• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Rekordet Guinness

E3

Anëtar i Nderuar
Revolveri me i vogel ne bote

Peshon vetem 19.8 grame. Vetem 2 inch e gjate, eshte arma me e vogel ne bote – plumbat e saj jane vdekjeprurese.

Nuk mund te importohet ne Britanine e Madhe, dhe bleresit ne Zvicer dhe Europe duhet te kene nje leje per import nga policia ne menyre qe ta marrin ate.

Arma eshte e ndaluar te importohet edhe ne Shtetet e Bashkuara – sepse mbajtesja e saj eshte me pak se 3 inch, qe do te thote eshte klasifikuar si shume e vogel per qellime sportive.

Jonathan Spencer, shkencetar dhe ekspert armesh zjarri, tha qe megjithese arma, qe shkreh plumba me nje shpejtesi 399 feet per sekonde, ishte e vogel, ajo eshte ne gjendje te shkaktoje deme fatale dhe ne syte e ligjit eshte po aq e rrezikshme sa nje arme automatike.

Ai tha: “Normalisht, shpejtesia per te kaluar pertej lekures e plumbit eshte 330 feet ne sekonde. Pra pervec kockes, lekura ben rezistence ndaj penetrimit. Por ne rast se plumbat do ta kalonin lekuren mund te jene vdekjepures edhe pse jane te vegjel ne madhesi.

“Ne rast se dicka me madhesi 3mm do ti futej dikujt ne kraharor, ai mund te vdiste. Eshte e njejta gje per keto plumba, ata mund te penetrojne deri ne zemer.

Kjo arme eshte ne gjendje te vrase dike. Duhet vendosur ne nenin 5 te Aktit te Armeve te Zjarrit si nje arme e ndaluar. Eshte ne te njejtin standard me nje automatik.”

Arma e ka madhesine e municionit te nje kalibri 2.34 mm qe eshte pergatitur posacerisht per te dhe rezulton te jete municioni me i vogel ne bote.

Revolveri Minigun – tregtohet ne pergjithesi si produkt per koleksionistet, eshte vetem 5.5cm e gjate dhe plumbat e tij shkojne deri ne nje largesi prej 112 metrave.

Arma edhe produkti i pare i kompanise Swiss Mini Gun, kompani e lokalizuar ne La Chaux-de-Fonds, Zvicer.

Pronari Paul Erard tha se qe prej hedhjes ne treg te ketij produkti 3 vjet me pare, firma ka shitur rreth 300 nga keto arme, kryesisht koleksionisteve nga Lindja e Mesme dhe e Larget.

Ai tha: “Ne po prodhojme ne sasi shume te vogle – mbase 25 arme prej floriri dhe 100 prej argjendi ne vit, dhe kemi nje liste pritjeje prej 6 muajsh per te mundur te marresh nje te tille.

“Ne do te bejme ate qe do te na kerkoje klienti. Versioni me i shtrenjte qe kemi shitur kushton 30 000 sterlina dhe ishte i mbuluar me diamante dhe nje zinxhir floriri.”

Armet jane te personalizuara ne menyra te ndryshme si me kellefe lekure, kockore, te gdhendura, me mbulese ari, me diamante ose me gure te tjere te cmuar.



Z. Erard tha qe edhe pse revolveri eshte i ngjashem ne dukje me nje Colt Python, eshte krijuar nga nje revolver i prodhuar ne Zvicer.

Ne Shtator 2006, Byroja e Alkolit, Duhanit, Armeve te Zjarrit dhe Eksploziveve ne New York leshoi nje paralajmerim mbi armen pasi u njoftua nga nje officer policie qe e pikasi ate ne nje faqe internet.

Agjenti special William McMahon tha se arma ishte aq e vogel sa mund te kalohej si nje mbajtese celesash dhe paralajmeroi se ajo perbente armen perfekte per kriminelet.

Por Z. Erard e mohoi qe arma ishte vdekjeprurese dhe tha qe kishte nje fuqi sa 1/10 e armeve te tjera te ajrit.

“Qe prej 11 Shtatorit ekziston shume paranoje ne Amerike”, tha ai.
“Eshte e cuditshme. Pse duhet qe kriminelet te duan armen time kur shume lehte mund te blejne nje kallashnikov?

Nje zedhenes i Rekordeve Guinness konfirmoi se arma mbante rekordin si revolver me i vogel ne bote ne gjendje funksionale.
•infoalbania•
 

Attachments

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Revolveri me i vogel ne bote

Revolveri Minigun – tregtohet ne pergjithesi si produkt per koleksionistet, eshte vetem 5.5cm e gjate dhe plumbat e tij shkojne deri ne nje largesi prej 112 metrave.

•infoalbania•
Largësia e fluturimit të plumbit apo predhes (jo plasese) nuk eshte shume e rendesishme ne keso raste, sepse, plumbi munde te fluturoj ne hapesire kutur pa ndonje rrezikshmeri, madje ne shumicen e largesise se arritjes se fluturimit.

Ajo qe e bene te rrezikshme ne kete rast eshte sa metra larg arrine efekti fatal i kesaj arme nese plumbi prek organet jetike, qe ne kete moment mungon kjo e dhene. :gjujpeshk:

Me duket se me shume qenka si arme koleksionuese.
 

E3

Anëtar i Nderuar
85 vjet sebashku, cila eshte gjeja me e bukur e kesaj martese?

Herbert e Zelmyra jane te martuar prej 85 vjetesh dhe jetojne ne veri te Carolines.

Ata bejne pjese ne librin Guinness ku kane rekordin per martesen me te gjate te te gjitha koherave dhe per diten e te dashuruarve te ketij viti ata vendosen te japin keshilla njerezve nepermjet rrjetit online, per te gjithe te interesuarit e mundshem.

Pyetjes se cila ishte ajo gje per te cilen ata do ta mbanin mend si me te bukuren gjate ketyre 85 viteve martese cifti u pergjigj me plot bindje dhe pa hezituar se jane: 5 femijet e tyre, 10 niperit, 9 sterniperit dhe nje katranip.

Me sa duket tashme cifti po kalon momente qetesie ku se bashku qendrojne perpara deres se tyre, ne oborrin e shtepise ku dialogojne per ore te tera tema nga me te ndryshmet.

○infoalb○
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rekordet Guinness

Femra me thonjte me te gjate ne bote
Femren me thonjte me te gjate ne bote mund ta gjejme ne SHBA.

Quhet Lee Redmond dhe eshte 68 vjece. Ajo njihet si femra me thonjte me te gjate ne bote, pasi nuk ka vene gershere ne dore qe prej vitit te larget 1979. Kur ne vitin 2009, nje prej thonjve iu thye ne nje aksident automobilistik, ajo u shpreh se kjo ishte gjeja me e keqe qe i kishte ndodhur ne jete.

Thoi i saj me i gjate eshte 9.6 metra. Ne krahun e saj pozon mashkulli me thonjte me te gjate ne bote. Melvin ka arritur gjatesine 9.85 metra. [/SIZE]
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Rekordet Guinness


Libri me i madh ne bote peshon 250 kilogramë

Ne një panair ne Havani është ekspozuar libri me i madh ne bote, i cili peshon 250 kilogramë.

Ky libër është je tekst i ilustruar dhe mban titullin “Mendimet me te mira ne bote”. Ky libër është i gjate 3,20 metra kurse i gjere 2 m.

Ne te janë mbledhur mendimet dhe aforizmat e 2.000 autoreve dhe personave te njohur.

Botuesit e këtij libri te madh, kane theksuar se ka filluar procedura për regjistrimin e këtij libri ne librin e rekordeve te Guinnessit //kuriozitete
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vietnamezi me flokët më të gjatë në botë

Një burrë në Vietnam, i cili vdiq këtë javë, mund t’i ketë pasur flokët më të gjatë në botë. Gjatësia e saktë e flokëve të palara të Tran Van Hay ishte e paqartë, por gazeta “Vietnam News” shkruan se flokët e tij ishin të gjata 6.8 metra.



Gazeta tjetër “The Thanh Nien” shkruan se më 2006 flokët e tij arrinin gjatësinë 6.2 metra.

Sipas faqes zyrtare të librit të Rekordeve Guinness, kinezi Xie Qiuping mban rekordin botërorë për flokët më të gjata në botë me 5.6 metra, ky rekord është regjistruar më 2004.

Hay kishte filluar t’i rriste flokët para më shumë se 50 vjetëve, sepse sëmurej shpesh pasi i qethte flokët, i tha bashkëshortja e tij, Nguyen Thi Hoa, mediave vietnameze.

Mediat thanë se Hay, flokët e të cilit peshonin disa kilogramë, vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në jug të provincës Kien Gang në moshën 79 vjeçare. //kuriozitete
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Vietnamezi me flokët më të gjatë në botë

paska vdekur ky tipi..ndjese paste
shume kurioze per t`mesuar kush do e mbaje kte rekord tani
 

ERA_VL

missing you....
Titulli: Vietnamezi me flokët më të gjatë në botë

si i ka mbajtur gjithe ata floke...e tmerrshme...
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: Vietnamezi me flokët më të gjatë në botë

I paska pas floket si 200 fletsh ....

Kush ska pune fillon e ben gjera te tilla gjera te kota qe skan asnje vlere .
 

E3

Anëtar i Nderuar
220 flamuret e shteteve tatuazhe ne trup,per tu futur ne Guinness

Ka edhe njerez nga me te cuditshmit. Har Parkash duhet te jete patjeter nje prej njerezve me te cuditshem per te cilin keni degjuar te flitet. Ai ka vendosur tashme te ndryshoje emrin e tij nga Har Parkash ne Guinness Rishi.
Guinness Rishi pasi ka thyer rekorde te ndryshme ne librin Guinness te rekordeve, nuk dorezohet per te shkruar serish emrin e tij ne librin Guinness. Nga te gjitha rekordet e tij, me i cuditshmi dhe ne te njejten kohe me interesanti, eshte ai qe burri po tenton te thyeje.
Ne fakt, Guinness Rishi ka vendosur qe te beje tatuazhe ne trupin e tij, te 220 flamuret e botes.

Sfida e tij ka nisur ne vitin 2009, dhe duhet te perfundoje brenda 3 viteve nese ai deshiron te shohe emrin e tij per te disaten here ne librin Guinness te rekordeve. Ashtu si mund te vihet re edhe nga fotot, rekordmeni indian ka bere tatuazh edhe atlanten ne stomakun e tij, qe fale barkut te tij tatuazhi ka nje efekt si harte boterore.

Nder rekordet e shumta qe ka vendosur zoti Rishi nuk kalon pa u vene re edhe rekordi i pak viteve me pare, ne te cilin Rishi ishte protagonist ne adoptimin e njeriut me te vjeter.

Rishi mori nen mbrojtje vellain e tij adoptiv qe ishte 61 vjec. Te presim dhe te shohim cdo te ndodhe me rekordin e fundit qe po mendon te vendose Guinness Rishi.
•infoalb•
 

E3

Anëtar i Nderuar
Burri me 6 gishta ne secilen dore dhe 7 gishta ne secilen kembe

Quhet Haramb Ashok Kumthekar burri i cili mban numrin me te madh te gishtave ne bote. Gjithsej, gishta duarsh e kembesh, ai ka 26. Ai ka 12 gishta te duarve dhe 14 gishta te kembeve. Burri indian 22 vjecar, jeton ne Goa dhe shprehet qe eshte krenar per veten e tij.


Ai pranon qe nuk eshte gjithmone e thjeshte te bashkejetoje me gjithe ato gishta. "Neper dyqane nuk ka dorashka per 6 gishta, megjithate, une prape jam i lumtur sepse kam dicka qe te tjeret nuk e kane."

Megjithate, po ne te njejtin vend eshte dikush qe ka dicka me shume se Haramb-i.

Gjithmone ne Indi, jeton Devendra Harne, nje djale i cili sapo ka mbushur 13 vjec, i cili, edhe pse ne duar ka vetem nga 5 gishta, ka 12 gishta ne kemben e djathte, dhe 13 gishta ne kemben e majte. Devendra eshte nje Guinness i vertete.

Heramb, nga gjashte gishta qe ka ne secilen dore, mund te levize vetem pese prej tyre. "Miqte e mi tallen me mua, e ju duket sikur te isha ndonje alien, por mua nuk me behet vone." Heramb, i cili jeton me mamane e tij 49 vjecare, e konsideron te qenit ndryshe si nje dhunti dhe jo si nje mallkim.
•infoalb•
 

ERA_VL

missing you....
Titulli: Burri me 6 gishta ne secilen dore dhe 7 gishta ne secilen kembe

si nje gisht teper dhe nje gisht mangut nuk ka shume ndryshim...megjithate eshte me mire qe ti kesh nga 5 gishta...
 

3R1

rremujaxhije:P
Titulli: Burri me 6 gishta ne secilen dore dhe 7 gishta ne secilen kembe

varet se si lind njeriu....
edhe une kam lindur me prob fisike,po fale zotit,ekzistojne spitalet,dhe ishin gjera qe ndriqeshin....
gjths,jo shume interesante fotoja:p:p:p
 

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Titulli: Burri me 6 gishta ne secilen dore dhe 7 gishta ne secilen kembe

Te gjitha gjerat e cuditshme ne Indi ndodhin...
Sdq po lexoja se kjo eshte shkak i ushqimeve gjenetikisht te modifikuara.
 

E3

Anëtar i Nderuar
Cokollata me e larte ne bote

Ne Itali eshte ndertuar skulptura me e larte ne bote prej cokollate te bardhe ne formen e nje kambane.
Ka marre Guinness World Record ne Auronzo Cadore ne Belluno. Mjeshtri i cokollatave, Mirco Della Vecchia, ia ka dale te ndertoje skulpturen me te larte prej cokollate ne bote. Dhjete tonelate cokollate, te modeluar dhe skulpturuar jane parkuar ne nje rreth akulli ne Auronzo Cadore, ne formen e nje kopjeje te persosur te kembanave te San Marco-s ne Venecia. Dje, mbasdite, ne perfundim te Cioccolando Dolomiti 2010 u kerkua zyrtarisht kapja e rekordit te cokollates me te larte ne bote te te gjitha koherave, rekord qe me pare mbahej nga nje cokollatberes belg. Kopja e kambanes prej cokollate te bardhe 'Ariba' eshte e larte 7 metra e 96 centimetra. Ajo ka kapercyer rekordin e meparshem me 30 centimetra me shume.
•infoalb•
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rekordet Guinness

Theu rekordin botërorë me 1.501 pirsing
Amerikani nga Wymingu theu rekordin botëror në numrin e “pirsingut”, duke vendosur 1.501 gjilpëra në shpinë dhe këmbë, njoftojnë mediat amerikane.

Ed Burns theu në këtë mënyrë rekordin botëror i cili mbahej deri më tash me 304 pirsing dhe pritet të regjistrohet në Librin e Rekordeve Guinness.

Tërë këtë e bëri para publikut prej qindra adhuruesve në studion e tatuazheve “Dhimbja në shitje” në qytezën Gillette, njoftoi “Gillette News Record”.

Vendosja e gjilpërave zgjati katër orë e 27 minuta. Gjatë këtij procesi Burns nuk lëshoi as edhe një zë. Pas thyerjes së rekordit, ai hoqi të gjitha gjilpërat përveç njërës në hundë. /Telegrafi/
 

Bambolita

Reborn!!!
Manuel Uribe: burri me i shendoshe ne bote u martua

Manuel eshte 35 vjec dhe vjen nga Monterrey.
U be i famshem per peshen e tij duke hyre edhe ne Guinness, si burri me i shendodh ne bote.
Pesha e tij ka qen 555 kg por ne keto 2 vjet ka humbur te pakten 181 kg.
Per te erdhi dita e marteses me Claudia Solaris, nje vajze e re me te cilen ka bashkjetuar per 4 vjet.
Ai arriti ne kish siper nje makine dhe nuk mundi te kercente me nusen, e cila i levizte vetem doren duke ndjekur ritmin e muzikes.







 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rekordet Guinness

Tatiana Kozhevnikova, ngre 14 kile me muskujt e vagines

Ja edhe nje nga lajmet e pabesueshme. Gruaja me vaginen me te forte ne bote. Ajo quhet Tatiana Kozhevnikova dhe eshte 42 vjec.

Eshte e pabesueshme. Rusja arrin te ngreje deri ne 14 kile peshe vetem me muskujt vaginale. Gruaja ka hyre edhe ne librin e rekordeve Guinness.

Ajo po ve menjane ca para qe te mund te nise keshtu, kurse dhe mesime private. Ajo do tu mesoje edhe vajzave dhe grave te tjera qe deshirojne te stervisin dhe te kontrollojne muskujt e vagines.

Tatiana ka 15 vjet qe ushtron muskujt e vagines se saj, dhe arriti te ngrinte nje top prej xhami 14 kg.


infoal
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rekordet Guinness

Ja femra Guinness tatoo

Julia Gnuse quhet femra qe mban rekordin boteror me me shume tatuazhe ne trup.

Ajo ka pikturuar 95 % te trupit ku nje pjese e madhe e figurave jane personazhe filmash vizatimore dhe jungle scenes. Femra me origjine nga Kalifornia eshte bere gjilpere-dipendente pasi zbuloi se kishte nje semundje te rralle lekure, porfirian.

“Ne fillim pikturova kembet por me pas zbulova se kjo me bente mire dhe perfundova duke bere tatoo ne te gjithe trupin”, shprehet Julia, e cila nuk mund te ekspozohej ne diell sepse trupi i mbushej me flluska. Keshtu ajo arriti rekordin Guinness ne SHBA. “Me ne fund iu riktheva jetes normale”, thote ajo ndersa u buzeqesh gazetareve.

tch
 

con_uk

Anëtar i Nderuar
Familja qe thyen Rekord guinnes shanset Jane 17miljon me 1???!!

Kundrejt nje koficienti 17miljon me /1 Diego dhe Armani binjaket tre vjecar treguan motrat e tyre po binjake te lindura ne shkurt 2011 te cilat Kane po te njejten datelindje. Kjo eshte shume rast I vecante prinderit Tracey dhe davood Kane me shume shanc qe te fitojne llotarine qe eshte 14miljon me /1 ose shancet e rrufes per te rene ne nje vend dy here qe eshte 9miljon me /1. djemet Kane lindur me 27 shkurt 2008 kurse vajzat po me 27 shkurt 20011 ...........


marre nga notw.co.uk


 
Last edited by a moderator:
Top