• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Qeraja dhe blerja e shtëpisë..

Prej vitesh këtej, si çdo emigrant i vjetër kam ndërtuar jetën time duke u përshtatur këtij vendim njerëzve dhe ligjeve të tij..
Gjatë kësaj kohe kam parë një sistem shumë të ndryshëm nga vendi im, me më shumë taksa, ligje tepër të forta me një sistem tepër strikt etj etj..

Cështja që mua më ka sjellë kureshtje dhe më bën ta hap këtë temë për të gjithë bashkatdhetarët nëpër botë është shtëpia..
Këtu me ligjin francez cdo vit qeraja e shtëpisë rritet, këtu është 20 euro në vit, nëse dmth e ke marrë një shtëpi 500 euro në fillim vitin tjetër do e kesh 520 e kështu me radhë.. Tjetra duke qënë se shumë nga ne të vjetrit në tokë të huaj, pas shumë vitesh blejmë shtëpitë tona këtej, paguajmë taksa tremujore, shtetit si pronarë të një pronësie.. cdo tre muaj paguajmë 200 deri 300 euro .. plus ka nga ata që e kanë blerë me kredi dhe duke paguar cdo muaj kredinë e cila është si një qera por me ndryshim se në fund shtëpia do të jetë e jona, dhe plus kësaj paguajnë dhe këto taksa tremujore plus gjithashtu dhe mirmbajtjen e kësaj pronësie..
Nëse, psh një qeraxhi nuk paguan qeranë këtej i japin një mundësi kohore për të rregulluar borxhin tek pronari .. nëse një pronar nuk jep kredinë në kohë të caktuar banka është më e rreptë sesa me një qeraxhi.. nuk lë një kohë të gjatë për të rregulluar gjendjen e kredisë ..

Do doja të dija nga kurioziteti si funksion në vendet e tjera cështja e shtëpive apo apartamenteve me qera apo të blera..
A ekziston dhe në vendet e tjera një sistem i tillë imobilier?
Si janë ligjet në vendet ku jetoni për pronësinë apo shtëpitë me qera?
 
Last edited:

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Qeraja dhe blerja e shtëpisë..

Vendet evropiane pak a shume te njejtin sistem kane. Edhe Italia njesoj eshte, qeraja pasi bene
kontraten duhet normal te japesh 3 muaj brenda, ose dhe varet nga si bie dakord me padronin e
shtepis kur e kontakton direkt pastaj nqs shtepin e gjen me ane te agjensis atehere ti vetem
leket duhet te nxieresh se merren keta me cdo gje. Qeraja rritet vit me vit, plus taksat qe vendos
shteti, ca pusulla(ato qe vendosen neper letra keshtu thuhet ne mos gaboj)..e marifete te tjera
qe nxierin cdo here. Pastaj ka dhe nga ata qe nuk bejn kontrata ne te zeze ketu s'te ngrihet shuma e lekve.

Persa i perket blerjes se shtepis mer kredi ne bank, kjo te jep disa kushte e e blen shtepin.
 

L0v3rM4n

VIP
Vendndodhja
It
Titulli: Qeraja dhe blerja e shtëpisë..

Shum nga njerzit qe njoh une shqiptare,e kan blere shtepine me ane te kredise 30 vjecare
paguajn diku tek 600-700 euro ne muaj bankes x 30 vjet
ndersa po te paguash direkt gjysmat e lekeve ne dore te bije
me pak...
disa nga shoket e mij qe kan ngel pa pune
kan bere marrveshje me banken, dhe ata i kan ndaluar pagesen per nje vit(per arsye qe ka ngel pa pune)
mesa di une po pate femij te vegjel nuk te nxjerrin dot jasht
po nuk mbushi femija moshen.. se di sa e kane....
por ngelet ende enigem ca do behet neser? do kete akoma pune x ne?
 
Vendndodhja
^.^
Titulli: Qeraja dhe blerja e shtëpisë..

Vendet evropiane pak a shume te njejtin sistem kane. Edhe Italia njesoj eshte, qeraja pasi bene
kontraten duhet normal te japesh 3 muaj brenda, ose dhe varet nga si bie dakord me padronin e
shtepis kur e kontakton direkt pastaj nqs shtepin e gjen me ane te agjensis atehere ti vetem
leket duhet te nxieresh se merren keta me cdo gje. Qeraja rritet vit me vit, plus taksat qe vendos
shteti, ca pusulla(ato qe vendosen neper letra keshtu thuhet ne mos gaboj)..e marifete te tjera
qe nxierin cdo here. Pastaj ka dhe nga ata qe nuk bejn kontrata ne te zeze ketu s'te ngrihet shuma e lekve.

Persa i perket blerjes se shtepis mer kredi ne bank, kjo te jep disa kushte e e blen shtepin.
Eri cudi kjo qe thua ti , nuk e di ne ca zone ri po ktu ne zonen e toskanes nuk eshte keshtu, pak kohe kam qe jam ketu por skam degjuar x kte lloj procedure. Per shtepit me agjensi paguhet qiraja paraprake 2+1 ... Pastaj paguhen muajt me radhe kur vjen koha.Plus do thoja se kur qiramarresi nuk ka mundesi pagimi ne vazhdim dhe ka mbi nje vit ne ate shtepi...komuna ofron shtepi te quajtura " shtepi komune" .... Prioritet kan ato familje qe kane femije te vegjel qe skan mbush moshen 18 vjec
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Qeraja dhe blerja e shtëpisë..

Eri cudi kjo qe thua ti , nuk e di ne ca zone ri po ktu ne zonen e toskanes nuk eshte keshtu, pak kohe kam qe jam ketu por skam degjuar x kte lloj procedure. Per shtepit me agjensi paguhet qiraja paraprake 2+1 ... Pastaj paguhen muajt me radhe kur vjen koha.Plus do thoja se kur qiramarresi nuk ka mundesi pagimi ne vazhdim dhe ka mbi nje vit ne ate shtepi...komuna ofron shtepi te quajtura " shtepi komune" .... Prioritet kan ato familje qe kane femije te vegjel qe skan mbush moshen 18 vjec

Id, po te njejten gje po thua dhe ti, kur lidhjet kontrata jepet kapara. Pastaj normal qe muajn ne vijin
po i paguash kur ti vij radha s'thash te gjithe njehereshi, lol.
Saper punen e shtepive qe jep komuna, ka disa kushte qe duhet ti kesh si nr i pjestareve te familjes sic the
dhe ti, ne punojn a jo e disa gjera te tjera. Po une nuk po flisja per shtepi komune ketu. Por per shtepit me qera,
une njoh njerez dhe aty ku je ti dhe e di qe keshtu eshte. Avash avash do i mesosh dhe ti duan kohe keto gjera:)
 

DeliriumMind

Boulevard of broken dreams.
Mosha
30
Vendndodhja
BlackMoon
Titulli: Qeraja dhe blerja e shtëpisë..

Didi e tha sakt...
me qera ke leverdi nese njef pronarin dhe bie dakord per cmimin mujor dhe ne vazhdim sepse te blesh shtepi tani, eshte cmenduri.
Taksat jan pafund, te nxjerrin te reja per te rregulluar o ku di un cdo her... (si pershembull puna e ashensorit te njona: 11mi€ cdo familje)
Dhe per me teper je e detyruar te paguash nese shumica voton po!
 

BeniT

Donatorë
Vendndodhja
Ne Krahet e Shqipes
Titulli: Qeraja dhe blerja e shtëpisë..

Ne Kanada , pak a shume eshte njesoj , ketu paguhet muaji i pare dhe i fundit, per nxjerrjen jashte kam degjuar qe nqs eshte dimer nuk te nxjerr njeri jashte per 3-4 muaj , po nuk pagove , dhe cdo vit qeraja shtohet pak a shume 1-1.5% sipas ekonomise. dhe tek qeraja perfshihet cdo gje , uji, gazi , dritat, ka disa pallate qe te kerkojne te paguash elektricitetin,
Kurse kur blen Shtepi ka disa kushte , nqs paguan 20% te shumes eshte me kalloj per kredine , dhe plus qe nuk paguan disa taksa me teper qe eshte si tip, siguracioni, pervec qe ujit, gazit, elektricitetit, duhet te paguash taksen e shtetit, qe eshte minimumi tek 3 mije dollar ne vit e siper , plus siguracionin e shtepise, diku tek 50+ ne muaj, kurse po bleve hyrje pallati , plus takses shtetetore duhet te paguash nje takse mujore tek mirembajtesit e pallatin , qe ne disa raste perfshin ujin dhe gazin , qe mund te jete rreth 1 mije dollaresh.
Momentalisht % e kredive per te blere shtepi vijon diku tek 3-3,5% e mbyllur per 5 vite , deri para pak vitesh kishe te drejte te merrje kredi per blerjen e shtepise deri me 35 vjet , tani e kane bere maksimumin 30.
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Qeraja dhe blerja e shtëpisë..

Ne fakt po merrem nga gjysem vjeti me kete teme… Te blesh shtepi ose apartament ne ditet e sotshme nuk eshte gje e lehte, e aq me teper ne nje shtet te huaj, ku duhet ta kesh patjeter nenshtetsine e tyre, te kesh nje pune te rregullt, mos kesh borxhe, etj etj. Por edhe bankat nuk te japin aq lehte kredi si me pare. Kerkojne nje grumbull dokumentesh e nese i ploteson te gjitha kushtet ateher e ben kontraten per sa vjet do e paguash, por ne pergjithesi ke nje afat prej 20-25 vjetesh, mvaret tani edhe se cfare shume te hollash kerkon nga banka. Nese prsh. nje shtepi/apartament kushton 170.000 €, ¼ te tyre duhet patjeter ta kesh te kursyer, ateher banka te jep 130.000 € kredi me nje % rreth +/- 5%, ateher i bie te paguash 20 vjet rrjesht rreth 880 € ne muaj.

Sa per qerane, ketu ne Vjene nuk rritet sic keni shkruar ju me lart, une ka 3 vjet qe jetoj ketu dhe kam paguar gjithmone shumen e njejte, dmth nuk ka ndryshuar qeraja qe diten e pare. Ndersa rryma paguhet vec. Edhe ajo eshte me nje shume fikse dhe ne fund te vitit, mvaret sa ke harxhuar, e bejne ato llogarine dhe pastaj o ta paguajne ose duhet ti te paguash per ate shume shtese qe e ke harxhuar. Ndersa sa per apartamentet me agjension paguhet qeraja paraprake 3+1…

Por ne pergjithesi edhe une jam e mendimit se derisa te paguash qerane cdo muaj me mire te marresh nje kredi (por jo shume te madhe), parate e qerase le te shkojne me mire te krediti, blen nje shtepi ose apartament dhe pas 20, 30 vjetesh behet e jotja…
 

marin

marino
Vendndodhja
thess/niki
Titulli: Qeraja dhe blerja e shtëpisë..

ne ne greqi e kemi ndryshe hahah per arsye krize ne ikim mbrapsh dmth nga 500 ne shkojme 480 460 sa te arrijm 0 do vdesim hahahha
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Qeraja dhe blerja e shtëpisë..

Sdi ku rrini ju ne Itali qe iu shtohen leket e qirase...
Kontrata 1 eshte (vetem nese regione nxjerr nej marifet) por edhe me aq sa njoh ne veri
Ste shtoehn leket ne fundvit...vetem detyrimi per pastrimin e shkalleve etj...

Une mendoj me mire ta blesh (edhe pse sic ka thene sweetie duhet te kesh sh gjera ne rregull..pune te perhershme etj) edhe pse ndoshta duet te presesh nja 30 vite ta gezosh taman si shtepine tende
te pakten e din qe femijet e tu do kene dicka :)
 

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Vendndodhja
Hitler Land
Titulli: Qeraja dhe blerja e shtëpisë..

Te blej 100.000 (mesatarja) shtepi ne Itali? Ju keshilloj shume qe mos t'a beni kete hap pasi shume bashkatdhetar tane jan fundosur!
Une deri me tani se kam ardhur ne Itali kam ber nje dite llogari,kam (familja) paguar rreth 40.000 euro qera... E te llogarisim kur kishte vones ne pagesa,apo disa muaj pa pune?
Banka te rrit interesin dhe te terheq litarin... I bie te me duhen dhe 50-60.000 euro tjera ta blija nje shtepi!

Duhet te punosh minimalisht vet i dyti,te kesh per vije punen (kryesorja ne kto raste),ta paguash brenda 10 vitesh me 1200 euro ne muaj e te gezosh dicka 100 metra katrore,si kotec... Kur me aq parà mund te blej nje hyrje ne qytet ne Shqiperi dhe nje ne bregdet!
 
Top