• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Rekordet Guinness

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Bravo i qofte... mua me pelqen lundrimi... ama deti aq sa i bukur eshte, aq i frikshem eshte naten.. Te perpin i teri... Nuk i kam bese.
 

sabah

Anëtar i Respektuar
Lepuri me veshet me te gjate ne Bote

Ky lepur quhet Geronimo dhe ka hyre ne librin Guinness te rekordeve. Motivi duket qarte ne foto: ai eshte lepuri me veshet me te gjate ne Bote.

Rekordi eshte vene me date 1 Nentor 2003, ne Wichita, Kansas, SHBA. Masa e vesheve? Plot 79 cm!

Burimi: Guinness World Records
 

Attachments

Yellow Redhead

angels walk among us
Yellow Redhead :


Hahhaha pse more gja normale osht Zoti e ka kriju keshtu :D
ne rregull, un nuk thash qe esht anormale, thjesht mduket shum i shemtuar, lepuri me veshet me te gjate ne bote dhe njekohsisht lepuri me i shemtuar ne bote per mendimin tim:D
 

E3

Anëtar i Nderuar
Njeriu me i gjate ne bote

Sultan Kosen eshte njerio me i gjate ne bote me 246cm(2.46m).Djali 26 vjecar ka then ne Londer se kerkon te gjej shpirtin e tij binjak.Ai mban record eshte per gjatesine pellembes 27.5 cm dhe gjatesine e kembes 36.5cm.Ai i ka rrembyer recordin Bao Xishun-it kinezit qe rezulton te jete 2.36m.
*tgcom*

 
Last edited:

sabah

Anëtar i Respektuar
Nje fermer turk, njeriu me i gjate ne bote

Ne moshen 27-vjecare ai ende nuk e ka gjetur dashurine e jetes se tij, pasi centimetrat e shumta gjithnje i kane trembur femrat me te cilat ka dashur te lidhet Kosen.Sultan Kosen eshte njeriu me i gjate ne bote. Ai jeton ne Turqi dhe ka hyre ne librin Guiness sepse eshte 2.45 metra i gjate.

Fermeri nga Turqia shpreson te gjeje gruan e jetes dhe te ndertoje nje familje me te.

Sultan i qep rrobat me porosi, ndersa enderron qe nje dite te gjeje nje makine qe ta nxere kollaj, dhe pse jo te udhetoje ne shume vende te botes.

Turku super i gjate ndaloi rritjen ne moshen 10-vjecare, kur nga koka i hoqen nje mase tumorriale. *ikubinfo*
 

Attachments

E3

Anëtar i Nderuar
Khagendra Thapa Magar,njeriu me i shkurter ne bote

Khagendra Thapa Magar eshte njeriu me i shkurter ne bote.Ping Ping u mund.Flitej me pare per nje person qe ishte akoma me i shkurter se Ping PIng por duke qen pa mbushur ende moshen 18 vjec nuk mund te hynte ne guinness.Ping Ping eshte 74,61 centimetra ndersa detentori i ri i guinness-it eshte 56 centimetra.Ne 4 vitet e fundit seshte rritur fare fare.Ecen ngadale dhe ka veshtiresi ne te ngrene.
*haisentito*
 

Attachments

elbruna

Anëtar i Respektuar
Nje 5-vjeçar ne Guinness si Builder.

Rumuni 5-vjeçar, Giuliano Stroe është futur në librin e rekordeve botërore, Guinness, si fëmija më muskuloz në planet, me ka aftësi të jashtëzakonshme fizike.
Ky sportist i jashtëzakonshëm ka filluar të stervitet në Itali, ku jeton me familjen e tij, kur ishte vetëm 2-vjeç.
Per te djaloshin flasin te gjithe ne itali ndersa traineri i tij, babai Iulian Stroe (33-vjeçar) thotë: “Rri me mua ne palester qe kur ka qene 1 vjec”

Ai thotë gjithashtu se nuk ekziston rreziku që i biri i tij të demtohet fizikisht, sepse i qendron gjithmone prane dhe kujdeset per dieten dhe ushtrimet e tij.
Giuliano, thotë se fama nuk e ka ndryshuar atë ë" sepse vazhdon të jetojë si edhe fëmijët të tjerë ë" pikturon, shikon filma vizatimorë dhe shkon të luajë në park. Megjithatë, thotë se i pëlqen kur merr duartrokitje.
TAR
 

Attachments

fshatari

Anetar
lele me te rok ai me kete fuqi te bene llome lum ajo femer qe do ta kete nje djal te till ndoshta eshtei forte edhe ne seks
 

elbruna

Anëtar i Respektuar
“Mona Lisa” ne formatin gjigant

Piktura me e famshme ne bote, “Mona Lisa” e krijuar nga gjeniu italian, Leonardi Da Vinci eshte ripunuar ne nje format gjigant.

Nuk dihet nese Da Vinci do kishte ngelur i mahnitur apo do ta kishte kritikuar riprodhimin e vepres se tij ne kete format, por eshte fakt qe artisti Katy Webster e ka shfaqur ne Uells. Me kete veper ai ka arritur te shkruaje emrin e tij ne librin e rekordeve Guinness.

“Xhokonda” ze nje hapesire te barabarte me 24 autobuse dhe ajo eshte pikturuar ne qendren komerciale "Eagles Meadow" te qytezes angleze te Wrexham-it.
TCH
 

Attachments

E3

Anëtar i Nderuar
Tiramisuja rekorde peshon mbi një ton


Deserti më i madh tiramisu në botë, i cili peshon 1.075 kilogramë, është paraqitur në Francë dhe është regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness. Rekordi i deritanishëm ka qenë tiramisuja nga Zvicra e cila ka peshuar 782 kilogramë.

Deserti i ri gjigant është krijuar nga dhjetëra pastiçerë, natën në mes të enjtes dhe të premtes, në kuadër të panairit të çokollatës në qytetin francez Villeurbanne, afër Lyonit.

Për ta bërë atë janë shpenzuar 300 kilogramë djathë të llojit mascarpone, 60 kilogramë gjalpë të ëmbël, 108 kilogramë biskota, 192 kilogramë sheqer, 3.8 kilogramë kakao pluhur, 12 kilogramë çokollatë, 120 litra ujë, nëntë litra kafe, 18 litra verë...
*Telegrafi*
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Me flokë tërheq autobusin tetë tonësh

Këshilltari për siguri nga Leicesteri, Manjit Singh, i cili në Angli është i njohur si njeriu i çeliktë, të enjten me flokët e tij ka tërhequr në distancë prej 21.2 metrash një autobus me peshë prej tetë tonesh duke thyer kështu rekordin Guinness.
Ky rekord është vendosur në Londër gjatë Ditës tradicionale të rekordeve të Guinnessit, ku kanë marrë pjesë mijëra njerëz anekënd botës, të cilët veç rolit të tyre si spektatorë, janë munduar të thyejnë edhe ndonjë rekord.


Për Singhun kjo ishte një arritje e madhe, duke qenë se në vitin 2007 nuk ka mundur të tërheqë të njëjtin autobus me anë të veshëve të tij, në distancën e kërkuar
 

E3

Anëtar i Nderuar
Personi më i moshuar në majën më të lartë

Nepalezi, i cili në moshën 76-vjeçare ishte ngjitur në majën më të lartë në botë, Mount Everest, është regjistruar në librin e rekordeve Guinnes, si njeriu më i vjetër në botë që ka pushtuar këtë maje.

Kryeministri i Nepalit, Madhav Kumar Nepal është një nga personat e shumtë që ka uruar Min Bahadur Sherchan, i cili sot ka 78-vjet – pasi të hënën kishte pranuar mirënjohjen nga libri i Guinnesit.

Sherchan kishte pushtuar majën e lartë 8.848 metra, në maj të vitit 2008, kur kishte 76 vjet e 340 ditë. Mirëpo, në librin e Guinessit deri më tani ka qenë i regjistruar japonezi Katsusuke Yanagisawa, i cili kishte pushtuar këtë maje në moshën 71-vjeçare.
•Telegrafi•
 

Attachments

E3

Anëtar i Nderuar
Saimir Strati, libri i rekordeve Guinness

Ka njerez qe koleksionojne piktura ose pulla poste dhe objekte te tjera. Saimir Strati koleksionon rekorde Guinness.

Ai ka nisur te pikturoje qe ne moshen 5 vjecare, e per ta vazhduar me tej te perfeksionoje veten e tij duke u diplomuar ne vitin 1989 ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane. Punet e tij te para shenojne 20 vite me pare duke u marre me restaurimin e mozaikeve te Apollonise dhe Bylisit. Do te ishte viti 2006 ai qe do ta bente te famshem artistin nga Fieri, me portretin e ndertuar me gozhde te Leonardo Da Vincit.

E duke i pelqyer rruga e suksesit dhe fames, Saimiri vendosi te vazhdoje rrugen e rekordeve boterore, duke realizuar mozaike te tjere, si ai me temen “Mesdhe”, i ndertuar me 300.000 kapake shishesh, “Shpiri i lire” i ndertuar me shtojca dhe deri tek mozaiku me i fundit, portreti i mbretit te pop-it, Michael Jackson, i ndertur me penela. I gjendur tashme ne periudhen e suksesit




 

con_uk

Anëtar i Nderuar
Ky mund te jete qeni me i madh ne bote!!!!

Eshte i gjate 7ft 3inch rreth 2.13metra dhe peshon 111.130kg dhe mund te jete qeni me i madh ne bote??? Fotot jane marre ne park te Tuscon, Arizona, George, 4vjeq duket me shume si kale dhe jo si qen.

David dhe christine pronaret e ketij qeni nuk kishin menduar kurre se qeni do rritej kaq shume ku e moren te vogel. Cifti vendosi ta levize qenin nga krevati i tyre martesore sepse po zinte te terin. Te dy keta po bejne gati dokumentat per ne guinness ne te njeten kohe george ka faqen e tij ne facebook dhe twiter.






 
Top