• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Putini dhe “koalicioni i tij anti-Hitler”

Marla

Marla is back!
Në kundërshtim me parimet e politikës së jashtme amerikane të 70 viteve të fundit, Presidenti Barak Obama dhe Sekretari i Shtetit Xhon Kerri ftuan në mënyrë të heshtur Rusinë, për të “ndihmuar” mbikëqyrjen e punëve në Lindjen e Mesme.
Tashmë ata po mësojnë, se ka shumë skenarë të Lindjes së Mesme edhe më të keqij sesa Iraku relativisht i qetë, që administrata Obama trashëgoi në janar të vitit 2009 – dhe që shpejt u braktis.

Presidenti rus Vladimir Putin, e pëlqeu aq shumë ftesën amerikane, saqë ai ka vendosur tanimë të lëvizë në mënyrë të përhershme.

Shefi i Kremlinit dëshiron që Perëndimi t’i bashkohet boshtit të tij të ri Siri-Iran-Hezbollah-Irak kundër Shtetit Islamik – ose të paktën të rrijë duarkryq, dhe ta lejojë Rusinë të “sqarojë” Lindjen e Mesme në mënyrën që kjo e fundit e sheh të arsyeshme.

Për të luftuar Shtetin Islamik, Putini ka bërë thirrje për diçka të ngjashme me “koalicionin anti-Hitler” të Luftës së Dytë Botërore, që pa Bashkimin Sovjetik dhe Perëndimin të bashkohen për të mposhtur Gjermaninë naziste. Sigurisht, ISIS-i, ashtu si Gjermania naziste, është një regjim i egër. Deri më tani ai është rritur në mënyrë të pakontrolluar në qendër të Lindjes së Mesme.

Megjithatë, nën petkun e luftës kundër Shtetit Islamik, Putini ka dy vizione të mëdha. Së pari, ai po ndërhyn për të shpëtuar klientin e tij në Siri, të fuqishmin Bashar Al-Asad – dhe me bashkë me të të krijojë një aks të ri shiit në Lindjen e Mesme me Iranin, Irakun, Sirinë dhe Rusinë.

Putini thotë se dëshiron të shkatërrojë terroristët e Shtetit Islamik. Por tani për tani, ai është duke bombarduar kundërshtarët e moderuar të Asadit, dhe forcuar kësisoj terroristët anti-perëndimorë të Hezbollahut dhe ndoshta Hamasit.

Së dyti, Putini po u dërgon një paralajmërim monarkive naftë-eksportuese sunite të Gjirit Persik, të cilët janë sa të pasura financiarisht, por aq të dobëta ushtarakisht: Rusia dhe jo Shtetet e Bashkuara është polici i ri në Lindjen e Mesme.

Nëse Rusia, e pasur me naftë dhe armë bërthamore, mund t’i imponohet monarkive sunite, karteli i ri i Putinit mund të kontrollojë jo pak por 75 për qind të eksportit të përditshëm të naftës në botë. Evokimi i historisë nga ana e Putinit, është po aq i dyshimtë sa koalicioni i propozuar prej tij.

Qëkur ai ka rikujtuar aleancën “anti-Hitler” të Luftës së Dytë Botërore, të gjithë do bëni mirë të mbani mend rrethanat që çuan në regjimin totalitar të Bashkimi Sovjetik të Stalinit, për t’iu bashkuar demokracive perëndimore për të mposhtur Hitlerin.

Mbani mend se Stalini ishte fillimisht një aleat de fakto i Adolf Hitlerit. Ai nënshkroi një pakt mossulmimi me Gjermaninë naziste në 23 gusht, 1939.

Ky pakt me djallin, çeli dritën jeshile për fillimin e Luftës së Dytë Botërore pak më shumë se një javë më vonë.

Gjermania pushtoi Poloninë neutrale në 1 shtator 1939. Asaj iu bashkuan shpejt trupat ruse që sulmuan nga lindja.

Me një Rusi tanimë miqësore pas krahëve, Hitleri ishte asokohe i lirë të kthehej në drejtim të perëndimit kundër demokracive evropiane.

Rusia duket se ndjehet ende e turpëruar nga akti i vitit 1939. Marshall Stalini do të furnizonte për 22 muaj me radhë Rajhun e Tretë me burimet kryesore që e ndihmuan Hitlerin të sulmojë Belgjikën, Danimarkën, Francën, Britaninë e Madhe, Greqinë, Holandën, Luksemburgun, Norvegjinë dhe Jugosllavinë.

Nuk ka asnjë arsye për të besuar se Bashkimin Sovjetik do të kthehej të bashkëpunonte ndonjëherë me Britaninë e Madhe kundër Gjermanisë naziste, nëse Hitleri nuk do të kishte tradhtuar Stalinin dhe të pushtonte Bashkimin Sovjetik në 22 qershor 1941.

Tek e fundit, regjimi komunist i Stalinit kishte likuiduar më shumë se 15 milionë nga qytetarët e vet gjatë viteve ‘20 dhe ‘30, dhe ishte një shtet i ngjashëm gjenocidal me Rajhun e Tretë Nacional Socialist të Hitlerit.

Ajo marrëveshje e turpshme me Hitlerin, e përndjek ende Rusinë. Polonia ka reaguar ashpër ndaj deklaratave absurde të bëra nga një ambasador rus, i cili kohët e fundit pretendonte se Polonia ishte pjesërisht fajtore për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, sepse ajo pengoi formimin e një koalicioni kundër Gjermanisë.

“Dëfrimi” i Rusisë me Hitlerin u provua të ishte thuajse vetëvrasës. Rusia humbi rreth 30 milionë ushtarë dhe civilë në Frontin Lindor gjatë luftës së 4 -vjeçare kundër ish-aleates të saj naziste. ثshtë e vërtetë që Ushtria e Kuqe ishte përgjegjëse për më shumë se dy të tretat e viktimave gjermane në Luftën e Dytë Botërore, dhe ndihmoi për ta rrënuar Vehrmahtin.

Megjithatë, cinike dhe oportuniste, Rusia kohë pas kohe ndërpreu çdo miqësi e marrëveshje me çdo aleat të madh në të dy anët e Luftës së Dytë Botërore: Amerika, Britania, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Ironikisht, Stalini ishte më korrekt ndaj paktit me Aleancën e Boshtit me Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë, sesa bëri më vonë ndaj aleatëve të rinj Britania dhe Shtetet e Bashkuara, që e ndihmuan të shpëtojë nga katastrofa.

Aleatët perëndimorë u dhanë rusëve gati 20 për qind të të gjitha burimeve të kohës së luftës.

Pa burimet kryesore anglo-amerikane, si alumini dhe kamionë e rëndë të transportit, Rusia mund të ishte mposhtur nga Hitleri.

Megjithatë, pas luftës, Stalini hoqi dorë nga të gjitha angazhimet e tij të mëparshme për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme në ato vende, që çliroi nga nazizmi Ushtria e Kuqe.

Perspektiva historike që Putini bën me Luftën e Dytë Botërore, është një dritare në shpirtin e tij. Dhe ne duhet të jemi po aq mosbesues sa edhe paraardhësit tanë, që në fund u zhgënjyen nga Bashkimi Sovjetik i Stalinit.

Teksa po kërkohen mënyrat për t’i dhënë fund fushatës së egër, Shteti radikal Islamik është duke u bashkuar me një kartel ruso-iranian, që favorizon terroristët shiitë dhe diktaturat në Lindjen e Mesme, teksa ushtron presion ndaj shteteve të moderuara dhe të ashpra sunite dhe monarkitë naftë-eksportuese.



Shënim: Victor Davis Hanson është historian në Institutin Hoover dhe në Universitetin e Stenfordit dhe autori i librit më të fundit “Ati i të gjithëve ne: Lufta dhe Historia, Lashtësia dhe Modernia”. /Hoover Institute – Bota.al
 
Top