• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Ramiqi: Kosovarët nuk janë mikpritës

legjenda

Anëtar i Nderuar
Në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, temë e diskutimit ishte siguria në Ballkan, bashkëpunimi rajonal dhe lufta ndaj terrorizmit.
Kryetari i LISBA-s, Fuad Ramiqi, ka thënë se refugjatët që po ikin nga Lindja e Mesme nuk po ikin nga ISIS-in dhe se Kosova nuk do të ketë refugjatë.

“Refugjatët që kanë ikur nuk kanë ikur nga ISIS-i, por kanë ikur nga Assadi, kanë ikur nga konflikti. Nuk është e saktë se refugjatët po ikin nga ISIS-i. Nuk do të ketë refugjatë në Kosovë. E gjithë bota e dinë së Ballkani ka vuajtur nga refugjatët para 15-20 vjetëve. Shumica e refugjatëve ikin për siguri dhe stabilitet”, ka thënë Ramiqi, njofton Klan Kosova.

Ai ka shtuar se kosovarët nuk janë mikpritës si thuhet dhe këtë e kanë treguar në rastin e konfliktit me Maqedoninë.

“Kosovarët janë treguar mos mikpritës, nëse kujtojmë rastin e konfliktit në Maqedoni. Vet kërcënimet dhe paragjykimet e klasës politike se në mesin e refugjatëve mund të ketë terroristë e bëjnë të pamundshëm që qëndrimin e tyre këtu”, ka përfunduar Ramiqi, njofton Klan Kosova.
 

Aver

VIP
Titulli: Ramiqi: Kosovarët nuk janë mikpritës

Ky e ka vetem nje qellim, perqarjen ne mes te shqiptareve.

P.s. legjenda, mbeta duke t'i shkurtu titujt neper temat qe i hape. Nese titulli origjinal eshte shume i gjate dhe nuk e ze komplet, shkurtoje vet duke e lene vetem pjesen me substanciale.
 
Top