• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Real Madrid

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Ronaldo: Do ta mposhtim këtë vit Barçën

Sulmuesi portugez i merengesve është i sigurtë se do të arrijë rezultate pozitive ndaj rivalëve për titull këtë sezon

Kristiano Ronaldo, sulmuesi i Realit të Madridit, deklaroi se fituesit e Kupës së Mbretit do të mundin Barcelonën këtë sezon. Skuadra që luan në “Santiago Bernabeu” përfundoi 4 pikë më pak garën për kampionat në sezonin 2010-’11, madje edhe u eliminuan nga rivalët e tyre në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Pavarësisht se e mposhtën Barcelonën në finalen e kupës, Reali s’ishte aspak i kënaqur me rezultatin e përgjithshëm kundër lojtarëve të drejtuar nga Pep Guardiola dhe gjatë vizitës në “Centro Navas de Tolosa de Discapacitados Intelectuales”, një qendër për fëmijët me aftësi të kufizuar, Ronaldo i premtoi një tifozi se do të paraqiteshin më mirë këtë sezon.

“Qetësohu miku im, ne do ta mundim Barcelonën këtë sezon”, u përgjigj lojtari i Portugalisë, kur u pyet nëse Reali i Madridit do të arrinte të mundte kampionët e Ligës së Kampionëve, këtë sezon. Reali u mund me rezultat të përgjithshëm 5-4 nga rivalët historikë në Superkupën spanjolle në fillim të këtij sezoni. Barcelona gjendet në krye të kampionatit me 14 pikë në 6 ndeshje, ndërsa Reali i 3-ti me 13 pikë.

Mbrojtësi i Realit, Rafael Varanje, i thuri lavde trajnerit të skuadrës, Hoze Mourinjo, pasi i riu beson se ish-tekniku i اelsit e di ekzatësisht se ç’duhet për t’u bërë një lojtar më i mirë. Qendërmbrojtësi 18-vjeçar u bashkua me Realin këtë verë, pasi erdhi nga Lens gjatë verës dhe pranon se është shumë i lumtur me rrjedhën e gjërave në klubin e tij të ri. “Ai (Mourinjo) e di ekzatësisht se çfarë i duhet një të riu si unë për t’u bërë një lojtar më i mirë. Metodat e tij stërvitore janë të nivelit më të lartë. ثshtë e vërtetë që për momentin çdo gjë po ecën shumë shpejt për mua. Një vit më parë, nuk stërvitesha as me ekipin e parë të Lens. Tani kam veshur fanellën e Realit të Madridit, në një “Santiago Bernabeu” të mbushur plot.” Varanje debutoi zyrtarisht për Realin e Madridit në barazimin pa gola kundër Santanderit më 21 shtator.
 

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Pe: Real Madrid

Mourinjo “falet”, vetëm 2 ndeshje pezullim në Superkupë

Trajneri portugez i Realit ia ka hedhur, pas gishtit të futur në syrin e Tito Vilanovës, gjatë ndeshjes Barça-Real

Dy ndeshje pezullim për Hoze Mourinjion dhe një për ndihmësin e Guardiolës, Tito Vilanova. Këto janë sanksionet e vendosura nga Federate Spanjolle për ‘sherrin’ që ka ndodhur në fund të ndeshjes për Superkupën e Spanjës, e cila u fitua nga Barcelona. Portugezi ka marrë një dënim më të lehtë se ç’pritej, pasi dihet që në atë incident të famshëm dhe që u përfol gjatë, ai i futi gishtin në sy ndihmësit të Guardiolës, Vilanovës.

Skualifikimi për të dy trajnerët do të jetë i vlefshëm vetëm për ndeshjet e Superkupës. Sipas vendimit të organit disiplinor, reagimi i Mourinjos ishte shkaktuar nga provokimi i Vilanovës dhe për këtë u dënuan që të dy, bazuar në nenin 123 të RFEF. Duhet shtuar se skualifikimi do të jetë i vlefshëm vetëm në ndeshjet e Superkupës së Spanjës, kështu që nuk do të ndikojë në ndeshjet e kampionatit ose të Kupës së Spanjës.

Sipas presidentit të Komisionit Disiplinor, Alfredo Florez, pasi është marrë në shqyrtim i tërë dokumentacioni dhe mbrojtja që Reali i Madridit dhe Barcelona u kanë bërë trajnerëve të tyre, komisioni ka dekretuar edhe ndëshkimet. Dy trajnerët janë ndëshkuar edhe me gjoba prej 600 eurosh. Gjoba kanë marrë edhe klubet e tyre, por gjoba që të bëjnë për të qeshur: Reali duhet të paguajë 180 euro, ndërsa Barcelona 90 euro. Mourinjo nuk ka përse të ankohet në këtë rast, pasi skualifikimi nuk i prish punë për kampionatin dhe do të mund të jetë i pranishëm në bankinë për ndeshjet e radhës për Realin.



Hugo Sançez

Mou mund t’i japë fund dominimit të Barçës

Ish-sulmuesi i Realit të Madridit, Hugo Sançez, ka përkrahur Hoze Mourinjon si njeriun e duhur për t’i dhënë fund dominimit të Barcelonës në futbollin spanjoll dhe evropian. Gjigantët katalanas kanë qenë shumë të suksesshëm nën drejtimin e Pep Guardiolës, i cili ka fituar me këtë skuadër tre tituj kampionati dhe dy Liga të Kampionëve në tre sezonet e fundit. Por edhe pse skuadra e Realit nuk e ka nisur mirë këtë sezon në kampionat, ish-sulmuesi i Meksikës ka dalë në mbrojtje të Mourinjos dhe ka thënë:

“Reali i Madridit kishte nevojë për një trajner si Mourinjo për t’i dhënë fund mbretërimit të rivalëve. Reali kishte nevojë për një trajner si Mourinjo që të ringjallte vlerat që mungonin”, ka thënë ai . “Edhe Florentino [Perez] edhe Mourinjo janë kolonat e një strukture që synon t’ japë fund sundimit të Barcelonës dhe janë në rrugë të mbarë. Los Blancos duhet të përkrahë trajnerin dhe lojtarët deri në vdekje..” Kur janë luajtur vetëm gjashtë ndeshje, Barcelona ka 14 pikë dhe kryeson kampionatin, ndërsa Reali është në vend të tretë me një pikë më pak.



Sulmuesi i Realit

Ronaldo dëmtohet me Portugalinë

Mjeku i përfaqësueses së Portugalisë, Henrike Jones, ka deklaruar dje për mediat nga kampi i përfaqësueses luzitane se sulmuesi i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, është dëmtuar para ndeshjeve vendimtare për eliminatoret e Euro 2012. Portugalia pret nesër Islandën dhe katër ditë më pas shkon në Danimarkë. Lojtari 26-vjeçar ka qëndruar në hotelin e skuadrës dhe nuk ka dalë në stërvitje me shokët e ekipit dje, por Jones ka besim se Ronaldo do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme.

“Kristiano ka një problem të vogël me kockën e legenit në anën e djathtë, por ne kemi gjithçka nën kontroll. Vendosëm që ta lëmë pushim një ditë për të marrë veten, ndërsa nesër (sot) do të bëjë stërvitje individuale”, ka deklaruar mjeku i Portugalisë. “Sidoqoftë, nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Ai do të jetë në fushë të premten.” Portugalia është me pikë të barabarta me Danimarkën në vend të parë në Grupin H para këtyre ndeshjeve të eliminatoreve. Të dyja skuadrat kanë nga 13 pikë në gjashtë ndeshje.



Një Real “i rrufeshëm”, 20’’ për të shënuar

Gjysma e golave të “Los Blancos” me aksione të shpejta

Dikush e ka ndërtuar suksesin dhe famën e vet te zotërimi i zgjatur i topit duke i dhënë botës stilin e lojës ‘tiki taka’, një numër pasimesh të pafundme që demoralizojnë dhe trullosin kundërshtarin. Por dikush tjetër zgjedh rrugën e drejtpërdrejtë, të shkurtër, pak pasime dhe vertikalizime dhe shpejtësi marramendëse që sjell gola. Këto janë dy mënyra të ndryshme të luajturi, njëra e Barcelonës dhe tjetra e Realit.

Të dyja nuk e lënë kundërshtarin të zotërojë topin: njëra të zemëron e pastaj të godit, kurse tjetra të shpartallon me shpejtësi rrufeje. ‘Skuadra Bolt’ e kanë cilësuar mediat spanjolle dje ‘Mou Team’, duke i dhënë kështu një ngjyrim tjetër skuadrës së drejtuar nga Mourinjo. Realit i janë dashur më pak se 20 sekonda për të shënuar 14 nga 28 golat e vet në 10 ndeshjet e këtij sezoni.

Më i shpejti ka qenë goli i shënuar për 9.40 sekonda, 18 të qindtat më i ngadaltë sesa rekordi i atletit xhamajkan Bolt në garën e 100 metrave. ثshtë goli i barazimit ndaj Rajo Valekanos: një rivënie jo e mirë e Titos së Valekanos, Ozil vjedh topin, pason te Kakل, i cili më pas kalon topin te Ronaldo. Si në një stafetë, Kristiano merr topin dhe synon portën duke mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje të thatë.

Kronometri «Dhurata e rivënies së topit në lojë ishte e pabesueshme – është shprehur trajneri i Valekanos, Sandoval, para disa ditësh në një bisedë me Ronaldon – por goli i shënuar për 9 sekonda ishte i jashtëzakonshëm. E kam kronometruar shpejtësinë tuaj në atë moment. Ishit si rrufe». Goli i Ozil ndaj Barçës, Benzema ndaj Getafes dhe Ronaldo ndaj Saragozës janë gola të shënuar për 10 sekonda.

Në fitoren 6-0 kundër Saragozës, 4 nga 6 golat e Realit kanë ardhur nga aksione që kanë zgjatur nga 10 deri në 22 sekonda. Një poker i realizuar në më pak se një minutë. اelësi kryesor: shpetjësia e Ronaldos, lojtari të cilin shokët e kërkojnë në fushë menjëherë sepse ai ose finalizon vetë (5 nga 14 golat në më pak se 20 sekonda mbajnë firmën e tij) ose pason shpejt të shokët e skuadrës, ashtu si në rastin e golave të shënuar nga Higuain dhe Kallejon të dielën kundër Espanjolit. Pra një Real Madridi sipas stilit të Bolt: me sprint drejt golit!
 

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Pe: Real Madrid

Real i rrëmben kreun Barcelonës, falë portierit të Seviljes



Reali i Madritit ka dhuruar spektakël në 45 minutat e para të transfertës së Malagës , ku realizon katër gola me protagonist portugezin Kristiano Ronaldo, që shënon një trigolësh. Serinë e e hap argjentinasi Higuain në minutën e 11-të. Pastaj është radha e Ronaldës të shënojë në minutat 24,28 dhe 38. Me këtë fitore madrilenët i rrëmbejnë vendin e parë Barcelonës, që në fushën e saj është frenuar nga Sevilja. Takimi Barcelona-Sevilja ka përfunduar 0-0 dhe padyshim heroi i kësaj sfide ishte portieri Varas i Seviljes duke bërë të pamundurën për të mos pësuar gol nga yjet e trajnerit Pep Guardiola. Fundi i takimit, sidomos minutat shtesë janë dramtike ,pasi në minutën e 92-të Barcelona fiton një penallti të kontestuar nga Sevilja, aq sa pati edhe kontakte fizike mes lojtarëve, Kanute qëllon Fabregas në fytyrë dhe ndëshkohet me karton të kuq. Në minutën e 95-të Mesi vihet përballë portierit të Seviljes, por lojtari më i mirë në botë nuk arrinë të shënojë nga pika e bardhë, pasi topi i gjuajtur nga argjentinasi grushtohet nga portieri Varas. Në minutën e 97-të ka një tjetër karton të kuq për Seviljen , pasi Navarro merr kartonin e dytë verdhë. Nëse të dielen Levante fiton në Vilarela merr vendin e pare duke zbritur Barcelonën në pozicionin e tretë.



Ja ndeshjet e luajtura të shtunën në La Liga

Gijon 2 – 0 Granada

Santander 0 – 1 Espanjol

Malaga 0 – 4 Real Madrid

Barcelona 0 – 0 Sevilja

Renditja

1. Real Madrid 8 6 1 1 28:6 19
2. Barcelona 8 5 3 0 26:4 18
3. Levante 7 5 2 0 11:3 17
4. Sevilla 8 4 4 0 8:4 16
5. Valencia 7 4 2 1 10:7 14
6. Malaga 8 4 1 3 10:11 13
7. Betis 7 4 0 3 10:11 12
8. Espanyol 8 4 0 4 7:11 12
9. Atl. Madrid 7 2 3 2 8:6 9
10. Zaragoza 7 2 3 2 9:13 9
11. Ath Bilbao 7 2 2 3 10:10 8
12. Mallorca 7 2 2 3 6:8 8
13. Real Sociedad 7 2 1 4 7:10 7
14. Villarreal 7 1 4 2 7:11 7
15. Osasuna 7 1 4 2 6:15 7
16. Rayo Vallecano 7 1 3 3 6:11 6
17. Getafe 7 1 2 4 6:10 5
18. Granada CF 8 1 2 5 2:10 5
19. Gijon 8 1 1 6 5:12 4
20. Santander 8 0 4 4 4:13 4
 

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Pe: Real Madrid

Mourinjo mposht mitin Munjoz, Reali i tij më i fortë

Nga 75 ndeshje, “Special One” ka fituar 56 dhe ka humbur 8, një më pak se një trajner i madh i së shkuarës

Në ditën kur Mourinjo shkruan dy kapituj në historinë e Realit të Madridit, mund të rihapet debati: A është Reali aktual skuadra më e mirë e ndërtuar nga portugezi në 11 vitet e karrierës së tij të famshme? Hoze mbi të gjitha ka përmirësuar rezultatet atij që quhet babai i trajnerëve të Realit, Migel Munjoz.

Trajneri spanjoll, në 75 ndeshjet e para mori 56 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje. Mou ka një humbje më pak dhe një barazim më shumë. Në këtë renditje, Fabio Kapelo, që e ka drejtuar dy herë Realin në një distancë prej 10 vitesh dhe ka fituar dy tituj, është në vend të gjashtë me bilanc 46-17-12.
Harmoni Reali aktual i Mourinjos është si një feniks që ka nisur fluturimin pas dy rezultatesh jo të mira: barazimi me Santanderin dhe humbja me Levanten. Mou, që deri në atë moment nuk kishte gjetur akordimin e duhur, vazhdonte t’i besonte filozofisë së tij dhe në fund ia doli mbanë të vinte në vijë një skuadër që krijonte harmoni thuajse perfekte.

Prej atëherë pasuan nëntë fitore radhazi, me bilanc 31-3, kurse Higuain dhe Benzema shënonin në çdo ndeshje, Kakà dukej i rinuar, Di Maria i pandalshëm, Serxhio Ramos i pagabueshëm dhe rezultati është marrja e kreut pas 10 muajsh. Në Champions, Reali ishte e vetmja skuadër që kishte marrë tri fitore radhazi, kurse tani i shtoi edhe fitoren e katërt dhe është madje e vetmja që nuk ka pësuar as gol (golavarazh 10-0). Gjithçka thuhet se është arritur pasi lojtarët në dhomën e zhveshjes kishin “varrosur sëpatën e luftës” dhe kishin bërë paqe.



Ylli i Barcelonës, Mesi

“Reali është më i fortë se vitin e kaluar”

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me formën e Realit të Madridit, i cili është përmirësuar shumë në krahasim me sezonin 2010-11. ”Reali i Madridit e ka përforcuar shumë skaudrën këtë verë. Ata synojnë të dalin më mirë se sezonin e shkuar dhe deri tani po ecin sipas planit të tyre”, është cituar Mesi nga mediat spanjolle.

Lojtarët e Hoze Mourinjos janë detyruar të pranojnë vendin e dytë vjet në Primera Divizion, por aktualisht janë në krye të renditjes dhe kanë një pikë më shumë se Barcelona. Mesi mendon se përmirësimi i Realit i detyrohet pjesërisht merkatos së tyre verore, por shton se rivalët janë rritur si ekip. “Ata janë rritur shumë që prej muajit gusht dhe janë më të mirë se sezonin që shkoi”, ka thënë Mesi, por nuk ka lënë pa përmendur se edhe Barcelona ka bërë hapa para. “Edhe ne jemi forcuar në merkaton e verës dhe jemi përmirësuar.” Barcelona do të luajë nesër kundër Atletikos së Bilbaos në kampionat.



Mediat katalanase

Guardiola, edhe për një tjetër vit te Barça

Tashmë është e ditur se Pep Guardiola e rinovon vit pas viti kontratën e tij me Barcelonën, ndonëse nuk ka ardhur ende konfirmimi zyrtar, por rrjedha e ngjarjeve të bën të besosh se trajneri katalanas nuk do të largohet edhe për një vit nga kampionët e Europës. Sipas të përditshmeve spanjolle, presidenti i klubit, Sandro Rosell, nuk ka ndërmend ta lërë të largohet dhe blerjet e bëra në verë, Fabregas dhe Sançez, janë një sinjal i qartë. Klubi është vënë totalisht në shërbim të projektit të Guardiolës dhe rezultatet, përveç lojës dhe spektaklit, janë në anën e trajnerit.

Përveç kësaj, këtu luan rol edhe familja: Pep është mirë në Barcelonë (qoftë si qytet, qoftë si vend për të punuar) dhe të gjithë njerëzit që i rrinë përqark nuk do të donin të jetonin diku tjetër. Duke qenë kështu, nuk priten zhvillime të bujshme dhe Guardiola mendohet se do të qëndrojë te Barça të paktën deri në fund të sezonit 2012-2013, ndoshta edhe në atë që pason, që mbyllet më 2014, viti i Kupës së Botës. ثshtë shumë e mundshme që pas Botërorit të Brazilit, mund të jetë ai pasardhësi i Visente del Boskes në bankinën e Spanjës, ku do t’i japë jetë një aventure të re.



Dinjo blen një disko përpara shtëpisë së tij

Ronaldinjo, ish-sulmuesi i Milanit, tashmë i Flamengos, ka blerë një diskotekë pikërisht para vilës së tij në Porto Alegre dhe ka pretenduar të bëjë një tunel për të lidhur të dy ndërtesat, për motive sigurie. Dëshira e tij ka mbetur vetëm në letër, pasi autoritetet lokale nuk e kanë lejuar për shkaqe teknike. Kthimi në Porto Alegre nuk ka qenë i lehtë për të pas tradhtisë ndaj Gremios dhe shkuarjes te Flamengo. Rezidenca e tij është e blinduar dhe ruhet 24 orë në ditë nga roje të armatosura.
 

cent

...Lontano
Titulli: Real Madrid

Real Madrid dhe problemi me dritat

Takimi Rayo Vallecano – Real Madrid duhej të luhej të dielën në orën 21.30, por një problem me prozhektorët e stadiumit bëri që ajo të shtyhej për të hënën në orën 19.45.

Gjysma e fushës së Vallecas ishte pa ndriçim për shkak të këtij problemi elektrik që nuk u zgjidh dot në kohë duke bërë që arbitri Fernandez Borbalan të vendoste shtyrjen e takimit.

Sipas presidentit të Rayo Vallecanos bëhet fjalë për një sabotazh: “Ishte një sabotazh, disa vandalë kanë prerë kabllot elektrikë. Nuk e di si kanë mundur të shkojnë deri tek kabllot sepse hyrja është shumë e vështirë, por është e qartë që ishte një atentat ndaj stadiumit tonë.”

Klubi i vogël i kryeqytetit spanjoll ka dyshime se bëhet fjalë për diçka të organizuar mirë dhe nga njerëz profesionistë sepse prerja e kabllove ka rrezik të lartë për jetën.

Ndeshja Rayo Vallecano – Real Madrid është e vlefshme për javën e pestë të kampionatit spanjoll. Rayo renditet në vendin e shtatë me 7 pikë, ndërsa kampionët në fuqi të Spanjës pozicionohen në vendin e gjashtëmbëdhjetë me vetëm 4 pikë, plot 11 pikë larg Barcelonës së vendit të parë./tch
 

cent

...Lontano
Titulli: Real Madrid

Real Madrid, dëmtohen Marcelo dhe Coentrao
Jose Mourinho mbetet pa mbrojtës të majtë. Fabio Coentrao dhe Marcelo janë dëmtuar gjatë grumbullimit me kombëtaret respektive, Portugalinë dhe Brazilin.

Marcelo ka ndrydhur kaviljen e këmbës së djathtë në stërvitje dhe do të mungojë në fushat e lojës për tre muaj. Marcelo tashmë gjendet në Madrid për të filluar me rehabilitimin.

Ndërsa Coentrao do të qëndrojë një muaj larg fushave të lojës duke lënë Real Madridin pa një mbrojtës të majtë në ndeshjet ndaj Borussia Dortmund (Champions League), Celta Vigo, Mallorca, Zaragoza dhe Levante (kampionat).

Pritet që Coentrao të kthehet të luajë më 18 nëntor, ndërsa Marcelo në muajin janar.
 

cent

...Lontano
Titulli: Real Madrid

Real Madrid nuk fiton dot as me vendin e fundit
13 Janar 2013



Edhe pse përpall kishte ekipin e vendit të fundit të La Ligas Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë se një barazim i bardhë 0-0 përballë Osasunës. Pa Ronaldon të pezulluar, madrielenët treguan formën r tyre më të dobët e i dhanë mundësi Barcelonës dhe Atletikos së Madridit të krijojnë një diferencë më të madhe në renditje.

Pas një pjesë të parë pa gola, Mourinjo kërkon të ndryshojë diçka me aktivizimin e Benzema dhe Kaka në vend të Di Marias dhe Higuain, ndërsa 10 minuta më vonë vjen edhe lëvizja e fundit me aktivizimin e Ozill në vend të Luka Modric.

Sikur të mos mjaftonte aktivizimi me pikatore këtë sezon, Rikardo Kaka 18 minuta pasi ishte futur në fushë, detyrohet të dalë nga loja me karton të kuq, pas dy të verdhave.

Përpjekjet e dëshpëruara të madirlenëve nuk mjaftuan për të marrë fitoren e tretë radhazi për 2013, edhe pse goli që iu anulua Kajehon, që nga pamjet e përsëritura duket i rregullt, i jep mundësi Mourinjos që të justifikohet për këtë dështim të radhës. Nga ana tjetër, futbollistët e Osasunës iu gëzuan pikës së marrë me kampionët në fuqi, ndonëse mbeten në fund të renditjes.

/a.k
 

cent

...Lontano
Titulli: Real Madrid

Real, kapitenët nuk duan Mourinhon
24/01/2013

‘Marca’ publikoi mëngjesin e sotëm lajmin se kapitenët e Real Madrid, Iker Casillas dhe Sergio Ramos, i kanë kërkuar presidentit Florentino Perez largimin e trajnerit Jose Mourinho.

Por, në orën 13:00 vetë presidenti i klubit madrilen ka thirrur një konferencë për shtyp për të përgënjeshtruar lajmin.

“Gjithçka që është shkruar është e rreme. Në drekën që kam mbajtur me kapitenët e skuadrës nuk ka pasur asnjë ultimatum për teknikun. Ishte një takim i zhvilluar në një klimë të mrekullueshme dhe asnjë prej 4 pjesëmarrësve në të nuk ka folur me shtypin. Kërkoj që lajmi të përgënjeshtrohet menjëherë”, u shpreh me tone të larta Florentino Perez.

“ثshtë e papranueshme që të publikohen lajme false për të arritur objektiva mediatike”, shtoi presidenti i Real Madrid.

Komunikatë e Iker Casillas dhe Sergio Ramos: Mbështesim Jose Mourinhon!

Pas konferences për shtyp të Florentino Perez, Real Madrid publikoi në faqen zyrtare në internet një komunikatë të përbashkët të Iker Casillas dhe Sergio Ramos, kapitenëve të ekipit.

Ja teksti i plotë:

Pas publikimit të informacionit të ditës së sotme, si dy kapitenët e parë të Realit të Madridit duam të komunikojmë sa më poshtë:

1. Në mbledhjen e zhvilluar të martën me presidentin dhe drejtorin e përgjithshëm të klubit nuk kemi dhënë asnjë ultimatum për trajnerin.
2. Si kapitenë të skuadrës refuzojmë kategorikisht përfshirjen e emrave tanë në një informacion krejtësisht të rremë.
3. Mbështesim trajnerin tonë, Jose Mourinho, të cilin e respektojmë jashtëzakonisht shumë.
4. Duam tu themi ortakëve dhe tifozëve të Realit të Madridit se jemi të bindur që vetëm bashkimi do të na çojë në kapërcimin e çdo pengese që na paraqitet përgjatë sezonit.

Forca Real Madrid!

Iker Casillas dhe Sergio Ramos/Tch
 

cent

...Lontano
Titulli: Real Madrid

Iker Casillas do të mungojë tre muaj, Real transferon Diego Lopez
26 Janar 2013




Me të marrë konfirmimin se Iker Casillas do të mungojë tre muaj, klubi mbretëror spanjoll Real Madrid ka konfirmuar transferimin e portierit të Sevilias, Diego Lopez.

Real Madridi do të paguajë plot 4 milionë euro për portierin që është produkt i akademisë së Realit, i cili ka mbrojtur më parë edhe ngjyrat e Vilarrealit.

Lajmin e ka konfirmuar “Marca”, e cila thotë se detajet kontraktuale do të përcaktohen së shpejti dhe edhe klubi do ta konfirmojë transferimin edhe në faqen zyrtare. Njoftimet e fundit thonë se edhe televizioni i Real Madridit e ka konfirmuar transferimin e Lopez.

Real Madridi ballafaqohet me një periudhë te vështirë me tri ndeshje ndaj Barcelonës dhe dy ndaj Manchester Unitedit në horizont, në një moment ku vetëm Copa del Rey dhe Liga e Kampionëve duken të kapshme.

Me këtë transferim vërtetohet se Jose Mourinho nuk ka besim te Antonio Adanin dhe se i është dashur një portier më kualitativ.
/a.k
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Real Madrid

Vamos real, hasta final :d
 

cent

...Lontano
Titulli: Real Madrid

Tripletë e Ronaldos, Reali tremb Barcelonën
27 janar 2013


Reali i Madridit ka triumfuar 4-0 ndaj Getafes, duke i dhënë një sinjal të qartë Barcelonës në prag të takimit të parë të Kupës së Mbretit, ditën e mërkurë. Ndonëse me ndryshime të shumta në formacion, pa Khedirën e Ksabi Alonson, por me Esien e Modriç, madrilenët arritën të shënonin një poker golash, falë edhe Kristiano Ronaldos.

Në pushimin midis pjesëve Murinjo ka hequr Albiol për Khedirën dhe situata ka ndryshuar. Në minutën e 53-të, Serxhio Ramos shënon pas një rrëmuje në zonë, duke sjellë edhe protestat e Getafes për një faull në zonë. Më pas është radha e Ronaldos, që realizon tre gola për 10 minuta: një me të majtën, një me të djathtën dhe një me penallti. Për të, 21 gola në 20 ndeshje këtë sezon, 179 në 176 me Realin dhe 302 në karrierë. /Tch
 

cent

...Lontano
Titulli: Real Madrid

Reali dhe Ronaldo i përgjigjen Barçës
23/09/2013
Pas fitoreve të Barcelonës dhe Atletikos së Madridit, Reali nuk mund të mungonte në apel dhe los blankos ashtu bënë duke fituar derbin e vogël të Madridit, me Getafen. Në kryeqytet los blankos, triumfuan 4-1, me Ronaldon protagonist në fushë, falë golit të 209 në 205 ndeshje me madrilenët, që e bën të kalojë dhe rekordin e Hugo Sanchez, dhe Gareth Bale jashtë saj, që pësoi një dëmtim muskular në nxehje. Getafe u përpoq të tregonte se nuk kishte ardhur për shëtitje turistike në “Santiago Bernabeu” madje arriti të ngrijë për disa minuta tifozët vendas, kur në minutën e 4-tërt Lafita kaloi në avantazh miqtë.

Gjithsesi përgjigja e Realit nuk vonoi. Pepe këtë herë me kostum goleadori shënoi golin e barazimit në të 19-tën, përpara se Ronaldo të dërgonte topin në rrjetë nga pika e bardhë në minutën e 34-tërt. Ndërkohë që në të 57-tën, shtoi emrin e tij në listën e golashënuesve dhe Isko, që deri në këto momente ka treguar se ka një marrdhënie të mirë me golin, ndryshe nga ajo e Benzemas, që në minutën e 73-të, me shtatë metra portë bosh, gjeti trajektoren e duhur për ta dërguar topin mbi traversë. Në fund ka vend edhe për një magji të Ronaldos i cili pas një asisti të Khediras me fine dhe plot elegancë çon topin në rrjetë e kështu Reali vulosi në 4-1 rezultatin, duke vazhduar të qëndrojë -2 nga dy kryesueset e Barcelonës dhe Atletikos së Madridit.
/S.Sport
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Real Madrid

Reali deshtimi i radhes 700 milion euro per 4 vjet investime 1 kup mbreti nje kampionat edhe nje superkup pak si e shtrenjet kostoja ne kete barcelona se bashku me mesin ka grumbullar 28 kupa te ndryshme
 

cent

...Lontano
Titulli: Real Madrid

La Liga, fitore e “çmendur” e Realit
05/10/2013
Reali i Madridit mori një fitore të pabesueshme në Etadio La Cruz të Levantes në një sfidë të cmendur ku gjithcka u vendos në pjesën e dytë, madje ne minutat e fundit të takimit. Skuadra merenges vinte në këtë përballje me presionin e humbjes me Atletikon e Madridit në derbi, që u pasua me kritika të shumta në drejtim të trajnerit Karlo Anceloti. Tekniku italian kishte paralajmëruar lënien në stol të Benzeme për të aktivizuar Moratën, nuk kishte bërë asnëj ndryshim në fazën sulmuese, ndërsa në mbrojtje aktivizoi Varane duke ulur në stol Pepen. Gjatë 45 minutave të para Los Blankos e rrezikuan shumë pak portën e Levantes, ndërsa në të paktën dy raste vetëm fati i shpëtoi pas goditjeve të rrufeshme të Diavara.

Gjithsesi sulmuesi Senegalez shënoi në minutën e 57-ë nëpërmjet një kundërsulmi të shpejtë të vendasve. 4 minuta më pas Sergio Ramos vuri baraspeshën me me një goditje me kokë në shtyllën e dytë pas krosimit nga Këndi të Di Marias. Në të 64 mbrojtësit të Realit i jepet një tjetër mundësi e artë me kokë, por topi i goditur prej tij përplaset në trupin e Benzema, që në këtë rast e bën në mënyrë perfekte rolin e mbrojtësit. Në minutat e fundit rastet janë të panumërta në të dyja portat, por formacioni i Kaparrosh tregohet i saktë në të 86 me El Zhar, i cili nxjerr bllof të gjithë mbrojtësit merenges që nuk arrijnë ta ndalojnë shumë pranë zonës së Diego Lopez. Kundërpërgjigjja e Realit qe e menjëhershme me të riun Morata, i cili zëvendësoi Iskon, ndërsa atëherë kur mendhej se gjithcka ishte mbyllur erdhi goli i Kristiano Ronaldos me një goditje prirët me portën por që u devijua nga mbrojtje.

Përfundimisht 3-2 me Realin, një mori një fitore të cmendur, e cila do të analizohet me kujdes me të gjitha dobësitë që shfaqën të besuarit e Karlo Ancelotit, ku I kryqësuari do të jetë pa dyshim Karim Benzema, efikasiteti i të cilit para portës është nul.
/S.Sport
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Real Madrid

çmenduri duhet ti thuhet se me kete ekip se meriton as vendin e 10jet dy fitore me refera nje me qyke te zorit qa me prit prejekipes se kengurve
 

cent

...Lontano
Titulli: Real Madrid

Ronaldo: Juventusin e pret vetëm humbja
23/10/2013
Kristiano Ronaldo nuk merr në konsideratë asnjë rezultat tjetër veç fitores, edhe pse vlerëson maksimalisht Juventusin dhe mbi të gjitha sulmuesin Karlos Tevez. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, ai ka komentuar mbi gjithçka…
Ka dyshime se Garet Bejl nuk është i aftë të justifikojë as gjysmën e vlerës së transferimit…
Ai është një futbollist dhe djalë i shkëlqyer. Po mundoheni ta vini gjatë gjithë kohës nën presion, por do e ndihmonit nëse do e linit të qetë të tregojë potencialin e tij.
Si e prisni ndeshjen ndaj Juventusit?
ثshtë shumë e vështirë, pasi përballë kemi një nga ekipet më të mirëorganizuar në fushën e lojës dhe me një mesfushë të një niveli shumë të lartë. Kanë lojtarë të shkëlqyer, por unë do veçoja Tevezin, me të cilin kam luajtur për mjaft kohë te Junajtid. ثshtë tepër i rrezikshëm dhe i aftë ta zgjidhë një ndeshje i vetëm. Pa diskutim që i trembemi dhe duhet ta kemi nën kujdes përgjatë gjithë minutave. Gjithsesi, unë nuk mendoj asnjë rezultat tjetër veç fitores.
Si është forma aktuale e Realit?
Ne po përmirësohemi, por kemi ende nevojë për kohë. Nuk jemi në nivelin që pretendojmë.
Jeni i kënaqur me punën e Ançelotit?
Unë jam krenar që drejtohem nga një trajner i tillë. ثshtë një profesionist dhe një drejtues i shkëlqyer. Të gjithë po japim maksimumin për t’u përshtatur sa më shpejt me idetë e tij.
Më mirë Benzema apo Morata në sulm?
Nuk më takon mua të bëj zgjedhje, por trajnerit. Kushdo që të luajë, sigurisht që e meriton të jetë në formacion.
Thuhet se ju keni qenë shumë pranë transferimit te Juventusi kur ishit 18 vjeç…
Unë kam qenë pranë transferimit në shumë klube në atë kohë, pasi më kërkuan zyrtarisht mjaft ekipe. Por në moshën 18 vjeç kam qenë futbollist i Mançester Junajtid dhe i detyrohem pikërisht atij klubi për karrierën time dhe që më bëri këtë futbollist që jam sot.
Keni dëshirë të ndryshoni pozicion në fushë?
Unë mund të luaj ku të kërkojë trajneri, por nuk besoj se kam dëshirë të luaj në pozicion tjetër.
/P.Sport
 

marin

marino
Titulli: Real Madrid

ama juve mbetet juve ...........................barcelona forever vamos
 

cent

...Lontano
Titulli: Real Madrid

Ronaldo, “komandant” në fitoren e çmendur ndaj Sevillas
31/10/2013

Një ndeshje për 10 me yll në “Santiago Bernabeu” mes Realit të Madridit dhe Sevijas, ashtu si dhe numri i golave që shënohen në suksesin e Los Blancos. Skuadra e Ancelottit fluturon falë dy milionerëve të saj, Bale dhe Ronaldo, që bëhen dy berberët e Sevijas, duke qethur me golat e tyre andaluzianët. Gareth Bale, i cili ishte përfolur për një rikthim të mundshëm në Angli pa zbarkuar ende mirë në Madrid, hap siparin e festivalit të finalizimeve me një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 13-të. Mbrëmja e artë e Bale bekohet dhe nga një prekje me dorë në murin andaluzian në rastin e golit të dytë, ndërsa në të 32-tën është gjyqtari kryesor Texeira që i jep një dorë Los Blancos duke akorduar një 11-metërsh të paqënë për Iscon, që e shndërron në gol Cristiano Ronaldo. Festimi i tij? Një përshëndetje komandanti për presidentin e Fifa-s, Sepp Blatter. Tre golat e shtrinë mbi dafina Realin, që mendon se e ka fituar takimin, por Rakitic nga pika e bardhë dhe Bacca para fundit të pjesës së parë zgjojnë Los Blancos duke i kujtuar se ndeshja ende nuk ka përfunduar.

Në pjesën e dytë, madrilenët shkunden duke i hequr pluhurin dhe Karim Benzemas, që pas dy muajsh dërgon më në fund topin në rrjetë pas një pasimi të Bale. Në festë përfshihet dhe Ronaldo në të 60-tën që con shifrat në 5-2 për vendasit. Por Sevija nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe Rakitic shënon një gol të jashtëzakonshëm duke shkurtuar shifrat. Protagonist i vërtetë në fushë megjithatë është Ronaldo, që në të 72-të, pasojë dhe e një devijimi të Parejas, gjen golin e tretë personal duke mbërthyer dhe Diego Costën në krye të listës së golashënuesve të Primera Division. Në mbrëmjen e festivalit të golave, Texeira kërkon sërish vendin si protagonist duke akorduar një tjetër 11-metërsh të paqënë këtë herë për Sevijan pas një ndërhyrje të Ronaldos. Nga pika e bardhë Rakitic këtë herë gabon. Në një sfidë të tillë nuk mund të mungojnë dhe kartonat e kuq, i pari për Ancelottin për protesta dhe i dyti për Mbia, që lëshon një grusht në drejtim të Modric. Ngjarjet në “Bernabeu” megjithatë nuk kanë përfunduar pasi dhe Benzema kërkon të rrisë numrin e golave të tij, duke shënuar dhe të dytin personal e të shtatin për Realin. 7-3 është tashmë mëse i mjaftueshëm për madrilenët, që largojnë hijet e një krize të mundshme duke qëndruar ende në vallen e titullit.
/S.Sport
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Real Madrid

Me pelqeu loja e realit, vazhdimisht vraponin dhe nuk dorezoheshin, loje agresive ! Mu be qejfi qe benzema dhe bale shenuan !
 

cent

...Lontano
Titulli: Real Madrid

Cristiano Ronaldo, si kurrë më parë
04/11/2013
Cristiano Ronaldo nuk rresht së surprizuari. Pas gjithë atyre golave që ka shënuar e rekordeve që ka thyer, këtë sezon pritet të shikojmë versionin më të mirë të portugezit. Dukej se do të ishte e vështirë për sulmuesin të mbante ritmin e kampionateve të mëparshme, por ky fillim sezoni deri tani rezulton më i miri për bomberin e Realit të Madridit. Numri 7 i Los Blancos ka shënuar deri tani plot 20 gola dhe bëhet fjalë për vetëm 15 ndeshje. Në fakt që kur ka mbërritur te Reali, Ronaldos nuk i është dashur shumë kohë që të shënojë, por jemi ende në fillim të Nëntorit dhe shifrat e tij janë të pakrahasueshme me sulmues të tjerë, që kaq gola sa ai nuk i realizojnë dot për një sezon të tërë.

15 takime i janë dashur portugezit për këto gola, ndërkohë që dy sezone më parë 20 gjuajtje brenda portës i bëri për 20 ndeshje. Nuk ka limite për Cristianon dhe për të katërtin vit radhazi të paktën 50 gola me emrin e tij tashmë duken shumë normalë. I mbetet vetëm të thyejë rekordin e tij, atë të 60 realizimeve në një sezon që ishte i bekuar për klubin madrilen, ishte viti kur skuadra fitoi kampionatin me Mourinhon në krye. La Liga është kthyer në një sfidë të vërtetë për trofeun Pichichi, mbi yllin e Realit ndodhet Diego Costa me 13 gola, por edhe në Champions League ka një rival serioz e të fortë si Zlatan Ibrahimoviç, i cili vetëm në ndeshjen me Anderlechtin shënoi jo pak por 4 herë. Misioni i radhës për makinerinë e golave të Realit është në Torino. Reali i Madridit rikthehet në kompeticionin europian me vizitën në shtëpinë e Juventusit, ku Cristiano do të tentojë me çdo kusht të vazhdojë me shpërthimet e tij. Juve di si të fitojë, por Reali ka shansin më të mirë për të fiksuar kualifikimin në Champions dhe për të arritur objektivin sytë do të drejtohen te këmbët e luzitanit.

/S.Sport
 

cent

...Lontano
Titulli: Real Madrid

Pepe i jep 3 pikët Realit
Reali Madridit vuan por në fund arrin të fitojë ndaj Espanyol. E bën me një gol të Pepes në pjesën e dytë, që bëhet heroi i të tijve në mungesë të heronjve të vërtetë.

Reali i Madridit i ndërgjegjshëm se sfida me Espanyol është ajo e duhura për t’u afruar me dy kryesueset hedh në fushë të gjithë yjet, të udhëhequr nga Ronaldo e Bale. Megjithatë në fushë madrilenët janë të varfër në lojë dhe nuk krijojnë shumë duke konfirmuar se Espanyol mbetet një ekip i vështirë për ta. Nëse i shton këtu më pas dhe rastet e shpërdoruara nga Ronaldo e Di Maria atëherë ndeshja komplikohet akoma më shumë për kryeqytetasit. Portugezi mbi të gjitha duket se ndjen peshën e ceremonisë së “Topit të Artë” aq sa nuk është ai i zakonshmi në fushë. Vendasit nuk është se krijojnë rrezik por është Reali ai që ashtu si në dy sfidat e tjera të luajtura këtë vit nuk arrin të ndërtojë. Në të tilla kushte zgjidhjet mund të vijnë nga goditjet standarde dhe pikërisht nga një e tillë lind dhe goli i avantazhit. Një harkim i Modriç gjen kokën e Pepes që zhbllokon më në fund Los Blancos. Reali mund të mbyllë ndeshjen, por Casilla, ndoshta dhe për çështje emri duket se di si ta ndalë Ronaldon që humbet një rast të artë sërish përballë portierit katalanas në minutën e 80-të. Por më të pabesueshmen portugezi e bën në të 90-tën kur me portën bosh e dërgon topin jashtë kuadratit. Gjithsesi rastet e Ronaldos nuk e penalizojnë skuadrën pasi Reali arrin të fitojë 1-0 duke reduktuar në tre diferencën me Barçën e Atleticon.
/S.Sport
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Real Madrid

Gjithe ato yje, Pepe shenon lol

Sdq, Bale nuk me pelqen si luan kohen e fundit, se di c'eshte problemi me te. Tri pike jane te vlefshme, vendi i pare na pret sic duket :p
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Real Madrid

Gjithe ato yje, Pepe shenon lol

Sdq, Bale nuk me pelqen si luan kohen e fundit, se di c'eshte problemi me te. Tri pike jane te vlefshme, vendi i pare na pret sic duket :p


Sesht aq e leht ore vlla te ambjentohesh me nje skuader aq shpejt i duhet koha e vet dhe atij te mesohet me stilin e lojes se spanjes nuk esht aq e kollajshme sa te shkonte e te shkelqente direkt... Se si lojtar esht i mir ai pak koh i duhet dhe ka per te qen dyshja me e rrezikshme ne spanje bashk me ronaldon .. :D
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Real Madrid

Padyshim Rendex, nuk diskutohet kjo qe thua, jam dakort. Une jam madrilen por, paraqitja e tij nganjehere me duket shume amaterski style, se di ! Edhe pse kam ndegjuar qe pozita ne te cilen luan, i pelqen atij vet personalisht, kam nje bindje se nganjehere duhet te luaje edhe ne ndonje pozite tjeter, pasiqe e ka edhe ate aftesi :)
 

cent

...Lontano
Titulli: Real Madrid

R. Madrid “poker” kundër Sociedad
05.04.2014

Real Madrid e shndërron në një shëtitje sfidën me Real Sociedad. Madrilenët dominojnë në “Anoeta” vendasit duke fituar pastër 4-0. Serinë e golave e hap Illarramendi në minutën e 45’ që shënon dhe golin e vetëm të pjesës së parë. Në të dytën përsëri Reali tregon supermacinë e tij dhe Bale dyfishon rezultatin në min. 67’.

Në 10 minutat e fundit, “Los Blancos” shënojnë sërisht me Pepe e të riun Morata, që jo më kot kërkohet nga ekipet më në zë Europiane. Me këtë fitore Reali shkon në kuotën e 76 pikëve në vendin e 3, me 3 pikë më pak se Atletico kryesues dhe 2 nga Barcelona e vendi të dytë, me katalanasit që më parë kishin fituar 3-1 ndaj Real Betis. Më poshtë janë rezultatet e ditës së Shtunë në La Liga.

Atletico Madrid 1 - 0 Villarreal

Barcelona 3 - 1 Real Betis

Real Sociedad 0 - 4 Real Madrid

Rayo Vallecano ? -? Celta Vigo
/S.Sport
 
Top