• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Rama: Femrat duke votuar Veliajn fitojnë një kryetar bashkie dhe s’humbasin gjinekolo

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Rama: Femrat duke votuar Veliajn fitojnë një kryetar bashkie dhe s’humbasin gjinekologun.
Partia Socialiste dhe LSI kanë prezantuar sot programin e përbashkët për gratë dhe vajzat. Gjatë fjalës së tij Kryeministri tha se duhet bërë akoma më shumë për të ndryshuar realitetin sepse në një sërë zonash të Shqipërisë ato janë të penguara për të ecur përpara. Rama tha gjithashtu se kur gratë bëhen bashkë, lind diçka magjike, sepse ato e përfundojnë gjithmonë atë që nisin.





“Vendet kur gratë lihen në hije, gjerat nuk shkojnë asnjëherë në drejtimin e duhur. E kundërta ndodh nëse ato janë pjesë e vendimmarrjes. Ata që duan të ndryshojnë cilësinë e shoqërisë duhet të investojnë tek gratë dhe vajzat. Gjërat në Shqipëri kanë ndryshuar për mirë edhe pse ka ende shumë për të bërë. Në Shqipëri ka realitete tronditëse të diskriminimit gjinor.

Ky realitete i dhimbshëm është prezent në një sërë zonash. Nuk është aspak e lehtë që ta ndryshojmë këtë situatë. Këto 25 vjet na kanë treguar se kanë sjellë progres të padiskutueshëm të grave por ende ka një degradim të kushteve të tyre, ku gra dhe vajza jetojnë të penguara, të ndaluara dhe pamundura për të qenë si gjithë të tjerat, prandaj e kemi kapërcyer kohën për të ndryshuar këtë situatë. Sot në Shqipëri që po lëmë pas, në nivelin e afro 400 kryetareve të bashkive apo komunave ka vetëm 5 gra ose 1% e përfaqësimit të tyre. Sot në Shqipëri PS dhe LSI ka zgjedhur mes grave 16% të kandidatëve femra, që kam besimin e plotë se jo vetëm janë 16% e kandidatëve por do të jenë edhe fitues të njësive vendore. Aktualisht rreth 12 % e këshillave komunal e bashkiakë janë femra. Dy partitë tona janë një forcë e vetme edhe në këtë pikë. Tani në Shqipëri në këshillat e ri bashkiakë do të kemi 50% të femrave falë zotimit programor të PS dhe LSI-së. Për herë të parë qeveria shqiptare ka 7 gra ministre, duke e futur Shqipërinë ne mbimesataren e vendeve të pranimit të grave në të tilla poste drejtuese.

Nëse BE mund të bëjë edhe me 32% të grave përfaqësim, ne na duhen të paktën 50% e tyre në përfaqësimin e komuniteteve. Sot në këtë sallë ka një njeri me fat dhe ky është Erjoni që ju ka juve si mbështetje”, tha Kryeministri. Ndërkohë ai nuk ka lënë duke ironizuar kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Halim Kosovën, duke thënë se ai di të bëjë vetëm doktorin e grave dhe jo kryetarin e bashkisë. “Duke votuar kandidatin e ASHE-së, Erion Veliajn, gratë fitojnë dy gjëra; së pari një kryetar bashkie dhe së dytë nuk humbasin një gjinekolog. Veliaj e Kosova do bëjnë punën që dinë të bëjnë. Puna e një kryetari bashkie është ajo e Erion Veliajt, ndërsa puna që është lënë bosh në maternitet e bën vetëm Halimi. Gratë dhe vajzat demokrate duhet të jenë të bindura se duke votuar Erjonin, mbështesin Halimin”, ironizoi Rama.

(gazeta-Shqip.com)
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Rama: Femrat duke votuar Veliajn fitojnë një kryetar bashkie dhe s’humbasin

11000421_899489580092105_3424069071957999617_n.jpg

Ky ka per te qen bashkiak ja ku hin ,ku hin populli :p
 

Marla

Rootless Tree!
Titulli: Rama: Femrat duke votuar Veliajn fitojnë një kryetar bashkie dhe s’humbasin

Hahaa bukur! Qe mos ju ngele hatri as njerit as tjetrit une do votoj Bojaxhiun per faktin qe ai eshte cun tirone garip dhe e dyta do te densibilizoje popullin qe seshte dele :D
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rama: Femrat duke votuar Veliajn fitojnë një kryetar bashkie dhe s’humbasin

Shiko fotografinë 23484

Ky ka per te qen bashkiak ja ku hin ,ku hin populli :p
Pse nuk rri dhe ky pa ngrene sic jane shum nga shqipetaret ,vec ngaqe mbushin bankat me llogarit e tyre tipa si ky dhe ata qe i bejne opizite ketij
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Rama: Femrat duke votuar Veliajn fitojnë një kryetar bashkie dhe s’humbasin

Pse nuk rri dhe ky pa ngrene sic jane shum nga shqipetaret ,vec ngaqe mbushin bankat me llogarit e tyre tipa si ky dhe ata qe i bejne opizite ketij
Ky sasht i marr si shumica shqiptarve mo :D
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Rama: Femrat duke votuar Veliajn fitojnë një kryetar bashkie dhe s’humbasin

Edhe mu po tme degjonin femrat do ja kishin dhene Erjonit ;)
 
Top