• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Qarqet ku ka përfunduar numërimi

WxP

Antarë i Respektuar
Deri në këto moment janë 4 qarqe që kanë mbaruar përfundimisht procesin e numërimin të votave.
Qarku i Kukësit
Në qarkun e Kukësit, i njohur deri në këto zgjedhje si bastionin i demokratëve, mandatet u ndanë 2 me 2.
Në orën 16: 30 KQZ konfirmon përfundimin e numërimit të 169 kuti votimi në Kukës.
4 MANDATE
PD 2 MANDATE
Flamur Noka
Besnik Dushaj
PS 1 MANDAT
Vexhi Muçmata
LSI 1 MANDAT
Apostol Goci
Qarku i Dibrës
Qarku i Dibrës ishte një tjetër surprizë
Nga ky qark dalin 6 mandate, të ndarë në mënyrë të barabarte mes dy koalicioneve.
Nga numërimi i 264 kutive në qarkun e Dibrës koalicioni i majtë ka 49.66% të votave, koalicioni i djathtë 46.81%, FRD 3.12% dhe AK 0.39%
Përkthyer në mandate, në këtë qark kemi ndarje të barabartë: 3 mandate i ka fituar Aleanca për Mirëqenie Punësim dhe Integrim, dhe 3 të tjerë i ka fituar Aleanca për Shqipërinë Europiane.
Gjithsej në qarkun e Dibrës janë 264 qendra votimi, te të cilat arrijnë që të marrin pjesë 127.231 votues. Në këtë qark përqindja e pjesëmarrësve në zgjedhje ka qenë deri në shifrat e 60%. Një numër të madh të votave ka marrë dhe Fryma e Re Demokratike.
Ndërkohë që LSI në këto zgjedhje do të përfaqësohet nga Përparim Spahiu. Për koalicionin e djathtë fitues është sërish deputeti Sheferendin Shehu dhe Bedri Hoxha, të cilët kanë qenë që nga zgjedhjet e 2009.
MANDATETR
PS 2 MANDATE
1. Shkëlqim Cani
2. Ulsi Manja
LSI 1 MANDAT
1. Përparim Spahiu
PD 3 MANDATE
1. Sheferedin Shehu
2. Bedri Hoxha
3. Roland Keta
Qarku i Korçës
Edhe në këtë qark ka përfunduar procesi i numërimit, ku koalicioni i majtë del fitues me dy mandate më shumë se koalicioni i djathtë.
Nga 7mandtaet, 6 i ka fituar Partia Socialiste, 1 Lëvizja Socialiste për Integrim.
Demokratët shënojnë në këtë mënyrë rënie të ndjeshme dhe në këtë qark, tepër të rëndësishëm për të vendosur mbi fatin e qeverisjes së të majtës, tashmë deri më tani në një mazhorancë të thellë.
12 MANDATE
PS 6 MANDATE
1.Bashkim Fino
2.Arta Dade
3.Olta Xhaçka
4.Ilirian Pendavinji
5.Ilir Xhakolli
6.Ylli Petraj(Ziçishti)
LSI 1 MANDAT
1.Piro Kapurani
PD 5 MANDATE
1.Ridvan Bode
2.Eleina Qirici
3.Edmond Spaho
4.Fatmir Mehdiu
5.Gjergji Papa
Qarku i Gjirokastrës
Në qarkun e Gjirokastrës përfundon numërimi. 4 mandate për të majtën, 1 mandat e djathta.

Ka përfunduar numërim edhe në qarkun e Gjirokastrës, menjë rezultat të thellë për koalicionin e majtë. 3 mandate ka marrë Partia Socialiste, 1 LSI-ja, 1 mandat i shkon Genc Rulit të Partisë Demokratike.

Shekulli Online
 

Attachments

Titulli: Qarqet ku ka përfunduar numërimi

Vlorë, përfundon numërimi
E majta 8 mandate, e djathta 4
VLORE - Në qarkun e Vlorës ka përfunduar sot pasdite rreth ores 19:30 numërimi i fletëve të votimit. Në KZAZ nr. 81 ka pasur debate ndërmjet komisionarëve të majtë e të djathtë, sepse sipas të majtëve, kandidatët e PD-së kanë dashur të hyjnë brenda vijës së numërimit.

Përreth KZAZ-së nr. 81, e cila përfshin Lumin e Vlorës ku kandidon kryetari i PS-së, ishin mbledhur shumë simpatizantë që kanë dashur të hyjnë brenda, ndaj aty shkuan forca të shumta policie që të shmangin incidentet.

Mbrëmë përfundoi numërimi edhe në Pallatin e Sportit, ku Shqiptarja.com dhe A1 Report ka qenë e stacionuar gjatë gjithë ditës së djeshme dhe me transmetimet Live ka mbyllur përfundimisht procesin e numërimit për qendrat e votimit.

QARKU VLORE (12 MANDATE)

PS: 6 mandate

Edi Rama
Valentina Leskaj
Koço Kokëdhima
Luiza Xhuvani
Fatmir Toçi
Andrea Marto

LSI: 1 mandat

Shkëlqim Selami

PBDNJ: 1 mandat

Vangjel Dule

PD: 3 mandate

Astrit Patozi
Arben Ristani
Liljana Elmazi

PDIU 1 mandat

Dashamir Tahiri

RRUDHET PD, E MAJTA ME 8 MANDATE
PD është minimumi historik që PD ka marrë në qytetin e Vlorës dhe në rrethinat e saj.
Nuk ka ndodhur kurrë më parë që të ulet në këto nivele. Duke qenë se në qytetin e Vlorës janë numëruar 78 Qendra Votimi të ndodhura në qytet, praktikisht janë 148 të ndodhura në qytet.
Pra bëhet fjalë për gati gjysmë e qendrave të Votimit, PD mund të shkojnë nëse dyfishohet numri prej 4 mijë e ca votash mund të shkojë deri në 8 mijë vota dhe kjo është hera e parë që ka ndodhur dhe që flitet gjerësisht që nuk është më fitorja e Partisë Socialiste dhe e aleatëve të saj, por është si ka mundësi që PD është ulur këtë nivel kaq të ulët në qytet.

Qarku i Vlorës deri më tani ka shënuar me të vërtetë një rezultat të fortë, teksa PS merr gjashtë mandate, LSI një mandat ndërkohë që PBDNJ sërish merr një mandat. Pra opozita e bashkuar merr tetë mandate, nga shtatë mandate që kishte zgjedhjet e kaluara.

Nëse PS nuk ka shtuar mandat, po ashtu dhe PBDNJ, deri më tani i vetmi përfitues është kandidati i LSI, Shkëlqim Selami. Kandidati i pavarur, ish-deputeti socialist me votat e tij nuk ka luajtur asnjë rol, ndërsja s’ka gjasa të fitojë. Ndërsa PD merr tre mandate nga 4 mandate që kishte, ndërsa PDIU deri më tani e ruan mandatin.

Fier, opozita me 11 deputetë
s'ka ndikim Dritan Prifti
FIER - Zgjedhjet në qarkun e Fierit, ndonëse një zonë krejtësisht e majtë, kanë qënë një surprizë, për vetë faktin se beteja elektorale në këtë qark ka qënë e ndarë mes shumë aktorësh politikë. Kështu mendohej se ish-deputeti i LSI Dritan Prifti që garonte si kandidat i pavarur pa mbështetjen e asnjërës prej partive do të dëmtonte me votat që do të merrte, të majtët apo boshtin strategjik opozitar PS-LSI.

Por ajo që u pa qartë në tabelën e rezultateve në fund të numërimit mbasditen e sotme nuk e dëmtoi aspak opozitën. Pasi opozita e bashkuar tashmë ka marrë11 mandatet, ndërkohë që e djathta ka marrë 5 mandate.

Ndërsa vetë Priftit i duheshin më shumë se tre mijë vota për të marrë mandatin. Ndërkohë që PDIU e Idrizit merr dhe ajo një mandat deputeti, duke shënuar deri më tani për herë të parë marrjen e një deputeti në këtë qark në mënyrë direkt.

Nga ana tjetër PS ka marrë 9 mandate deputeti , pikërisht aq sa kishte në zgjedhjet e kaluara, ndërsa LSI merr dy mandate deputeti nga një mandat që kishte sesionin e kaluar parlamentar.

Ndërkohë që partitë e tjera si të majta përfshirë PDS, PSD, por dhe parti të tjera nuk marrin asnjë mandat. Këtu bën përjashtim PSV 91 e Petro Koçit që për 250 vota mund të merrte një mandat deputeti.

QARKU FIER (16 MANDATE)

PS 9 MANDATE

1.Gramoz Ruçi
2.Erion Braçe
3.Eglantina Gjermeni
4.Ilirjan Celibashi
5.Armando Subashi
6.Arben اuko
7.Piro Lutaj
8.Majlinda Bufi
9.Ervin Koçi

LSI 2 MANDATE

1.Petrit Vasili
2.Robert Bitri

PD 4 MANDATE

1.Sokol Olldashi
2.Mesila Doda
3.Kosma Dashi
4.Shpëtim Idrizi

PDIU 1 MANDAT

1.Omer Mamo

(shqiptarja.com)
 
Titulli: Qarqet ku ka përfunduar numërimi

QARKU GJIROKASTثR (5 MANDATE)
PS 3 mandate
Arben Ahmetaj
Erion Veliaj
Anastas Angjeli

LSI 1 mandat
Vangjel Tavo

PD 1 mandat
Genc Ruli
 
Top