• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Rama: Meta trafikoi 83 mijë zemra të majta

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e konsideroi kreun e LSI-së, Ilir Meta, si patericë e kryeministrit të rrëzuar, pasi ky i fundit pranoi publikisht ftesën për të bashkëqeverisur me Berishën. Ai e konsideroi këtë si marrëveshjen më të turpshme në 18 vite. Rama akuzoi Metën se trafikoi zemrat e 83 mijë votuesve, të cilët i dhanë votën atij për të rrëzuar qeverinë e Berishës. "Ilir Meta nxitoi të bëhej paterica e Kryeministrit të rrëzuar, duke e ngritur në këmbë atë që ai vetë e quante deri para 6 ditësh, qeveria e Gërdecit",- tha Rama.

Kryetari i opozitës tha se kjo nuk ishte fjala e tij e fundit për procesin zgjedhor, por vetëm reagimi për qeverinë që lindi nga grahma më e fundit e politikës së vjetër të politikanëve në Shqipëri. Ai deklaroi se Meta shpëtoi Sali Berishën me një pazar që Lufter Xhuveli nuk do të guxonte ta shihte as në ëndrrën e tij më të bukur. "Ndërkohë që populli opozitar pret jo vetëm përfundimin e odisesë së votave në Fier, por edhe leximin e hapur të votave në Berat, Tiranë dhe gjetkë, 83 mijë zemra opozitare, që në 28 qershor rrahën për largimin e kësaj qeverie dhe këtij Kryeministri, u trafikuan sot nga Ilir Meta për të mbyllur sot me Sali Berishën, pazarin më të turpshëm të këtyre 18 viteve",- tha ai. Sipas Ramës, kjo marrëveshje nuk është bërë sot, por kohë më parë dhe se tashmë PS-së i ishte dhënë e drejta për t'u thënë shqiptarëve se vota për Ilir Metën ishte një votë për Sali Berishën.

"PS nuk bëhet kurrë për asnjë përshesh dhe kush e përfytyron këtë si pjesë e këtij projekti që tanimë ka dalë në skenë plotësisht përpara shqiptarëve, në funksion të një marrëveshjeje që nuk është bërë sot, por kohë më parë dhe që na ka dhënë ne të drejtën që t'iu themi shqiptarëve se vota për Ilir Metën është një votë për Sali Berishën, pa asnjë dyshim do të zhgënjehet",- tha ai. Rama theksoi se shqiptarët duhet të shqetësohen për një lojë që po bëhet gjithnjë e më e sofistikuar, ku sipas tij lidhen drejtpërdrejt interesat për të kontrolluar pasurinë e vendit. "Një lojë për të kontrolluar të gjitha ato të ardhura që në vend të ndahen në mënyrë të drejtë dhe të ndershme përmes një politike të re për shqiptarët e shqiptaret, duhet të ndahet në ato duar që kanë aftësinë ose e thënë shqip paturpësinë që votat e popullit t'i kthejë në karta krediti për pazarin e një politike të vjetër, ku interesat rriten çdo ditë në mënyrë marramendëse",- deklaroi kreu i PS-së.

Ai bëri me dije se ishte i vendosur të udhëhiqte Partinë Socialiste deri kur procesit zgjedhor do t'i vihet pika dhe se vendimi për të ardhmen e tij në drejtimin e saj, do t'i takonte socialistëve. "Unë kam sigurinë dhe bindjen e plotë se kjo është një familje politike, cila di të marri vendimet e duhura në kohën e duhur dhe pa pikën e dyshimit, është një familje politike që pas pazarit të sotëm, më i neveritshmi pazar i këtyre 18 vjetëve, është më e madhe,- theksoi ai. Rama deklaroi se të gjithë ata që në 28 qershor votuan për Ilir Metën për të larguar Sali Berishën, nuk duhet të ndihen të vetëm, sepse nga sot është pjesë e familjes tonë politike. Kreu i PS-së, Rama, tha se zgjedhjet e 28 qershorit janë të deformuara dhe se Partia Socialiste nuk do të ndalet përpara asgjëje për të zbardhur të vërtetën.

"Ne kemi të gjithë të drejtën që pa hyrë në asnjë llogari, në radhë të parë t'ju japim mundësinë shqiptarëve e shqiptareve atë që kanë vendosur. Këtë ne duam ta bëjmë posaçërisht në ato pika ku jemi të bindur se deformimi qëndron te rezultati i shpallur, ndërsa e vërteta qëndron në errësirën e kutive të votimit",- deklaroi Rama. Ai theksoi se PS do të vazhdojë përpjekjen për të përfunduar numërimin në Fier, për të vazhduar me të gjitha ato pjesë që do të bëhen të ditura për publikun përmes leximit transparent të vullnetit të popullit.

"Kur procesin zgjedhor ta konsiderojmë të përfunduar, edhe pse ne jemi të vendosur që të hetojmë gjithsesi mbi këtë proces, do të kemi mundësi të bëjmë një shtjellim të thellë të gjithçkaje dhe atëherë të gjithë sigurisht do të dëgjojnë fjalën time të fundit lidhur me gjithë këtë periudhë. Një gjë është e sigurt, kush mendon se sot më ka dobësuar, duhet ta dijë, se më ka bërë më të fortë",- mbylli fjalën e tij kreu i Partisë Socialiste.


Drejtimi
Unë jam i vendosur që ta udhëheq Partinë Socialiste deri kur procesit zgjedhor t'i vihet pika. Pastaj, unë kam sigurinë dhe bindjen e plotë se kjo është një familje politike, e cila di të marri vendimet e duhura në kohën e duhur dhe pa pikën e dyshimit, është një familje politike që pas pazarit të sotëm, më i neveritshmi pazar i këtyre 18 vjetëve, është më e madhe.


Beteja
Beteja jonë është një betejë mes dy botësh, mes botës së re që meritojnë qytetarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi pavarësisht se për kë votojnë dhe botës së vjetër, të mekanizmave që prej 18 vjetësh i ka ndarë dhe përçarë shqiptarët në të majtë dhe të djathtë dhe ka bërë me ta një lojë që e luajnë vetëm grushti i njerëzve që sot i dhanë jetë kësaj qeverie monstër dhe e paguajnë që të gjithë qytetarët. Kur flas për qeverinë monstër, kam parasysh një trup të krijuar në bazë të një mutacioni që është transformimi i një virusi në një tjetër virus më të rrezikshëm se i pari.


Marrëveshja
Unë kam dëshiruar të besoj se ajo marrëveshje e bërë, siç e thashë, jo sot, por shumë muaj më parë dhe jo vetëm mes Ilir Metës dhe Sali Berishës, por edhe komponentësh të tjerë, që plotësojnë gjithë kuadrin e politikës së vjetër nuk do të ishte më e fortë se sa pamja e qartë e rezultatit që fliste për fundin e qëndrimit në detyrë të Sali Berishës dhe për mundësinë e një skenari të ri politik, cilido që të ishte ai.


Numërimi
Ne vazhdojmë në përpjekjen tonë për të përfunduar numërimin në Fier, për të vazhduar me të gjitha ato pjesë që ne duam t'i bëjmë të ditura për publikun përmes leximit transparent të vullnetit të popullit dhe sigurisht kur procesi zgjedhor ta konsiderojmë të përfunduar, edhe pse ne jemi të vendosur që të hetojmë gjithsesi mbi këtë proces, do të kemi mundësi të bëjmë një shtjellim të thellë të gjithçkaje dhe atëherë të gjithë sigurisht do të dëgjojnë fjalën time të fundit lidhur me gjithë këtë periudhë. Një gjë është e sigurt, kush mendon se sot më ka dobësuar, duhet ta dijë, se më ka bërë më të fortë.


Interesat
E vetmja gjë për të cilën duhet të jemi të shqetësuar, është se kjo lojë po bëhet gjithmonë e më e sofistikuar. ثshtë një lojë ku lidhen drejtpërdrejt interesat për të kontrolluar pasurinë e këtij vendi, për të kontrolluar të gjitha ato të ardhura që në vend se të ndahen në mënyrë të drejtë dhe të ndershme përmes një politike të re për shqiptarët e shqiptaret, duhet të ndahet në ato duar që kanë aftësinë ose e thënë shqip paturpësinë që votat e popullit t'i kthejë në karta krediti për pazarin e një politike të vjetër, ku interesat rriten çdo ditë në mënyrë marramendëse.

Shekulli
 

iLirjam

Antar i fv.al
Pasi paska filluar Edi te flas me zemer,,,do i kishe ber 3 pyetje me zemer,,,

ilir meta tradhtoj 83 mi zemra te majta!!!

1
Sa zemra te tjera shpetoj me kte "tradhti" ???

2
edhe ata Shqiptar ishin?????

pa mar parasysh kombin shqiptar mbrenda territorit te hartes aktuale,,,

3
Sa Zemra shpetoj ilir meta ne shkall Shqipfolse???
 
Top