërcenin më mirë muzikën twist.
Edhe Jackie Kennedy

“Minifundi u bë në këtë mënyrë një mjet komunikimi: shprehte lirinë nga bindjet e veshjeve tradicionale femërore dhe idenë e informalitetit dhe komoditetit”, tregon Lia Fassari, docente e sociologjisë kulturore në universitetin “La Sapienza” në Romë. Jo më kot mjetet e informacionit e kuptuan menjëherë mesazhin që vinte nga ajo veshje e re. “Ishte simbol i një revolucioni kulturor, që kishte nisur në të gjitha fushat”, shpjegon Fassari. I veshur nga vajzat e reja, ishte një mënyrë për të thënë “unë jam e re, ndërsa ti e moshuar”, por edhe një sfidë ndaj vizionit të vjetër dhe maskilist të gruas. Shumë elegante, Jacqueline Kennedy u martua në vitin 1968 me armatorin grek Aristotele Onassis, e veshur me një minifustan, që mbante emrin e Valentinos. Po ashtu, televizioni shfaqte në vitin 1966 serialin fantastiko-shkencor “Star Trek”, që u bë një fenomen zakonor. Producenti Gene Roddenberry donte që protagonistet femra të vishnin minifunde: një lloj veshjeje që shihej me sy të keq nga shoqëria më konservatore, por që në të ardhmen do të përhapej kudo me shumë sukses. Revistat e modës, përmes fotografëve si David Bailey, Terence Donovan dhe Brian Duffy, prezantuan në nivel ndërkombëtar tendencën e momentit. Këta tre fotografë revolucionarizuan fotografinë e modës dhe rikrijuan raportin fotograf-modele. Aktore si Raquel Welch dhe Catherine Denevues dhe modele si Twiggy dhe Jean Shrimpton u bënë të famshme në të gjithë botën, falë përhapjes së gjerë të revistave, që u shndërruan në simbole që duheshin kopjuar.
E rrezikshme

Nëse nga njëra anë, minifundi po përjetonte sukses të madh, nga ana tjetër shihej si një veshje me reputacion të keq nga një pjesë e opinionit publik që e dënonte. Shumë e shihnin si një objekt tërheqjeje seksuale. Në vende si Franca, policia deklaroi se favorizonte dhunën ndaj grave dhe ministri i Arsimit, Alain Peyrefitte, kërkoi rikthimin e uniformave shkollore me funde të gjata. Edhe Kisha mbajti pozicion kritik ndaj kësaj veshjeje simbol, që mendohej se e çnderonte gruan. Madje u ndalua hyrja në muzetë e Vatikanit dhe në Bazilikën e Shën Pjetrit e grave që vishnin funde sipër gjurit. U ndaluan edhe shumë reklama ku femrat dolën me këmbë të zbuluara. Edhe bota e shkencës u tregua e ashpër për përhapjen e minifundit mes grave: disa mjekë shpjegonin se kjo veshje mund të ishte shkaku i reumatizmave dhe problemeve të qarkullimit të gjakut. Minifundi vazhdonte të kishte sukses, sepse simbolizonte edhe lirinë e re femërore në krahasim me censurat dhe hipokrizitë. Heqja e bordurave kishte ndjekur momentet e emancipimit femëror në shekullin XX. Në vitet ‘50 nisën të përdoreshin fundet sipër gjurit, për shkak të nevojës të një veshjeje funksionale për brezin e ri të grave. Ndërsa në vitet ‘60, minifundi ishte një shenjë emancipimi dhe një “prishje drastike” me modën tradicionale.
Minifundi, shenjë e kohës

Jo më kot mishëroi dëshirën e emancipimit dhe rebelimit sidomos të të rinjve, pavarësisht dënimit të prindërve tradicionalë që e konsideronin veshje jo të denjë, të turpshme dhe shumë seksi. Gazetat dhe revistat kishin përshtatur termin vajzat “ye-ye” për të cilësuar të rinjtë rebelë, pa paragjykime në mënyrën e sjelljes dhe veshjes.
Modelja bukuroshe

Për vajzat, modeli ishte Lesley Hornby, një lloj bukurie e kundërt me modelin e gruas “së shëndetshme”, shumë e dobët dhe me një fizik perfekt, e cila u njoh me emrin Twiggy. Ajo kontribuoi për t’i dhënë më shumë famë minifundit, ndërsa edhe vetë u shndërrua në një mit: “Daliy Expres” e cilësoi si “Imazhi i vitit ‘66”. Vajzat kopjonin modelin e saj të flokëve dhe ashtu si ajo lyenin sytë me laps të zi dhe vendosnin qerpikë fals. Dhe jo vetëm. “Gjithë gratë e asaj epoke duhej të vishnin minifunde pavarësisht se si i kishin këmbët. Ishte vërtet një diktat”, tregon Pamela Gibson, docente në “London College of Fashion”.

G. Shqip
 

MasteR

I'm offline
Pe: Revolucioni i minifundit

Mir disave qe ju shkon minifundi jane ok por kur e veshin disa qe sju shkon fare si dalin :D
 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Revolucioni i minifundit

E vertet master, te veshesh nje minifund duhet dhe te shkoje :)
Une personalisht i urrej...
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Revolucioni i minifundit

Me pelqejne por nuk eshte se i perdor ne perditshmeri...Mund ti vesh ne ndonje vend te vecante por jo si dicka e veshjesh se perditshme....
 

Bambolita

Reborn!!!
Pe: Revolucioni i minifundit

un si perdor fare... dhe ne dollap kam vetem 2 minifund qe mi kan bo dhurat...
preferoj pantallonat shum te shkutrra qe mund te leviz rehat
 

eGo0sTyle

System Engineer
Pe: Revolucioni i minifundit

Po kur veshin ca qe i kan kembet si te pates minifund po po po e dalin si kukumjacka te perdredhura fort :p
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Revolucioni i minifundit

Epo kjo eshte dhe ''inteligjenca e veshjes'',te veshesh ca te shkon jo ca te pelqen.....
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Revolucioni i minifundit

S'eshte gje revulucioni i minifundit kur sheh revulucionin dhe evulucionin e brekusheve (brekeve):lol: dikur duhej hjequr apo shqyer breket te shihje diq e tash ....:lol:
 

Attachments

gocqejfi

Anëtar i ri
Pe: Revolucioni i minifundit

Duhet ta kesh trupin e bukur per ta veshur,jo si disa qe te neverisin kur i shikon ne rruge.
 

ZHIGO

Antarë i Respektuar
Pe: Revolucioni i minifundit

E vertet master, te veshesh nje minifund duhet dhe te shkoje :)
Une personalisht i urrej...
çdo gjo esht me mosh ,, mos u merzit ,

e per ket ,, fajin ta ka xhaxhi . te bote synet ta çoje neper men , jo mo te qisje shalët.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Pe: Revolucioni i minifundit

Ne fakt ne kohen e xhaxhit tgjithe minifunde vishnin po he...s'ishin shume te shkurter ama deri ne nje pellembe mbi gjure po..Nuk ke pare filma shqiptar?
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Pe: Revolucioni i minifundit

Kam nje si ai minifundi tek fotoja, por e kam me temina ngjyre sermi :D
Minifundet rralle here i vesh ne dimer me geta te trasha. Ne vere, ktej nga mua s'ka vere kshu qe vetem kur iki ne ndonje vend te ngrohte i vesh.
 

Akull

Anëtar i Nderuar
Pe: Revolucioni i minifundit

Obobobo pika ime dobet .. i gjen a si gjen 1 pale pandallona ne gardaropen time..Minifundet dhe fundet deri te gjuri me pelqejne shume dhe i vesh dhe ne dimer dhe behar ..
Pandallonat asnjehere!
 

ReNdEx

Interist Forever
Pe: Revolucioni i minifundit

çdo gjo esht me mosh ,, mos u merzit ,

e per ket ,, fajin ta ka xhaxhi . te bote synet ta çoje neper men , jo mo te qisje shalët.

Edhe ne kohen e xhaxhit jan vesh fundet sjan ekspozuar kaq shum si ne kohen e sotme por ka pas femra qe i vishnin :D

Sa i perket temes normal qe minifundi ka bukurin e vet tek nje femer por varet se kush i vesh .. ne shqiperi esht ber mod minifundi e veshin lloj-lloj mjafton qe te nxjerrin pak shalne jasht pak rendsi ka se ju shkon apo jo.......
 

ZHIGO

Antarë i Respektuar
Pe: Revolucioni i minifundit

varet per çfar minifuni po flasim ,

un flas per ate qe veshin sot , 4 gisht posht vegles , sa per te mulu breket dhe qe veshin vajzat e mbare ne trotuaret e europes , reno. sa mir qe e njihkeni kohen e xhaxhit , per tu habit . pastaj ti soli , çin film paske pa me ket lloj minifuni qe them un ta morim vesh ?

tani minifuni i jep tjeter paraqitje femres , kuptohet . por ka dhe nga ata femra qe vdesin per pak gossip popullor , e ne menyr tendencioze rrugeve te tirones nuk do te habiteshim te shofim noi femer me rroba te tejdukshme ,, esht normale per to. siç i thon amerikonet "new entry" , eh.
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Revolucioni i minifundit

Edhe ne kohen e xhaxhit jan vesh fundet sjan ekspozuar kaq shum si ne kohen e sotme por ka pas femra qe i vishnin :D

Sa i perket temes normal qe minifundi ka bukurin e vet tek nje femer por varet se kush i vesh .. ne shqiperi esht ber mod minifundi e veshin lloj-lloj mjafton qe te nxjerrin pak shalne jasht pak rendsi ka se ju shkon apo jo.......
Ne ate kohe,ste ka lene kush ti veshesh...Edhe sikur ti vishje cik me te shkurter se sa ishte ''koha'',ato femra u etiketoheshin....Ka pase femra qe i vishnin po xhaxhi te ka leshuar dhe nje flete rrufe...

Mini eshte bere sot perditshmeri,me shume nje menyre dukje por fatkeqesisht natyra ska perkedhel te gjitha femrat qe tja jape bukurine ne dukje kur vesh nje mini...Mini do te kesh trup te bukur,kembe te bukura e te drejta dhe pak vithe te mbushura...Sot vishet si perditshmeri,ne pazar,ne kafe,ne takim,ne dasem...Mjafton ta kesh deshiren per dukje dhe je ok...
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: Pe: Revolucioni i minifundit

çdo gjo esht me mosh ,, mos u merzit ,

e per ket ,, fajin ta ka xhaxhi . te bote synet ta çoje neper men , jo mo te qisje shalët.
Kaq kohe e eger ka qene athere ??? Une dhe neper foto qe shikoj dhe ne per xhirimet e viteve athere nuk ishin gjerat kaq ekstreme im at ka mbajtur dhe floke te gjata dhe mustaqet dhe as synet se bene as e internuan ne ndonje xhep mali nuk mbizotronte ekstremiteti i sotem 200 kile mikja me vesh mini po ce do me ce do ty si me mini si pa ste duket gje nga dhjami LOL
 

Elushe

Vogëlushe
Pe: Revolucioni i minifundit

Nuk shoh asgje te keqe, kuptohet qe ç'do gje me moderim dhe minifundi zakonisht vishet per te theksuar kembet...keshtu duhet te jesh e rezervuar me dekolte ndryshe sikur teprohet.

Ama, ka lezetin e vet ;)
 

ZHIGO

Antarë i Respektuar
Pe: Revolucioni i minifundit

mas 90 mund ti ket pas floket e gjata yt tate , si çdo shqiptar i lodhun me shpirt rebeli . per tbo diç ndryshe, nuk e di a te ka kap ajo koha qe kur te shkoje ne shkoll te kishin qeth si çeço , e te boje prov ta kishe jaken e palame . fjongon me fal...por mos ti hym ktij muhabeti .

shife pershembull ,,

ajo qe o 200 kile ska nevoj te vesh mini ,, se e din qe si pa te si me te per ibret osht . kupton? nuk e mer mundimin me e vesh fare , ja len qeflieve 35 kilshe si puna Akullit ne dor , ket muhabet . ajo qe me ben perstypje mu , psh noten e vitit ri pashe shum femra me minifune ,

ndoshta esht moda , sa i prapambet me duket vetja noiher.
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: Pe: Revolucioni i minifundit

mas 90 mund ti ket pas floket e gjata yt tate , si çdo shqiptar i lodhun me shpirt rebeli . per tbo diç ndryshe, nuk e di a te ka kap ajo koha qe kur te shkoje ne shkoll te kishin qeth si çeço , e te boje prov ta kishe jaken e palame . fjongon me fal...por mos ti hym ktij muhabeti .

shife pershembull ,,

ajo qe o 200 kile ska nevoj te vesh mini ,, se e din qe si pa te si me te per ibret osht . kupton? nuk e mer mundimin me e vesh fare , ja len qeflieve 35 kilshe si puna Akullit ne dor , ket muhabet . ajo qe me ben perstypje mu , psh noten e vitit ri pashe shum femra me minifune ,

ndoshta esht moda , sa i prapambet me duket vetja noiher.
Zakonisht nuk flas ne ajer dhe pa fakte po te them dicka qe e kam pare ne foto dhe me kane treguar te tjeret per ato kohe rebelizmin im at e la pas pasi u beme vend ''demokrat'' .... Qe kur rregullat per higjenen publike hyjne ne diktature mo zhigolo .....

Minifundi eshte nje veshje qe do kembe dhe vithe po si pate veshtire ti shkoje femres
 
Top