Regulla per nje jete te suksesshme.

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
I nderuar lexues! اdo punë dhe profesion në strukturën e vet ka rregullat dhe mëtodën e vet të punës. Por, njëkohësisht edhe jeta ideore dhe fizike si dhe suksesi i kanë ligjet e veta të përgjithshme racionale. Në këtë punim do të mundohemi që të paraqesim disa nga ato me sa vijon:

• Mos prit kohë dhe ditë të qëlluara për punë. Dije se çdo orë dhe çdo ditë është e qëlluar për punë.
• Mos kërko vend të përshtatshëm për punë. Dije se çdo skutë është vendi më i përshtatshëm i punës.
• Assesi punën e sotit mos e le për nesër, për arsye se çdo ditë i ka vështirësitë dhe punë e veta.
• Në një kohë të caktuar bëne vetëm një punë, vetëm një mësim, respektivisht puno rreth një problemi derisa të mos dobësohen kujdesi dhe fuqia. Nëse thua se do të bësh më shumë punë për për një kohë, atëher asnjërën prej tyre nuk do të mund ta bësh si duhet. Dijetarin e famshëm Gazaliun me një rast e kan pyetur si e ka shkruar kryeveprën e tij:”Ihjau Ulumuddin”. Në këtë ai është përgjigjur se brenda një kohe të caktuar është përqëndruar vetëm rreth një subjekti, çështjeje dhe pjese.
• Pa e kryer një punë, mësim, libër apo obligim që e ke filluar mos kalo në tjetrën. Puna e mbetur për gjysmë është sikur të mos jetë nisur fare.
• Pasi ta kryesh punën e ditës sotme, vendos se çka do të bëshë nesër. Ose, së paku para se ta fillosh punën, vendos se cilën punë do ta bësh.
• Në momentin kur nuk ke mundësi të përballosh një problem rreth çështjes të cilën e punon, asesi mos bën hapa prapa. Dije se lëshimi pe është përtaci e maskuar. Duhet ta dishë se dashuria ndaj punës lindet dhe forcohet përmes përballimit të problemeve. Kënaqësia shpirtërore që paraqitet pas kapërcimit të problemeve është e pashoq. Të jesh i sigurt se ngadhnjimi ne luftë dhe suksesi në punë janë me atë që nuk këthehet prapa. Përpara këmbënguljes problemet shkrihen dhe të pa mundurat bëhen të mundëshme.
• Nëse lodhesh me një punë atëher ndërroje atë ose ngadalsoje ritmin, por asesimos gjej arsyepër pushim. Organizimi i atij që rri kot është sikur hekuri që nuk punohet dhe ndryshket.
• Mendo mirë dhe dije se punë nuk do të thotë vetëm të lëvizish, të lexosh ose të shkruash. Njeriu që mendon, punon edhe më tepër se xehetari në minierë.
• Asnjëher mos e vlerëso produktivitetin e punës me orë dhe mos thuaj mjaft. Shihe rezultatin e punës dhe atë që e ke mësuar.
• Behu i qëndrueshëm shoku im i ri,bëhu i qëndrueshëm sepse koka-koka bëhet oka.
• Në momentin kur mendon ta fillosh mësimin ose leximin e librit mos u bën i padurueshëm. Bëhu i qetë dhe i fortë. Ec por mos nxito. Puno dhe mëso duke kuptuar.
• Asnjëher në punën tënde mos nënçmo asnjë mendim. Mos harro se nga mos kujdesi dhe nënçmimi shpeshëher paraqiten pasoja të rënda.
• Kurt ë shtrihesh në shtrat për të pushuar bëre llogarinë e asaj që ke bërë atë ditë dhe planifiko çka do të bësh të nesërmen.
• اdo ditë lexo me zë nga dhjet faqe të një vepre të mirë. Në këtë mënyrë do të zhvillohet aftësia yte e të folurit.
• Mësoi përmendësh pjesët e bukura që do t’i hasish në ndonjë libër filozofik ose letrar. Në këtë mënyr do të pasurohet fjalori dhe shprehjet tua si dhe do të përforcohet mbamendja.
• Pas përfundimit të leximit të pjesëve të një libri, përsëriti ato në kujtesën tënde dhe merr shënime. Mënyra më e mirë e përvetësimit të një njësie është pikërisht kjo.
• Pjesët dhe gjërat që i ke mësuar prej ndonjë libri më vonë diskutoj me shokët. Në këtë mënyrë do të zhvillohet intelekti yt dhe do ta kuptosh atë që e ke lexuar. Njëkohësisht do ta kuptosh shkathtësin e të shprehurit të qartë të mendimeve dhe ideve.
• Ki kujdes! Fjalët dhe shkrimet e tua le të jenë të shkurta, të qarta dhe të kuptueshme.
• Koha e punës mendore dhe produktiviteti i saj varen nga natyra e individit. Për dikë kjo kohë është në orët e hershme të mëngjesit, për dikë në mesditë, ndërsa për dikë tjetër në orët e vonshme të natës. Provo veten se cila kohë të përshtatet më tepër për punë dhe mos harxho kot atë.
• Para së gjithash mëso të shkruash dhe të flasësh në gjuhën amëtare. Gjëja më e rëndësishme për njeriun është gjuha e tij amëtare.
• Njohja e gjuhës nuk është qëllim por mjet. Qëllimi i vërtet është pasuria mendore.
• Vlera e individit është e fshehur nën gjuhën dhe në majën e lapsit të tij. Ajo shfaqet nëpërmjet fjalës dhe shkrimit.
• Në momentin kur do të hamendesh të fillosh ose të mos fillosh një punë, mendo për pasojat e të dy vendimeve. Zgjedhe atë nga i cili ke më shumë dobi e më pak dëm.
• Mos vendos që t’i rrekesh ndonjë pune në gjendjë të hidhëruar. Prit që të qetësohesh. Ai që ngrihet me hidhërim ulet i dëmtuar.
• Mos flit shum, por flit me vend dhe domethënie. Vlera dhe ndikimi nuk mbështeten në fjalë të shumta, porn ë në fjalë me vend dhe domethënie.
• Ki kujdes gjat përdorimit të dhe dije se plaga e shkaktuar nga gjuha dhemb shumë më tepër se plaga e shkaktuar nga thika.
• Atë që nuk e thua para syve mos e thuaj as pas shpine dhe dije se fjalët pas shpine janë forma më tronditëse e frikës.


Nxorri nga libri:”Kokë më kokë me të rinjtë”
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Bledi rrofsh:D:D:D
E vura tek temat e preferuara:kiss (per teon dhe tean qe do vij:p)
 
shume te vlefshme rregullat,sa mire do ishte ta lexonim kte material njehere ne dite,s'do na bente asnjehere dem!
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
• Atë që nuk e thua para syve mos e thuaj as pas shpine dhe dije se fjalët pas shpine janë forma më tronditëse e frikës.
Sa thenie interesante;).
Sikur disa njerez ta lexonin me vemendje dhe mos ta harronin kurre kte fjali.
 
Top