• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Relativiteti

korado

President
Ae dini se Anshtajni i dha zgjidhje problemit te madh per rritjen e mases ne raport me shpejtesine.Ja pra, ai tha se "MASA PERKUL HAPESIREN"persa kohe qe trupi fluturon me shpejtesine e drites.Dhe drita qe ne shohim nga yjet ne qiell jane thjesht nje shembellim pasi hapesira rreth rrezes se drites qe vjen deri te suri yne eshte bere eliptike por pikerisht kete ne nuk arrijme dot ta dallojme dot me sy te lire dhe as me teleskope te fuqishem
 

korado

President
Relativiteti eshte me teper term filozofik se sa fizik.
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Rruga me e shkurter midis dy trupave, nuk eshte domosdoshmerisht nje vije e drejte.
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar

ricky_ch

******
Relativiteti eshte me teper term filozofik se sa fizik.

Duke dashur të filozosh shumë tepër, po zhytesh më thellë në baltë!

Je kah bie në kundërshtim me vetveten zotëri!
Analizoi dhe krahasoi postimin e parë me të dytin dhe e sheh!
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Ti prap mundesh të lëvizish drejt, hapësira nuk ta ndalon!

Trekëndëshin mundesh ta vësh ku të duash!
Eshte me shume e komplikuar se aq ricky !
 

ricky_ch

******
Eshte me shume e komplikuar se aq ricky !
Ndoshta për ty! Masa e përkul hapesirën e jo hapësira masën.
Edhe pse hapësira është e përkulur, ti ende mund ta presësh një pe të drejt,
apo jo? Për ne është me rëndësi çka është e jo çka mundet me qenë!
 

korado_al

Antarë i ri
Nuk ka te beje me gjendjen e ndesjellte me trupit dhe masen.nje trup qe eshte ne levizje nuk e pengon hapesira,thjesht masa e tij perkul hapesiren ku ai kalon.Kjo nuk do te thote se nese marrim nje fije peri the e terheqim,ajo do te tendoset,jo,por hapesira perreth fijes tendoset.Kjo tendosje eshte ne raport me shpejtesine e tendosjes se kesaj fije peri.
 

korado

President
Duke dashur të filozosh shumë tepër, po zhytesh më thellë në baltë!

Je kah bie në kundërshtim me vetveten zotëri!
Analizoi dhe krahasoi postimin e parë me të dytin dhe e sheh!
Une bazohem tek ato qe them dhe po e them perseri:
Relativiteti eshte me teper term filozofik se sa fizik
 

korado

President
Rruga me e shkurter midis dy trupave, nuk eshte domosdoshmerisht nje vije e drejte.
Te shkosh nga ketu ne kine ke 2 mundesi:
1.te shkosh nga lindja me avion (vije e drejte ajrore 7.5ore) apo
2.te shkosh ne fillim ne australi dhe pastaj te shkosh ne kine
Vija e drejte eshte rruga me e shkurter midis 2 trupave
 

ricky_ch

******
Te shkosh nga ketu ne kine ke 2 mundesi:
1.te shkosh nga lindja me avion (vije e drejte ajrore 7.5ore) apo
2.te shkosh ne fillim ne australi dhe pastaj te shkosh ne kine
Vija e drejte eshte rruga me e shkurter midis 2 trupave
Vija më e shkurtë është nën tokë!
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Vija më e shkurtë është nën tokë!
Planet nderveprojne me njeri-tjetrin dhe duke ndjekur trajektoren qe krijojne shtytjet ndermjet tyre, gjendet rruga me e shpejte dhe me me pak harxhim energjie, e cila mund te jete sidoqofte tjeter, por vetem e drejte JO.
 

ricky_ch

******
Planet nderveprojne me njeri-tjetrin dhe duke ndjekur trajektoren qe krijojne shtytjet ndermjet tyre, gjendet rruga me e shpejte dhe me me pak harxhim energjie, e cila mund te jete sidoqofte tjeter, por vetem e drejte JO.

Nuk jemi duke folur per rrugën më të shpejt dhe me më pak harxhime
por rrugën më të shkurtër gjeometrike, dhe pikat nënntokë janë
më të shkurtëra për kah distanca. Kjo nuk don shumë filozofi!
 

korado

President
Njeriu nuk ka arritur deri ne ate stad zhvilimi sa te hape tunele nentokesore per te shkuar nga ketu deri ne kine.Flasim per mjtet e transportit qe kemi sot per sot
 

korado

President
Pergjigjen me te sakte,nese rezulton me sukses,do ta japi eksperimenti i Zvicres
Eksperimenti i Zvicres do te na shpjegoje origjinen e universit dhe te materies se zeze ne univers dhe jo largesine midis 2 trupave.
 

orakulli

Anëtar i Respektuar
Per Korado:
Eksperimenti i zvicres nuk do te shpjegoje vetem origjinen e Universit.
Per Lauri:
Pergjigjen me te sakte te asaj qe ne kemi te ditur si teori.Jane dy teorite baze ,ajo e Ashtajnit dhe Teorija e Everything.
Per Korado:
Teoria e Ashtajnit nuk mund te vertetohet sepse nuk mund te arrihet shpejtesia e drites.Rritja e shpejtesise drejt shpejtesise se drites con ne rritjen ne infinit te mases dhe ne ngadalsimin e kohes .
Pra ne deri me sot nuk kemi arritur shpejtesine e drites ne menyre eksperimentale,laboratorike.Grimcat ne tunelet e zvicres do te arrijne pothuaj shpejtesine e drites.
Sa per ato qe nuk jane te lidhurame distancen,une mendoj se jane shume te lidhura por ju skuptoni sistemin e referimit dhe ligjet perkatese.Kater forcat e natyres jane te lidhura ndermjete tyre ne nji unicitet te plote.
Pikerisht eksperimenti i Zvicres,pervec te tjerave,do te mundesoje ditjen e rruges me te shkurter te kalimit nga nji dimension i hapesires ne nje dimension tjeter ose ne ekstradimensionet sic percaktohen.Kjo rruge me e shkurter nder te tjera ka te beje me forcen e gravitetit forcen me enigmatike te gjithesise.Vrimat e zeza kovergjojne ne nje pike te perbashket dy drejteza paralele.Kjo mund te jete rruga me e shkurter.Kjo lidhet,po e perseris,pervec te tjerave me forcen e tejskajshme te gravitetit.
 
Redaktimi i fundit:

ricky_ch

******
Njeriu nuk ka arritur deri ne ate stad zhvilimi sa te hape tunele nentokesore per te shkuar nga ketu deri ne kine.Flasim per mjtet e transportit qe kemi sot per sot
Ka disa që nuk kuptojnë e disa që nuk dëshirojnë të kuptojnë!

Tema është për relativitetin e jo për mjetet e transportit.

Ajo që thashë është më se e saktë, pamarrëparasysh a mundesh ti të ndërtosh
tunel apo jo!

Më thjesht, vizatoje një rreth dhe bëri pikat rreth saj e mandej merre vizorin
e mbati!
 

korado

President
Une iu pergjigja asaj qe the ti se rruga me e shkurter eshte nen toke,ok,ne rregull,po ne nuk e kemi arrituar akoma ate teknologji.
 

ricky_ch

******
Une iu pergjigja asaj qe the ti se rruga me e shkurter eshte nen toke,ok,ne rregull,po ne nuk e kemi arrituar akoma ate teknologji.

Edhe ajo nuk është e pamundur. Njeriu çdo ditë po përparon.


Po në rregull , ja më poshtë një video në tri pjesë në lidhje me
Teorinë e relativitetit në gjuhën gjermane:


[ame=http://de.youtube.com/watch?v=7dbkKM7Nipc&feature=related]YouTube - Das Geheimnis der Zeit - Einsteins Relativitنtstheorie Part1[/ame]


[ame=http://de.youtube.com/watch?v=zdMpCAseHHA&feature=related]YouTube - Albert Einsteins Relativitaetstheorie - part2[/ame]


[ame=http://de.youtube.com/watch?v=qwFM_bdFvrg&feature=related]YouTube - Das Geheimnis der Zeit - Einsteins Relativitنtstheorie Part3[/ame]
 

simaps07

Kaos Veritus Dextroyer
Rruga me e shkurter midis dy pikave nuk eshte vije e drejte (kjo s'eshte as pergjigje... kur ju pysin sa te gjate jeni thoni DRRASE?)

Rruga me e shkurter eshte ZERO
Ju lumte Matematika dhe Fizika qe keni bere.
Dhe eshte GRAVITETI ai qe tkurr Hapsiren (Graviteti shkaktohet nga Materia me permasa te medha.... Se mos kujtoni se mund ta beje dhe nje top Futbolli... Boll keni pa Holy&Benji).
E vetmja menyre per ta krijuar Artificialisht eshte me ElektroMagnete.
Dhe ne kete rast do krijohej nje Vrime e Zeze ne miniature.
Energjia e nevojshme eshte kolosale si per aktivizimin dhe per mbajtjen nen kontroll.
Nese arrihet i themi IK PIRDHU shpejtesi Drite
Ligjet e RELATIVITETIT nuk thyhen vetem anash kalohen.
Ato Kane vlere deri ne kufirin maksimal te Aplikimit (Shpejtesia e Drites)

Duke luajtur me gravitetin mund te besh brenda dites me shume rruge se sa ben drita brenda VITIT.................................................................
 
Redaktimi i fundit:

orakulli

Anëtar i Respektuar
Per simaps07!
Kjo asht pergjigje.Te japesh Dijet e pervetesuara ne sa me pak reshta dhe sa me saktesisht.Te lumte.
 

korado

President
Per simaps07!

Jam plotesisht dakord me ty,por kur te mesojme te verteten mbi shpejtesine me te madhe te mundshme atehere nuk do te kemi me nevoje per shpejtesine e drites.Per sa kohe nuk jemi ne dijeni per kete,mbeshtetemi te relativiteti
,dhe sot per sot shpejtesia me e madhe qe ne njohim eshte shpejtesia e drites,se ku do te mbeshtetemi me vone do te na e tregoje koha,megjithate besoj se CERNI do te zbardhe shume mistere mbi materien dhe antimaterien.
 

korado

President
Pastaj per te krijuar nje blackhole ne miniature nevojiten elektromagnete me fuqi te jashtezakonshme ne menyre qe te prodhohet energjia e duhur per te krijuar vrimen e zeze dhe per ta mbajtur ate nen kontroll
 
Top