Rama kundër partive të vogla: Mos i votoni, imponojnë shtetin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Rama kundër partive të vogla: Mos i votoni, imponojnë shtetin
Edi-Rama-3.jpg



Nga Erseka, kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje qytetarëve që me 25 qershor të shkojnë në votime jo si tifozë partish, por si njerëz të përgjegjshëm. Ai tha si e duhet dhënë fund fenomenit ku partitë e vogla i përdorin votat për të imponuar shtetin dhe jo për tu shërbyer qytetarëve.

“Partitë e vogla e përdorin votën për të imponuar shtetin. Duhet t’ua heqim administratën e shtetit parive të vogla nga duart. Duhet t’i japim fund kësaj historie shushunjash që ushqehen me gjakun e njerëzve me anë të votës. Do ta kemi ta pamundur. Prandaj me 25 qershor duhet të shkoni në votime për të çliruar veten tuaj nga kthetrat e zyrtarucëve, për t’iu dhënë shërbimin e detyruar; zyrtarëve të korruptuar që iu vënë bizneseve gjoba”, tha Rama.

Më tej ai ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike, kur disa javë më parë bënte thirrje për thyerje xhamash e tani thotë se është Kryeministri i Ekonomisë. “Ai nuk k lidhje me punën që duhet për të bërë shtet. Vota për të tjetër është votë për tu dhënë mundësi që të fusin duart në xhepin tuaj, në punët e shtetit tonë, por që s’kanë lidhje me shtetin”, vijoi kreu u Partisë Socialiste.

(gazeta-Shqip.com)
 
Top