• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Pse myslimanet permendin emrin e Muhamedit kur adhurojne Zotin !

baksban

Anëtar i ri
Pse myslimanet permendin emrin e Muhamedit kur adhurojne Zotin !

eshte nje pyetje qe me habit , edhe pse nuk kam arritur te marr pergjigje te sakte ndonjehere.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pse myslimanet permendin emrin e Muhamedit kur adhurojne Zotin !

Ketu mund t'parashtrosh pyetje rreth besimit Islam, ne menyre qe mos t'hapen shume tema per pyetje:

http://www.forumivirtual.com/besimtaret-musliman/16-pyetje-drejtuar-besimtareve-musliman.html

Sdq, do t'pergjigjem ketu kesaj rradhe shkurt !

Pse myslimanet permendin emrin e Muhamedit kur adhurojne Zotin ?
Nuk permendet Muhammedi a.s ne vecanti kur adhurohet Zoti, gabim e ke. Muhammedi a.s. mund t'permendet (te qelloje) ne nje verset Kur'anor, gjate leximit te Kur'anit ne namaz (sa je duke u falur), por kurrsesi nuk permendet emri i te Derguarit, Muhammedit a.s. ne vecanti. Keshtu qendron meselja gjate namazit, qe eshte shtylla e dyte e Islamit, pas deklarimt te Shehadetit (deshmise), se nuk ka me meritor te adhurohet askush perpos Allahut, dhe se Muhammedi a.s. eshte rob dhe i Derguar i Tij.
 
Redaktimi i fundit:

baksban

Anëtar i ri
Pe: Pse myslimanet permendin emrin e Muhamedit kur adhurojne Zotin !

sipas kuptimit te teuhidit , nuk duhet t'i shoqerojme asgje Zotit (ALLAH)
dhe sipas kuptimit te shirkut po shoqerohet nje emer tjeter dhe jan dy emra e jo nje , pra kemi shirk ose shoqerim(Allah+Muhamed)
 

iLirjam

Antar i fv.al
Pe: Pse myslimanet permendin emrin e Muhamedit kur adhurojne Zotin !

pra kemi shirk ose shoqerim(Allah+Muhamed)
Esht e njejta Gje!!!

si te maresh nje "pasqyr" dhe te dalesh para saj,, e tu thuash njerzve,,,ai qe pasqyrohet esht Allahu,,dhe un jam Muhameti i Derguari i tij,,
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pe: Pse myslimanet permendin emrin e Muhamedit kur adhurojne Zotin !

sipas kuptimit te teuhidit , nuk duhet t'i shoqerojme asgje Zotit (ALLAH)
dhe sipas kuptimit te shirkut po shoqerohet nje emer tjeter dhe jan dy emra e jo nje , pra kemi shirk ose shoqerim(Allah+Muhamed)

C'eshte tewhidi me trego ti mua ? Shirku eshte t'i bejsh Zotit shok, ne adhurim, ne besim, etj..! S'paske njohuri rreth shirkut. Shiqo lexo me shume ne google apo ne forumet ku ke marre njohuri te gabueshme dhe do e kuptosh me drejt. Leximi i Kur'anit eshte adhurim. Aty permendet edhe Profeti Muhammed a.s., dhe shume emra te profeteve tjere (Paqja e Zotit qofte mbi ta), historia nga e kaluara etj...Por kjo s'do t'thote se po i behet Zotit shok. Cfare kujtove ti se do lexohet gjate namazit, kenge ? Kujtove se do permenet emri yt gjate namazit ? Parimet Islame jane te sqaruara mire ne Kur'an dhe Sunnet, keshtu kane mbetur dhe do mbesin deri ne fund te kesaj bote. Nuk ka mbetur te sqarohet shirku nga njerez qe s'kane studijuar asnje muaj Islamin (Mos t'flasim me vite), por kane marre nga forumet dhe webfaqet t'cilat flasin te kunderten e realitetit. Une flas dhe jam ne gjendje te debatoj me ata t'cilet kane dituri dhe mendojne e logjikojne, jo me ata t'cilet mirren vetem me paragjykime, perralla e ku ta di une.
 

iLirjam

Antar i fv.al
Pe: Titulli: Pe: Pse myslimanet permendin emrin e Muhamedit kur adhurojne Zotin !

Une flas dhe jam ne gjendje te debatoj me ata t'cilet kane dituri dhe mendojne e logjikojne, jo me ata t'cilet mirren vetem me paragjykime, perralla e ku ta di une.
ti vetem me ata qe sflet,,,

por nuk e kuptoj ku esht llogjika kur Citon" ku ka mbetur te sqarohet shirku nga njerez qe skan studiuar as nje muaj islamin,, kur vet ai qe ka themeluar islamin,,ishte analfabet

ne rradh te par ti ske studiuar asgje pervec islamit,,ti nuk diskuton ne nje tem,,pervec se mbron bindjen tende qorre,,pa mar parasysh fare se c´far ke then ai tjetri,,dhe kte e pohon edhe vet,,e pastaj ku ja vlen te diskutohet me njerez si ti ??? esht e kote!!

po sa per studimin,,vet ai qe ka shkruajtur kuranin ska studiuar kurr,,por ka qen analfabet,,,

pse e konsideron te pa mundur ti ,,qe te kuptohen ato qe ka thene,,,pa patur nevoj te studiosh dicka???

sepse esht ajo qe thash pra,,dhe po ta them serisht,,ska rendesi se c´far dhe si bisedon njeriu me ju,,

ju vini ne tavolinen e diskutimit me sy dhe vesh te mbyllur,,dhe ky esht fakt!!

ku esht llogjika ktu??
 
Redaktimi i fundit:

baksban

Anëtar i ri
Pe: Titulli: Pe: Pse myslimanet permendin emrin e Muhamedit kur adhurojne Zotin !

C'eshte tewhidi me trego ti mua ? Shirku eshte t'i bejsh Zotit shok, ne adhurim, ne besim, etj..! S'paske njohuri rreth shirkut. Shiqo lexo me shume ne google apo ne forumet ku ke marre njohuri te gabueshme dhe do e kuptosh me drejt. Leximi i Kur'anit eshte adhurim. Aty permendet edhe Profeti Muhammed a.s., dhe shume emra te profeteve tjere (Paqja e Zotit qofte mbi ta), historia nga e kaluara etj...Por kjo s'do t'thote se po i behet Zotit shok. Cfare kujtove ti se do lexohet gjate namazit, kenge ? Kujtove se do permenet emri yt gjate namazit ? Parimet Islame jane te sqaruara mire ne Kur'an dhe Sunnet, keshtu kane mbetur dhe do mbesin deri ne fund te kesaj bote. Nuk ka mbetur te sqarohet shirku nga njerez qe s'kane studijuar asnje muaj Islamin (Mos t'flasim me vite), por kane marre nga forumet dhe webfaqet t'cilat flasin te kunderten e realitetit. Une flas dhe jam ne gjendje te debatoj me ata t'cilet kane dituri dhe mendojne e logjikojne, jo me ata t'cilet mirren vetem me paragjykime, perralla e ku ta di une.
po sjell nje citim nga Kurani ,


SURA 39. ZUMER
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Shpallja e librit është prej All-llahut, të gjithfuqishmit, të
urtit.
2. Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje
All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!
3. Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa
ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i
adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut,
s'ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në
kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të
drejtë, atë që është rrenës, jobesimtarë.

45. Kur përmendet vetëm All-llahu, zemrat e atyre që nuk besojnë botën
tjetër, neveriten, e kur përmenden, përveç Atij, të tjerët, ata
gëzohen.


besoj se keto strofa kane kuptim te qarte, perderisa une nuk shikoj se po u qendrohet besnik ketyre strofave nga myslimanet e sotem

kurse ketu ka nje problem ne perkthim me sa di une;
SURA 72. XHINN
18. Dhe (mua më shpallet) e vërtetë xhamitë janë veçant për të adhuruar
All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!.... aty ku thuhet "mos adhuroni" duhet te jete "mos lejoni" me sa me kane thene, dhe nqs eshte keshtu atehere ketu i ndryshon i gjithe kuptimi , sepse kjo ndalon te thirret emer tjeter bashke me emrin e Zotit
 
Redaktimi i fundit:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pse myslimanet permendin emrin e Muhamedit kur adhurojne Zotin !

Fillove ti perseri me pyetjetet e njejta qe i ke bere ne foruminshqiptar.com ? Po atje te kane mbyllur temat dhe njihesh si percares, erdha edhe ketu ? Po vazhdove keshtu, duke bere vetem pyetje, e duke mos shtuar asgje , vetem pyetje pyetje pyetje...do mirret dikush nga stafi me ju. Kete pyetje dhe tgjitha temat dhe pyetjet qe i ke bere deri me sot ketu, ja ku i ke ne vazhdim edhe pyetjat t'cilat ke per t'i bere:

A mund te luten ne menyre normale myslimanet? - Faqja 9 - Forumi Shqiptar

Besoj se cdo strofe per ty eshte e pakjarte. Nuk komentohet Kur'ani sipas deshirave tua o miku im. Ke libra te komentimit te Kur'anit edhe nga jo-muslimanet por jo ne kete forme/menyre sic e ben ti.

3. Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun!
Ky ajet Kur'anor ka te beje me besimin qe kishin arabet para shpalljes se Kur'anit. Me pranimin e Islamit, Allahu ne Kur'an u tregon se besimi i sincerte eshte vetem ai per Allahun, jo per Latin dhe Uzan (2 zotat e medhenje te arabeve pagane), jo per Hubejlin (poashtu zot i paganeve).

45. Kur përmendet vetëm All-llahu, zemrat e atyre që nuk besojnë botën
tjetër, neveriten, e kur përmenden, përveç Atij, të tjerët, ata
gëzohen.
Ky ajet ka te beje me politeistet (idhujtaret) gjate kohes se shpalljes se Kur'anit Famelarte. Politeistet dhe idhujtaret me injorancen ndaj zotit te tyre, i veren se i duan zotat prej putave (idhujve) dhe te tjeret, ashtu sic e duan Allahun, ndoshta edhe me shume, e veren nese nencmohet idhulli (zoti i tij) hidherohet per te me shume se sa per Allahun, Gezohet per putat e tij me shume se sa gezohet per Allahun.


18. Dhe (mua më shpallet) e vërtetë xhamitë janë veçant për të adhuruar
All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!.... aty ku thuhet "mos adhuroni" duhet te jete "mos lejoni" me sa me kane thene, dhe nqs eshte keshtu atehere ketu i ndryshon i gjithe kuptimi , sepse kjo ndalon te thirret emer tjeter bashke me emrin e Zotit


DUHET ? Kush je ti qe DUHET ?

Kush te ka thene ? Perse nuk tregon ? Je perkthyes i Kur'anit ti, e njeh gjuhen arabe ? Sa i ke studijuar ajetet Kur'anore ?

Mos bej pyetje t'panevojshme ! Per te gjitha ke marre pergjigje edhe ne foruminshqiptar.com dhe ne te gjitha forumet qe ke hapur. Behu njeri njehere e pergjithmone, e respekto besimet fetare, mos u mundo t'gjejsh gabime, duke u marre me paragjykime.
 
Top