• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Rama: Do dorezoj dosjen e manipulimit

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Kriza politike shqiptare duket se po kalon tërësisht nën administrim të trefishtë. Përveç dy palëve kryesore në lojë që janë krijues dhe protagoniste të saj, faktori ndërkombëtar i përfaqësuar kryesisht me selitë diplomatike të akredituara në Tiranë po thirret sërish në skenë për të dhënë një zgjidhje që nuk po jepet tanimë as nga zbatimi i procedurave ligjore. Konkretisht, burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se ditën e premte kreu i saj, Edi Rama, do të zhvillojë një takim me ambasadorët kryesorë në Tiranë, ku treshja Sequi-Arvisu-Wollfarth me gjasë do të jetë në qendër të angazhimit konstant mbi situatën politike në Shqipëri. Po sipas të njëjtave burime, takimi do të ketë karakter informues mbi opsionet e reagimit politik, që selia rozë mendon të adoptojë në kushtet e tanishme, por edhe mbi mënyrën me të cilën ajo aktualisht lexon situatën që po prodhohet sa nga vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, aq edhe nga Kolegji Zgjedhor. Mësohet se në këtë takim, kreu socialist do t’u ofrojë diplomatëve provat që opozita ka siguruar në lidhje me manipulimin e rezultatit të Tiranës. Problemi elektoral i Tiranës dhe mandati i mbetur pezull i kryetarit të bashkisë së saj, po riciklon një klimë tensioni të ngjashme me atë të pas 28 qershorit 2009, kur humbja e PS çoi në dy vjet ballafaqim politik që kulmoi në 21 janar 2011. Nisur nga këto rrethana, por edhe nga fakti se para zgjedhjeve lokale të 8 majit, komuniteti ndërkombëtar diktoi zhvillimin e tyre, pavarësisht kundërshtimit dhe dyshimeve të PS-së, pjesëmarrja e tij në menaxhimin e krizës mbetet praktikisht një detyrim që buron vetiu. Në fazën e tanishme duhet thënë se një angazhim i nivelit të lartë, sikundër ishin vizitat e të dërguarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak dhe të zyrtarit të lartë amerikan, Tomas Kountryman nuk janë në axhendë, përderisa BE dhe SHBA po ruajnë angazhimin e tyre në profilin e ambasadorëve të vet. Një arsye që e bën edhe më aktuale këtë qasje politike të selisë rozë për të kërkuar ndërhyrje nga partnerët e Shqipërisë, është edhe përmbyllja e procesit të dytë rivlerësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Tiranën, në të cilin konstatimi i parregullsive nga PS dhe dyshimi mbi integritetin e procesit zgjedhor të 8 majit është shtuar aq sa ka çuar në kërkesë për pavlefshmëri në 284 qendra votimi. Më tej akoma, në analogji me atë çfarë ka shoqëruar procesin ankimor pas zgjedhjeve në kryeqytet, takimi me diplomatët kryesorë të akredituar në Shqipëri, vjen para një vendimi tjetër të pritshëm të Kolegjit Zgjedhor, pranë Gjykatës së Apelit, nga i cili, sipas gjasave, rruga juridike e ndjekur nga PS për mandatin e Edi Ramës do të marrë fund. Në këtë kuadër duhet kujtuar se në vitin 2009, pak përpara se ky organ të shqyrtonte kërkesën për rinumërim të PS-së, të depozituara nga ana e dy anëtarëve të KQZ-së, diplomatët e huaj në Tiranë bënë një apel të hapur ndaj Kolegjit për “zbatim të ligjit jashtë ndikimeve politike”, çka po riciklohet edhe një herë si problematikë.​
 
Top