• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Rama: Izraeli nuk e njeh Kosovën për shkak të Palestinës

legjenda

Tetova
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar takime të nivelit të lartë në Izrael gjatë dy ditëve të fundit. Në paraqitjet përkrah krerëve të shtetit izraelit, ai nuk ka përmendur Kosovën, por në intervistat për media ka thënë se Izraeli nuk e njeh Kosovën për shkak të Palestinës.

Ai shprehu besimin që kjo është një çështje që do të shkojë paralel edhe më çështjen që lidh votën e Izraelit me njohjen e shtetit të Kosovës.

Më tej në këtë intervistë, Rama vlerësoi “Deklaratën e Miqësisë” të nënshkruar dje mes dy vendeve si shprehje kuptimplotë e këtij fakti, por edhe një gur i rëndësishëm në murin e miqësisë së rigjetur pas një ndërprerje të gjatë nga diktatura dhe ideologjia e diktaturës komuniste në marrëdhëniet me Izraelin, jo vetëm sa i takon luftës kundër terrorizmit por edhe sa i përket një sërë fushash të tjera, raporton ATSH.

“Besoj se ne do të bëjmë së bashku dhe falë ndihmës së qeverisë izraelite zhvillime të rëndësishme në sektorin e ujit dhe të administrimit të tij, ku Izraeli është një kampion bote në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Edhe pse është një vend që s’ka ujë siç ka Shqipëria, ka arritur të bëjë vërtet art me shfrytëzimin e ujit të kripur dhe ç’kripëzimin e tij për të gjithë funksionet e tij si dhe me përpunimin e ujërave të zeza”, tha Rama.

Ai foli edhe për një marrëveshje të rëndësishme, për të cilën tha se jemi në finalizim, për të pasur në Shqipëri edhe grupin më të madh izraelit në fushën e naftës dhe gazit, “DELEK Group”.

“Besoj që “DELEK Group” do të fillojë nga viti i ardhshëm të eksplorojë në territorin e Shqipërisë dhe në një sërë fushash të tjera si turizmi apo bujqësia ku ka një interes të veçantë nga ana e investitorëve këtu në këtë vend”, u shpreh ndër të tjera në këtë intervistë kryeministri Rama. Republika
 

DarkLord

SILENT
Titulli: Rama: Izraeli nuk e njeh Kosovën për shkak të Palestinës

Ne Kosove i bien trombes gjithe diten pro-Turqise dhe pro "vellezerve myslimane". Ose mbylluani gojen turkofileve me Shefqetin ne krye ose mos kerkoni njohje nga Izraeli.

Si thoshte turku per shqiptarin: "Ha buken e turkut dhe ben duane e kaurrit".

hajduti
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Rama: Izraeli nuk e njeh Kosovën për shkak të Palestinës

Mos t'na njohe, pune e madhe. As Vatikani madje. Me mire keshtu si jemi, vellezer mysliman, le tpelcasin te tjeret.
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rama: Izraeli nuk e njeh Kosovën për shkak të Palestinës

Njohja nga nje shtet sic eshte Israeli nuk na nevojitet . Ne njihemi nga vendet me forta te botes , kjo eshte me rendesi per shtetin tone . Nuk kemi nevoj per shtetet diktatoriale si Russia e Israeli dhe poashtu nuk kemi nevoj per njohjet e shteteve fetare sic eshte Vatikani .
 
Last edited:

DarkLord

SILENT
Titulli: Rama: Izraeli nuk e njeh Kosovën për shkak të Palestinës

Duhet te mesoni qe cdo popull i botes ka interesat e veta kombetare ashtu sic i kemi edhe ne shqiptaret. Perpara se ti paragjykoni keta popuj e shtete, do te benit mire qe ti jepnit pergjigje pyetjes: perse keto vende jane pro apo kunder pavaresise se Kosoves? Cilat jane interesat e tyre?

Njerezit e paditur e shikojne boten bardh e zi, miq dhe armiq. Bota eshte shumengjyreshe dhe duhet te mesoni qe ti shikoni dhe shijoni ngjyrat e saj.

p.s SHBA nuk ben asgje pa Izraelin!

hajduti
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Rama: Izraeli nuk e njeh Kosovën për shkak të Palestinës

Nese kthejme koken pas ... k'to qe llapin lart e poshte, do ta kishin dashur Izraelin edhe jevgun ne ate kohe, apo kushdo qe ti hapte deren.

Sot... k'to, s'na e hapin deren edhe neve, nese do na duheshin.

Tani ne lidhje me Izraelin, do vije koha shume shpejt ... qe do te ja pastrojne edhe kepucet, po k'to qe llapin lart e poshte.
 

ricky_ch

******
Titulli: Rama: Izraeli nuk e njeh Kosovën për shkak të Palestinës

Po ç'na duhet të na njohë një shtet kriminel???
Si nuk të vjen turp o kryminisërr t'i japësh dorën një dore
të zhytur në gjak?
 
Top