• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Rama jep datën: Ja kur fillojnë fluturimet dhe hapen kufijtë në Shqipëri

legjenda

Tetova
Qeveria synon të lejojë rifillimin e fluturimeve nga data 18 maj por shqetësim për kryeministrin është karantinimi i atyre që do të futen në vend.


“Do të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri.


Do të ishte mirë që ministria e Shëndetësisë të përgatisë disa materiale sensibiluzuese për qytetarët në kushtet e rihapjes për kujdes dhe respektimin e masave” tha Rama gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve.

 

legjenda

Tetova


Lajme Vendi
Marrin fund “vuajtjet”: Të hënën hapen berberët, parukeritë dhe dentistët
May 8, 2020 G. Basha


TIRANE
Pas dy muajsh, burrat e gratë nuk do të jenë më të detyruar të gjejnë forma alternative për t’u qethur, shkurtuar flokët apo shërbime të tjera estetike.
Nga kjo e hënë, qeveria u jep dritën jeshile berberëve e parukierëve, e bashkë me to edhe klinikave dentare e qendrave tregtare. Ndërsa vetëm një javë më vonë, më 18 maj, shqiptarët do të mund të pinë kafen e dëshiruar në ambientet e jashtme të bareve. Për të gjitha këto shërbime, ekspertët e qeverisë kanë bërë gati paketën e kushteve të rrepta të sigurisë që duhet të respektojnë bizneset për të vepruar. Në dijeni të tyre duhet të jenë dhe klientët, të cilët duhet të informohen paraprakisht për masat që duhet të marrin apo shërbimin që duhet të kërkojnë, bazuar protokollit bashkëngjitur shkrimit.


Që nga hyrja me qese plastike për këpucë e maskë në fytyrë e deri te vendi ku ulet personi që kërkon shërbim për flokët do të jetë tërësisht e mbuluar me materiale njëpërdorimshme, që sigurohen nga berberi/floktorja.
Edhe pse kanë më shumë se dy muaj pa punuar (ligjërisht), berberët e parkukeritë duhet të furnizohen paraprakisht me mjete higjienizuese, përpara se të nisin punën më 11 maj. Për të shmangur radhët e pritjes, duhet prenotuar më parë te berberi. Ky i fundit duhet të riorganizojë ambientin e punës, duke siguruar distancën 2 metra mes klientëve.
Për shembull, në një ambient prej 40 metrash katrorë, nuk mund të qëndrojnë më shumë se katër persona (10 m për çdo klient). Mbajtja e maskës dhe higjienizuesi në hyrjedalje është e padiskutueshme në çdo moment, si nga berberi, ashtu edhe nga klientët. Në rastin e trajtimit të fytyrës, këshillohet sigurimi i distancës më të madhe të mundshme.
Peshqirët, gjithashtu këshillohet të jenë të paketuar dhe njëpërdorimësh. Klienti, nga ana e tij duhet të sigurohet që berberi ta ketë dezinfektuar mjetet e punës përpara shërbimit. Kusht për të funksionuar është dezinfektimi i ambientit, minimalisht 3 herë në ditë me mjetet e duhura.
 

Sensual

Antarë i Respektuar
Opo te hape kufinjte me durresin, vloren njehere se është koha me e bukur per një kafe buze detit kismet ato me avion
 

Marla

Rootless Tree!
Kurse une kam hallin e emigranteve qe vijne per pushime verore ne shqiperi. 2 jave te shkretet do i kalojne ne karantine sipas udhezimeve te qeveriut ska plazh apo shetitje lol
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Kurse une kam hallin e emigranteve qe vijne per pushime verore ne shqiperi. 2 jave te shkretet do i kalojne ne karantine sipas udhezimeve te qeveriut ska plazh apo shetitje lol
A është e vertete qe kta te riatdhesuarit po paguajne edhe hotelin e qeveriut?
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
se kuptova pyetjen por di qe do paguajne me parate e tyre. Qeveria sdo paguaje gje.
Kjo ishte pyetja. Kta qe po i kthen shteti ne Shqiperi dhe po i vendos neper hotele po paguajne 2 jave me ndejt neper hotele. Do bien ne borxhe te shkretet dhe mbas 2 javeshit do i kapi stresi me la borxhet e hotelit 😂
 

MaYaDa

Don’t touch!
Kjo ishte pyetja. Kta qe po i kthen shteti ne Shqiperi dhe po i vendos neper hotele po paguajne 2 jave me ndejt neper hotele. Do bien ne borxhe te shkretet dhe mbas 2 javeshit do i kapi stresi me la borxhet e hotelit 😂
Do karantinohen ne shtepite e tyre
Apo e kaptova gabim une!?
 

MrCool

Lost
Ketu duhet definitivisht mosbindje qytetare.. I doli boja edhe virusit edhe obsh-se edhe qeveriut.. Po mbahet populli ne izolim pa patur minimumin e sebepit.. Demek po na ruajne nga virusi nderkohe mllefi, stresi, ankthi, fukaralliku, dhuna ne familje jane ne rritje kolosale.

O po te ****** mu ne ligje, polici, gjoba, trysni, kercenime, media, pipero e ca jane qe po na cajne trapin tash e dy muaj..

P. S. Se mos e editon njeri shkrimin se i bera zborin 😁😁
 
Last edited by a moderator:

Marla

Rootless Tree!
Ketu duhet definitivisht mosbindje qytetare.. I doli boja edhe virusit edhe obsh-se edhe qeveriut.. Po mbahet populli ne izolim pa patur minimumin e sebepit.. Demek po na ruajne nga virusi nderkohe mllefi, stresi, ankthi, fukaralliku, dhuna ne familje jane ne rritje kolosale.

O po te Krefja mu ne ligje, polici, gjoba, trysni, kercenime, media, pipero e ca jane qe po na cajne trapin tash e dy muaj..

P. S. Se mos e editon njeri shkrimin se i bera zborin 😁😁
Ashtu te lumt e mos te humbt! lol lol
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Do karantinohen ne shtepite e tyre
Apo e kaptova gabim une!?
Kta qe jane bllokuar jashte dhe po dergon shteti avione per ti shpetuar po karantinohen neper hotele per 14 dite sapo mberrijne ne aeroport dhe pagesat po i mbulojne vet. Keshtu po thoshte Ministrja. Se pse duhet te dergohen neper hotele se kuptova, por hajt mo, Shqiperi hesapi!

Me kta qe do mberrijne ne Shqiperi kur te hapen kufijt se di cdo ndodhe? Ktej nga une, po flitet qe do ju kerkohen te dhena personale, adrese etj etj dhe do u duhet te karantinohen.
 

legjenda

Tetova



Ambasada e Kosovës në Zvicër
Ambasada kosovare në Zvicër njofton kosovarët që nuk po mund të vijnë në Kosovë për shkak të pandemisë
Ambasada e Kosovës në Bern ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për ata të cilët po qëndrojnë si vizitorë në Zvicër.

Të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët aktualisht qëndrojnë si turistë në Zvicër, e që nuk mund të kthehen në Kosovë për shkak të situatës pandemike, luten ta njoftojnë ambasadën e Kosovës në Bern, në mënyrë që të bëhet evidentimi i të dhënave të tyre dhe t’iu mundësohet kthimi në Kosovë.

Ky është njoftimi i bërë në FB:

Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët po qëndrojnë si turistë/vizitorë në Zvicër, që për arsye të Covid-19 nuk kanë mundur të udhëtojnë për Kosovë dhe ju skadon afati i vizës, luten t’a njoftojnë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë,në mënyrë që të bëhet evidentimi i të dhënave të tyre dhe të shihet mundësia e kthimit të organizuar në Kosovë.
Shtetasit kosovar me banim në kantonet të cilat i mbulon Ambasada Kosovës në Bern, luten t’a kontaktojnë shërbimin konsullor te Ambasadës dhe ti dërgojnë kopjen e pasaportës, kopjen e vizës dhe një numër kontaktues në e-mail: consulate.bern@rks-gov.net
Për informacione shtesë luteni t’na kontaktoni në numrin emergjent:
+41 77 479 11 86
 

legjenda

Tetova



Foto ilustrim
Komisioni Evropian ka ftuar vendet e BE-së dhe zonës Shengen (pa viza) që të shtyjnë edhe për 30 ditë kufizimin e përkohshëm të udhëtimit në vendet anëtare, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.
Kufizimi ka të bëjë në të gjitha udhëtimet e qytetarëve të vendeve të treta që nuk janë me rëndësi thelbësore dhe aplikohet ne kufijtë e jashtëm të BE-së përfshirë këtu vendet e Shengenit që janë jashtë BE-së (Islanda, Lihntejnshtajni, Norvegjia dhe Zvicra).

Nga Komisioni porosisin se pa marr parasysh hapat e parë të shteteve anëtare të BE-së për lehtësimin e masave për shkak të virusit, situata edhe më tutje vlerësohet e paqëndrueshme si në Evropë edhe në botë.

Komisarja për punë të brendshme llva Johanson ka përsëritur domosdoshmërinë e koordinimit dhe qasje shkallë shkallë për funksionimin e hapësirë pa viza të Shengenit.

“Kufizimi që ka të bëjë me lëvizjen e lirë dhe kontrollin në kufijtë e brendshëm duhet shkallë shkallë të hiqet para se ti hiqen kufizimi për kufijtë e jashtëm dhe të krijojmë qasje qytetarëve që vijnë në BE” tha Johanson.
Komisari për promovim të jetës evropiane Margaritis Shinas ka shtuar se është zvogëluar inter-aksioni fizik ndërmjet njerëzve dhe kjo mbetet mënyrë e përpjekjes së ndalimit të virusit.
Nga Brukseli ftojnë në koordinimin e qasjes së zgjatjes së kufizimit të hyrjes në BE dhe vlerësojnë se veprimi në kufijtë e jashtëm mund të jetë me rezultate vetëm nëse aplikohet në të gjitha shtetet e BE-së.
 

legjenda

Tetova



Foto ilustrim
“Është akoma herët të mendohet për hapjen e aeroporteve”, tha sot ministri i Shëndetësisë. Ai kujtoi se akoma është në fuqi rekomandimi që qytetarët që arrijnë në vend të vendosen në karantinë shtetërore në kohëzgjatje prej 14 ditëve.
“Akoma është herët të mendojmë për hapjen e aeroporteve. Pasi kjo hap çështje tjetër, atë se nga vijnë udhëtarët. Do të arrijnë numër i madh i qytetarëve. Theksoj se akoma është në fuqi rekomandim për karantinë shtetërore për ata që vijnë në vendin tonë. Nuk mundojmë për ndryshimin e kësaj strategjie. Kemi konsultime me vendet e rajonit, për ndonjë lidhje rajonale”, tha Filipçe.


Ndryshe, Komisioni për Sëmundje Infektive është duke e shqyrtuar mundësinë për vendosjen e pasaportave imunologjike për qytetarët e Maqedonisë të cilët dëshirojnë të largohen dhe për të huajt që vijnë në vend, por akoma nuk ka vendim konkret.
Aeroportet e Maqedonisë së Veriut u mbyllën në mars.

Së pari u mbyll Aeroporti i Ohrit me vendim më 14 mars, ndërsa më 16 mars u mbyll edhe Aeroporti i Shkupit, si dhe të gjitha kalimet tjera kufitar
 
Top