• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Qëndron me të moshuarit në hotelin-karantinë, i riu shqiptar konsiderohet hero në Itali

Qëndron me të moshuarit në hotelin-karantinë, i riu shqiptar konsiderohet hero në Itali





Një shqiptar i cili quhet Albi Albino, kamarier në hotelin Bel Sit, në Alassio, që është në karantinë pasi një nga klientët, një grua 72-vjeçare, rezultoi pozitive me koronavirus.
Albino ka qëndruar gjatë gjithë këtyre ditëve në shërbim të të moshuarve që po qëndrojnë në hotel. Angazhimi dhe bujaria e të riut shqiptar kanë bërë që kreu i Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti t’i kushtojë një postim në Facebook, ku e falenderon për punën që po kryen.

“Ai është Albi Albino, një djalë shqiptar që po ndihmon aty ku ka më shumë nevojë, në hotelin e Alassios. Nga kamarier ka zgjedhur që të bëhet ndihmës dhe mbi të gjitha mik i shumë njerëzve që janë detyruar të qëndrojnë në karantinë, një pikë referimi në këtë moment delikat.
Një falenderim i veçantë shkon për këtë djalë që ka treguar forcë, guxim dhe vendosmëri tipike të vendasve. Faleminderit Albi, do të mundohemi që të marrësh shtetësinë italiane që aq shumë e dëshiron. Sepse ti je njëri prej nesh”.


LajmiFundit.al
 

Comments

Albi qendron ne vatren e virusit!
Tjetra ne tirane njofton spitalin tregon symptomat thote qe mund ta kete pasi ka qene ne kontakt me njerez nga ajo zone!
Dhe doktoresha i thote rri aty ku je mos leviz se nuk ke gje lol
Cfare paradoksi
 
Top