• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Raketa amerikane vret gjeneralin e forcave elite të Iranit, Teherani: “Akt terrorist nga Uashingtoni”. Pas sulmit rritet çmimi i naftës

074406941-03a8ab9d-0e84-40f6-bf7a-9d4ad6ebb6a6.jpg

Gjenerali, Qasem Soleimani, kreu i forcave elite të Gardës Revolucionare të Iranit është vrarë nga forcat amerikane në Irak duke thelluar kështu tensionet mes SHBA dhe Iranit. Sulmi i urdhëruar nga presidenti amerikan Donald Trump pranë aeroportit të Bagdadit, në Irak, ka shkrumbuar plotësisht dy makina duke vrarë 8 persona mes të cilëve edhe gjeneralin iranian Qassem Soleimani, figura kyçe në strategjinë e Teheranit në Lindjen e Mesme.

“Është një akt terrorist”, ka thënë ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif. Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei bën thirrje për hakmarrje. Pentagoni ka replikuar: “Do mbrojmë interesat tona”.

074407199-441936d9-0a51-44b0-b329-d539905dedd7.jpg

Ka qenë vetë presidenti Donald Trump që ka urdhëruar vrasjen e Soleimanit sipas Pentagonit, ndërkohë që në profilin në “Twitter” ka publikuar një foto të flamurit amerikan.

Gjenerali Qassem Soleimani ishte Komandanti i Forcës elitë Al-Quds, pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit. Vrasja e tij nga shumë ekspertë po konsiderohet si momenti më delikat në Lindjen e Mesme që pas Luftës së Irakut. Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se “hakmarrje e ashpër i pret kriminelët”, mbrapa këtij sulmi. Ai ka shpallur tri ditë zie.
Përgjigja e Uashingtonit vjen pas sulmeve të bëra ditët e fundit ndaj Ambasadës Amerikane në Baghdad, të cilat mendohet se janë nxitur nga forcat iraniane.
Gjenerali Soleimani, 62-vjeçar, është konsideruar figura e dytë më e fuqishme në Iran, pas Khameneit. Forcat e tij elite, Quds, i kanë raportuar drejtpërdrejt liderit suprem Khamenei dhe ai është cilësuar si figurë historike kombëtare.

Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar komandantin dhe forcat e tij si terroristë dhe i ka mbajtur përgjegjës për vdekjet e qindra personave që kanë qenë pjesë e personelit amerikan.

Ambasada amerikane në Bagdad u ka kërkuar të gjithë shtetasve të saj që të largohen menjëherë nga Iraku pas sulmeve ajrore.
“Për shkak të tensioneve të larta në Irak dhe rajon, ambasada amerikane u bën thirrje shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Iraku. Shtetasit amerikanë duket të largohen me linja ajrore apo rrugëve tokësore përmes shteteve tjera”, është thënë në deklaratë.

Pak pas sulmit, çmimet globale të naftës janë rritur më shumë se 4 për qind.

074407062-1e61c9c9-5e6a-48c8-9880-73895f3edbf9.jpg

Mediat amerikane kanë raportuar se gjenerali Soleimani dhe zyrtarë të milicisë së përkrahur nga Irani janë nisur me dy makina drejt aeroportit të Bagadait, kur janë qëlluar nga një dron amerikan.

Garda Revolucionare e Iranit ka thënë se edhe lideri i milicisë iraniane, Abu Mahdi al-Muhandis është në mesin e të vrarëve.
Pentagoni përmes një deklarate ka thënë: Me udhëzime të presidentit, ushtria amerikane ka marrë vendim për të mbrojtur personelin amerikan duke vrarë, Qasem Soleimanin.

“Ky sulm ajror synon të ndalojë planet e Iranit për sulme në të ardhmen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të marrin të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur njerëzit dhe interesat tona në gjithë botën”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

Ky sulm me dron vjen disa ditë pasi disa protesues kanë sulmuar ambasadën amerikane në Bagdad, duke u përleshur edhe me forcat amerikane në ato hapësira.
Pentagoni ka thënë se Gjenerali Soleimani ka miratuar sulmet në ambasadën e SHBA-së.

Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, e ka cilësuar sulmin “akt ndërkombëtar të terrorizmit” në një postim në Twitter, duke thënë se Shtetet e Bashkuara “kanë përgjegjësi për të gjitha pasoja e avanturizmit të tyre mashtrues”. Ish-komandati i Gardës Revolucionare, Mohsen Rezaei, ka thënë se Irani do të kryejë “hakmarrje të ashpër ndaj Amerikës”.

Një zëdhënës i Qeverisë iraniane ka thënë se personeli për siguri kombëtare do të takohet brenda disa orëve për të diskutuar “aktin kriminal të sulmit”.

Balkanweb.com
 
Cfaredo qe te jete loja Amerikane, ajo do me cdo kusht nje lufte te re. Te pakten kjo eshte pershtypja qe kam une.

Te presim edhe te shohim.
 
Asgje nuk do ndodhe mendoj, Fundja kjo pjesa e luftes se ftohte eshte instaluar qe pas luftes se 2 boterore dhe superfuqite berthamore ja dine vlerat dhe njohin rrezikun njera-tjetres.

Ajo qe me shqeteson mua eshte rritja e çmimit te naftes, 10 cent rritet ne burse, 300 leke e ngrene ktu ke ne ngaqe ska rregullator shteti.
Prit kur ta bejne 2200 leke litrin tani.
 
Si gjithmone Amerika qe krijon e sheh armiq kudo, duan me kontrollu gjithcka e me zhvat cdogje ne cdo ane te globit. Nese nuk arrijne me te mire krijojne armiq qe nuk ekzistojne e fillojne luften.
Kane vite qe shfrytezojne Afganistanin me preteksin e Bin Laden, edhe tani qe ai seshte me vazhdojne te bejne te njejten gje thjeshte per ti vjedh pasurite nentokesore.
 
Asgje nuk do ndodhe mendoj, Fundja kjo pjesa e luftes se ftohte eshte instaluar qe pas luftes se 2 boterore dhe superfuqite berthamore ja dine vlerat dhe njohin rrezikun njera-tjetres.

Ajo qe me shqeteson mua eshte rritja e çmimit te naftes, 10 cent rritet ne burse, 300 leke e ngrene ktu ke ne ngaqe ska rregullator shteti.
Prit kur ta bejne 2200 leke litrin tani.
Rreziku per lufte mes tyre ekziston, ka vrare nje nga dy njerezit me te rendesishem te Iranit, nuk eshte pak.
E keqja eshte se ky Trump se rruan per askend, cdo gje me koken e vete, pa mbledh kongresin e pa diskutu me askend.
Tashi bejne thirrje qe amerikanet te largohen nga aty. Po sikur te hakmerren ndaj shtetasve amerikan ata?
Shtetas te pafajshem qe rrezikojne jeten per shkak te ati palles.
 
Rreziku per lufte mes tyre ekziston, ka vrare nje nga dy njerezit me te rendesishem te Irakut, nuk eshte pak.
E keqja eshte se ky Trump se rruan per askend, cdo gje me koken e vete, pa mbledh kongresin e pa diskutu me askend.
Tashi bejne thirrje qe amerikanet te largohen nga aty. Po sikur te hakmerren ndaj shtetasve amerikan ata?
Shtetas te pafajshem qe rrezikojne jeten per shkak te ati palles.
Ne fakt Amerika gjithmone eshte hakmarre ndaj sulmeve qe u behet objekteve apo shtetasve te tyre.
Kjo pritej dhe sdo shume mend, ama mos harro qe nuk vendos Trumpi jo, lere ca llomotit ai.
Ameriken e drejtojne agjensite, Presidenti ka vetem fjalen e fundit i bindur nga to.
Kjo mund te jete nje loje e agjensive edhe per ta dobesuar e per te mos e lene te marre nje mandat tjeter.
 
Nuk besoj jo, ky me ket arrogancen e vete po e krruan me gjethe fiku. Mos harro qe Irani ka mbeshtetjen e Rusise dhe Kines.
 
S'eshte vec ceshtje Trumpi se ja ishte dhe Bushi e nisi luften ne Irak e pastaj dilnin e thonin ishte gabim lufta. Problemi me i madh jane jetet e pafajshme ne lindje qe vriten se donte Amerika me i zhvat naften.

S'i nuk jetoi njehere ne paqe ky njerezim. Luftra si dje dhe sot.Dje me shpata sot me butona e drona.
 
Nuk besoj jo, ky me ket arrogancen e vete po e krruan me gjethe fiku. Mos harro qe Irani ka mbeshtetjen e Rusise dhe Kines.
Pse ti mendon se Rusise dhe Kines i plas shume per Iranin dhe Irakun?! Te njejtat qellime kane secili. Po shterojne burimet e naftes dhe kjo eshte perpjekja e fundit per te shtene ne dore c'ka mbetur nga nentoka dhe per te pasuruar sa me shume rezervat e tyre.
Gjithsesi sic thashe, luften e ftohte mendoj se do luajne e kete radhe.
Nuk ka me tanke, ushtare apo avione me mitraloze, ne momentin qe thuhet lufte duke pasur parasysh kush shtete jane te perfshira, le te marrim te mirqene shkundjen e botes nga armet berthamore dhe me teknologjite qe kane gjithsecila per 24 ore do fillonte dhe do mbaronte lufta.
 
Redaktimi i fundit:

Tani lexova diku qe keta qe jane vrare kane organizuar sulme drejte Ambasades se USA ne Bangladesh ku ka pasur 4 viktima e Trump ka qene i qarte e ja u ka thene troc do hakmerremi.
Sipas meje ne kete pjese ka te drejte, cfare duan Iranianet atje? Te sulmosh Ambasaden e nje vendi eshte sikur te sulmosh vet shtetin.
 
  • Më pëlqen
Reactions: N0

Po une nuk genjeva mor e ke dhe ke lajmi, apo lexove vetem titullin ti? lol
 
Kjo eshte nje loje tjeter. Nje m** e ben nje president para perfundimit te mandatit, vjen tjetri me akuza dhe premtime se une do jem ndryshe, duke permiresuar gabimet e ish presidentit. Mendoj se eshte duke ardhe era tjeter cka ketu.
 
Tani lexova diku qe keta qe jane vrare kane organizuar sulme drejte Ambasades se USA ne Bangladesh ku ka pasur 4 viktima e Trump ka qene i qarte e ja u ka thene troc do hakmerremi.
Sipas meje ne kete pjese ka te drejte, cfare duan Iranianet atje? Te sulmosh Ambasaden e nje vendi eshte sikur te sulmosh vet shtetin.
Po Trumpi cfar don ne token e atynve , sikur ben rregullsi por ne te kunderten masakran me te madhe e ben. Vin te toka ime me sulmojn e kur mbrohem me quajn terorist?! Jo terorista jane americanet qe kane vrar gjith ato civil gra e femij e pleq ne boten muslimane. 4 veta e hakmeret , po nese iranianet irakianet sirianet palestinezet afganistanet te hakmeren per cdo viktim e tyre?! Ateher amerika do zhduket nga rruzulli toksor me gjith ato krime qe i ka ber.
 
Ka edhe dicka @Vajza, qe nuk duhet te harrosh te perseritet gabimi qe fuqite e asaj kohe bene me Hitlerin, pra nenvleresimi dhe pastaj e dime shume mire se si erdhen ngjarjet nga ky nenvleresim.
 
Pastaj, eleminimi i Sulejmanit do te thote shume gjera, ne nje fushe shahu mbi te cilen “luajne” jo vetem SH.B.A. dhe Irani, por edhe Isis, Izraeli dhe Arabia Saudite.

Prandaj, e kam thene edhe me lart qe te presim edhe te shohim...
 
Ua uroi, Trump, Vitin e Ri me nje fishekzjarr Iranianeve. :p
Ka nje jave qe ambasada e SHBA-se sulmohet ne Irak. Po Sylejmoni non's vet qa bente aty para sabahut diten e xhuma :unsure:
 
Gjithcka behet per pushtet parash dmth arin e zi.

Ska gjo qe i ndal amerikont.

Jo qe si ndal, po as qe nuk i afrohen per politika te ndyra qe perdor. Jane te papare, puthu me nji e futi krahun tjetrit.

Po te shikojme historine, gjithmone nepermjet mekanizmave qe perdor perkrah rebel (shet arme) kundrejt nje regjimi qe nuk eshte ne interes te tyre.

Kjo e ben te jet numri 1 ne bot si nje makineri e pandalshme.

Shume shpejt do shikojme Iranin ti puthi duart per kte qe Amerikanet bene nqs nk duan te perfundojne si shteti tyre fqinj dhe nese kan akoma interesa te mbajne regjimin qe kane. Kjo ishte me teper nje demostrim force dhe nje forme presioni qe fije i ndan nga pushteti qe mbajn mjekroshet.

Gjithsesi...perderisa ka vende si Arabia Saudite qe puthen mbrapa krave me Amerikanet (interesa te larta) atehere vendet e lindjes do te jene gjithmon e do te shikohen si mish per top.
 
Hajvani dhe insani, çohen pesh para taksiratit thote populli.

Irani e ka pas hak një gje te tille. Politikat e gabuara iraniane dhe ballafaqimi me boten perendimore i vrazhdte e solli ne kete derexhe. Ata jane te rrethuar nga bazat e NATO-s.
Pastaj, mendoj qe Irani nuk e ka popullin me vete, njejt si Sadami dhe Gadafi. Mos te harrojme qe populli eshte forca me e madhe. Mire kishte thene nje mik, po e citoj:

"Irani ka një thesar të madhë kulturorë, druaj se në rast lufte, njerëzimi do të humbe një pjesë e madhe të atij civilizimi. "
 
Ne fakt cdo president amerikan ne fund te mandatit te 2te te tij hap kshu " luftrash" njejte beri dhe bush bush junior obama ja dhe tramp.

Kjo them une ka 2 arsye 1. Te ngjalle patriotizmin idiot tek amerikant te interpretuar ndryshe me shume vota ne zgjedhjet e reja per partine qe perfaqson presidenti.

2. Pushteti i parase.

Sa per iranin skam ca them nuk behet shaka me bomben berthamore.
 
Private conversations
Help Users
    Top