• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Rekordet Guinness

MasteR

I'm offline
Junrey zyrtarisht njeriu më i shkurtë në botë

Jurney Balawing festoi ditëlindjen e 18 dhe zyrtarisht u regjistrua në librin e rekordeve Guinness si njeriu më i shkurtë në botë. Këtë moment e festoi duke pirë birrë për herë të parë dhe atë nga kriko e cila është gati më e madhe se ai.

Djaloshi nga Filipinet është i gjatë gjithsej 55.9 centimetra dhe ia rrëmbeu titullin Khagendra Thapa Maga i gjatë 67 centimetra. “Jam shumë i emocionuar, ndoshta jam i shkurtë, por jam burrë i vërtetë. Për herë të parë e kam provuar birrën. Më pëlqen, por nuk guxoj të pi shumë. Tash vetëm e dua një grua të bukur, nuk ka rëndësi nëse është më e gjatë se unë”, tha Balawing, njoftojnë agjencitë e huaja të lajmeve.

Familja e Balawing është shumë krenare me të. Ata thonë se për ta është shumë e rëndësishme që emri i djalit të tyre u regjistrua në librin e rekordeve Guinness. Edhe pse është 18 vjeçar prindërit e Balawingut ende kujdesen për të si për një foshnje. Balawing nuk u rrit që prej moshës 1 vjeçare. Prindërit e tij nuk kishin para për ta dërguar tek mjeku. Sot ai mund të ecë vetëm me ndihmën e dikujt tjetër, por megjithatë është i lumtur që është njeriu më i shkurtë në botë. /Telegrafi/
 
eGo0sTyle

System Engineer
Pe: Junrey zyrtarisht njeriu më i shkurtë në botë

lol ky po qe do e kete ne terezi tani qe ka hyre dhe ne Guinness .
 
ReNdEx

Interist Forever

Perpiqu tani gjej nje grua se ka filluar kerkimet ai tani LOL LOL LOL LOL LOL
 
E3

Anëtar i Nderuar
Pe: Rekordet Guinness

Motori më i gjatë në botë

Në Angli është shpikur motori i cili mban plot 25 persona.

Vepra është e Colin Furze, me profesion hidraulik, dhe është realizuar duke përdorur dy pjesët një motori normal të bashkuara nga një pedanë e gjatë alumini.

Ky mjet ka hyrë në librin e rekordeve Guiness, pasi përshkoi 2 kilometra, si “dyrrotaku më i gjatë që ka bërë më shumë rrugë”. Më parë ky rekord mbahej nga një mjet i gjatë “vetëm” 14 metra.

Gjatë rrugës, “autobusi me 2 rrota” ka arritur shpehtësinë 60km/h, por krijuesi i tij u shpreh se ishte thuajse e pamundur të merrje kthesa me të.
tch
 
GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Pishina me e madhe ne bote!

Shume e bukur,dukej si ishull me vete jo pishine..Do jete bukur sikur te organizosh ndonje dasem atje,shume magjepse...
 
Morena

...Δʝɛя...
Pe: Qeni veshë llaposh.....!!!!

Gjeja e pare qe ia kalon shqiptareve per nga veshet :p LOL LOL

Gjithsesi une ketij qeni i them llapush e jo llaposh LOL
 
Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Pe: Rekordmenia e gjinjve me te medhenj natyrale

Sa mirë kjo ka të ardhme të garantuar . Vajza kur të shkoni në një farë moshe mos e harroni që mund të keni një të ardhme si kjo teta pasi do të ketë filluar të arrijë tokën gjoksi juaj LOL LOL
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Arriten te bejne,. 623 kafe në një orë, dy të rinj në rekordin Guinness

Arritën të bëjnë një kafe në çdo gjashtë sekonda, duke arritur totalin prej 623 filxhan në një orë.

Ata janë dy baristët Gianni Cocco, 28-vjeç dhe Danilo Torres, 25-vjeç të cilët hynë në librin e rekordeve Guinnes për bërjen më të shpejt të kafesë.

Ky është rekordi i parë i arritur në një lloj të tillë. Gara është zhvilluar në Fieramilano, në ambientet e hotel Host, Milano dhe për të arritur këtë rekord ata janë trajnuar për rreth katër muaj.
B:gjuha shqipe
 
Last edited:

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Pe: Rekordet Guinness

spanjolli David Calvo mban rekord Gines për shume herë më kur dikush ka zgjidhur kubike e Rubik.

Në këtë video ju mund të shihni djalin e ri duke zgjidhjen e kubike me një dorë, ndërsa me doren tjeter te loz edhe dy kube

David Calvo ka zgjidhur 185 herë brenda një ore kubike e Rubik!
 
E3

Anëtar i Nderuar
Pe: Rekordet Guinness

Rekord “Guinnes” me 1 milion kokrra kafeje

Një tjetër rekord Guinnes për Saimir Stratin: kësaj radhe për mozaikun më të madh në botë me kokrra kafeje. Rekordin e tij të gjashtë e konfirmoi përfaqesuesja e “World Records Guinnes”, e ardhur në Tiranë për rastin.

Ceremonia u zhvillua pasditen e së henes. Kënaqesi e dyfishtë për artistin Strati, i cili përpos rekordit në këtë kategori të vecante, është vlerësuar edhe për mesazhin domethenes qe mbart mozaiku i tij, atë të bashkimit të kontinenteve nga një pasion i përbashkët: kafeja.

“Gjatë të gjithë kohës, në këtë tentativë rekord, i kam dhënë shumë rëndësi subjektit të veprës, dashurisë dhe unitetit mes njerëzve. Jam i kënaqur pasi kam hapur një kategori të re në librin “Guiness”, një mozaik me kokra kafe, që s’ka patur kurrë më parë”, shprehet artisti Strati.

Durimi per kete sipermarrje krejtesisht te veçante, krijmtaria, mjeshteria dhe mesazhi pozitiv jane gershetuar se bashku tek ky mozaik, ku paraqiten perfaqesues nga te pesta kontinentet.

“Sot kisha nderin që të isha e pranishme në këtë rekord mahnitës të mozaikut. Një milion kokrra kafeje, e pabesueshme si qënia njerëzore mund të bëjë diçka të tillë. Për këtë duhen falenderuar edhe dy sponsorat që mundësuan rekordin, “Lori Caffe” dhe “Hotel Rogner”, thotë Seyda Subasi-Gemici, përfaqësuese e rekordeve “Guinness”.

Ne mozaik jane tre tonalitetet e kafese te perftuara nga kokrrat e papjekura, gjysem te pjekura dhe ato te pjekura fort. Thuhet se fantazia s’njeh kufi. E deshmoi me se miri kete Saimir Strati, per te gjashten here.

tch
 
ReNdEx

Interist Forever
Pe: Rekordet Guinness

Kastro në librin Gines: Kanë tentuar 638 herë ta vrasin !

Fidel Kastro, i cili ka qenë presidenti i Kubës nga viti 1959 deri në vitin 2006, hyri në librin e rekordeve Gines si “personi ndaj të cilit janë kryer më shumë tentativa për vrasje”, plot 638 herë, publikoi portali zyrtar kubanez Kubadebate (Cubadebate.com).

“Lideri historik i revolucionit kubanez, Fidel Kastro, është personi ndaj të cilit janë kryer numri më i madh i tentativave për vrasje, thekson libri i rekordeve të Ginesit dhe arkivat e CIA-s, porositësit kryesor të atentateve”, shkruan portali.

Kubadebate pohon se deri në vitin 2006, kur Fidel Kastro dorëzoi pushtetin, “ka pasur 638 tentativa për vrasjen e tij, pothuajse të gjitha të udhëhequra nga CIA”.

“Për vrasjen u shfrytëzuan metoda të panumërta, por të gjitha ishin të pasuksesshme – snajpera, shpërthim në këpucë, helm në puro, mjet shpërthyes në topin e bejsbollit dhe shumë të tjera”, thekson portali kubanez.FaceBook.CoM
 
Last edited:

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Rekordet Guinness

Guiness, 72-vjeçari nga Nepali, burri më i shkurtër në botë

Chandra Bahadur Dangi shpallet njeriu më i shkurtër në botë. Ai është 72-vjecari nga Nepali dhe është i gjatë vetëm 56 centimetra. Chandra Bahadur hyri në librin e rekordeve, Guiness, si njeriu më i shkurtër në botë. Konfirmimi u bë ditën e sotme, më 26 shkurt. (er.cu/BalkanWeb)
 
E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rekordet Guinness

Rekord i ri botëror në serf

Serfisti profesionist, Garret McNamara, është shndërruar në rekormbajtësin e Librit Guinness për dallgën më të lartë të “kalëruar” ndonjëherë, e lartë 23,7 metra.

Rekordi u regjistrua në muajin nëntor në bregdetin e Portugalisë, por u konfirmua nga ekspertët e “Guinness” gjatë të enjtes.

I certifikuar nga një panel ekspertësh, 44-vjeçari McNamara theu rekordin e mbajtur në vitin 2008 nga legjenda e serfit, Mike Parson, me më pak se 30 centimetra.

Duke “vëllazuar” dallgët në Nazare, McNamara rrezikoi seriozisht jetën, kur një mur gjigant prej uji i erdhi përballë.

”Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës që kam mundësinë të bëj atë që bëj. Rekordi botëror nuk do të thotë shumë për mua, por është shumë i rëndësishëm për qytetin e Nazaresë, Portugalinë, familjen dhe miqtë e mi atje”, deklaroi McNamara, gjatë dorëzimit të çmimit prestigjioz.

tch
 
E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rekordet Guinness

Rekordi më i ri Guinness (22.06.2012)

Legjenda e Formula 1 (F1) ,David Coulthard ka shkruar emrin e tij në Librin e Gunisit, duke kap topin e golfit me vetur duke iu falëmderuar Mercedes–Benz SLS AMG Roadster.

Coulthard arriti te kapë topin në lëvizje pas 275 m. nga vendi ku u nis vetura dhe u godit topi.

Për më shumë shiqoni Videon , ku është pranuar nga juria e Guinness World Records – më 22.o6.2012 dhe njihet zyrtarisht rekordi i fundit që ka ndodhur këto ditë në botë.

/KosovAlbaner.com

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Pe: Rekordet Guinness

Rekord “Guinnes” me 1 milion kokrra kafeje

Një tjetër rekord Guinnes për Saimir Stratin: kësaj radhe për mozaikun më të madh në botë me kokrra kafeje. Rekordin e tij të gjashtë e konfirmoi përfaqesuesja e “World Records Guinnes”, e ardhur në Tiranë për rastin.

Ceremonia u zhvillua pasditen e së henes. Kënaqesi e dyfishtë për artistin Strati, i cili përpos rekordit në këtë kategori të vecante, është vlerësuar edhe për mesazhin domethenes qe mbart mozaiku i tij, atë të bashkimit të kontinenteve nga një pasion i përbashkët: kafeja.

“Gjatë të gjithë kohës, në këtë tentativë rekord, i kam dhënë shumë rëndësi subjektit të veprës, dashurisë dhe unitetit mes njerëzve. Jam i kënaqur pasi kam hapur një kategori të re në librin “Guiness”, një mozaik me kokra kafe, që s’ka patur kurrë më parë”, shprehet artisti Strati.

Durimi per kete sipermarrje krejtesisht te veçante, krijmtaria, mjeshteria dhe mesazhi pozitiv jane gershetuar se bashku tek ky mozaik, ku paraqiten perfaqesues nga te pesta kontinentet.

“Sot kisha nderin që të isha e pranishme në këtë rekord mahnitës të mozaikut. Një milion kokrra kafeje, e pabesueshme si qënia njerëzore mund të bëjë diçka të tillë. Për këtë duhen falenderuar edhe dy sponsorat që mundësuan rekordin, “Lori Caffe” dhe “Hotel Rogner”, thotë Seyda Subasi-Gemici, përfaqësuese e rekordeve “Guinness”.

Ne mozaik jane tre tonalitetet e kafese te perftuara nga kokrrat e papjekura, gjysem te pjekura dhe ato te pjekura fort. Thuhet se fantazia s’njeh kufi. E deshmoi me se miri kete Saimir Strati, per te gjashten here.

tch
Moskë, mozaiku i bërë me kokrra kafeje, rekord Guinness

Janë dashur dhjetë ditë për të kompletuar këtë mozaik të pabesueshëm të bërë më mijëra kokrra kafeje.
Vepra është realizuar nga një grup artistësh në një sipërfaqe të madhe rreth 10 metra katrorë, në Gorky Central Park, në Moskë.
Vepra shumë shpejt do të hyje në librin e rekordeve Guinness.
Burimi: ballkaniweb

mozaik me kokrra kafeje.jpg mozaik.jpg mozaik1.jpg mozaik2.jpg
 
Love

βeℓℓe â๓e
Hyn në Gines omleta më e madhe në botë

Në Ferreira do Zezere të Portugalisë është krijuar omleta më e madhe në botë, e cila ka zënë vend në librin e rekordeve Gines.

Ajo është gatuar me 130 mijë vezë, nga 10 mijë banorët e zonës, në distriktin e Santarem. Omleta më e madhe në botë peshon plot 5 ton.
Burimi: realitetisot

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: Rekordet Guinness

Disa prej rekordeve Guinness

Pjesë e librit të Rekordeve Guinness 2013 do të jenë edhe këta personazhe, të cilët me veçantitë e tyre arrijnë të thyejnë çdo rekord të mbajtur deri më tani.ثshtë një ndër librat më të shitur në mbarë botën dhe me publikimin në më shumë se 22 gjuhë në rreth 100 vende, libri i Rekordeve Guinnes 2013, i cili është shpërndarë në 2.7 milionë kopje, të cilat presin të mbërrijnë në duart e të gjithë kureshtarëve.

Në listën e personazheve me veçorinë e saj renditet 52-vjeçarja nga Gjermania, Bettina Dorfman, tepër e apasionuar pas kukullave “Barbie”, e cila ka koleksionuar rreth 15.000 kukulla që nga viti 1993, raporton noa.al.

Për vitin 2013, pjesë e rekordeve Guinness është edhe mashkulli me muskujt më të fortë.

24-vjeçari Moustafa Ismail, gjatë 10 viteve të fundit të jetë së tij i është përkushtuar në mënyrë të veçantë formimit trupor, duke u klasifikuar si njeriu me muskujt më të fortë.

Për të arritur këtë rezultat, ai është stërvitur dy herë në ditë duke ngritur pesha tepër të rënda dhe pohon se konsumon më shumë mishin e pulës sesa spinaqin që e urren.

Pjesë e këtij libri janë kafshët me veçoritë e tyre të rralla, mes të cilave renditet edhe kali 9-vjeçar, më i madh që ndodhet në Amerikë, kau më i vjetër si dhe qeni me këmbët më të gjata.

Gjithashtu në rekordet Guinness ndodhet edhe sportistja më e fuqishme, britanikja Sharran Alexander.

Stilisti Kazuhiro Watanabe, është pjesë e rekordeve botërore për cullufen më të gjatë, ku pjesën e përparme të flokëve e mban në këtë model me ndihmëne e xhelit.

Gjejmë në këtë libër edhe dy delet më të shpejta nga ferma në High Wycombe, Buckinghamshire, por edhe sanduiçin më të madh që kemi parë ndonjëherë, i cili është shitur në اikago./koha/

cent

Banned
Titulli: Rekordet Guinness

Vesh njëkohësisht 302 palë mbathje
Një burrë anglez ka arritur të veshë 302 palë mbathje duke thyer rekordin botëror për më shumë mbathje të veshura në të njëjtën kohë.

Gary Craig, i cili e quan veten “Njeriu-Brekë”, vitin e kaluar hyri në librin e rekordeve Guiness me 211 palë mbathje, por në shkurt të këtij viti amerikania Janine Keblish ia mori rekordin me 252 palë mbathje të veshura.

Kështu që 53-vjeçari të dielën vendosi të rimerrte atë që i takonte duke kaluar kufirin e numrit 300.

“Prova shkoi shumë mirë. Jam i vetmi person në botë që ka thyer dy rekorde të tilla sepse mendoj se jam i vetmi aq i çmendur sa për ta provuar këtë gjë dy herë. Shkova deri në 302 sepse dua që personi tjetër që do të tentojë të më thyejë rekordin ta ketë shumë të vështirë”, deklaroi Craig, siç publikon ‘Daily Mail’.

“ثshtë shumë e vështirë të veshësh kaq shumë mbathje sepse ato peshojnë”, shtoi 53-vjeçari, i cili ka filmuar gjithçka dhe videon e ka dërguar tek komisioni i rekordeve Guiness. Tashmë ai pret vetëm konfirmimin e rekordit të ri që vendosi të dielën.

/tch
 
Top