• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Raporti Shqipëri-Greqi, ministri helen gjen ‘fajtorin’: Ka ftohje të klimës, por…

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Raporti Shqipëri-Greqi, ministri helen gjen ‘fajtorin’: Ka ftohje të klimës, por…

ministri.jpg

“Furtuna” në qeverinë Rama, ku u shkarkuan 7 ministra, duke u zëvendësuar me emra të rinj, jo shumë të angazhuar në Partinë Socialiste apo politikë, është komentuar edhe në Greqi. Mediat greke janë ndalur kryesisht te pasojat që do të ketë zëvendësimi i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati me Gent Cakajn, në marrëveshjet që janë planifikuar për t’u firmosur nga të dy vendet, ku më me rëndësi shihet “Pakti për Detin”.

Lidhur me këtë çështje, ka folur ministri plotësues i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Katrougkalos, duke thënë se marrëveshja mes palëve kishte arritur në nivele të kënaqshme, por sipas tij është lënë pas dore.

Mediat greke duke ju referuar një interviste radiofonike të Katrougkalos, shkruajnë se raporti i Greqisë me Tiranën zyrtare është ftohur pas vrasjes nga RENEA të minoritarit grek Konstandinos Kaçifas në Bularat, por po punohet për arritjen e një zgjidhje përfundimtare.

“Aty ku prisnim të kishim konkludimin e këtij progresi të mirë, në festën e 28 tetorit, që përveç përvjetorit festiv kombëtar do të nderonim edhe të rënët në luftën italo-greke në Shqipëri, që për herë të parë gjetën paqe pasi u varrosën me nderime pas 70 vitesh, ndodhi ngjarja e trishtuar me Katsifën. Për arsye që kryesisht kanë të bëjnë me politikën e brendshme të vendi fqinj, sipas vlerësimit tim, kemi pasur një ftohje të klimës, por që mendoj se është plotësisht e riparueshme. Përpjekja jonë është pikërisht të risjellim nivelin e diskutimit, aty ku ishte, dhe të shkojmë drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjeve”, ka thënë ai.

(gazeta-Shqip.com)
 
Top